E enjte, 24.07.2025, 11:32 PM (GMT+1)

Kerko: a

Xhevahir Cirongu: Mbirë në buzë te ty liria!

E hene, 25.11.2013, 09:02 PM


…Gurë stralli shqipëria, mbirë në buzë te ty liria!

(Shënime nga ditari ,sipas kujtimeve të vëllait të dëshmorit, Shasho Dorrozhani (sot edhe ky nuk jeton), inervista është bërë në ditën e dëshmorëve të atdheut , Leskovë, 5 maj 1986)

Nga Xhevahir Cirongu

...Këto janë vargjet e këngës me të cilën e pritën atë ditë tetori të vitit 1951 bashkëfshatarët, djalin e tyre 25 vjeçar Pelivan Dorrazhani. Ai ra në  krye të detyrës për të mos vdekur kurrë! E donte aq shumë atdheun, lirinë, derisa e ujiti me gjakun e tij. U rrit mes halleve e skamjes familjare, por nuk e ligështuan asnjë herë ato. Përkundrazi e burrëruan dhe fisnikëruan më shumë,aq sa i dhanë flatrat e shqiponjës.

Nënë Zelikua, megjithëse kishte  punët e shtëpisë , ajo  vuante edhe nga një sëmundje e rëndë që se linte të ngrihnte kokën lartë. Megjithëse lëngonte në shtrat, herë pas here s’rrinte pa i dhënë ndonjë këshillë të të birit.

 -E shikon atë nagant që është varur në mur?!

Atë e rrëmbeu yt atë në luftën kundër shovinistëve grekë më 1914-ën! Pelivani e shikoi me kureshtje nagantin, por ai ende ishte i vogël dhe diçka bluante me veten. ..Pastaj, ashtu siç dinë  të përkëdhelin  nënat, i mbështet kokën   në gjoksin e saj. Pelivani ishte ende i parritur , kështu s’mund ta kuptonte dot fjalën e nënës, por në këto çaste dialogu e përkedheli me ato duar të ashpra të nënës, por të ngrohta, diçka ai ndjente brenda shpirtit të tij.

Lindi më 7 prill të vitit 1925 në fshatin Leskovë.Shtypja e regjimeve antipopullore, ashtu si gjithë popullin tonë, skamja e varfëronte  edhe më shumë jetën e Leskovasorëve.Qysh në moshën fëminore, Pelivani iu kushtua punëve familjare dhe u angazhua me hallet e gjithë familjes, që e detyruan të merrte kërrabën e të ruante bagëtitë.  Vitet iknin njëri pas tjetrit. Çdo ditë e këtyre ditëve mbanin mbi vete veç errësirën… Sa herë që dilte me tufën e bagëtive në majën e shkëmbit Popolak apo te bregu i Ogradës në fund të fshatit,melodia e fyellit bashkohesh me oshëtimën e ujrave të përroit Raven e Selgjin që zbresin nga mali i fshatit, e derdhen atje në lumin e tomorricës.

Një ditë, kur Pelivani u kthye me gjithë bagëtitë në mbrëmje te shtëpia, i ati, Refati i jep si dhuratë një kërabë. Ajo ishte e gëdhendur me një mjeshtëri të rrallë. Sa u gëzua Pelivani!?...

-Baba,- i u drejtua mes gëzimit që dukësh në sy,- tani u bëra burrë, po…

Refati e kuptoi të birin se ç’farë do të thoshte. Ndaj nuk zgjati më bisedën.

Në kërrabë ishte gëdhendur një flamur e një shqiponjë për të cilën Refati i fliste shpesh të birit. Një ditë ndodhej në Leskovë një batalion i brigadës parë sulmuese. Kishte dëgjuar për partizanët që luftonin me aq guxim e trimëri. Ndaj i u rrit edhe më shumë gëzimi kur takoi vetë ata që ishin ndarë nëpër baza. ‘’Edhe unë s’mund të rri në shtëpi. Dua të shkoj me ta në mal partizan,-  i thoshte vetes’’. Të nesërmen, pa u gëdhirë mirë, batalioni u nis për rrugë. Pas i ndoqi edhe Pelivani. E pa një partizan e i tha me të qeshur:

More, çapaçul, po ti ku shkon kështu,apo je ftuar në ndonjë dasëm?

Edhe unë do të bëhem partizan si ju, - i tha disi i turpëruar Pelivani.

Mirë xhanëm,mirë ke menduar, dhe ngriti zërin për të dëgjuar partizanët e tjerë.

Pa armë s’vihet në luftë dhe ende je i vogël!...

Mos ma qaj hallin për të vogël, se edhe armën kam se ku e gjej, - ja ktheu përgjigjen partizanit.  Me një copë letër të shkruar që ja dha komosari u kthye në fshat. Kjo dëshirë e madhe e tij , i u plotësua më 20 shtator të vitit 1943.; ku në Leskovë kaloi batalioni i rinisë ‘’Margarita Tutulani’’, dhe në tetor 1944 inkuadrohet në brigadën e 10-të sulmuese. Nënë Zelikua nuk e pa të birin me armë të hedhur supit apo me yllin e kuq në ballë, sepse ajo s’jetonte më, por diti të edukonte djalin e saj me ndjenjën e patriotit e luftëtarit deri sa u bë një partizan e oficer i zoti për ti shërbyer atdheut. Agimi i 29 nëntorit të vitit 1944-së erdhi më i bardhë se ditët e tjera.Shqipëria u çlirua. Ishte fillimi i vitit 1945,  Pelivani kaloi me forcat e mbrojtjes së popullit. U ra kryq e tërthor Korçës, Leskovikut, Devoll e Mokër, Kolonjë e Gorë- Oparit  Lushnje, Maqellarë, Përmet në mbrojtje të pushtetit popullor.

Në vjeshtën e po atij viti u diktua një bandë e rrëzikshme që qarkullonte në zonën Gramsh- Elbasan. Një kompani që komandohej nga oficer Pelivani çante errësirën e natës në thellësi të pyllit. Aty ndodhej banda e H. Matjanit ku forcat e ndjekjes u vunë ballë për ballë.

-Kujdes shokë, mos lëvizni nga pozicionet, u dëgjua zëri i Pelivanit. Pozicioni ku ishte oficer Pelivani ndodhej në një vend nga ku mund të shikoje mirë strofkën e diversantëve nëpër mjet flakëve të automatikëve, sepse ishte shumë afër.Deri në mesnatë vazhduan luftimet. Me çdo kusht ata kërkonin largimin. Tek-tuk dëgjohej ndonjë e shtënë. Drejt strofkës së armikut Pelivani hedh  dy granata dhe flakët llapsin gjithandej. Merr në shenjë drejt tyre,por… Bën më tej.Shkelësit kanë lënë fortifikatën e tyre. Pa pritur në qiell lëshohet një fishekzjarr i kuq.Kërkojnë ndihmë nga jashtë, thoshte me vete Pelivani. Megjithatë, shkelësit mund të gjenin shteg në errësirën e natës dhe u larguan. Oficer Pelivani njërin krah e kishte të mpihtë. Kur ju afruan shokët, panë se ishte plagosur.

Tetor, 1951. Në Shpal të Mirditës me një skuadër, Pelivani përsëri në përleshje me difersantët të cilët do të kalonin maleve të verilindjes. Fytyrën e kishte të nxirë vënde-vënde nga tymi i barutit. Pa pritur poshtë në përrua, në të majtë të krahut u dëgjuan disa të shtëna breshëri automatiku. Me sa dukej shkelsit e kishin kuptuar se ishin të rrethuar, ndaj po qëllonin ndaj nesh. Nën breshërinë e predhave zumë pozicione. Që andej dukeshin pozicionet e shkelsëve. Skuadra e Pelivanit u nda më dysh. Njëra skuadër mori urdhër të mos lëviste nga pozicionet, dhe të mbulonte skuadrën tjetër me zjarr që po afrohej drejt shkelsave.

‘’Kujdes s’e predhat që përplasen në shkëmbenj, mund të bëjnë rikoshet,- i u thoshte shokëve që kishte në krah oficer Pelivani!’’.  Pasi hodhi dy granata drejt diversantëve,zbriti poshtë në përrua dhe u morri krahët atyre. Zuri pozicion pas një lisi. Njëri  nga shkelësit e diktoi dhe po e gjuante me breshëri plimbash, sepse qe afruar shumë pozicioneve ku ndodheshin ata. Edhe Pelivani u a kthente ashtu siç e kishte zakon. Në këtë kohë diversantët zunë të lëviznin drejt një reme mulliri. Banditët hodhën një bombë drejt pozicionit të Pelivanit duke e shoqëruar edhe me breshëri automatiku. Një plumb i mallkuar e kishte marrë te krahu. U mbështet pas trungut të një lisi.

-E dija që dote vinit, e do të më merrnit.Më kujtuat të vdekur, por si mund të vdes pa e zbrazur edhe një here,- u tha shokëve që i erdhën pranë. Fliste me mundim, por nga zëri i tij gurgullonte dashuria e dlirë për shokët, për jetën.Kishte marrë nëntë plagë nga ciflat e bombës.

Lisi shekullor që kishte pare sa e sa luftëra , rrënjët e tij këtë radhë po thithnin gjakun e djaloshit 25 vjeçar nga fshati Leskovë të skraparit. Sot eshtrat e Pelivanit prehen në varrezat e dëshmorëve të skraparit në qytetin e Çorovodës. Emrin e dëshmorit Pelivan Dorrozhani e mban edhe shkolla e fshatit Zhepë në tomorricë. E kujtojnë brezat. Ai është i gjallë edhe në këngët e popullit që u këndon trimave të tij. Ja si thotë kënga:

‘’Në mes të fshatit tonë

Janë katër selvi,

Pelivan djalosh i ri

Lule-lule o dëshmorë…

I mallkuar plumbi të mori

Mes për mes te krahori,

Gurë stralli shqipëria

Mbirë në buzë te ty liria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx