Faleminderit
Stiljan Mala: Anton Markola - Njeriu i Vitit
E diele, 20.10.2013, 05:33 PM
Shqiptari Anton Markola -
Njeriu i Vitit ne Manhattan
Nga Stiljan
Mala, New York
Ai lindi atje ku
krahu tjeter i shqiponjes nuk eshte shtrire akoma, ne Kllezna te Ulqinit.
Ulqinaku me trup
mesatar, me floke geshtenje e sy qe te veshtrojne drejt, simpatik e i
komunikushem, gjithmone veshur me kostum e gravate, quhet Anton Markola.
E kam njohur
disa vite me perpara, por vetite e tij ne komunikim me njerzit, e vecmas me
bashkeatdhetaret, me detyrojne te hedh pak rreshta ne leter per te treguar se
dhe ai rrethohet nga njerze qe e duan ashtu sic I do.
Fare I vogel,
afro 4 vjec, ai dhe Niku, vellai me I vogel, humben babain. Ishte nje fatkeqsi
e madhe. Fatekeqesi qe me te drejte ne shqiptaret, femijet qe u ndodh I quajme
te varfer, ndersa kur humbasin nenen I quajme jetim! Ashtu mes varferise dhe
loteve te se emes se tyre ( ne ate kohe shume te re) Marie, femijet Markola po
rriteshin pa shqiptuar fjalen baba, por duke perdorur kudo fjalen nene.
Ishte dite
shtatori kur nena Marie mori te dy djemte e vegjel per dore dhe shkeli shkallet
e shkolles. Antoni ate dite do te fillonte mesimin ne shkolle. ” Lotet qe
rrokulliseshin ne faqet e nenes dhe fjala baba qe degjohej ne oborrin e shkolles
nga moshataret e mi, me bene te pyesja nenen- kujton Antoni-nene pse po qa? Po
ne ku e kemi babain? Keto pyetje qe pergjigjen se mora kurre, sme hiqen nga
mendja edhe sot, ashtu mes mallit shume vjecar por te pavjeteruar”.
“ Ike me
mesuesen-me tha nena- e meso, qe te nderosh babain, te nderosh shtepine bir! E
mbajta mend, por atehere une s’kuptova asgje.
Ashtu mes varferise po ngjisja shkallet e shkollimit nje e nga nje. Me
pas mua edhe vellai Niku. Po degjonim qe thoshin : femijet e Markut po mesojne
shume!. Mbase ketu e kish pasur fjalen nena qe ate diten e pare te shkolles me
tha: te nderosh babain, te nderosh shtepine…”.
“ Po
merrnim vleresim maksimal cdo fundviti e nenes kur I sillnim deftesat
nga shkolla i mbusheshin syte me lote e na falte nje te puthur ne balle, dicka
mermeiste qe ne se kuptonim asnjehere”. Pas mbarimit te shkolles se mesme
Antoni rregjistrohet ne Universitetin e Prishtines, Fakulteti Filologjik, dega
juridik. E mbaroi ate me rezultate te larta dhe tani pesha e familjes mbi supet
e tij po shtohej. Ndaj vendosi te
emigronte. Te emigronte per te bere nje
jete me te mire per vete, per nenen dhe villain, Nikun, qe s’kish mbaruar
akoma. Ne 1991 Antoni ndodhet ne New
York. Fillimisht u vendos ne qytetin e
Bronx-it. Disi I hutuar fillimisht,
nuk po dinte nga
ta fillonte. Gjeti nje pune ne nje restorant ku punoi rreth tre muaj. Eshte ne
natyren e shqiptarit qe te mbeshtetet te parimi: cdo rrethim e ka nje dalje nga
ku mund te largohesh! Prandaj Antonit I shkon mendja qe paralel me punen te
rregjistrohet ne shkollen e larte teknike TCI College me te cilen pas mbarimit
mund te siguronte pune. Gjen nje pune si pergjegjes ndertese dhe me vone ne nje
kompani shitje-blerje pronash. Ngarkese e madhe.
Pune dhe mesim
njekohesisht. Kembngulja dhe vullneti I
palekundur, beri qe tja dilte me se miri kesaj situate. U diplomua ne TCI
College dhe njekohesisht shikonte edhe per pune tjeter.
Tani situata po
kthehej ne favor te tij. Po njihte jeten Amerikane, po njihte kushtet e punes,
po njihte kushtet specifike te puneve te vecanta. I kompletuar me kulture e
dije aplikon per menaxher gradacele ne kompanine “Gleenwood Management”, per te
cilen punoi kater vjet.
Ne Manhattan
fiton per te drejtuar gradacelen me te larte me apartamente banimi, me 78 kate.
Jane mijera gradacela ne Manhattan e rrethina, ka po kaq menaxher, por ja
qe me te lartin me te madhin dhe nje nga
gradacelat me prestigjose po e drejton nje shqiptar, dhe ky eshte Anton
Markola.Eshte nje pune e lodhshme te drejtosh nje gradacele me mijera banore,
qe formon nje qytet me vete, por kjo pune te jep edhe kenaqesi te vecante, jo
vetem se paguhesh shume shtrenjte, por sepse te njeh me personalitete te larta
nga fusha e artit e kultures, te shkences e teknikes, te drejtimit te shoqerise
e te shteteve te gjithe Amerikes.Te besh kete pune ne nivel te kenaqshem
duhet te jesh I papertuar, I komunikueshem, njohes I mire I tipeve dhe
karaktereve te njerezve e, sic duket, Antoni me kulturen e tij I ka fituar keto
cilesi. Ai tani eshte nje burre I formuar.
Ka nje familje solide me dy djemte e tij qe rriten cdo dite nen kujdesin e
mamase se tyre dhe Antonit qe ju jep dashuri ndoshta per te plotesuar edhe ate
qe I ka munguar per vete. Sakaq, Antonin e shikon te takohet e te shkembeje
mendime edhe me udheheqesit tane nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali I Zi
kur ata puna I sjell ne New York.
Por nuk takohet per t’u pare, por per t’u njohur me problemet dhe shqetesimet e vellezerve te tij ne tere trojet tane. Pse jo edhe per te ndihmuar me cfare ka mundesi. Ate e gjen gjithmone edhe me bashkeatfhetaret ketu ne Amerike, per te cilet nuk kurcehet as ti udhezoje apo ti ndihmoje per te ecur gjithmone perpara.”Kur jam mes shqipetareve-thote Antoni-me duket sikur jam ne vatren time. Ata me duken sikur jane me te emancipuarit”.Mbeshtetur ne punen e pa lodhur dhe keto cilesi te vyera te tij, organizata “Manhattan Resident Manager Club” qe ka ne gjirin e saj qindra antare shpall, me 2 Nentor 2013, mes nje ceremonie madheshtore, “Menaxheri me i Mire I Vitit”, Anton Markola. Eshte hera e pare qe nje shqiptar nderohet me nje cmim te tille nga kjo organizate prestigjoze. Duke qene gjithmone I dashur , I qeshur, komunikues, I papertuar e kembengules ai u be edhe nderi yne.