E enjte, 01.05.2025, 09:55 AM (GMT+1)

Editorial

Aurel Dasareti: Rreziku i zhdukjes së Kombit tim

E marte, 20.08.2013, 05:53 PM


Rreziku i zhdukjes së Kombit tim

Shqiptarë, jetoni jetën në përputhje me dritën që është brenda jush - ose digjuni!

Nga Aurel Dasareti, Arizona (USA), ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake

Me vite mundohem t`i mësoj shqiptarët të notojnë e jo të lahen. Të jesh në gjendje për të notuar përfshin të mësuarit sigurinë në ujë, duke notuar për të zotëruar teknikat e ndryshme dhe për të zotëruar shpëtim të jetës.

Politikanët shqipfolës tregojnë një perceptim realiteti që është shumë larg nga i imi.

Një lider politik është përgjegjës  për diçka që na prek të gjithëve: siguria e qytetarëve dhe përdorimi i fondeve publike. At ditë që kontrata shoqërore me drejtuesit prishet për shkak se detyrat më nuk zgjidhen, prishet dhe shkatërrohet i tërë modeli shoqëror - social.

Paralajmëroj se në tokat arbërore është formuar "Shoqëria paralele". Është rrezik i madh kur grupe të tëra njerëzish, nga varfëria janë duke qëndruar në pjesën e jashtme të normave dhe rregullave të shoqërisë. Të pashpresët bëhen pre e lehtë për rekrutimin në radhët e fundamentalistëve islamik, vehabistëve... Në mungesë të perspektivës ekonomike në vend, nga papunësia dhe varfëria e skajshme, trojet shqiptare zbrazen nga fëmijë të cilët prindërit i marrin me veti në kurbet, prandaj numri i nxënësve nëpër shkolla zvogëlohet. Nga papunësia dhe varfëria e skajshme, trojet shqiptare zbrazen nga të rinjtë të cilët ikin jashtë vendit.

O shqiptar, ndrysho mendimet dhe zakonet. Janë mendimet dhe ndjenjat që udhëheqin veprimet tona. Nuk duhet të merremi vetëm me pasojat por njëkohësisht të luftojmë shkakun e problemeve.

Problemi i parë i Shqipërisë (kur them ”Shqipëri” mendoj për të gjitha trojet arbërore) është demografia, rreziku i shuarjes (zhdukjes) së kombit.

Shqipërinë e shpëton vetëm vetëdijesimi kombëtar:

a)         stimulimi i natalitetit

b)         ndalja e emigrimit

c)         kthimi, riatdhesimi i emigracionit

Ndryshimet sociale janë shumë të mëdha, pasuri të mëdha në duart e pak njerëzve. Kërkoj që sipërmarrjet/sipërmarrësit:

1)         të mos i pushojnë njerëzit nga puna, por nëse këtë e bëjnë, domosdoshmërish t`i paguaje rregullisht ata

2)         të paguajnë tatimet dhe të punojnë brenda ligjit

3)         të investojnë vetëm në Shqipëri dhe të mos e bartin kapitalin jashtë Shqipërisë.

Për të mbërritur këto objektiva lypset të kemi politikanë të aftë që njëkohësisht janë atdhetar të devotshëm.

Një politikan i mirë duhet të ketë cilësitë e mëposhtme:

pasion

përgjegjësi

aftësinë  për të dalluar çfarë është e rëndësishme nga ajo që nuk është aq e rëndësishme

të jetë modest

të jetë i këndshëm

të jetë në gjendje të mendoj në mënyrë strategjike

të jetë i specializuar

të ketë objektiva të qarta që mund të arrihen

ta kupton rastin

të mund të dëgjon opinionin  e të tjerëve

të mund të thotë "jo" në një mënyrë miqësore dhe të respektueshme

t`i kuptoj institucionet e veta

të fiton respektin e të tjerëve

të jetë i ndershëm

të jetë energjik dhe të ketë fuqinë e përqendrimit

të jetë ambicioz

të dinë se si të përdoret sistemi për të arritur rezultate

të di shkallën e fuqisë së tij

ta shikon veten në perspektivë

të mund të bisedon me secilin, kudo, dhe të jetë i mirë në komunikimin

të ketë aftësinë e gjetjes së një platforme të përbashkët

***

Në Shqipëri avancojnë grekofilët. Grekët janë mësuar me lëshime nga qeveritë shqiptare, prandaj sa më tepër që fitojnë aq më shumë lëshime të reja kërkojnë. Shteti servil shqiptar nuk e ka aspak ndërmend që të mbrojë dinjitetin dhe autoritetin e vendit dhe banorëve të tij. E njëjta tradhti edhe me qeveritarët e Kosovës, kompromis pas kompromisi ndaj serbëve, ndaj vehabistëve shqipfolës... Kur një mushkonjë të kafshon, kjo nuk është e tmerrshme, por nganjëherë të mërziten shumë, atëherë duhet me ia shtypur kryet.

Territori që nuk ka sundimtar, standarde dhe ligje është territor që mundëson diskriminimin, shfrytëzimin, plaçkitjen, kriminalitetin, shkatërrimin, asgjësimin.

Qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët i kemi bartësit e brezit të zi për rrena. Janë ata që kryejnë krime politike e ekonomike, shpërlarje lekësh, korrupsion, vjedhje.

Nëse doni të matni ”patriotizmin” e politikanëve dhe zyrtarëve shikoni pasuritë e tyre astronomike.

Nuk jam kundër kapitalizmit si definicion sepse vet (me familjen) i takoj asaj kategorie, por jam kundër atyre që janë pasuruar në mënyrë të padrejtë.

Qeveritarët dhe politikanët shqipfolës na gënjejnë, pasi nuk i frikohen popullatës indiferente. Mafiozët e dinë taktikën të vinë në pushtet dhe e dinë strategjinë të mbeten aty, përjetësisht. Prandaj duhet të veprojmë menjëherë, të bashkuar. Lojtarët individualisht shënojnë gola, por janë ekipet që fitojnë lojëra.



(Vota: 96 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx