Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Ndoshta vjen të hënën…
E enjte, 30.05.2013, 08:44 PM
Poezi nga Timo Mërkuri
Një emër
Kur dëgjoj këtë emër
vajze, dridhem
e kam frikë.
Më duket se do të
tradhëtohem sërish.
Ndoshta vjen të
hënën…
Si erdhi kjo e
shtunë që nuk është e shtunë?
E heshtur.
Dhe heshtja është
hymn i vetmisë.
Akrepat e orës
ngjajnë si kërcuj
shkurresh, të djegura në shpat
Luhaten nga era.Po
prapë mbeten në vend.
Duhet patjetër të
kaloj të dielën,
si një djerrinë të
përcëlluar
plot
thëngjij e afsh shkrumbi,
e të mbrij tek e
hëna,
ku më prêt
buzëqeshja e një trëndafili të porsaçelur
që valëvitet si
flamur në kiçin e tragetit.
Dhe s’dua të mendoj
që e hëna mund
të vijë dhe vetëm.
Sy vajze në trotuar
Qerpikët lyer me
rimel e zgjatur si qipariza
u bëjnë hie ëndrave
të vdekura
varosur në parcelat e syve.
Sa shumë varre,
sa shumë kryqe
paska brenda tyre.