E shtune, 27.04.2024, 02:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Shumësi dhe shquarsia e emrave

E marte, 21.05.2013, 09:05 PM


Në prag të takimit të Këshuillit Ndërakademik ... për këtë temë:

SHUMËSI DHE SHQUARSIA E EMRAVE TË PËRVEÇËM GJEOGRAFIKË SIPAS BURIMEVE NORMATIVE TË SHQIPES

Nga Dr. Nuhi Veselaj

   Sqarim hyrës

Duhet pranuar fakti se tema rreth shumësit dhe shquarsisë të emrave të përveçëm  gjeografikë në gjuhën shqipe, nuk del fare e patrajtuar në gjuhën tonë letrare, madje, siç e pamë në DGJSH 1973 nga shembujt e shënuar aty del i drejtë dhe në njëfarëdore mjaft i plotë koncepti përkatës i tyre, ngase aty ndeshëm një numër të konsiderueshëm emrash të tillë, qoftë si emërtime njëfjalësha (të thjeshtë dhe të njëfjalëzuar me vizë lidhëse), qoftë edhe si emërtime togfjalësha të burimit të huaj e vendës, por kur është fjala te mbarështrimi dhe zgjedhja ose ilustrimi i shembujve përfaqësues mendojmë se ka vend për vërejtje e përplotësime, ngase çështjet e tilla kanë mundur të kryhen më mirë. Kështu themi dhe këtë bindje e kemi formuar gjatë konsultimit të lëndës konkrete në burimet përkatëse standarde, sepse si nga ana teorike ashtu edhe ajo praktike lënda e tillë, sot për sot,.jo vetëm nuk del shteruese, po ajo nuk del edhe as aq e plotë dhe e qartësuar as gramatikisht as pragmatikisht.

Natyrisht, ne lidhur me emrat e përveçëm gjeografikë, veç burimeve të tjera, jo dhe aq anësore, konsultuam, mjaft me nge, burimet e njohura të shqipes së sotme letrare, që do t’i përmendim në vijim, nga të cilat, si me thënë, del i perceptueshëm, nga përpjekja jonë, terë mozaiku i nocionit të emrave gjeografikë të përgjithshëm e sidomos atyre të përveçëm në gjuhën tonë, apo jo, le të vlerësohet, pasi të lexohen me vemendje të dy nënkrerët vijues të këtij kreu:

së pari, po i japim titujt e të shtatë burimeve të konsultuara me të dhënat elementare rreth viteve të botimit bashkë me vlerën që paraqesin ato, prej nga del edhe formulimi i konceptit të emrave të përveçëm gjeografikë dhe

së dyti, po përpiqemi ta bëjmë trajtimin e emrave të përveçëm gjeografikë në fill të pakëputur trajtimisht, me theks: shumësi dhe shquarsia e tyre, po sipas atyre burimeve.

A. BURIMET E KONSULTUARA DHE FORMULIMI I KONCEPTIT    TË EMRAVE TË PËRVEÇËM GJEOGRAFIKË     

1. Cilat janë burimet normëzuese të konsultuara?

Në të vërtetë, ne, përveç materialit të identifikueshëm nga përvoja e mëhershme jetësore e studimore, si të thuash, anësore konceptin rreth emrave të përveçëm gjeografikë e formëzuam, si koncept nga konsultimi që i bëmë sidomos materialit gjegjës në DGJSH 1973 dhe tani do të përmendim titujt e burimeve të tjera të mirëfillta normëzuese të shqipes letrare, ku ekskluzivisht dalin të identifikueshëm emrat e përveçëm gjeografikë:

1. Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë 1976 (shkurt. FD 1976),

2. Fjalori shqip-serbokroatisht  Prishtinë 1981 (shkurt. FSHSK 1981),

3. Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë 1984  (shkurt. FSHS 1984),

4. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985, (shkurt. FESH 1985).

5. Fjalor emrash gjeografikë të Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2002 (shkurt. FEGJ 2002),

6. Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, Prishtinë, 2005 (shkurt. RSEK 2005) dhe

7. Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë 2011 (shkurt. FD 2011).

Në tekstin e mëtejmë të këtij kreu e tutje do të përdoren vetëm shkurtimet (në kllapa) të burimeve të sipërcekura, por për temën është me rëndësi me u dijtë edhe përkufizimi i termit të tillë që del ose që nënkuptohet nga lënda e burimeve që konsultuam, por më parë po i themi dy fjalë rreth vlerës së këtyre burimeve të konsultuara.

         2. Rreth  vlerës së burimeve të konsultuara me theks të veçantat e tyre

 Do të bënim shkelje të rëndë të etikës njerëzore e profesionale, nëse nuk do ta quanin punë të mbarë me plot risime veprimin e studiuesve tanë mendjendritur të kohës me prof. A. Kostallarin në krye, të cilët pas Kongresit të Drejtshkrimit (1972) në Drejtshkrimin e gjuhës shqipe (1973), e korporuan mirë edhe lëndën e emrave të përveçëm gjeografikë, duke e botuar si shtojcë në FD (1976), përkatësisht në FSHS (1984). Gjithashtu pjesëtarë të kësaj elite dhanë kontribut të çmuar në të shënuarit, përzgjedhjen drejtshkrimore dhe zbatimin e emrave të tillë edhe në FESH (1985).

Të veçantat sidomos ato pozitive të këtyre burimeve, shikuar veç e veç, janë të shumta, por ne po përmendim vetëm ndonjërën prej tyre. Kështu në FD 1976 nga viset shqiptare jashtë Shqipërisë shtetërore vunë afro 20 shembuj, emra të përveçëm gjeografike, të cilët  në FSHS 1984 u shtuan me dhjeta të tjerë natyrisht si shembuj të rij. Gjithashtu, në anën tjetër dhanë kontribut të çmuar edhe hartuesit e FSHSK 1981, duke përfshirë në burimin e tyre mbi 40 emra të përveçëm gjeografikë nga treva e Shqipërisë shtetërore.

Ndërkohë rreth onomastikës shqiptare (toponomastikë e antroponomastikë) kanë dhënë kontribut studiuesit nga mbarë bota shqiptare (Kosova, Shqipëria etj.), qoftë me punë vetjake, qoftë me punë ekipore, duke botuar edhe përmbledhje punimesh. Po, ne, pa mohuar vlerat e punimeve të tilla të mëhershme dhe të mëvonshme, këtu do të veçonim punën e Komisionit Qendror për Standardizimin e emërvendeve (ose më drejt: të vendbanimeve) të Kosovës, i formuar me nismën Qeverisë së Përkohshme të Kosovës pas Çlirimit te ne (1999). Ky Komision organizoi, aktivizoi, nxiti dhe bashkëpunoi me degët përkatëse në të gjitha komunat e Kosovës (sidomos ato me shumicë shqiptare), me ç’rast edhe u bë një rrahje mjaft masive mendimesh rreth kësaj teme, qoftë nga pikëpamja, praktike e historike, por edhe nga ajo teorike-studimore. Nga ajo punë doli edhe burimi RSEK 2005, tekst ky që e konsultuam ne, i cili, në të vërtet, veç të mirave që ka, meriton edhe vlerësim kritik, ngase ndonjë zgjidhje është bërë, si të thuash, disi  me nxitim, sidomos kur kemi parasysh ndonjë konstatim a lëshim nga fusha e drejt-formulimit të zërave të listës përfundimtare të emërvendeve(!), mbase më drejt do të ishte emërtimi: të vendbanimeve(!) etj. Sidoqoftë, për ne botimi i kësaj broshure vlen të pëshëndetet dhe të vlerësohet si kontribut. Por aq edhe më tepër vlen të përshëndetet vepra FEGJ (2002), hartuar nga prof. Emil Lafe e prof. N. Cikuli, ngase paraqet një ndihmesë shumë të veçantë, mësimore e konceptore, sidomos kur kemi të bëjmë lidhur me grumbullimin e lëndës (regjistrit), ngase, siç thuhet, përmban të gjithë emrat gjeografikë të RSH-së, por që ka vlerë edhe për tekstin përcjellës sqarues të veprës, megjithatë, edhe ky burim, për mendimin tonë, përcillet edhe me ndonjë lajthitje të paqëllimtë. Si të veçantë të këtij burimi (FEGJ 2002), po përmendim faktin se lënda është shënuar, sipas ndarjes administrative të Shqiperisë shtetërore që përfshin 36 rrethe.me shkurtime përballë emrave të përveçëm të plotë, e cila si orientim jepet në fillim në tabelën përkatëse, mirëpo jolumnisht pikërisht në këtë tabelë (sigurisht gabim shtypi, por jo pa pasojë) mungojnë shkurtimet e dy qyteteve si qendra rrethesh të njohura, të Krujës Kr dhe të Korçës Ko. Në anën tjetër për mendimin tonë mungon intervenimi edhe më i duhur i profesionistëve, ngase vende vende e përgjithësisht lënda del një sixhungël me udhëza e shtigje jo mjaft të trasuara drejtshkrimisht, por të piketuara jo keq, që presin ambientistë të kualifikuar me eskavatoristë të kujdeshëm për të hapur e ndrituar ato rrugë e rrugica.

Në të vërtetë. aty përveç shkurtimeve të rreth-qyteteve jepen edhe 19 shkurtime të tjera fjalë-termash të objekteve gjeografike krahas tekstit të plotë, përkatësisht jepen shtesë edhe nja 160 emërtime të tjera pa shkurtime, brenda zërave të emërtesave, në rubrikën e emërtimit të objektit përkatës. Vërtet, punë e mirë kjo, sepse me këta terma ose emërtime përplotësohet koncepti i nocionit të nënfushës së gjeografisë fizike (relievore) të gjuhës sonë.

 Sigurisht edhe FD 2011, si burim më i ri që imponohet, i hartuar nga prof. A. Xhiko dhe R. Memushaj, zë vend mjaft të rëndësishëm edhe sa u përket emërtimeve në shqyrtim, mirëpo, për mendimin tonë, nga pikëpamja praktike, teksti do të dilte shumë më funksional dhe më i lehtshfrytëzueshëm sikur emërtimet gjeografike të botoheshin si shtojcë, e jo kështu të përziera me emra të përgjithshëm, por edhe me emrat të përveçëm të nënfushave të tjera semantike, megjithatë, ne nga ai burim konsultuam, aq sa mund të identifikonim, vetëm emrat e përveçëm gjeografikë.

 

3. Rreth përkufizimit të termit: emër i përveçëm gjeografik

                       sipas burimeve të shqipes së sotme letrare

 

Dihet fakti se termi emër ose  emra gjeografikë përfshin një gamë jo të ngushtë konceptesh, që ka të bëjë edhe me emra të përgjithshëm dhe me ata të përveçëm që nuk kanë të bëjnë vetëm me gjeografinë fizike, por edhe me gjeografinë politike, ekonomike etj. Sido që të jetë, ne para se të hymë në analiza të veçanta rreth shumësit dhe shquarsisë së emrave të përveçëm gjeografikë, e pamë të arsyeshme që tash fill të paraqitim përkufizimin përkatës që i është dhënë këtij termi në vetë tekstet në shqyrtim.

Aty, në FD 1976, në shtojcën me titull Emrat gjeografikë, jepet ky sqarim-përkufizim:

“Janë renditur emra më të njohur gjeografikë të vendit ... e të botës:- emra të gjeografisë fizike, emra të shteteve, të kryeqyteteve e të qyteteve më të rëndësishme ...  janë përfshirë edhe emrat e planeteve të sistemit diellor dhe disa emra të tjerë astronimikë që përdoren më shpesh”.

Ndërkaq edhe pak më gjerësisht e ndeshim të sqaruar po këtë koncept në burimin tjetër normativ: FSHS 1984:

Në këtë shtojcë – thuhet aty- janë përfshirë: a) emrat më të njohur gjeografikë të Shqipërisë: Emrat e maleve, të lumenjve,  të liqeneve  etj., emrat e krahinave më të njohura si njësi gjeografike, historiko-etnografike, emrat e qyteteve të Republikës së Shqipërisë e të krahinave të banuara me shqiptarë jashtë Atdheut, si dhe të disa fshatrave që janë qendra të rëndësishme administrative-shtetërore ose që lidhen me ngjarje e figura të rëndësishme historike të popullit tonë; b) emrat e gjeografisë fizike e politike të botës (të shteteve, të kryeqyteteve, të krahinave e të qyteteve më të rëndësishme).

 

Së këndejmi, pothuajse të gjitha burimet e mëpasme që konsultuam, u janë përmbajtur kritereve nga formulimet e mësipërme, mirëpo kur është fjala të shumësi dhe shquarsia e emrave të tillë në burimet përkatëse nuk bëhet shumë fjalë, edhe pse, diku më rigorozisht  e diku jo aq, këto kritere zbatohen.

Ne, në të vërtetë, lëndën nga këto shtatë burime e kemi vjelë e trajtuar mjaft përimtazi, siç mund të shihet edhe nga përpjekja jonë në shtjellimin e kësaj lëndë, duke filluar nga Pasqyra e numrit të emrave të konsultuar që si material paraprirës po e paraqitim tash fill: 

 

 

  PASQYRA E NUMRIT TË EMRAVE TË PËRVEÇËM GJEOGRAFIKË, SIPAS

           SHKRONJAVE, NË BURIMET NORMATIVE TË KONSULTUARA

      

  ______________________________________________________________________

Shkronja   FD   FSHSK  FSHS    FESH       FEGJ          RSEK         FD         Gjithsej

               1976      1981       1084        1985       2002          2005       2011

_________1______2_____ _3_____  4_________5________6______7______________ 

A           105          129            3         14               82               39          86              459

B           116          148        149       101             355              191       130             1190

C             13            16          12           5               33               16          18               113

Ç             14            18          25           9               86               23          26               201

D             68            78          88         68             152             106          76               636

Dh             1              -             3           3                8                 -             3                 18

E             30            30          33           5               12                 3           37               150

Ë               -              -              -            -                -                  -              -                    -

F             30            31          48         27               95               32           18                281

G             52            75          82         61             217               92           74                653

Gj            13            13          26         16               71               20           14                305

H             48            51          37         11               93               22           35                297

I              26            26         30          12               20               12              9               135

J              22            25         19            3               23               19            21               132

K           154          142        171       113             432             162          140            1314

L             68          104          94         63             205               85          125              744

Ll               1              9            5           2                 4               31             8                 60

M           108          160        148         69             293             111         177               918

N              36            13          38        14               63               28            51               243

Nj               2            10            2          -                  1                -               5                 20

O              29            70          29        12                40                6            51               237

P             105          134        107        64              276              96          123               905

Q              10              4          32        15                64               17           14               156

R              35           121          44        18               88               54           50               410        

Rr               5               6          12        12               60                 6           13                14

S               92             88        100        47             211               66         150              754

Sh             37             28          62        55             182               50           46              460

T               75             96          86        29             117               65           60              528

Th               -                -            3          3               11                 5             2                24

U               18            15           20        15               27               17          34              146

V               44            58           67        43             177               59          87              535

X                 1              -             3           2              12                  2           2                22

XH              4              4            4           5               12                 -            4                33

Y                 1              1             -          -                  2                 -            3                  7

Z                13            10          31        28                82               32         30              226

Zh                -               -            5          7                30               11           5                58

Totali     1276        1713      1618      951            3636           1457     1727          12378

 

 

4. Sqarime lidhur me të dhënat nga Pasqyra e mësipërme

 

Edhe pse secili burim ka veçoritë e veta dhe del i pajisur me lëndë të re, sipas destinimit që ka, megjithatë nuk mund të thuhet se nuk ka përsëritje shembujsh ose metode prej burimi në burim, pasi kjo është një punë krejt normale për natyrën e kësaj lënde. Sidoqoftë, në të gjitha burimet u njehësuan ose u manipulua me 12.378 shembuj të emrave të përveçëm gjeografikë, material ky i grumbulluar dhe i renditur alfabetikisht në të ashtuquajtura shtojca të emërtuara Emra gjeografikë në disa burime (FD 1976, FSHSK 1081, FSHS 1984,) ose kemi të bëjmë ekskluzivisht me vepra kushtuar emrave gjeografikë të vendbanimeve (FESH 1985, FEGj 2002, RSEK 2005), madje edhe nga FD 2011 (edhe pse mungon ndarje e veçantë), numruam nga teksti emrat e perveçëm gjeografikë të identifikueshëm si të tillë.

 Për hir të etikës profesionale po rrëfehemi që lexuesi i interesuar është mirë ta vërtetësojë saktësinë e shumës sipas shkronjave përkatëse. Por, sido që të jetë, edhe nëse ndodh, të ndryshojë për pak ndonjë shifër, sepse ndoshta ndonjë shembull mund të mos jetë vënë re prej nesh gjatë numrimit ose është anashkaluar për shkak të respektimit të ndonjë kriteri të veçantë, si b.f. nga FEGJ 2002 janë numruar vetëm venbanimet (fshatrat, qytetet e qendrat e banimit) e jo edhe emërtimet e zonave, kodrave, maleve, qafafeve malore, lumejve etj etj,  që do ta ngarkonin pa nevojë temën tonë, edhe pse në analiza formëzimi e fjalëformimi etj. shembujt e tillë të veçantë janë marrë në konsideratë edhe nga ato sfera, andaj, kemi bindjen se kjo mangësi eventuale numri, nuk ngre peshë aq sa të ndryshojë ndonjërin nga konstatimet tona me interes tipologjik e të tjera që dalin si rezultate nga analizat përkatëse.

 

Tash fill do të cekim ndonjë nga veçantitë më të domosdoshme specifike përkatëse, për secilin burim nga Pasqyra.

Siç po shihet numrin më të madh të emrave të përveçëm gjeografikë e ndeshim në FEGJ 2002, gjithsej 3636 shembuj (edhe pse aty, siç u cek më sipër, numruam vetëm vendbanimet (fshatrat, qytetet e qendrat e banimit), ndërsa numër më të vogël shënuam nga FESH 1985, gjithsej 951 shembuj. Po në të vërtetë, edhe aty numri i emrave gjeografikë kalon 1000-shin por ne nuk i llogaritëm të gjithë emrat e fshatrave të regjistruar që bënin pjesë në kuadër të fshatit të bashkuar përkatës ose të ndonjë qendre banimi ose qendre administrative. Në burimet e tjera numri i njehsuar qëndron mes shifrash, më pak se 1300-shi dhe ngjitet pak më shumë se 1700-shi. Sidoqoftë, numri i emrave gjeografikë të përveçëm të njohur të mirëfilltë faktikisht në të gjitha burimet, veç e veç, nuk zbret nën 1.000 shembuj.

Për mendimin tonë zgjon interes tipologjik edhe numri i shembujve sipas shkronjave në përgjithësi si dhe brenda shkronjave në veçanti. Kështu sipas burimeve përkatëse del se nuk e kishim të regjistruar në ato burime asnjë emër të përveçëm gjeografik me shkronjën nistore Ë-, ndërsa numër më të vogël e kemi të regjistruar me shkronjën Y: 9 (me këtë shkronjë nuk ndeshim asnjë rast në FSHS 1984, FESH 1985 dhe RSEK 2005), me Dh : 20 shembuj (nuk ndeshim asnjë rast në FSHSK1981 dhe RSEK 2005), me shkronjën X : 22 (nuk ndeshim asnjë shembull në FSHSK 1981), me Nj: 24 (nuk e ndeshim në FESH 1985 dhe në RSEK 2005), me Xh: 42 (nuk e ndeshim asnjë rast në RSEK 2005) dhe me shkronjën ZH: 50 (nuk e ndeshim asnjë shembull në FD 1976 dhe në FSHSK 1981) Me shkronjë Ll nistore ndeshim 44 shembuj, ku prijnë burimet kryesisht  nga Prishtina: FSHSK 1981: 9, ndërsa  RSEK 2006: 31 shembuj. Me shkronja të tjera kemi rritje numri. Ndërkaq nëse i shikojmë shifrat nga lart poshtë, duke filluar nga numri më i madh  sipas shkronjave nistore kemi këtë renditje: B: 1345, K: 1314, L: 1113,  M: 1066, P: 907,  ndërsa me shkronja të tjera numri i shembujve vjen gjithnjë duke u zvogluar.  Sa u përket zanoreve nistore prin shkronja A me 456 shembuj ndaj shkronjës O me  237 shembuj, kurse me zanoret e tjera nistore numri i shembujve është gjithnjë më i vogël.

Vëzhguesi i interesuar mund të vërejë edhe veçori të tjera të veçanta nga shifrat brenda secilit burim e përgjithësisht,  p.sh. për nga numri prin shkronja M në dy burime, FSHSK 1981: 160 dhe FD 2011: 177 shembuj. Mund të vërehen edhe veçori të tjera, sidomos brenda lëndës së çdo shkronje, veç e veç, por ne nuk po zgjatemi më shumë lidhur me këtë dukuri..

  

 

 B. TRAJTIMI I EMRAVE TË PËRVEÇËM GJEOGRAFIKË NË BURIMET

                  PËRKATËSE, ME THEKS SHUMËSI DHE SHQUARSIA E TYRE

 

Pas sqarimeve hyrëse lëndën  në shqyrtim do ta trajtojmë në katër  nënkrerë:

së pari, disa çështje shumësi dhe shquarsie të emrave të përveçëm gjeografikë, në të dyja gjinitë,

së dyti, disa çështje shquarsie të njëjësit dhe të shumësit të emrave të përveçëm gjeografikë, në të dyja gjinitë.

së treti, shembuj pa shquarsi në të dyja gjinitë dhe shumësi i tyre,

së katërti, dy fjalë edhe për dy çështje të tjera ndërlidhur me shquarsisë së emrave të përveçëm gjeografikë  dhe

së pesti, përfundim ose konstatime përmbyllëse me theks të veçantat, që dalin nga analiza jonë.

 

 

 1. Çështje shumësi dhe shquarsie të emrave të

                      përveçëm gjeografikë

 

Siç mund të shihet nga titulli ne këtu vumë theksin në radhë të parë mbi veçoritë e përftimit të shumësit të emrave të përveçëm gjeografikë në gjuhën tonë, duke filluar nga nyjë-mbaresat e mirëfillta të shumësit: –E, -A, -Ë, sipas dy gjinive.

.

                    a.  Disa emra ose shembuj konkretë me prejardhje të huaj e vendëse

                                           me –E fundore shumësi

 

Në dy pjesët e mëparshme të këtij punimi është konstatuar se te shumica e emrave femërore fundorja -E e shumësit konsiderohet si formant zero, (tipi: lul/e-ja lule-t, del/e, delja delet etj), ndërsa tek emrat mashkullorë që në njëjës mbulonin koncepte abstrakte ose koncepte vendesh (tipi: kuptim-i kuptime-t; mal/i male/t), dilte si mbaresë e mirëfilltë shumësi e specifikuar kryesisht për shumësin e emrave të tillë, tashti me gjini gramatikore të konvertuar në femërore,  por nuk  përjashtohej fakti që edhe kjo mbaresë të shërbejë edhe  për ndonjë pluraliatantum të nënfushave të tjera semantike.

Në të vërtetë, me mbaresën ose fundoren –E në trajtën e shumësit të pashquar e të shquar dalin disa emra të përveçëm gjeografikë, të cilët sipas prejardhjes i merenduam në dy grupe:

së pari, emra të përveçëm gjeografikë me prejardhje të huaj të përftuar ose që i janë imponuar gjuhës shqipe si pluraliatantume dhe

së dyti, do të bëjmë fjalë rreth përftimit ose formëzimit të shumësit të emrave gjeografikë me prejardhje vendëse, njëjës e shumës, pa e përjashtuar edhe ndonjë pluralitantum të trashëguar. 

 

                    1)  Shembuj pluriatantumesh me -e/t fundore me prejardhje të huaj

 

Abrucet, Aleutine-t, Alpe-t (Alpet Dinarike, Alpet e Evropës, Alpet e Shqipërisë), Ande-t, Antile-t (Antilet e Mëdha, Antilet e Vogla), Apalashe-t, Apenine-t, Ardene-t,  Asturie-t, Azore-t, Baleare-t, Bermude-t, Dardanele-t, Emirat-et (Emëratet e Bashkuara Arabe), Filipine-t, Hebride-t, Kanarie-t, Karpate-t, Komore-t, Kordiliere-t,  Malgashe-t, Maldive-t, Malvine-t, Marbore-t,  Moluket,  Peskadore-t, Rodope-t, Termopile-t, Vozhe-t.

 

Siç po shihet emrat e tillë të regjistruar në burimet përkatëse normëzuese kapin shumën  prej 35 shembujsh, prej tyre 29 janë njëfjalësha dhe 6 dalin togfjalësha. S’do mend se këto fjalë-terma si në gjuhë të huaja edhe në shqipe mbulojnë koncepte shumësie, ku nënkuptohen disa ose gjithsesi më shumë se dy objekte (shtete, ishuj, (varg)male, vedbanime etj.) që në gjuhën dhënëse ose atë origjinale tema fjalëformuese e njëjësit, sigurisht ka kuptimin e vet që motivon shumësin, ndërsa në gjuhën tonë mungon një motivim i tillë, atëherë shtrohet pyetja:

Pse në shqipe u përvetësua kjo mënyrë fjalëformuese që emrat në fjalë e bëjnë shumësin me –E-në femërorëzuese e jo me –A, Ë ose në ndonjë mënyrë tjetër? 

 

Pasi shpjegimi rreth një imponimi ose përftimi të tillë, me sa dimë, mungon në burimet tona përkatëse, andaj themi se kjo çështje mbetet e hapur. Mbetet e hapur, vetëm pse nuk e ndeshim të sqaruar gjëkundi, edhe pse është e vërtetë se ky fenomen nuk është krejtësisht në disharmoni me strukturën e përftimit të shumësit të emrave gjeografikë të trashëguar të shqipes, ngase siç do të shohim më poshtë në raportin përftues njëjës/shumës e ndeshim të përligjur një mënyrë të tillë shumësformuese në një mori emrash konkretë gjeografikë e jogjeografikë me prejardhje vendëse e të huaj, siç do ta shohim në pikën vijuese.

 

                     2)  Shembuj  shumësi emrash gjeografikë me burim vendës

                                                          me mbaresën –E

 

            Emrat gjeografikë me burim vendës me mbaresën –E shumësi e ndeshin edhe si njëfjalësha dhe si togfjalësha.

 

a) Shembuj njëfjalësha:  

Brigje-t, Gërrugjet,  Kazane-t, Kroje-t, Liqethet, Livadhet, Malgjashe-t, Maroke-t, Mëholet, Pille-t, Moçale-t, Sejshele-t, Sogje-t, Sopolet, Sosguret, Tëlamet, Tikole-t, Treporte-t, Vakëfe-t, Valet, Vorret, Vasijet, Zaje-t etj.

b) Shembuj togfjalësha:

Burimet e Zes, Çairet e Bota, Faqet e Shallvareve, Grykë-Çaje-t, Liqenet e Plitvicës, Liqenet e Mëdha, Luadhet e Bashkë, Kordhelet e Mërcëqit Liqenet e Valamarës, Leqet e Hotit, Livadhet e Hamzit, Livadhet e Linosit, Livadhet e Shakujve, Luadhet e Çelos, Lugjet e Verdha, Malet e Gegëve, Malet Ballkan, Malet Shkëmbore, Malet Dinarike, Moqalet e Bashkë, Puset e Hithit, Puset e Rupës, Puset e Shlegut, Puset e Zez, Rrepet e Ismail Qemalit, Sopet e Lakrave, Stanet e Kulmes, Sharrat e Stërblevës,  Sheshet e Bukura,  Sheshet e Bulqizës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Varret e Krushqve, Vorret e Vrame, e ndonjë tjetër:

 

Në të vërtetë, hiq disa shembuj, sot për sot, me temë të paqartë motivuese, te shumica  e shembujve me prejardhje vendëse njëjësi i emrit përkatës motivon shumësin, i cili paraqet nocion shumësie të objekteve sipas temës së cekur prodhuese të emrit të përgjithshëm përkatës, si:

burim-i burime-t, breg-u brigje-t, liqen-i liqene-t, luadh-i luadhe-t ose livadh-i livadhe-t, kazan-i kazane-t, kordhel-i kordhele-t, lak-u leqe-t, lug-u lugje-t, mal-i male-t, pus-i puse-t, stan-i stane-t, vakëf-i vakëfe-t, varr-i varret, zall-i zaje-t   etj.

           

Të vihet re gjithashtu fakti se të gjithë shembujt në numrin njëjës janë të gjinisë gramatikore mashkullore, ndërsa në shumës duke marrë mbaresën –E konvertohen në gjininë gramatikore femërore dhe se kjo dukuri nuk është e re as e panjohur në historinë e gjuhës sonë dhe aktualisht.

Gjithashtu është e vërtetë se po këtë rrugë formëzimi e patën ndjekur dhe po ndjekin edhe emra të përgjithshëm të huazuar, qoftë tashmë të përvetësuar, qoftë të rishtimponuar si ndërkombëtarizma, njëjës e shumës, me kuptimësi vendi ose objekti përkatës si:

hotel-i hotele-t, kontinent-i kontinte-t, konvikt-i konvikte-t, planet-i planete-t, stacion-i stacione-t,  oqean-i oqeane-t, pol-i pol-et etj,

shembuj këta që përkojnë me shembujt burimorë të shqipes që u trajtuan më sipër që njëjësi i emrave të gjinisë mashkullore gramatikore mbi temën fjalëformuese bazë në shumës merr mbaresën –E dhe kështu shembujt e tillë konvertohen në gjininë gramatikore femërore.

Është e vërtetë, gjithashtu, siç e kemi vërejtur ne edhe në pjesën e parë të këtij punimi se në shqipe, edhe pse në numër të kufizuar dhe pa model, dalin, si me thënë, të shpifur edhe disa emra  pluraliatantume me -E fundore në temë, me të cilët emërtohen kryesisht nocione të gjësendeve konkrete, si p.sh.:

bakëre-t, hime-t. e agrume-t, madje edhe ndonjë specie nga bota bimore, si ahishte-t, ahore-t, akantore-t, arrore-t, ashoret, bishtje-t, bledhore-t, farishte-t,                 callohe-t,  linace-t, pagredhore-t, selviore-t, zgimocete-t,

e  ndonjë tjetër, shembuj këta, të cilët zgjojnë interes, sepse në përbërje të nocionit të tyre, në shumicën e rasteve e kanë të pranishëm edhe konceptin e vendit të kultivimit ose të ndodhjes së sendeve a të objekteve të tilla.

Edhe pse ka vend edhe për përimtime të tjera rreth kësaj teme ne nuk po zgjatemi më shumë këtu, por gjithsesi ngulmojmë që pyetja e shtruar më sipër, kërkon sqarim nga standardologët tanë, sepse aktualisht po dalin çështje të diskutueshme rreth kësaj dukurie, madje, ndodh që nga disa raste të reja imponuese të preken pa nevojë edhe rastet e vjetra tashmë të stabilizuara fort në shqipen standarde, siç është edhe drejtshkrimi i stabilizuar  shembujve të mësipërm.

 

   b. Disa emra konkretë  të përveçëm  gjeografikë

                       me –A fundore shumësi

 

Në të vërtetë, si emër pluralitantum me burim të huaj që shumësin e bën me fundoren –A në gjuhën shqipe, në të gjitha burimet që konsultuam ndeshëm shembullin Madeira-t  (FD 2011) dhe shembullin Tatra-t (vargmale). Rasti i parë Madeira-t, në FSHSK 1981 del pa shquarsi shumësi Madeira, ndërsa i dytë Tatra-t nuk del i diskutueshëm për trajtën e shumësit të shquar që e mban, por del  i diskutueshëm për gjininë dhe numrin, sepse në FD 1976 e burime të tjera del vetëm në shumës dhe me treguesin e gjinisë femërore, kurse në FD 2011, për çudi!, del në numrin njëjës dhe me shenjën e emrit mashkullor. E thamë për çudi, ngase nuk dimë arsyen:

së pari, pse ndodhi një ndryshim i tillë numri e gjinie? 

së dyti, nuk dimë se me cilën gjini (femërore, mashkullore apo asnjanëse) nga origjinali i është imponuar shqipes ky emër?

së treti,  është imponuar me nocion shumësi apo njëjësi?

së katërti, ka pasur ndonjë arsye tjetër, për një ndërrim të tillë numri e gjinie, apo jo?

Ç’është e vërteta, ne nuk e shohim të arsyeshme kalimin e emrit të gjinisë femërore gramatikore nga tipi i emrit kodër-ra kodra-t në emër të gjinisë mashkullore të tipit: teat/ër teatri teatra-t, kur dihet se mbaresa –A del si formant i specializuar i shumësit të emrave të gjinisë femërore të përgjithshëm e të përveçëm, por njëherazi po ky formant del i përligjur në shumës edhe për një mori emrash të përveçëm të gjinisë mashkullore, kryesisht për nocione të gjësendeve konkrete, por edhe për emra vendesh.

            Ja disa shembuj vetëm në shumës me burim vendës, në të dyja gjinitë, që e dëshmojnë konstatimin tonë:

a) Shembuj njëfjalësha:

Bishnat, Currila-t, Fundërzat, Galinat, Gropëzat, Gjipogat, Koritat, Kservat, Lirishta-t, Lojçobanka-t, Meshnat, Ndërmajnat, Plepa-t, Plerinat, Ravnat, Rranxat, Rrëgjinat, Selca-t, Shenjëzat, Vatrat, Vathnat, Vilat, Votucat, Zhakat.

 

b) Shembuj togfjalësha:

Arat e Gjata Brezat e Bocit, Buronjat e Kuçit, Dalxhat e Gjergjovës, Dhomat e

Shkrelit, Gropat e Buallit, Gropat e Mullirit, Gropat e Pirit, Gropat e Ujkut,  Grykat e Hapëta, Gurrat e Shënmërisë, Gurrat e Zeza. Hurdhanat e Viroit, Hurdhat e Dojçi, Hurdhat e Shkallës, Kodrat e Bilbilit, Kodrat e Przës, Kodrat e  Shtufit, Kodrat e Yzberishit, Koritat e Dobërdolit, Kulat e Gjergjevicës, Plepat e Suropollit, Qukat e Gashit, Rrasat e Dedajve, Rrasat e Fikut, Rripat e Shëllirës,  Sukat e Luarzit, Sukat e Vezirit, Shpellat e Velçës, Vathnajt e Taflikës, Vijat e  Lymit,  e ndonjë tjetër.

 

Pra, është e vërtetë, siç u konstatua pak më parë, se përveç emrave femërorë, mbaresa e shumësit –A shërben edhe për shumësin e një numri të konsiderueshëm të emrave mashkullorë, të cilët zakonisht shprehin nocione të gjësendeve konkrete, por edhe nocione vendesh, si b f. lis-i lisa-t,  plis-i plisat, plep-i plepat, rrip-i rripat etj., të cilët, siç e pamë më sipër, dalin të konvertuar, sipas nevoje, edhe me nocion vendi, përkatësisht edhe si emra të përveçëm vendi, si Te Lisat, Te Plepat, madje edhe Te Rripat (e malit) etj. por nuk janë aq prodhimtarë sa emrat mbi bazë të gjinisë femërore gramatikore.

Sidoqoftë, për ndërrimin e trajtës gjinisore gramatikore të emrit Tatra-t lypset sqarim, apo jo?.

 

c. Raste emrash gjeografikë vendës që shumësin e bëjnë me mbaresën -Ë

 

 Është e vërtetë se shumësi e disa emrave të përveçëm vendesh vjen i trashëguar edhe me mbaresën –Ë, mirëpo kur është fjala te shumësi me këtë mbaresë, siç jemi shprehur në dy pjesët e mëpashme të këtij punimi, sidomos kur është fjala për emërtime të reja ky formant nuk del i rekomandueshëm, sepse kjo mbaresë del e specifikuar pothuajse tërësisht vetëm për emërtimin e shumësit të emrave të frymorëve të gjinisë mashkullore, megjithatë ka mbetur i trashëguar, siç u tha, edhe ndonjë emër gjeografik të gjinisë  femërore, që shumësin e bën me këtë formant, si::

Bjeshkët e Nemuna,  Bjeshkët e Oroshit,  Rrugët e Bardha ....

Por edhe të gjinisë mashkullore që nuk janë frymorë, si:

Gurët e Spiljes, Gurët e Bardhë, Rrathët e Fluturave, Ujët e ftohtë, Ujët e Zi  e ndonjë tjetër

            Sidoqoftë, për ne pos rasteve të trashëguara, të ngulitur me kohë, siç janë shembujt më sipër, nuk është e pëlqyeshme që shumësi i emrave gjeografikë të formohet me këtë mbaresë, as për emra të huazuar, e aq më tepër për ata me burim vendës, për arsyet që u cekën paksa këtu, por që janë dhënë më gjerësisht në dy pjesët e mëparshme të këtij punimi.

