Faleminderit
Nue Oroshi: Kombi thërret intelektualët!
E shtune, 02.11.2013, 06:03 PM
KOMBI DHE
SHTETI THËRRET INTELEKTUALËT!
Nga Mr.sc. Nue Oroshi
-Kur
Intelektuali përballet me politikën vendet, shtetet apo qytetet në të kaluarën
por edhe sot identifikohen shpeshherë me heronjët, politikanët, intelektualët
apo edhe shkrimtarët që shquhen dhe bëjnë emër në botën e artit, politikës,
shkencës, duke ju lën breznis, idenë e shkruar dhe rrugën e trazuar që duhet
ndjekur në të ardhmën. Edhe qyteti i Klinës me rrethinë, që sot ka 37.000 banorë,
historikisht ka pasur dhe ka heronjët, politikanët, shkrimtarët që në këtë qytet
janë shquar dhe kanë bërë emër në botën e artit, politikës e shkencës, dhe
tanimë vepra e tyre është bërë udhrrëfyes për brezat e ardhshëm.
E sot Klina
është një qytet që e ka një Ikonë brënda saj. Pra, është fjala për shkrimtarin,
atdhetarin dhe politikanin Prend Buzhala. Prend Buzhala është shkrimtari
atdhetar, i cili për bindjet e veta kombëtare ishte i burgosur, i përjashtuar
nga puna arsimore, i rrahur dhe maltretuar nga policia kriminale serbe, i
anatemuar, por asnjëherë dhe në asnjë moment nuk hoqi dorë nga dy gjëra të shenjta.
E para, mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar në momentet më të vështira të
egzistencës tonë kombëtare, si dhe, asnjëherë nuk e nda nga rruga e shkrimtarit
idealist dhe atdhetar, duke shkruar vepra të shumta, që, në të ardhmën do ti shërbejnë
kombit dhë popullit shqiptar si udhërrefyes, apo si rrugë orientuse drejtë identitetit
kombëtar dhe orientimit të këtij identiteti në rrugën e pashmangshme në atë Evropiane.
Dhe, kur vendi apo qyteti ku je rritë, burrnuar dhe të ka përgaditë që t’i
gjindesh në ditët kur ai ka nevojë, atëherë ia vlenë që të bëhet edhe një sakrificë
tjetër, ajo politike, që në këtë mënyrë të keshë mundësi që aftësitë, idetë e
projektet konkrete ti realizosh ne vepër dhe kjo mundë të bëhet vetëm me hyrje
direkte në politikë. Prandaj edhe shkrimtari, intelektuali e patrioti Prend
Buzhala bëri një sakrificë të radhës, duke pranuar ofertën e PSHDK-ës për kryetar
të Komunës së Klinës. Në kuadër të përcjelljes së fushatave zgjedhore nëpër
komuna, pata rastin që ta përcjelli një debat të drejpërdrejtë të kandidatëve të
mundshëm për kryetar komune në qytetin e Klinës. Ishin të gjithë kandidatët, që
në një mënyrë apo tjetër, kishin dhënë një kontribut për qytetin e Klinës. Por,
ajo që vërehej qart, ishte fakti, që për dallim nga të tjerët Prend Buzhala
kishte projekte konkrete, se si duhet zgjidhur kriza ekonomike në Komunën e
Klinës, permes punësimit, si duhet të ndalet mjerimi, por edhe rruga e mallkuar
e gyrbetit. Ajo që binte në sy në këtë debat, ishin gabimetë e shumta të ish
kryetarit të Klinës dhe kandidatit edhe për një mandat Sokol Bashota, i cili
nga shumë lëshime që kishte bërë gjatë qeverisjes së tij, ishin edhe
korrupsioni, vendime të paligjshme dhe shumë gjëra të tjera që u cekën nga kundërkandidatët
e tij, me plotë të drejtë. Por. një gjë e cila nuk u cek në atë debat, dhe, që tani
ka marrë një jehonë jo vetëm në Kosovë por edhe në permasa ndërkombtare, është gabimi
fatal i Sokol Bashotës në heqjen e bustit të shenjëterës së madhe shqiptare Nënë
Terezes -Gongje Bojagjiut nga Sheshi i Klinës, dhe vendosjen në një vend fare të
parëndësishëm. -Heqjen e përmendorës së vajzës së atdhetarit Kolë Bojagjiu, i
cili kishte ndihmuar shumë atdhetarë shqiptarë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë,
e sidomos ka ndihmuar luftëtarët shqiptarë në marrjen e Shkupit, dhe, i cili
ishte helmuar nga shërbimet e fshehta serbe. Pra, derisa tërë bota demokratike
përkulet para veprës së Nënë Terezës, Sokol Bashota arrinë që të luaj me këtë figurë
të madhe te humanizmit botëror, vetëm për të përfituar një grusht vota nga
qarqe ekstreme të Klinës. Dhe derisa shkruaj këta rreshta, në mendje më rrinë vargjet
e një poeti shqiptar i cili shkruan, "...Unë që as zjarrit nuk i përkulëm,
para teje në dy gjunjë ulem". Ky është gabimi më i madh i ish kryetarit të
Klinës, dhe për këtë gabim fatal, qytetarët e Klinës me rrethinë, pa dallim
qyteti apo fshati, gjinije apo feje, duhet që me votën e tyre t’i tregojnë Sokol
Bashotës se ky vendim është vendim që nuk mundet me na përça, por ne e dojmë një
kryetar komune që na bashkon. Veprim e jo fjalë, bashkim e jo përçamje na
thoshte dikurë i madhi Hasan Prishtina.
Në këtë debat
nuk u la pa u përmendur edhe dy iniciativa qytetare, të themeluara kohë më parë
në qytetin e Klinës nga Ndue Shabanaj dhe Haxhi Ibishi. Pavariësisht, që këto
dy iniciativa munden të kenë të drejtë në shumë gjëra të tyre, një që bije në sy
dhe që e hudhë poshtë komplet themelimin e tyre si të panevojshme politikisht,
ishte përkrahja publike që këto dy Iniciativa i kanë bërë kryetarit të Komunës
së Klinës Sokol Bashota. Në këtë rast, si një politikan me përvojë të gjatë dëshiroj
të njoftoj opinionin e gjër në Klinë e rrethinë, por edhe dy themeluesit e këtyre
dy iniciativave qytetare, se në asnjë vend të botës nuk themelohen Iniciativat
qytetare për të përkrahur pushtetin, që qeverisë, qoft në nivel shtetëror apo në
nivel komunal, sepse nëse themeluesit e këtyre dy iniciativave qytetare
pajtohen plotësisht me qeverisjen aktuale ata nuk kanë pasë nevojë që të themelojnë
këto dy inicativa, por në mënyrë shumë të qetë dhe të kulturuar ata është dashtë
t’i marrin librezat e PDK-ës në Klinë, dhe mos ta vazhdojnë punën ndaras partisë
që i takojnë. Sepse, në gjithë botën e qytetëruar iniciativat qytetare
themelohen si rezultat i pakënaqësive me qeverisjen, qoft në nivel komunal apo
në nivel shtetëror, për të ndryshuar keqeverisjen, korrupsionin dhe gjëra të tjera.
Prendë Buzhala si kryetarë i Komunës së Klinës do të ket përkahje të madhe nga Komunatë e
Gjermanis përmes CDU e cila udhëheq në shum komuna të Gjermanis, dhe do të punojm
edhe në binjakëzimin e Komunës së Klinës me Komunat në Gjermani ku do të përfitohet
si në aspektin ekonomik po edhe në atë politik.
Për fund, i bëj një thirrje publike qytetarve të Klinës me rrethinë, që,
të shfrytzojnë shansin e tyre, pa dallim partie, ta votojnë masovikisht
intelektualin, atdhetarin dhe shkrimtarin Prend Buzhala për kryetar të Komunës së
Klinës. E, nëse vije deri tek balotazhi, të bëhet një Koalicion në mes LDK-ës,
PSHDK-ës dhe AAK-ës, në Klinë, kështuqë, se, cilido nga kandidatët që do ta
fiton balotazhin nga këto tri parti, të përkahet nga po këto parti, në mënyrë që
edhe Klina të bëj ndryshimin e madh sikurse e gjithë Kosova.