E diele, 04.05.2025, 04:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Basri Canolli - legjenda e këtij trolli

E enjte, 30.05.2013, 07:49 PM


Demir KRASNIQI :

 

BASRI CANOLLI – LEGJENDA E KËTIJ TROLLI

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

 

Varianti i parë për interpretim rapsodik :

 

N’ ballë të luftës prinë bajraku –

Luftojnë trimat nga Gollaku !

Fyt për fyt djemtë e Marecit –

Me çetnikët e   Kragujevcit !

 

Lum  Mareci  e lum  Gollaku ,

Lum familja e lum konaku ,

Për legjendën  e këtij trolli –

Trim hero – Basri Canolli !

 

Doli n’ luftë  Basriu trim ,

UÇK-së  i  dha  betim –

N’ uniformë me shqiponjë n’ ballë ,

Do ta zë armikun t’ gjallë !

 

N’ vatrat tona n’ shkrumb të hirit –

Do t’i dal  n’ mbrojtje kufirit !

Nga Lisica e n’ breg t’ Stallovës –

Do t’i dal  n’ mbrojtje  Kosovës !

 

Nga Krileva një lajm ka ardhë –

Kanë hy  shkijet në  Leshtarë ,

Zi e terr po bëjnë n’ shqiptarë ,

Vrasin , presin , djegin n’ zjarrë  !...

 

Basri trimi me tre shokë ,

Armët n’ dorë i paskan rrokë !

Fill po nisen për Leshtarë –

Mos me e lanë një shkja për farë  !

 

Shkijet n’ Leshtarë i  kanë rrethua –

Luftë e rreptë kishte fillua !

Pushkët e shkijeve u ndezën zjarrë –

Basriun   plumbat  e  kanë  marrë !

 

Tue luftua me top në dorë –

Heroikisht ka  ra dëshmorë !

Porse shokët s’ e ndalin zjarrin –

Shumëfish hakun do t’ia marrin !

Basri  trimi  një fjalë po e flet  ,

Ua len  shokëve  amanet –

Kombin tonë pa e bashkua ,

Luftën kurrë mos me e pushua !

 

Për liri të kombit t’ vet –

Lumi ai që dhuron jetë !

Sepse jeta nën  okupim 

Nuk ka shije , as s’ ka kuptim !

 

Shtabi n’ Zllash kur ka dëgjua –

Nuk po mundej me besua ,

Se Basriu  jetë ka ndërrua ,

Për hakmarrje janë betua !

 

Komandanti në ballë t’ ushtrisë –

Për Leshtarë  në luftë  janë nisë !

Në Leshtarë kur paskan hy –

Bënë  armikun  shkrumb e hi !

 

Varianti i dytë – për orkestrim popullor :

 

Hej, hej, hej , hej , hej , hej !

N’ ballë të luftës prinë bajraku –

Luftojnë trimat nga Gollaku !

Fyt për fyt djemtë e Marecit –

Me çetnikët e   Kragujevcit !

Refreni:

Hej, hej, hej , hej, hej, hej !

Lum  Mareci  e lum  Gollaku ,

Lum familja e lum konaku ,

Për legjendën  e këtij trolli –

Trim hero – Basri Canolli !

 

Hej, hej, hej , hej , hej , hej !

N’ vatrat tona n’ shkrumb të hirit –

Do t’i del n’ mbrojtje kufirit !

Nga Lisica e n’ breg t’ Stallovës –

Do t’i del n’ mbrojtje Kosovës !

Refreni:

Hej, hej, hej , hej, hej, hej ! etj.

 

Hej, hej, hej , hej , hej , hej !

Luftoi trimi në Leshtarë –

S’ do ta le një shkja për farë !

Tue luftua me top në dorë –

Heroikisht ka ra dëshmorë !

Refreni:

Hej, hej, hej , hej, hej, hej ! etj.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx