Faleminderit
Rexhep Dedushaj: Komandanti me plumb në turp
E enjte, 10.10.2013, 09:00 PM
SKËNDER H. HASANGJEKAJ - KOMANDANTI ME PLUMB NË TRUP
NGA REXHEP
DEDUSHAJ - Brooklyn, New York
Kishte shumë
kohë, qyshse nga Lufta në Kosovë, që kisha planifikuar ta zhvilloj një bisedë
me njërin nga komandantët e Luftës legjendare të Koshares, kolonel Skënder H.
Hasangjekaj, për të cilin kisha dëgjuar se ende i mbante dy plumba në trupin e
tij që nga ajo luftë, e cila e theu kufirin e mallkuar Shqiptaro-Shqiptar!
Rastësisht e
takova në Istog, më 7 gusht të vitit 2013. E zhvilluam këtë bisedë;
- Çfarë ju
shtyri të shkoni në shkollë ushtarake, a ju kujtohet?
- Baba ishte iniciatori i parë, jo vetëm për
mua, por për të gjithë ne vëllezërit, që të shkollohemi në shkolla sa më
kualitative: " Të bëhemi njerëz me autoritet e jo të mbetemi të strukur si
pulat tanë jetën”- thoshte (tani i ndjeri). Fjalët e tij ishin "amin"
për mua.
Në vitin 1984,
pas kryerjes së gjimnazit në Plavë, u rregjistrova në Akademinë Ushtarake. Në
fillim më dërguan në Beograd e më vonë në Sarajevë - në kambësori.
Menjëherë më ra
në sy diskriminimi që iu bëhej kadetëve
shqiptarë :"Unë gjallë, ti s'do ta kryejsh këtë shkollë”!! më tha pas
katër-pesë javësh komandant Rakocen, kurse
unë iu përgjegja me hidhërim: "Po, po, do ta kryej"!!
Në Sarajevë,
pasi e kreva Akademinë, më dërguan në Dellnicë – Kroaci në vitin 1988, me
gradën nëntoger dhe më vonë më emëruan komandant i kompanisë.
Në vitin 1989 e
vizitova Kosovën. E pava se nuk u përputhnin
fare informatat që na i thonin ata me gjendjen reale në Prishtinë dhe
filloi të më prishet mendja.
Meqë në
Prishtinë u martova, oficerët e mi u
trenuen pse unë s'isha martuar me ndonjë
sllave. Më thonin: "A nuk gjete vend më të mirë për t’u martuar se sa nga
vendi më irredentist në Jugosllavi- Podujeva?"
Kjo gjë ndikoi
edhe më shumë në ftohjen time nga puna që kryeja në ushtri dhe vetëm prisja që
t’i ruaj ata djemë shqiptarë që shërbenin aty. Pesëdhjetë përqind të ushtarëve i kishim Shqiptarë, meqë ishim
“kazermë e dënuar” dhe i sillnin
Shqiptarët (sit ë dyshimtë) që të vuanin sa më shumë. Ishim 8 eprorë shqiptarë:
Unë, Rrustem Berisha, Florim Çelaj (i Strellcit), Afrim Bekaj (i Radishevës),
Alush Myrtaj (i Istogut), Kujtim Zekaj (i Istogut), Naser Beqiri (i Gjilanit) dhe një Ferati i Ferizajt...
- Si ikët nga ai
ferr? - ishte pyetja ime.
Kur filloi lufta
në Kroaci mua më caktuan komandant të logjistikës në Otocar afër Gospiqit. Aty,
në mars të vitit 1991, u desht ta sulmonim një njësi "paramilitare"
kroate. Në Kryesinë e Jugosllavisë nuk u pajtuan për luftë në Kroaci.
Rrustem Berisha
ishte larguar e unë në çdo dalje në qytet merrsha armë e ia çojsha atij te
kroatët. Unë arrita një marrëveshje me ta që në momentin e rënjes së objektit
në Dellnicë, një pjesë e armatimit t’iu jepet Shqiptarëve prezent. Kur u sulmua
objekti nga kroatët, unë sëbashku me Afrim Bekajn i kishim larguar (shpëtuar) Shqiptarët.
Kishim mbetur vetëm ne të dy me dy të tjerë. Shumica e atyre që ua mundësuam
ikjen shkonin te Rrustem Berisha, gjegjësisht në njësitë kroate. Ra objekti.
Erdhën kroatët. Vetëm një boshnjak nga Peja u rezistoi (!!) të tjerët
dezertuan.
Kur u nisën për
në Rieke vetëm unë e Afrimi mbetëm në kazermë, tani kroate. Në vitin 1991
mbetëm që ti stërvitim ushtarët shqiptarë për luftën në Kosovë. Kishin filluar
veç presionet e kroatëve që ta nisim luftën në Kosovë. Skena politike atje
ishte kundër luftës njëherë për njëherë... dhe u ktheva në shtëpi, në Martinaj
e pastaj dola në Gjermani. Më 3 shtator 1998 udhëtova nëpër Shqipëri e dola në
Koshare, duke e lënë punën, gruan edhe djalin në Gjermani...
Para se të
nisesha nga Gjermania u takova me Zymer Lulaj që posa ishte kthyer nga Kosova.
Ma dha telefonin e Rrustem Berishës, i cili më priti në aeroport dhe sëbashku
shkuam në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë.
Dualëm në
Koshare ku u emërova Komandant i Batalionit të Parë. Prej datës 9 deri më 16 prill 1999 isha aty ku sot
janë varrezat e dëshmorëve. Kishte sulme shumë të ashpra nga të dy anët. Sali
Çeku kërkonte ndihmë prej Rrustem Berishës. Ai
s'kishte ushtar të përgaditur për në front. Prandaj i shkova unë me
njësitin tim në ndihmë Salihit, në Rrasë të Koshares. Kuptohet, me lejen e
Rrustemit. M’u vra një ushtar pranë meje. Serbët e ndien zërin tim kur
urdhërova: “Për sulm!” dhe aty një snajper i tyre më qëlloi në të dy këmbët e
në krahrorin e majtë. Erdhi personeli mjekësor e më morën menjëherë.
Të shohim çfarë
thonë dëshmitarët okular për këtë rast: "Luftimet nuk kanë të ndalur dhe
papritmas nga largësia paraqiten disa luftëtarë të lodhur e të rraskapitur, të
cilët bartnin një të plagosur. Ishin të goditur rëndë, sepse në barelë e kishin
komandantin e tyre, Skënder Hasangjekaj,
i cili ishte plagosur rëndë në Rrasë të Koshares.Menjëherë vepruan mjekët që ta
ndihmojnë .U afruam edhe unë e komandant
Rrustem Berisha. Skënderi dridhej nga të ftoftit. Ishte i tëri i lagur
dhe i përgjakur. Fliste për ushtarët që i kishin mbetur në front, brengosej
shumë për fatin e tyre dhe ecurinë e luftës. Ngushëllohej me faktin se atje
ishte komandant Saliu “Veterani”, i cili do hakmerret edhe për plagët e tij, i
urova shërim nga plagët Skëndes dhe fillova pregaditjen intensive për inkuadrim
pikërisht në Rrasë të Koshares" - thotë Fadil Hadërgjonaj, komandant
“BJESHKA” në intervistën dhënë Bahri Gashit në gazetën "Bota Sot" (11
prill 2013 f.8).
Në qytetin
Bajram Curri - vazhdon Skënderi, ma dhanë ndihmën e parë e nga atje me
helikopter më dërguan në Tiranë, në spitalin ushtarak e pas 12 ditësh në Mynhen
të Gjermanisë...
Më 16 priil
plagosem unë - vazhdon Hasangjekaj,e më 11 prill ishte vrarë “Katana” (Agim
Ramadani), e menjëherë pas meje
“Veterani” (Sali Çeku).
Në korrik të
vitit 1999, u ktheva në Kosovë, në Junik. Punova si komandant në Brigadën 323,
në Rahovec. M’u vështirësue gjendja shëndetësore dhe përsëri më dërguan për
shërim në Gjermani,në operimin e dytë, ku ma hoqën edhe një plumb, por tjetrin
nuk guxuan se është në mes të zemrës e palcës kurrizore, ku po më pengon së
tepërmi.
I prisha
dokumentat e Gjermanisë eu ktheva në Kosovë.
Pas një odiseiade nëpër Kosovë, duke kërkuar punë u sistemova në Istog me ndihmën e bashkëluftëtarit Milazim Maraj...
REXHEP DEDUSHAJ
Historian
New York