| E premte, 31.05.2013, 07:19 PM |
XHAVIT
GASA
ZBEHTËSI
Kollitej
oxhaku,
Nga
shtëllunga tymi,
Dhe qiellit
i lotonte syri.
Lisat u
gërmuqën,
Nga
mjergulla e dendur,
Mbi ta
vallëzonte vrugu...
Lulet
petalet s'i çelnin,
Nga retë
e zeza,
Që kishin
zënë diellin.
Zogjt nuk këndonin,
Kishin
frikë skifterin,
Dhe kur
fluturonin...
Panoramë
e zbehtë,
Arratisje
piktorësh,
Thyerje
penelesh...
BUZËQESHJE
Kur lot
gëzimi
Pikojnë
nga qielli
I dhuron
njerzimit
Ngjyrat e
ylberit...
Kur
zemërohet qielli
Me ré të
zeza mbulohet
Loti
bëhet kokrra breshëri
Dallgët e
detit tërbohen....
Qiellin
mos ta zemërojmë
Të na
dhurojë lot gëzimi
Njeri
tjetrit buzëqeshje ti dhurojmë
Ta vrasim
urrejtjen dhe trishtimin...
SI
METEORË
Poetëve
Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
pushkatuar
nga regjimi komunist.
Nga pema
lulembushur,
Dy lule
petalçelura,
Pa
mëshirë i këputën,
Dy
bilbilave zërin e ëmbël,
Me plumba
e shuan.
Qielli
derdhi pika loti,
Bilbliat
këngën ndalën,
Lulet
ulën kokën,
Yjet
rreth hënës së artë,
Në mes
vallen e lanë...
Si
meteorë,
Atje lart
në qiellë.
Mes yjesh
vallëzojnë,
Thurin
vargje këngësh,
Bilbilat
ti këndojnë.....
HAVZI
NELA
Mbi
fletën e bardhë
Thurte
kurorë gjyra-ngjyra
Me vargje
kristal
Që
fluturonin të lira.
Mbi
fletën e bardhë,
Dorëziu
hidhte firmën,
Varje në
litar
Për
fjalën e lirë...
Por nuk
vdiqe
Ti o
Havzi Nela
I lirë
vargu yt valvitet
I bukur
si pranvera....