E diele, 28.04.2024, 07:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Xhavit Gasa

E premte, 31.05.2013, 07:19 PM


XHAVIT GASA

 

 

ZBEHTËSI

 

Kollitej oxhaku,

Nga shtëllunga tymi,

Dhe qiellit i lotonte syri.

 

Lisat u gërmuqën,

Nga mjergulla e dendur,

Mbi ta vallëzonte vrugu...

 

Lulet petalet s'i çelnin,

Nga retë e zeza,

Që kishin zënë diellin.

 

Zogjt  nuk këndonin,

Kishin frikë skifterin,

Dhe kur fluturonin...

 

Panoramë e zbehtë,

Arratisje piktorësh,

Thyerje penelesh...

 

 

BUZËQESHJE

 

Kur lot gëzimi

Pikojnë nga qielli

I dhuron njerzimit

Ngjyrat e ylberit...

 

Kur zemërohet qielli

Me ré të zeza mbulohet

Loti bëhet kokrra breshëri

Dallgët e detit tërbohen....

 

Qiellin mos ta zemërojmë

Të na dhurojë lot gëzimi

Njeri tjetrit buzëqeshje ti dhurojmë

Ta vrasim urrejtjen dhe trishtimin...

 

 

SI METEORË

 

Poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

pushkatuar nga regjimi komunist.

 

Nga pema lulembushur,

Dy lule petalçelura,

Pa mëshirë i këputën,

Dy bilbilave zërin e ëmbël,

Me plumba e shuan.

 

Qielli derdhi pika loti,

Bilbliat këngën ndalën,

Lulet ulën kokën,

Yjet rreth hënës së artë,

Në mes vallen e lanë...

 

Si meteorë,

Atje lart në qiellë.

Mes yjesh vallëzojnë,

Thurin vargje këngësh,

Bilbilat ti këndojnë.....

 

 

HAVZI NELA

 

Mbi fletën e bardhë

Thurte kurorë gjyra-ngjyra

Me vargje kristal

Që fluturonin të lira.

 

Mbi fletën e bardhë,

Dorëziu hidhte firmën,

Varje në litar

Për fjalën e lirë...

 

Por nuk vdiqe

Ti o Havzi Nela

I lirë vargu yt valvitet

I bukur si pranvera....



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora