E shtune, 27.04.2024, 10:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Nuk do të hesht

E merkure, 26.03.2014, 07:44 PM


XHAVIT GASA

 

NUK DO TË HESHT

 

Pse më thua të hesht,

gjithmonë i nderuar mik,

t'mos shkruaj asnjë rrjesht,

cfar? kam prek e pa me sy...

 

Të kam mik të respektoj shumë,

të besdis asnjë herë s'kam dëshirë,

por as nuk do të hesht kurrë,

për ?far kam prek e pa me sy...

 

E si mund të hesht, fjala vjen,

kur në raftin e drunjtë të bukës,

kishte bukë misri një kokër qepë,

me stomak bosh shkoja në punë...

 

Vajzës që unë dashuroja me shpirtë,

për ti shprehur në sy dashurinë,

duhet t'i merrja më parë leje partisë...

ta informoja imtësisht për biografinë....

 

Nuk do të mbarojnë kurrë këto rrjeshta,

i nderuar dhe i respektuar miku im,

për të treguar ato që i pashë e preka,

në ato vite të mbushura me trishtim...

 

Unë jam ky që jam mos të gënjej,

për ty kam dhe do të respektoj mik,

por asnjë herë nuk do të hesht,

për ?far kam prek e pa me sy...

 

 

NUK ËSHTË FAJI IM

(Fëmijëve të braktisur)

 

Nuk është faji im,

që unë erdha në jetë,

bëtë pesë minuta dashuri,

për mua s'ju ra ndërmend...

 

Dhe unë jetën e dua,

nuk është faji im,

u dashuruat pesë minuta,

dhe mua më latë përjetë jetim....

 

Kam dhe unë plot ëndra,

si bashkë-moshatarët e mi,

jetim me prindër gjallë mbeta,

as ky, nuk është fajin tim....

 

 

MOS MË ZGJONI...

 

Mos më zgjoni nga gjumi,

nga ëndra e bukur mos më shkëputni...

 

Doni t'ju tregoj,

?far ëndre po shoh?

 

Një qiell pafund të kaltër,

pëllumba të bardhë krahëhapur...

 

Në këtë qiell të kaltër fluturojnë,

këta lajmëtarë të paqes nëpër botë...

 

Oh,pse mëzgjuat dhe ëndrën ma prishët,

nuk dua të hap sytë, në këtë realitet të trishtë...



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora