Faleminderit
Marjan Sebaj-Sopi: Portret i vogël për një njeri të Madh - Prof. Isak Ahmeti!
E shtune, 02.11.2013, 01:00 PM
Portret i vogël për një njeri të Madh – Prof. Isak Ahmeti!
Prof. Isak Ahmeti, njeri urtë, i profilizuar, vizionar, trim e guximtar, i vendosur, i moralshëm, intelektual i mirëfillt i nivelit të lartë mbarëkombëtarë dhe ndërkombëtarë..., njeri trup-shkurtër por i Madh me jetën dhe punën - veprimtarinë e tij. (Marjan Sebaj-Sopi)
Shkruan; Marjan Sebaj-SOPI
Isak Ahmeti, profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, shkrimtar dhe studiues i letërsisë, autor i shume veprave.
Ai kontribuoi shumë në ngritje të moralit të këtyre anëve në ditët më të vështira për popullin shqiptarë, punoi shumë në ruajtjen e qënies tonë kombëtare. Në atë sistem (komunist) që po e themi se ishte i rrezikshëm veçmas për ne shqiptarët ai me urtësi, me maturi, mbajti balancë, ai ndërtoi, ai kontribuoi të ruaj rend e paqe, qetësi, të ruaj nderën dhe respektin, bujarinë e mirësinë shqiptare, vlera tona të mirëfillta shumëshekullore, dijti këto vlera të lashta shqpiptare ti ruaj, mbrojë e kultivoj pranë të gjitha rreziqeve që i kanoseshin natë e ditë nga pushtues të jashtëm e mbrendshëm. Gjithmonë luftoi kundër të keqës e të kqijave që në këtë "demokraci" tonën të sotme po ndodhin, dijti të punoj për fshatin, për komunën për vendin tonë, për Kombin.
BIOGRAFIA
Prof. Isak
Ahmeti u lind në Stubëll të Epërme me 25.03.1946, Komuna e Vitisë, Kosovë. Shkollën
fillore e kreu në vendlindje, Viti dhe Zhegër. Pas studimeve klasike në Kolegjin
e Jezuitëve në Dubrovnik, përkatësisht pas maturës në Gjimnazin "Zenel
Hajdini" në Gjilan, ndoqi studimet për filozofi dhe teologji në Kroaci. Me
pas diplomon me sukes të shkelqyeshëm në Fakultetin Filozofik, në degën Gjuhë dhe
Letërsi Shqiptare, në Universitetin e Prishtinës. Ka realizuar qendrime
specializuese nëpër qendra të ndryshme të
Veprat:
1. Gallatea,
poezi, Rilindja, Prishtinë 1972,
2. Uratë zbulimi,
poezi, Rilindja, Prishtine 1976,
3. Kushtime
bese, poezi, Rilindja, Prishtinë 1983,
4. Njeri
i kohës sime, poezi te Salvatore Quasimodos, përkthim nga italishtja, Rilindja,
Prishtinë 1979,
5. Qumeshti
i zi i agimit, antologji e lirikës se re gjermane, përkthim nga gjermanishtja,
Rilindja, Prishtinë 1988,
6.Kleri
Katolik Shqiptar dhe Letërsia, studim monografik, ShB "Drita",
Ferizaj - Bergamo, Itali, 1994,
7. Kosova,
studim monografik, Prishtinë 1996,
8. Bibla
në Letërsinë Shqiptare, G Rilindja, Prishtinë 1999,
9. Letërsia
Kishtare dhe Filozofia e saj, studim monografik, Illyricum Sacrum, Prishtinë 2OOO,
1O. Weisse
Zeit (Kohë e bardhë), lirikë gjermane, Verlag-Botues "Shtjefen Gjeçovi",
Zym - Has, 2OOO,
11. KUR'ANI në Letërsinë Shqiptare, 2oo6.
Përveç këtyre veprave, autori në fjalë ka botuar, gjithashtu, neper revista letrare dhe shkencore (në Prishtinë, Shkup, Zagreb, Sarajevë, Shkodër, Tiranë etj) mbi 2oo njësi biblografike (artikuj kritike letrare, vështrime, recensione, studime nga fusha e letërsisë, filozofisë dhe kulturës). Ka dhjetëra vepra në dorëshkrim.
Poet, studiues i letërsisë dhe përkthyes i afirmuar letrar nga gjuha gjermane dhe italiane, Isak Ahmeti është përfaqësuar në shumë botime (publikime) të rendësishme si ,p.sh. në librin: Kisa u jednoj legendi, (Shiu në një legjendë) Prosveta, Beograd, 1972, në: Regen in einer Legende (libri i parë i poezisë shqipe nga Kosova në gjuhën gjermane), të Rudolf Grulich-ut, Heiligenhof, D, 1976, në: Knjiga mladjih pesnika, te Aleksander Petrovit, Nolit, Prosveta, Zavod za izdavanje udzbenika i nastavna sredstva, Beograd, 1978, në: Shkrimtaret e Kosoves te Nebil Durakut, Prishtinë 1984, në: Lule për Nënën të Dr.Don Lush Gjergjit, Drita, Feriza-KS, Zagreb 1985, në: Madre Teresa, EMI, Piemme, Itali, 1987, në: Adresar jugoslavenskih pisaca, Novi-SAD, 1986, në: Leksikoni i Shkrimtarëve Shqiptarë, 1501-1990, të Hasan Hasanit, Shkendija, Prishtinë, 199O, 2oo3, në librin: Psheretime për tokën, të Hysen Kqikut, SHB Kurora, Gjilan, 2004, në: Portrete shkrimtaresh, të Demir Behlulit, Prishtinë, 2002, në: Letërsia shqipe, për klasën e dytë të shkollave të mesme të autoreve: Klara Kodra, Rita Filipi dhe Stefan Çapaliku, SHB Libri Shkollor, Prishtinë 1999, në: Albumi i shkrimtarëve shqiptarë, të Sinan Gashit, Prishtinë 2o12, në: La Stella di Dardania irradia terra e cielo, të Engjëll Koliqit, Strigari, Itali, 2o10.
Është përfaqësuar
edhe nëpër bibliografi të ndryshme të kritikës letrare shqipe, si,për shembull,
në: Bibliografi e kritikes letrare shqiptare'44/74, të Isak Shemes dhe Ibrahim
Rugoves, Instituti Albanologjik, Prishtinë 1976 (me 19 zera bibliografike), në:
Letërsia Shqiptare, autorë dhe vepra, të Ymer Çirakut dhe Maksim Gjinajt, Shtëpia
Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2oo1 (me 3 zera), etj. etj.
Disa nga poezitë e tij janë përkthyer dhe botuar në gjuhën frenge, italiane, gjermane, rumune, turke, serbokroate - kroatoserbe.
Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij, në një mënyrë ose tjetër, me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit, veçanërisht te kritika e mirëfillte letrare, për veprën e tij kanë shkruar me dhjetra e dhjetra autorë, ajo ka qenë objekt studimi dhe observimi, dhe pikë e fortë referimi, si: Mensur Raifi, Ali Aliu, Teki Dervishi, Andon Caci, Emin Kabashi, Mazllum Saneja, Gjergj Gega, Rudolf Grulich, Sreten Perovic, Aleksander Petrov, Engjëll Sedaj, Ramadan Musliu, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Isak Shema, Anton N. Brisha, Prend Buzhala, Mehmet Kraja, Klajd Kapinova, Alfred Çapaliku, Mentor Quku, Vehbi Miftari, Fatmir Pera, Tiberius Puju, Zef Ahmeti, Zef Mirdita, Simon Pepa, Dhori Qiriazi, etj. etj.
Njeri largpamës…
Atë çka ka thënë atëherë mbi jetën dhe politikën tonë shqiptare tanimë ka ndodhë dhe po ndodhë, d.m.th në një mënyrë ishte një politikan profetik …
Isak Ahmeti ka ushtruar një varg funksionesh shoqërore - politike dhe se fundi si kryetar i Komunës së Vitisë (1988-1989), edhe si delegat i Kosovës në Kuvendin e Serbisë, vendosmërisht, institucionalisht dhe publikishtë iu ka kundërvënë politikës serbomadhe, edhe në lidhje me ndryshimet kushtuetuese.
Paraqitjet
e tij publike (në Viti, Prishtinë dhe
Isak Ahmeti është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 1972; ishte deri në vitin 2o11, profesor në Gjimnazin: "Kuvendi i Lezhës' në Viti, kur edhe pensionohet.
Specializuesë
në qendra të ndryshme të