Së këtejmi, sipas nesh, trajtat e tilla të shumësit të shpifura me –Ë fundore, siç dalin shembujt: Sudetët (FSHS 1984), Dinarikë-t në FSHSK 1981, dhe jo me E,  Dinarike-t ose Malet Dinarike, siç del në FSHS 1984, ose Sudete-t, konsiderohen jo vetëm të papranueshme, por mund të quhen edhe lajthitje jo të lehta.

Gjithashtu ne i quajmë  të diskutueshme edhe disa raste me -i  ose –ie fundore e jo me –e/t siç është rasti: Asturie-t, krahinë kjo kodrinore e Spanjës, shembull ky, i cili    FD 1976  del në këtë trajtë Asturie-t, në FSHSK 1981 nuk ceket fare, kurse në FSHS, 1984 dhe FD 2011 del në numrin njëjës, Asturi-a, që për ne një ndryshim i tillë numrit del jo i padiskutueshëm ose del jo shumë i arsyeshëm dhe njëherazi del shumë e diskutueshme edhe trajta e një emërvendi tjetër me –i fundore, siç është shembulli Brioni, (grup ishujsh në Kroaci), i shënuar kështu në  FD 2011 e jo Brione-t, siç del në FSHSK 1981.

Po sqarojmë paksa.Trajta Brioni është trajtë shumësi e gjuhën serbokroate, ngase   në serbishte e kroatishte shumësi i emrave të tillë gjeografikë zakonisht bëhet me –I fundore, si: Alpi, Dardaneli, Sudeti andaj edhe Brioni etj. që në shqipe, siç e pamë nga mjaft shembuj më parë, mjaft natyrshëm, del barasvlerësi me trajtën e/t fundore, i formëzuar kështu qëmoti (Alpet, Dardanelet, Sudetet). Së këtejmi pra, trajta Brione-t, është trajta më e pranueshme, e cila  po  kështu  del e shënuar në FSHSK 1981.

Sidoqoftë, standardologët tanë duhet t’i kenë parasysh këta argumenta, para se të bëjnë ose të ta bekojnë ndonjë huazim tranfer, njëjës e shumës, nga gjuhët e huaja., me fundoren a mbaresën përkatëse.

 

Siç mund të shihet deri këtu në këtë nënkrye bëmë fjalë kryesisht për shumësin e emrave përkatës, të ndërlidhur me shquarsinë si dhe njëjësin eventual të emrit përkatës, sepse si të tillë në trajtën e shumësit i janë imponuar shqipes që më parë, ndërkaq në nënkreun vijues do të bëjmë fjalë për shquarsinë e emrave njëjës gjeografikë të ndërlidhur me shquarsinë dhe shumësin, pra theksi i analizës sonë tashti bie te shquarsia: njëjës/shumës. 

 

 

    2. Çështje shquarsie NJËJËSI  dhe shumësi tek emrat

                        e përveçëm gjeografikë

 

Kur është fjala për çështje shquarsie, s’do mend  se numërikisht emrat e përveçëm gjeografikë të numrit njëjës mbizotërojnë bindshëm ndaj numrit shumës, ngase nga secili emër njëjës kuptohet në rast nevoje mund të formësohet shumësi. Sidoqoftë, shembujt e numrit njëjës, qoftë të përgjithshëm ose të përveçëm, shquhen me treguesit e rregullt përkatësisht, –a ose –ja të gjinisë femërore dhe –i ose –u të gjinisë mashkullore, por, siç do të shohim, janë edhe disa raste të ngurosura ose pa treguesin e shquarsisë, të cilat do t’i shqyrtojmë si nëntitull të veçantë brenda këtij nënkreu..

Tani, po fillojmë së konsultuari shquarsinë tek shembujt  njëfjalësha  të dy gjinive dhe lidhur me këtë kemi bërë njëfarë seleksionimi të çështjeve.duke vënë në pah  vetëm ato trajta, të cilat, për mendimin tonë, zgjojnë interes, d.m.th. dallohen për ndonjë veçori.

 

 

       (1)  TRAJTIMI I SHEMBUJVE ME SHQUARSI NJËJËSI

                           TË GJINISË FEMËRORE

 

Siç bëmë në pjesën e parë të këtij punimi edhe këtu shembujt e emrave të përveçëm gjeografikë të gjinisë femërore po i trajtojmë në disa pika:

 

a)      Varianti  I,  implikimi:  /ë-A 

 

Po fillojmë me grupin e emravet më prodhimtarë të gjinisë femërore, të cilët në njëjësin e pashquar marrin –Ë fundore, ndërsa në të shquarën nyjë-mbaresën -A, tipi nën/ë-a, bot/ë-a, tok/ë-a, prodhimtari kjo që shprehet edhe tek emrat e përveçëm gjeografikë të numrit njëjës të këtij tipi, si b.f.: Nëna e Atdheut, Bota shqiptare, Toka (planet), Toka jonë (vepër). Kështu në FD 1976 ndeshim afro 200 shembuj të tillë dhe sa për ilustrim po i japim disa shembuj emrash gjeografikë njëfjalësha të thjeshtë dhe pastaj po njëfjalësha, dygjymtyrësh, me vizë lidhëse:

 

1) Shembuj me -/ë-a:  

   a. Shembuj njëfjalësha:

Prishtin/ë-a, Lisnajë-a, Europ/ë-a, Afrik/ë-a, Athin/ë-a, Dardhishtë-a, Bosnj/ë-a

 Holand/ë-a,  Kavaj/ë-a, Kamenicë-a, Kosovë-a, Nicë-a, Cërnicë, Odesë-a etj

   b. Shembuj  njëfjalësha (dygjymtyrësh) me vizën lidhëse

Adis-Abeb/ë-a, Alma-At/ë-a, Alsas-Loren/ë.-a, , Kosta-Rik/ë-, Reç-e-Dardhë-a, Sri-Lank/ë-a, Shën-Elen/ë-a etj. :

 

2)  Shembuj me fundore-prapashtesën përkatëse: -ËR, -ËL, -ËN

                                        me Ë të paqëndrueshme

   a. me /ër-ra:

Ak/ër-ra, Shkod/ër-ra, Mallakast/ër-ra, Kod/ër-ra, Dib/ër-ra, Had/ër-ra, Gjirokat/ër-ra,  Bat/ër-ra , Librazhd-Qend/ër-ra, Lezd/ër-ra, Sav/ër-ra, Sumat/ër –ra, Shilbat/ër-ra, Shulbatër-ra, Vulistër-ra, Zvicër-ra etj. 

   b.  me /ël-la:

            Kok/ël-la,  Nik/ël-la, Pav/ël-la, Stud/ël-la, Treb/ël-la, e ndonjë tjetër.

   c.  me -ën – na:

Freg/ën-na, Qidh/ën-na, Fushë-Qidh/ën-na, Lis/ën-na, Lus/ën-na, Kllogjën-na, Thek/ën-na, Todh/ën-na,Vllah/ën-na, e ndonjë tjetër

 3)   Shembuj me ëz-a, me Ë të qëndrueshme:

     Ballëz-a, Arrëz-a, Bletëz-a, Çukëz-a, Derëz-a,  Dorëz-a,  Furkëz-a, Fushë-Rrugëz-

     a, Fushë-Arrëz-a    Krekëz-a, Fushshtrugëz-a,  Portëz-a, Selitëz-a, Sopëz-a,

    Pelëz-a, Mblerëz-a, Marinëz-a, Sejmenëz-a, Senëz-a, Selitëz-a, Ndërmjetëz-a ,

    Sheqëz-a etj.

 

    Shumësi  i të gjithë shembujve të tillë  bëhet  mbi bazë të  njëjësit të shquar me A fundore, tipi: 

Prishtina-t, Lisnaja-t, Kodra-t, Dibra-t, Kokëla-t, Shën-Elena-t, Reçdardha-t etj. 

Vetëm te shembujt e pikës 3) Arrëz Arrëza Arrëza-t në njëjësin e shquar dhe në shumës, në të dyja trajtat, nuk zhduket zanorja  Ë para konsonantit fundor.

 

b) Varianti II, implikimi: /i-A

 

Shembujt me implikimin /i-a për nga numri i emrave të përveçëm të gjinisë femërore zënë vend të konsiderueshëm edhe emrat me –I fundore në trajtën e pashquar dhe në të shquarën njëjës që marrin nyjëmbaresën –A, tipi: shtëpi-a, kuvli-a, kuti-a. Kështu në RD 1976 numri i emrave të përveçëm gjeograsfikë i këtij tipi  i afrohet 100-shit.

Po i japim sa për ilustrim disa shembuj njëfjalësha në të dyja versionet:

a. Shembuj njëfjalësha:

Guci-a, Shqipëri-a, Suedi-a, Çamëri-a, Itali-a, Greqi-a, Iliri-a Indi-a, Kudari-a  Senemeli-a, Tapi-a, Pagri-a,  Peshkopi-a, Peshkëpi-a, Revani-a, Skotini-a etj.

b. Shembuj njëfjalësh (dygjymtyrsha) me vizë lidhëse:

Austro-Hungari-a,  Zdrajsh-Veri-a, Trebisht-Çelebi-a, Rreth-Tapi-a, Fushë-Verri-a, Sen-Deni-a etj.

.

Shumësi  i tyre bëhet mbi trajtën e pashquar me –I fundore (d.m.th. me mbaresë zero) dhe nyjëmbaresën –TË: Guci-të, Fushë-Veri-të, ashtu siç del edhe shembulli i vetëm përfaqësues në numrin shumës në FSHS 1984: Inditë Perëndimore.

 

b)      Varianti III,  implikimi : /e -A  (-JA)

 

Po i trajtojmë edhe emrat femërorë njëjës sipas varianteve me -E fundore të patheksuar dhe të theksuar:

1. Shembuj me –E fundore të patheksuar, 4 nënvariante, ku –E-ja elidohet në njëjësin e shquar, por rishfaqet në shumës:

1) Shembuj me –E, të thjeshtë të patheksuar, e cila elidohet në njëjësin e shquar në të dyja nënvariantet:

       a.  Atixh/e-ja, Firenc/e-ja, Frunz/e –ja, Oden/e-ja Triest/e-ja, Krasniq/e-ja,

Maliz/e-ja, Zair/e-ja; Xibër-Mariz/e-ja, Fushë-Lugj/e-ja

       b. Aledin/e –ia, Ballbane- ia, Xibër-Han/e –ia, Mezin/e-ia, Tanarain/e-ia, Tejdrin/e-ia (*)-  shembuj  shquhen me -ia  (nga -ja) për arsye shkronjore, ngase në trajtën e shquar kur bie E ja e paqëndrueshme dhe tani si fundore mbetet -n+j/ andaj j-ja shndërohet shkrimisht në –i:  n/ia, siç thuhet, për mos me u lexue fundorja  –nj+a(!).

2) Shembuj me –j/e-a:. 

Barje-/a, Bresj/e-a, Cerj/e-a Kamj/e-a, Krutj/e –a,  Kastilj/e-a, Pulj/e-a,  Sevilj/e-a, Sofj/e-a, Shtimj/e-a, Asllan-Bej/e-a, Beznj/e-a, Dautbj/e-a, Domj/e-a, Starj/e-a, Shadhj/e-a etj.

3) Shembuj me -ij/E –a

Çastij/e-a, Fliballij/e-a, Rumij/e-a, Bozanxhij/e-a, Çizmelij/e-a, Hasmallij/e-a, Kakavij/e-a, Kosturlij/e-a, Muradi/je-a, Nahij/e-a, Ngrançij/e-a, Olij/e-a!, Pallçij/e-a, Rabij/e-a, Ruzhdij/e-a, Rrancij/e, Sulejmanij/e-a, Xherij/e-a etj.

4) Shembuj me ie

Dreni/e-a, Istri/e-a, Kazi/e-a Kavani/e-a, Valenci/e-a, Veneci/e-a, Zambi/e-a, Fushë-Ali/e-a.

       2. Shembuj me -E fundore të theksuar, ku E-ja nuk elidohet as në njësin e shquar  dhe kuptohet nuk elidohet as në shumës.

    a.  Shembuj njëfjalësha:

Edrene-ja, Eube-ja, Guine-ja,  Eritre-ja, Edrene-ja, Huanhe-ja, Hale-ja, Jance-ja,  Kale-ja, Kore-ja, Krime-ja,, Lome-ja, More-ja, Zale-ja etj Myzeqe-ja  Jance-ja.

   b.  Shembuj njëfjalësha (dygjymtyrësh) me vizë lidhëse

Pa-dë-Kole-ja, Jan-Hoze-ja etj.  

 

Sa i përket njëjësit të shquar, siç po shihet nga shembujt konkretë, vetëm varianti i parë merr nyjën shquese -JA, tri variantet e tjera marrin –A, sepse dy nënvariantet e para J-në e kanë pjesë të temës, ndërsa varianti i tretë nuk e ka, mirëpo meqë tek të gjitha nënvariantet –E-ja fundore del e eliduar, atëherë tema e këtij varianti mbetet me fundoren –i dhe kështu lidhur me shquarsinë e njëjësit të këtij grupi vlen rregulla si të shembujr që u trajtuan më sipër,  tipi  me –I fundore: Malësi-a, së këtejmi, njëjësi i shquar i ketij grupi del po në atë trajtë Veneci-a, mirëpo meqë shumësi tek të gjitha variantet me –E fundore del me mbaresë zero, atëherë shumësi duhet të respektohet për të gjitha variantet me –E/T fundore, p.sh.: Atixhe-t, Aledine-t, Barje-t, Çastije-t, Venecie-t. Ndërkaq te shembujt nga pika b) me E- fundore të theksuar, E-ja nuk elidohet dhe shumësi bëhet po mbi temë zero, por nyja shquese, për arsye të zanores fundore të theksuar, del –TË;  Kale-të, Jan-Hozetë, e kështu me radhë.

 

ç) Varianti IV, implikimi: /o/JA

 

 Edhe shembuje e mrave të përveçëm gjeografikë me –O fundore i ndajmë në dy grupe:

a) Shembuj njëfjalësha të thjeshtë:

Ajaçio-ja, Bilbao-ja , Bërneo-ja,  Çikago-ja,  Driano-ja, Qiproja, Togo-ja, Tokio- ja,

Ibro-ja, Llongo-ja, Morro-ja, Kalloruto-ja, Vallto-ja, Sorrento-ja, Nordo-ja,  Bleçiço-ja, Borneo-ja, Bufalo-ja, Buloja, Bureto-ja, Cindao-ja, Drino-ja, Ebro-ja, Kajro-ja, Fontenëblo-ja, Katanxaro-ja, Kolombo-ja, Kioto-ja, Lezoto-ja, Losio-ja, Mogadisho-ja, Monako-ja, Montekarlo-ja, Montevideo-ja, Ontario-ja, Orinoko-ja, Oslo-ja, Otranto-ja, Po-ja,  Qipro-ja, Rapalo-ja,  Santiago-ja etj

b) Shembuj  njëfjalësha (dygjymtyrësh) me vizël lidhëse: 

Porto-Novo-ja, Porto-Riko-ja, Rio-de-Zhanerjo-ja, Port-Novo-ja, San- Francisko-ja, San-Marino-ja, San-Paulo-ja, Santo-Domingo-ja, Trunidad-e-Tobago-ja,. Rreth-Koço-ja, Radistinë-Fasko-ja.etj.

 

Të gjithë emrat me –o fundore shquarsinë e bëjnë me formantin –JA dhe shumësi  i tyre bëhet me mbaresë zero ose mbi bazë të njëjësit të pashquar: Porto-Riko-ja Porto-Riko-t ose Portorikoja Portoriko-t, San-Francisko-ja San Francisko-t. ose Sanfracisko-t etj.

c)      Varianti V,  implikimi: /u-JA

 

Ndeshim edhe  shembuj emrash të përveçëm gjeografikë me -U fundore:

Baku-ja, Çendu-ja, Gonsu-ja, Honolulu-ja, Honshu –ja, Katmandu-ja, Kiamuja, Kiansu-ja, Kiushu-ja, Peru-ja.

Edhe shumësi i këtyre shembujve bëhet me mbaresë zero ose mbi bazë të njëjësit të pashquarsi Baku- Baku-të etj.

 

dh) Varianti VI,  implikimi: /a/JA

 

Ndeshim, gjithashtu edhe disa  shembuj emrash të përveçëm gjeografikë me fundoren –A të theksuar, si:

Ankara-ja, Asmara-ja, Çanakala-ja, Kanada-ja, Karavasta-ja, Panama-ja etj.

 

Në shqipe shumësi i tyre bëhet me mbaresë zero ose mbi bazë të trajtës së njëjësit të pashquar  me nyjë-mbaresën –të: si: Ankara-ja Ankara-të,  e kështu me radhë. 

 

               Sipërmbyllje:

 

Pra, të gjitha variantet me –ë/a, d.m.th. me Ë të paqëndrueshme shumësin e bëjnë  me mbaresën –A ose mbi bazë të trajtës së njëjësit të shquar, madje po ashtu e bëjnë shumësin edhe rastet me ËZ/a, ngase ë-ja del e qëndrueshme. Ndërkaq të gjitha variantet e tjera  me  -i, -e (me nënvariante) dhe me -o, -u në temë shumësin e bëjnë me mbaresë zero ose mbi trajtën e njëjësit të pashquar. Natyrisht varësisht nga theksi i zanores fundore shumësi i shquar bëhet me –T ose me –TË.

 

  

     (2) TRAJTIMI I SHEMBUJVE ME SHQUARSI NJËJËSI

                    TË GJINISË MASHKULLORE

 

Siç e kemi trajtuar në pjesën e dytë të këtij punimi shumësi dhe shquarsia tek emrat e përgjithshëm të gjinisë mashkullore paraqitej mjaft komplekse, madje në këtë ndërlikueshmëri, sipas nesh, e rëndojnë qartësinë edhe disa çështje jo të studiuara sa duhet në gjuhën tonë. Sidoqoftë, të shohim tani se si reflektohet kjo ndërlikueshmëri te emrat e përveçëm gjeografikë të gjinisë mashkullore:

 

së pari, po i trajtojmë emrat e përveçëm gjeografikë me zanore-fundore në temë,

së dyti, shembuj me bashkëtingëllore në temë që shumësin e bëjnë duke marrë

 mbaresat e mirëfillta shumësi  –E, -A ose –Ë, dhe

  treti, shembuj të emrave të përveçëm gjeografikë me tog-fundoret përkatëse:

 

  a) Shembuj me zanore-fundore në temë

 

1) Me fundoren –I dhe me nyjëmbaresën –U, në njësin e shquar:

            Dhërmi-u, Begzi-u, Mëzi-u, Kryezi-u, Puhëri-u, Dedali-u, Kubaslli-u, Kudëlli-u,       Shëndëlli-u, Lunëzi-u, Talli-u, Shëlli-u, Malzi-u, Kullaxhi-u, Kosturli-u, Sunezi-u 2) Me fundore-zanoren -E dhe nyjë-mbaresën –U:

            Egje-u, Mesdhe-u, Ndre-u, Pire-u, She-u, Shëndre-u.

3) Me fundore – zanoren –O (ua/ue) dhe nyjë-mbaresën –I (–OI):

a) Llutro-i, Omlo-i, Kreshmo-i, Qeparo-i,  Vergo-i, Gjo-i, Hamallo-i, Plakoto-i;

    Zago-i , Stavro-i, Stogo-i,  Viro-i

b) Jar/ua-oi, Mëlc/u’-oi, Os/ua-oi, Përr/ua/ue-oi, Sen/ua-oi, Stavr/ua-oi,  Kat/ua-oi, Nis/ua- oi, Pill/ua-oi, Varik/ua-oi, Vir/ua-oi, Kr/ua/ue-oi, Marmir/ua-oi, G/ua-oi,     Palm/ua-oi, Zog/ua-oi, Sht/ua/ue –oi, Kodër-Babr/ue-oi

4) Me fundore-zanoren  -A dhe nyjë-mbaresën I:

            Barçalla-i, Shata-i,  Grivina-i, Ferndella-i,  Hajdaraga-i, Kanata-i. Llogora-i,

5) Me fundore-zanoren –A dhe nyjëmbaresën –U:

            Miliska-u, Va-u.

 

Shumësi i shembujve të 5 pikave të mësipërme bëhet me mbaresë zero, duke u  mbështetur në trajtën e njëjësit të pashquar, sipas emrave të tipave përkatës: me –I fundore: si b.f.: (dy) Begzi-të,  me –e fundore (dy) Mesdhe-të,  me O fundore (dy) Qeparo-t, .me UA fundore; dy Varikua-t,  me A fundore: dy Baçalla-të, (dy) Miliska-të, e kështu me radhë.

 

Siç po shihet vetëm nënvarianti me O, përkatësisht me –UA/UE shumësin e shquar me bënë me –T, por edhe shembuj  e fundit me –UA priren me kalue si nënvarianti me –O në temë, madje poqese emrat e tillë shënohen me –O fundore në temë në gjuhën e shkrimit të sotëm, për mendimin tonë, nuk duhen qortuar, përkundrazi duhet përkrahur një prirje të tillë.

 

 

         b) Shembuj me bashkëtingëllore fundore në temë

 

 Kemi të bëjmë me raste që njëjësin e shquar e bëjnë me nyjëmbaresën –I ose U

                       

1) Shembuj me nyjëmbaren –i

 

a. njëfjalësha pa vizën lidhëse

Brat-i, Berlin-i, Beograd-i, Burrel-i, Berat-i, Fan-i, Gjilan-i, Prizren-i, Permet-i Shklëlzen-i, Shkup-i, Tomor-i etj.

 

b. njëfjalësha  (dygjymtyrësh) me vizën lidhëse

Baba-el-Mandeb-i, Dar-es-Salam-i, Il-dë-Frans-i Klos-Katundi-i,Lorenko-Markes-i, Nikaj-Mertur-i, Pirl-Harbor-i, Pnom-Pen-i, Port-Luis-i, Novi-Sad-i, Nju-Jork-u, Nju-Orleans-i, Port-o-Prens-i, Port-Said-i, San-Huan-i, San-Martin-i, San-Sebastian-i, Sen-Gotard-i, Sen-Luis-i Shën-Naum-i, Shlesvig-Holshtejn-i, Tel-Aviv-i, Tien-Shan-i etj.

 

Shumësi i shembujve të tillë në të dyja versionet bëhet me nyjëmbaresën –A/T, si: (dy) Berlina-t, Port-Saida-t (!), e kështu me radhë.

P.sh.:               

Nuk i kemi dy Port-Saida as dy Luan-Prapanga. Trajta e shumësit të shquar dihet me –t fundore: (dy) Port-Saida/t.

 

                  2) Shembuj me nyjëmbaresën –U

 

a) njëfjalësha, pa vizën lidhëse

Brandenburg-u, Dubrovnuk-u, Isbruk-u, Irkutsk-u, Istog-u, Koplik-u,

Magdeburg-u, Magnitogorsk-u, u Timok-u, Çaçak-u, Hamburg-u etj.

b) njëfjalësha me vizën lidhëse:

 Baden-Vyrtemberg-u, Luang-Prapang-u  etj.

 

Shumësi i tyre në kontekste të caktuara mbështur në trajtën e pashquar d.m.th. bëhet me mbaresë zero dhe merr nyjëmbaresën –A-T.

Për mendimin tonë kjo zgjidhje (shumësi me –A/T)), për të dyja pikat 1) dhe 2) s’do alternativë, duhet të përforcohet dhe të rekomandohet nga standardologët tanë.

Në të vërtetë, emrat e përveçëm të toponimeve që në trajtën e shquar marrin nyjë-mbaresën –i  del në numër më të madh në krahasim me shembujt  me -k, -g, -h  fundore që shquhen me nyjëmbaresën –U. Lidhur me këtë po shtojmë sa për kërshëri se, me sa pamë, në  FD 1976 janë mbi 400 (433) shembuj me nyjëmbaresën –i, ndërsa me –u sillen rreth numrit 70. Edhe në burimet e tjera del përafërsisht po ky raport, po mund të jetë edhe më në favor të shembujve me nyjëmbaresën–I.

 

  c) Shembuj me tog-fundore në temë

 

Kur kemi për bazë qëndrueshmërinë e tog-fundores përkatëse shembujt i ndajmë në dy grupe:

- grupi i parë me zanore të qëndrueshme në temë me rastin e shquarsisë dhe

- grupi i dytë me zanoren Ë të paqëndrueshme në temë me rastin e shquarsisë

 

1) Shembuj me tog-fundoret me zanore të qëndrueshme në temë:

                  -ËS,  -ËZ, –AS, -AJ,  -EJ dhe -OJ

                          

1. Shembuj me fundoren -ËS

 

Me fundore-prapashtesën –ËS, e  cila del e specializuar për emërtimin e njerëzve sipas profesionit a veprimtarisë dalin vetëm disa emra të përveçëm gjeografikë, edhe pse ky formant nuk është pa traditë. Në burimet e konsultuara volëm vetëm këta shembuj:

Bathës-i, Bubës-i, Bujqës-i, Dardhës-i, Dorës-i, Durrës-i, Funerës-i, Gjerbës –i, Helmës-i, Pezë-Helmës-i, Krahës-i, Krapës-i, Kukës-i, Kudhës-i, Lëkurës-i, Qukës-i, Qukës-Skënderbeg-u, Qukës-Shkumbin-i, Romës-i, Shalës-i, Veshës-i Fushë-Arrës-i, Toshkës-i...

Mund të themi se kjo tog-fundore nuk del prodhimtare për këtë destinim shumësie, sa del me prodhimtari të natyrshme për formimin e emrave të mirëfilltë të njerëzve sipas veprimtarisë që në shumës del me  –I- anaptetike,(-i/T), tipi: nxënës nxënësit ose kudhës kudhësit, tingull anaptetik ky që në shumësin e emrave gjeograrfikë nuk del në përdorim, ngase emrat e përveçëm gjeografikë me ketë formant (-ËS) shumësin e bëjnë me nyjëmbaresën –A, si: Durrës Durrësi Durrësa-t, Kukës Kukësi Kukësa-t etj., po nëse një njeri bart (mban) mbiemrin Kukësi atëherë shumësi i tij mendojmë se më natyrshëm duhet me dalë me mbaresën -Ë Kukësët..

Po japim një shembull të mundshëm:

Të dy Kukësat (qëndrojnë në vendin ku janë bashkuar dy Drinat (Drini i Bardhë dhe Drini i Zi), ndërsa Kukësi i Vjetër pothuajse u pëmbyt, Kukësi i Ri rretheqark lulëzon, ndërkaq z. Elez Kukësi me Kukësët e tjerë sigurisht janë krenarë me mbiemrin e tyre familjar që e  bartin.

 

 2. Shembuj me fundoren –ËZ

 

Edhe pse siç e pamë  më sipër tog-fundoren -ËZ  e ndeshim të specifikuar për emrat e gjinisë femërore, ku del mjaft prodhimtar, megjithatë në burimet që konsultuam me këtë formant ndeshëm edhe disa semra të përveçëm gjeografikë në gjininë mashkullore, si:

Dorëz-i, Emëz-i, Kellëz-i, Kullëz-i, Shtepëz-i, Tashkëz-i, Muç-Mëmëz-i e ndonjë tjetër

Edhe shumësi i shembujve të tillë, në rast nevoje bëhet me nyjë-mbaresën –A:   Dorëza-t, Kullëza-t, e kështu me radhë.

 

3. Shembuj me  fundoren -AS

 

Shembujt me fundore-prapashtesën –AS, formant i specializuar ky, për emërtimin e njeriut sipas vendbanimit a prejardhjes, kanë ardhur gjithnjë duke u rritur edhe për emërtimin e emrave të përveçëm gjeografikë. Kështu, ndërsa në FD 1976 ndeshim vetëm këta emra të huazuar me fundoren –AS: Atlas-i, Burgas-i, Kanzas-i, Algjesinas-i, Karakas –i dhe në FSHSK 1981 përveç emrit të krahinës Has-i ndeshim edhe emra Parnas dhe Teksas, në FShS 1984 ndeshim këta emra të përveçëm gjeografikë, po tani  me burim vendës kryesisht me këtë  formant: (prapashtesë shqipe): 

 

Aranitas-i, Arras-i, Bargullas-i, Buçimas-i, Burimas-i, Dermena-i, Dukas-i, Lenias-i, Driths-i, Fikas-i, Grunjas-i, Lenias-i, Liqenas-i, Luaras-i, Lumalas-i, Lumas-i, Madras-i Maminas-i, Mamuras–i, Miras-i, Mollas-i, Parnas-i, Përrenjas-i, Remas-i,  Sheqeras-i, Shtyllas-i, Teksas-i, Tragjas-i, Valias-i.

 

Siç po shihet shumica  prej këtyre 29 shembujve janë përftime të reja me burim vendës . Kjo derë formëzimi ka hapur mundësi që edhe në RSEK 2006 po në këtë mënyrë janë pagëzuar rishtazi 28 fshatra në Kosovë:

Bjeshkas-i, Bregas-i (dy raste), Drenas-i, Drinas-i (3 raste), Dukas-i, Flamuras-i, Grykas-i (2 raste), Guras-i, Gurras-i, Gurkrypas-i, Iliras-i, Kështjellas-i, Kronas-i, Legjendas-i, Likenas-i, Lugas-i, Lumas-i, Llapias-i, Malas-i, Martiras-i, Mollas-i, Përpellas-i, Plepas-i, Rinas-i, Sukas-i, Uras-i, Vërrinas-i, Vilas-i.

Edhe pse ne kemi mendimin se është nxituar në përftimin e këtij formanti për emërtimin e vendbanimeve, ngase e konsiderojmë si formant të specializuar kryesisht për emërtimin e njerëzve sipas vendbanimit a prejardhjes, megjithatë nuk duhet t’i qortojmë. Nuk i qortojmë megjithatë ngase një dukuri e tillë nuk u shfaq së pari tek emrat e krijuar në Kosovë, ku nuk ekzistonte vërtet ndonjë fshat me emërtim të tillë e së këtejmi edhe ndonjë emërtim banori, por u shfaq  më parë në Shqipëri, fakt ky që nuk dëshmohet  nga burimet që konsultuam se ekzistonin emra me një formant të tillë, madje gjithsesi jo aq me shumicë edhe në Shqipëri, andaj afro 100 shembuj me -AS të regjistruar në EGJSH 2002 shumica konsiederohen shembuj të rishtuar, andaj emërtimet e tilla të krijuara me analogji me këtë fundore-prapashtesë, duhen pranuar si përftime të ligjshme, pasi ashtu tashmë i janë imponuar realitetit.

            Shumësi i këtyre në trajtën e pashquar del po kështu me –AS, me mbaresë zero,  ndërsa trajtat e shquara si emër i përveçëm vendi më natyrshëm të bëhet me –A/T  Po i shënojmë dy shembuj me kontekst të mundshëm:

1) Dy tre Drenasa bashkë, sot për sot, për nga madhësia nuk mund t’i afrohen hapësirës ku shtrihet Prishtina, apo jo?.

2) Po të ishin tre-katër (fshatra) Luarasa ose Gurasa bashkë, Luarasat e Gurasat e tillë mbase do të mund të  formonin qytete të mëdha, por sidoqoftë, Luarasat, Gurasat  e fantazuar sot për sot, mund të jenë vetëm si qytete të imagjinuara.

 

Sqarim .- Është e vërtetë se përftimet e tilla me –AS fundore kanë krijuar homonimi trishkallëse në numrin njëjës, ndërsa në shumësin e pashquar dhe atë të shquar dalin me formante të ndryshme dhe lidhur me këtë shih shembujt njëjës/shumës më poshtë:

1)  nj. drenas-i, guras-i, luaras-i // sh. drenasIT, gurasIT, luaras-IT –emra të përgjithshëm banorësh.

2)   nj. Drenas-i, Guras-i, Luaras-i  // sh. DrenasA/T,  GurasA/T, LuarasA/T – emra të përveçëm vendbanimesh.

3)   nj. Drenas-i, Guras-i, Luaras-i   //  sh. DrenasË/T, Guras-Ë/T, LuarasË/T – emra ose mbiemra të përveçëm njerëzish.

Për mendimin tonë zgjidhjet e mësipërme mbështetur në kontekstin dhe formantet e specifikuara sipas nënfushave semantike janë të qëndrueshme, andaj lypset respektuar edhe institucionalisht.

 

   4. Shembuj me fundoren -AJ

 

Edhe fundore-prapashtesën –AJ, e cila del e specializuar për formimin e emërtimeve të familjeve, ka gjetur zbatim edhe në emërtimin e emrave të përveçëm gjeografikë, madje numri i tyre, sipas burimeve që konsultuam analogjikisht ishte dhe është gjithnjë në rritje. Kështu ndërsa në FD 1976 e ndeshim vetëm tre shembuj: emrin Ferizaj, (në trajtën pa shquarsi) edhe dy emra me –AJ fundore edhe në trajtën e shquar:: Maranaj-i, Memaliaj-i, Madje vetëm këta shembuj i ndeshim edhe në FSHSK 1981. Ndërkaq në FSHS 1984 ndeshim shembuj të tjerë të rishtuar:

Bardhaj, Bicaj, Bilaj, Dukaj, Gegaj, Golaj, Gjinaj Gjocaj, Hygjokaj, Këmishtaj, Lekaj,  Lekbibaj, Llugaj,  Malaj, Margegaj,  Maricaj, Pishaj,  Sinanaj, Shikaj, Varfaj, Zogaj.

Që të gjithë në trajtën pa shquarsi, përveç dy rasteve Maranaj-i dhe Memaliaj-i, dalin shembuj të trashëguar me shquarsi. Ndërkaq në EGJ 2002, ndeshim afro 200 shembuj  vedbanimesh (fshtratrash, qytetesh ose qendrash banimi me këtë prapashtesë) dhe pothuajse të gjithë dalin në trajtën pa shquarsi deri edhe shembulli Maranaj, ndërkaq vetëm emërtimi Memaliaj-i, mbetet shquarsisht i pandryshuar. Në të vërtetë, ndeshet edhe ndonjë rast tjetër që emri përkatës  me –AJ  në njëjësin e shquar me marrë nyjë-mbaresën –I.. Mirëpo, sido që të jetë, një dukuri e tillë me mbaresën –i  (-AJ/i) fare nuk shfaqet në RSEK 2006. Si duket hartuesit e RSEK 2006 janë treguar edhe më dorëlirë në formimin e vendbanimeve me formantin –AJ. Aty ndeshim këto emërtime dhe që të gjitha janë shënuar në trajtën e ngurosur ose pa shquarsi:

 

Babaj, Babaj-Bokës, Balaj (3 raste), Balshaj, Bardhaj, Bardhaj i Epërm, Bardhaj i Poshtëm, Barilaj, Belaj,  Bibaj, Biçaj, Bobaj, Çeskaj, Dallashaj, Dashaj, Dedaj, Demiraj, Doganaj (2 raste), Drenaj, Drelaj, Dreshaj, Dukaj (dy raste), Duraj, Elezaj (2 raste), Gegaj, Gegaj i Poshtëm, Gjekaj, Gjergjaj (dy raste), Gjocaj, Gjonaj, Haxhaj, Hokaj, Hulaj, Hylaj, Idrizaj, Iliras (2 raste), Kokaj, Kolaj Koxhaj, Krasniqaj, Lamaj, Lekaj, Llazaj, Llazdrelaj,Madanaj, Makaj, Malaj, Maletaj, Maraj, Mavraj, Maxhunaj, Mhillaj, Muilaj, Muhaxheraj, Murrizaj, Muzakaj (dy raste), Myçaj, Ndrekaj, Nikaj (2 raste) Nilaj, Palaj, Papaj, Pashaj, Pashkaj, Pecaj, Pepaj,  Pirraj, Popaj, Rakaj, Rracaj, Rrypaj, Skyfteraj, Softaj, Sopaj, Stakaj, Stanaj, Shakaj, Sheremetaj, Shkabaj, Shushkaj, Terzijaj Topiaj, Trenaj, Vataj, Viçaj, Vllasaj, Zogaj (3 raste), Zotaj, Zylfaj, 

 

Siç po shihet 89 shembuj plus 11 raste  përsëritëse, po dalin 100 shembuj pa shquarsi me këtë fundore-prapashtesë në RSEK 2006.  Po kështu pa shquarsi ose në trajtë të ngurosur dalin të shënuar edhe shumica e shembujve në FD 2011, megjithatë aty mbeten të diskutueshëm pikërisht shembujt e trashëguar me shquarsi Maranaj-i dhe Memaliaj-i.

Sidoqoftë, me thënë të drejtën, jo vetëm çështja e shquarsinë e njëjësit të tyre mbetet çështje të diskutueshme, por edhe shumësi i emrave të tillë del jo i qartësuar mirë Me sa kemi ndjekur çështjen shumësi bëhet me mbaresë zero në trajtën e pashquar dhe vetëm në trajtën e shquar merr nyjë-mbaresën –A/T.

Ja një shembull i mundshëm:

Është e vërtetë se në  listën e emrave të përveçëm gjeografikë me –AJ fundore në gjuhën tonë kemi vetëm një Ferizaj, por kemi dy Skenderaja (!) dhe të dy Skënderajat, njëri qytet e tjetri fshat e bartin me nder këtë emër.

Edhe këtu lypset një sqarim: Shumësi i shquar i emër-mbiemrave të përveçëm të njerëzve bëhet vetëm me  mbaresën –T, ndërsa ai i emrave të përveçëm të vendbanimeve, siç u shprehëm më sipër, del me –A/T. Krahaso  emër-mbimeri:Farizaj-t si Demirajt, ndërsa, në rast nevoje, emri i vendbanimve del FerizajA/T si DemirajA/T (emërtime fshatrash).

 

               5. Shembuj me fundoren -EJ

 

Del  e diskutueshme edhe tog-fundorja –EJ. Në FSHS janë shënuar dy shembuj përfaqësues me -EJ të gjinisë mashkullore pa shquarsi: Synej, Ungrej, të cilët në FESH 1985 dalin me shquarsi njëjësi: Syneji, Ungreji, së këtejmi edhe në FD 2011 dalin në të dyja trajtat, ashtu si dalin edhe shembujt Gërmeji, Vajmëdheji e ndonjë tjetër, mirëpo po në këtë burim ndeshim jo pak shembuj po me -EJ fundore  të ngurosur, pa shquarsi, si:

 

Ballej-t  (faqja e Ballejt) Skënderbej (fshat e lagje, 3 raste), Zdralej, Shabanej, Memushbej, Qevan-bej, Sendarej, Karaalibej, Fier-Veizbej, Lazrej, Ndocej, Xhabej; Pirenejtë, Plerej-të Gërmej-Çok,  e ndonjë tjetër, 

Po nuk mungojnë plotësisht as shembuj  me shquarsi, si:

Barbullej-i, Bisej-i, Zhej-i,  Dobrej-i, Rostej-i, Orej-i, Rrozej-i, Sadej-i  e ndonjë tjetër.

 

Andaj, çështja e shquarsisë tek emrat e përveçëm gjeografikë me formantin EJ fundore mbetet çështje e hapur, edhe pse ekziston prirja për njëtrajtshmëri që edhe shembujt me këtë formant të ndjekin rrugën si shembuj me –AJ, por a do të përkrahet një dukuri e tillë me shquarsi të ngurosur dhe për shembujt me –EJ fundore, apo jo, duhet të vlerësohet nga standardologët tanë. Për mendimin tonë nuk duhen qortuar rastet me trajtat që dalin me fundore të ngurëzuar –EJ, edhe si emra vendesh edhe si mbiemra njerëzish, po kjo çështje do ta ceket edhe në ndonjë vend tjetër po në këtë punim.

.     Sidoqoft, edhe emrat e përveçëm gjeografikë me –EJ fundore shumësin e bejnë me mbaresë –A/T të parashoqëruara me një J epentetike si b.f. dy Skënderbe-ja, apo jo, le të vlerësohet.  Ja një shembulli i mundshën kontekstor:

Është e vërtetë se me emërtimin Skënderbej në listën e emrave të përveçëm gjeografikë në shqipe dalin  tri  raste dhe  asnjëri nga tre Skënderbejat  nuk është qytet.

Edhe për këtë çështje të shumësit sipas mendimit tonë (nuk) ka alternativë, por gjithsesi duhet ta thonë fjalën e vet  me kompetencë standardologët tanë.

 

                        6. Shembuj me  fundoren –OJ

 

 Me fundore zanoren –O të togut fundor, përkatësisht –OJ të gjinisë mashkullore dhe –OJË të asaj femërore ndeshim disa emra të përveçëm gjeografikë:

 

a)      Shembuj të gjinisë mashkullore: Goj-i, Hadroj-i, Kodroj-i, Surroj-i, Shtoj-i e ndonjë tjetër.

b)      Shembuj të gjinisë femërore: Beltojë-a, Bellojë-a, Bojë-a Osojë-a, Butrojë-a, Mërkojë-a etj.

 

 E shënuam këtu tek emrat e gjinisë mashkullore këtë dukuri vetëm për arsye se në FSHS 1984, emri Surroj jepet si shembull përfaqësues i gjinisë mashkullore pa shquarsi ose me shquarsi të ngurosur, ndërsa siç e pamë në burime të tjera këta emra bashkë me disa shembuj të tjerë në njëjësin  e shquar shënohen me treguesin e shquarsisë.    

 

Së këndejmi, qoftë, tek emrat e gjinisë femërore me –OJË nuk kishte intervenim të tillë, ngase shumësin e bëjnë me –A, si emrat e përgjithshëm: bëltojë-a Bëltoja--t, por në gjininë mashkullore mbetet alternativë, cila trajtë duhet të përligjet:  Surroj Surroj-t, ose Surroj-i Surrojat. Sipas mendimit tonë, shembulli i pari njëjësi Surroj shumësi Surroj-t, Kodrojt, Hadroj-t etj. del e paqortueshëm sidomos për emrat (ose mbiemrat) e përveçëm të njerëzve, ndërsa për emrat e përveçëm gjeografikë më e pëlqyeshme del shumësi në trajtën e shumësit me –A/T: Surroja-t 

 

Sidoqoftë, edhe për këtë çështje standologët le ta thonë fjalën e tyre.

 

 

 

2) Shembuj me tog -fundoret me Ë të paqëndrueshme në temë

              -ËR, -ËRR, -ËL, -ËN dhe –ËM

 

Siç e pamë më sipër te tog-fundoret: -ËS, -AS, -AJ, –EJ dhe –OJ zanorja mbështetëse e togut del e qëndrueshme me rastin e shquarsisë, ndërsa tashti do të cekim disa shembuj me tog-fundoret -ËR, -ËRR, -ËL, -ËN dhe –ËM, ku zanorja -Ë elidohet me rastin e shquarsisë, d.m.th. tema ose fundorja e saj del e ndryshueshme:

 

1. Shembuj me tog-fundoren -ËR

Bulg/ër-ri, Cep/ër-ri, Gjad/ër-ri, Dhiv/ër-ri, Hav/ër-ri, Tib/ër-ri, Tig/ër-ri, Thekër-ri, Misht/ër-ri Pjov/ër-ri, Prog/ër-ri, Frash/ër-ri, Jonuf/ër-ri, Trevëllez/ër-ri; Dniep/ër-ri, Dniest/ër-ri,  Pap/ër-ri, Xib/ër-ri

2. Shembuj me tog-fundoren –ËRR:

            Kot/ërr-rri, Dib/ërr-rri / Gaf/ërr-rri

3. Shembuj me tog-fundoren -ËL

            Baq/ël-li, Buk/ël-li, Grenob/ël-li, Nik/ël– li, Lek/ël-li, Buk/ël-li, Shopël-li, Bog/ël-

             li, Tobël-li, Mëmël-li,Vukël-li,

4. Shembuj me tog-fundoren  –ËN:

             Frash/ën-ni, Spit/ën-ni, Lus/ën-ni (FSHS), Shënlleshën-ni, Shqefën-ni, Shtiqën-n.:

5. Shembuj me tog-fundoren  -ËM:

            Gjon/ëm-mi, Ish/ëm-mi, Jak/ëm-mi, Kall/ëm-mi, Let/ëm-mi, Prog/ëm-mi,

 Snos/ëm-mi.

 

Shumësi bëhet mbi trajtën e shquar pa –I-në fundore ose mbi  trajtën e pashquar pa –Ë-në e togut përkatës: Frashrat., Kotrrat,  Ishma-t, Lusna-t, Niklat, Dnieprat, e kështu me radhë, prandaj themi se shumësi nuk bëhet as mbi trajtën e pashquar as mbi trajtën e shquar, ngase nyjë-mbaresa –I ashtu si edhe –Ë-ja nga tog-fundorja përkatëse dalin të zhdukshme.

 

 

(3)  TRAJTIMI I ShembujVE pa shquarsi ose me shquarsi

                   të ngurosur nga të dyja gjinitë

            

Të shohim më poshtë konkretisht shembujt të shënuar në burimet që konsultuam  pa shquarsi ose me shquarsi të ngurosur në njëjës, në të dyja gjinitë, duke i renditur sipas fundoreve përkatëse në temë.

Së pari, po shënojmë shembuj nga emrat e gjinisë femërore dhe së dyti, ata të gjinisë mashkullore:

 

a)  Shembuj të gjinisë  femërore; 

           

1. Shembujt me -e  fundore:

    Adelajde(!), Jajce, Malme, Niobe, Plave, Sao-Tome-e-Principe.  

2. Shembujt me –a fundore:

Avala(!), Bahama, Bileça,  Bogota,  Daka, Doha  Drina, Ferara, Haifa, Hidra,  IDA, Lhasa, Luca, Luka, Lyda, Madeira, Maladeta, Malaga, Monika, Nara, Njasa,  Patna, Pela, Pontevedra, Pula, Sibola, San Krismo-Navara Xhela, Santa Barbara, Santa Suva, UEFA, UNRRA.

3. Shembujt me –ia fundore:

Amantia, Basania, Brazilia, Breshia, Filadedelfia, Foxhia, Gdinia, Gambia,                 Kamboxhia, Hipia, Elatria, Kenia, Kolumbia, Malazia, Monrovia, Nikozia,   Rexho-di- Kalabria, Olimpia, Peruxhia, Umbria, Viktoria.              

4.    Shembuj me  ua fundore:  

Antua, Gatua, Managua, Masaua, Nikaragua, Papua.                                                               5.  Shembuj me  -ea fundore:

Elimea, Galatea,  Medea, Nikea, Antigonea, Antipatrea, Zosimea(!).

6.    Shembuj me  –ja fundore:  

Amu-Darja, Sir-Darja.                                                                        

7     Shembuj me -oa fundore::

Goa, Samoa.

 

Edhe shumësi i pashquar del po mbi këto trajta, ndërsa shumësi i shquar merr nyjëmbyresën –T në të gjitha rastet, si: Malme-t, Bogota-t, Brazilia-t, Papua-t, Sir-Darja-t, Samoa-t.

 

b) Shembuj të gjinisë mashkullore:

 

1. Shembujt me fundore-fundoren  –i:

Bali, Bari, Bengazi, Bikini, Brindizi, Burundi, Çinçinati, Delfi, Delhi, Fixhi,

For-Lami, Gobi, Gorki, Haiti, Helsinki, Jashi, Kaljari, Kapri, Karaçi, Kentuki,

Misolongji, Misuri, Montgomeri, Nagasaki, Najrobi, Nanasi, Napoli, Nju-Delhi Nju-Xhersi, Soçi, Tahiti, Tivoli, Tripoli, Xhibuti, Zambezi.

2, Shembujt me tog-fundoren -ai:   

Altai, Cinhai, Havai, Mumbai, Paraguai, Shangai, Taxhai, Uruguai. 

3. Shembuj me tog-fundoren   au:

            Breshau, Dahau, Jungfrau, Krakatau,  Masau, Nasau, Turgau, Vahau..                                                                                                             

4.   Shembuj metog- fundoren  -ou: 

Fuxhou, Glasgou, Gujxhou, Hanxhou.                                                                                 5.   Shembuj me tog-fundoren  oi: 

Hanoi, Albanoi.                                                                                                          

6.    Shembuj me tog- fundoren –ei:

Al-Alanei, Anhuei, Bambei, Brunei Hëbei Hubei, Jenisei, Murrei, Niamei, Pompei, Sidnei,Tajpei. 

7.. Shembulli me tog-fundoren iu: 

            Sibiu.  

                                                                                                          . 

Dhe raste të diskutueshme:

1. Shembulli me zanore-fundoren –o  (!)   

            Meksiko ?                                                                                                          

2.  Shembuj me  konsonante të ndryshme fundore:

Marshall (ishujt), Mont Everest,  Long Bic, Long Ajlend.

           

Edhe shumësi eventual shembujve të tillë të gjinisë mashkullore, edhe pse paraqet probleme të paparashikueshme, mendojmë se mund të bëhet me fundoren përkatëse, si: Bengazi-të, Shangaj/a-t, Karakatua-ja-t , Glasgou-ja-t, Albano-ja-t, Brune-ja-t Sibiu/ja-t, Meksiko-ja, pra duke e zbutur -I-në fundore në -J ose duke e shtuar -J-në epentetike, para mbaresës -A. Sidoqoftë kjo çështje mbetet e hapur për standardologët tanë.

 

 Shënim

 

Ne me qëllimi shënuam fundoret sipas gjinisë gramatikore (femërore, mashkullore), ngase siç po shihet të gjithë emrat e gjinisë femërore me prejardhje të huaj me zanore ose diftong në shqipe dalin me –e fundore vetëm  një a dy me -a fundore, e cila  del e spicifikuar ose e specializuar për përcaktimin e gjinisë femërore gramatikore, ndërsa emrat e gjinisë mashkullore gramatikore edhe ata me diftong ose me zanore tog-fundore dalin me një -i ose –u fundore, por ndonjë rast edhe me konsonant fundor tek emrat e përbërë (sikompozitat).

Edhe këto dy-tri nyjë-mbaresa ose fundore (-a, përkatësisht -i ose -u) konsiderohen me të drejtë si tregues të specilizuar për përcaktimin e gjinisë gramatikore në trajtën e ngurosur, të konsideruar si të shquar, ose të ngurëzuar apo si trajtë pa shquarsi formale.

 

Kur është fjala te shumësi  i emrave të tillë me pa shquarsi mendojmë se tema e shumësit të shquar nuk u ndryshon dhe në rast shquarsie, ngase shumësin e bëjnë  mbaresën –T ose –TË, varësisht nga theksshmëria e zanores fundore. Megjithatë ne prekën e do të prekim në vijim disa shembuj që ende nuk e kanë një dorë drejtshkrimi, përkatësisht drejt-fjalëformëzimi, ashtu siç i ndeshim në burimet tona normëzuese.

 

Së pari. del i diskutueshëm shkrimi i emrit Altai (vargmale në Rusi), i cili në FSHS 1984 del në njëjësin e shquar Altaj-i, Malet e Altajit, ndërsa në FD 1976 dhe në FSHSK 1981 dilte Altai, d.m.th. me -AI fundore. Nuk dimë arsyen e një ndërhyrjeje të tillë në FD 2011? Për mendimin tonë s’do të prishte punë aspak që edhe kjo trajtë të mbetej me –AI fundore, sepse  me një ndërhyrje të tillë u krijua i vetmi rast që një emër gjeografik me burim të huaj me marrë në shqipe –AJ në fund. Siç e pamë më sipër me tog-fundoren  a prapashtesën -AJ përftohen vetëm emra gjeografikë me burim vendas dhe që emrat e tillë konsiderohen të konvertuar sipas rregullit nga një antroponim me të njëjtin emër (formë), çka për malet Altai nuk mund të mendohet një përputhje e tillë as teknike as kuptimore.

 Së dyti, për ne dilte e diskutueshme emri Meksiko, i cili në FD 1976 dhe  në FSHSK 1981 shënohet si emër i gjinisë mashkullore dhe pa shquarsi, ndërsa në FSHS 1984 kjo fjalë del në gjininë femërore në numrin njëjës, madje me shquarsi të zhvilluar: Meksiko-ja. Te ky rast, me shquasi, mendojmë ne, është vepruar si duhet, ngase emri në këtë trajtë me të drejtë bashkohet me dhjeta shembuj të këtij tipi që kanë zhvillim normal shquarsie e numri në gjuhën shqipe, siç e pamë edhe në pjesët e mëparshme të këtij punimi.

Së treti, nuk dimë arsyen pse trajta e emrit  Kamboxhia  (Kampuçia), i cili me –IA fundore, d.m.th. pa shquarsi, dilte në FD 1976, FSHSK 1981 dhe FSHS 1984 në FD 2011 u ndryshua, duke dalë me shquarsi të rregullt Kamboxhë-a?!

Së katërti, lypset sqarim edhe për disa raste emrash të përveçëm gjeografikë  dhe të fushave të tjera (pika e fundit), emra këta  të gjinisë mashkullore:

a) Me konsonant fundor si Lisus, Marshall (ishujt).

b) Shurtesa SJ (Shoqëria e Jezusit) pa u shënuar gjinia.

c) Simbole-shkurtesat të paemërzuara e së andejmi pa shquarsi e pa gjiini të shënuar, si: Mb – megabit, MB megabajt, TB (tëbë) terabajt,  SOS  (Shpëtoni shpirtrat tanë),OK (okej) mirë, bukur, në rregull, VHF – Frekuencë shumë e lartë. etj

ç) Shkurtesat: TIR (Transporti Rrugor Ndërkombëtar) V.R (Veni Re), V.v. (shih), TBC (tuberkulozi)

d) Shembujt Rh – trecsus factor (e pa sqaruar fare)., USA, gjithashtu del e paemërzuar.

 

Pra, këto trajta ose këta shembuj ose fjalë si shkurtesa a simbole, edhe pse të gjithë s’kanë të bëjnë me nocione gjeografike, duhet jo vetëm të sqarohen por gjithsesi duhet të emërzohen në shqipe, në mënyrë që secilit emër t’i përcaktohet, edhe gjinia, numri dhe sidomos kategoria e shquarsisë me treguesit përkatës njëjës e shumës, si b.f:: SJ-ja  SJ-të (Sëjë-ja Sëjë-të) etj.

 

Natyrisht mbesin edhe çështje të tjera të diskutueshm, në raport: emër i përveçëm gjeografik /emër i përveçëm vetjak (antroponimik) dhe shumësi i tyre në raporte të tjera, të cilat nga përfundimi e punimit(veprëa) do të dalin sigurisht më të kristalizuara, ngase edhe atëherë do të rimerren paksa në trajtim.

 

 

 (4)  EDHE dy çështje Të tjera ndërlidhur me shquaRsinë

                      Dhe shumësiN  e  emrave të përveçËM gjeografikë

           

Në lëndën e shqyrtuar më parë në këtë krye mbeten pa u trajtuar edhe dy çështje që kanë të bëjnë me temën tonë, e para ndërlidhet me njëfjalëzimin ose më drejt me mosnjëfjalëzimin e disa emrave të përveçëm gjeografikë me vizë lidhëse dhe e dyta, me një dukuri që ka të bëjë me shquarsinë e gjymtyrëve të para ose të dyta të emrave togfjasha të përveçëm gjeografikë dhe shumësi i tyre.

 

a) Dy fjalë rreth mosnjëfjalëzimit të disa emrave të përveçëm gjeografikë

                         me vizë-lidhëse

 

Zakonisht  emrat me vizë lidhëse tregojnë se emri i tillë nga togfjalëshi përkatës, pothuajse është njëfjalëzuar apo është në rrugë e sipër drejt njëfjalëzimit të plotë si kompozitë, dhe kjo dëshmohet me shquarsinë e gjymtyrës së fundit. Kështu i ndeshim edhe shumicën e  shembujve në funksion të emrit të përveçëm gjeografikë të regjistruar në burimet që konsultuam, por në FD 1976 ndeshëm katër shembuj me prejardhje të huaj me trajta paralele edhe pse të shënuara me vizë lidhëse dhe shumësi i tyre, ku në versionin e parë gjymtyra e parë e emrave të tillë del në trajtën e pashquar, ndërsa në versionin e dytë, del në trajtën e shquar, si:

            Frankfurt-mbi-Majn dhe Frankfurti- mbi –Majn

            Frankfurt-mbi-Odër dhe Frankfurti-mbi -Odër

Konsomolsk–mbi-Amur dhe Konsmolsku mbi Amur.

Ristov-mbi-Don dhe Ristovi –mbi- Don.

Në shqipe njëfjalëzimi i plotë i tyre do të dëshmohej nëse del e zhvilluar shquarsia në gjymtyrën e fundit: Franfurt-mbi-Majn-i ose edhe më mirë Frankfurtmbimajn-i, po ky zhvillim si duket nuk ka ndodhur ende plotësisht as në gjuhën dhënëse e as në disa gjuhë të tjera, prandaj rastet e tilla i quajtëm mosnjëfjalëzim ose jonjëfjalëzim i emrit me vizë lidhëse.

Për ne zgjoi interes fakti se në FSHS (1984) trajtat e tilla i gjetëm vetëm në trajtën e pashquar, por në burime të tjera dalin edhe në trajtën e shquar. Për mendimin tonë trajta e dytë (e shquara) më tepër i përshtatet natyrës së shqipes, kur është fjala te procesi i njëfjalëzimit si emër i përbërë (kompozitë), kurse në raste togfjalshash fjala e parë e emrave të tillë del në trajtën e përcaktuar emërore me mbaresën e shquarsisë. Sidoqoft, kjo çështje del e diskutueshme dhe gjithsesi është me interes të njihet dhe të trajtohet e zgjidhet nga standardogët tanë. Një dukuri të tillë e ndeshëm edhe në nja 14 shembujt që volëm nga  FEGJ 2002, të cilët janë të burimit vendës, 7 prej tyre gjymtyrën e parë e kanë emër të gjinisë mashkullore, ndërsa 7 të tjerët atë të gjinisë femërore. Po i shënojmë më poshtë, shembujt e të dy gjinive:në të dyja versionet:

 

a) Shembuj të gjinisë mashkullore:

Dushk-Peqin dhe Dushku-Peqin.

Kallm-Buxhak dhe Kallmi-Buxhak,

Kalm-Maliq dhe Kalmi-Maliq

Taç-Qendër dhe Taçi-Qendër,

Vinokash-Fushë dhe Vinokashi-Fushë

            Labinot-Fushë dhe Labinoti-Fushë

            Labinot-Mal dhe Labinoti- Mal

  b) Shembuj të gjinisë femërore:

 Kulë-Lahut dhe Kula-Lahut

Tropojë-Qerim dhe Tropoja-Qerim

Tropojë-Stefan dhe Tropoja Stefan

Fushë-Mret dhe Fusha -Mret

Baltëz-Kotea dhe Baltëza-Kotea

Shën-Pjetër- Sako dhe Shënpjetra –Shako,

Shënpjetër –Kostë dhe Shënpjetra – Kostë.

 

Po e shtojmë edhe dy shembuj karakteristikë Guri-Rreth dhe Guri-Kullë që nuk përkojnë plotësisht me shembujt e mësipërm, por edhe këta nuk qëndrojnë aq larg asaj dukurie. Te këta dy shembuj mungon versioni i parë:  Gur -Rreth  dhe Gur-Kullë..

Sido që të jetë, e thamë se shembujt e mësipërm dalin të diskutueshëm, ngase të gjithë shembujt e tjerë me vizë lidhëse tregojnë njëfjalëzimin e tyre me treguesin e shquarsisë në gjymtyrën e dytë e jo në gjymtyrën  e parë.

Sidoqoftë, nga trajtat e tilla të diskutueshme nënkuptohet se tofjalëshi përkatës ende nuk qenka njëfjalëzuar plotësisht, por pa marrë parasysh këtë që thamë mendojmë se vetë prirja do të ndihmojë që njëfjalëzimi i tyre ndërkohë do të jetë i pashmangshëm. Këshrtu themi për shembujt në gjuhën shqipe. Së këtejmi, kemi bindjen se edhe shembujt e tillë do t’i bashkohen grupit të emrave të njëfjalëzuar, në trajtën përkatëse, si:

 

Dushk-Peqin-i ose Dushkpeqin-i, shumës Dushk-Peqinat ose Dushkpeqina-t, Kallm-Buxhak-u ose Kallmbuxhak-u shumësi Kallm-Buxhaka-t ose Kalmbuxhaka-t, Tropojë-Qerim-i ose Tropojëqerim-i, shumësi Tropojë-Qerima-t ose Tropopojëqerima-t, Vinolash-Fush/ë-a ose Vinokashfush/ë-a, shumësi Vinokash-Fusha-t ose Vinokashfusha-t, Gur-Rrethi ose Gurrrethethi shumësi Gurrrethe-t,  Gur-Kulla ose Gurkulla shumësi Gurkulla-t..,

Pra pritet që trajtat e shënuara prej nesh jo vetëm të jenë të tolerueshme, por edhe të zbatueshme. Gjithsesi nëse shënohen kështu assesi nuk duhet konsideruar si trajta të qortueshme, sidomos në gjuhën e shkrimit. Kështu themi sepse po këtë rrugë-prirje e kanë ndjekur me dhjeta e dhjeta shembuj që tani dalin të njëfjalëzuar plotësisht, edhe pse ende mund të jenë të shënuar me vizë lidhëse apo edhe pa të në formën e kompozitës së mirfëfilltë. Kështu siç po themi ne pa vizë lidhëse është vepruar për të gjithë shembujt e ngjashëm në RSEK 2006.

 

                b) Shembuj të shquarsisë së gjymtyrëve të togfjalëshave,

                          drejtpërdorimi dhe shumësi i tyre

                             

 

Kur është fjala te emërtimet togfjalësha në funksion të një emri të përveçëm gjeografik, mbështetur në shquarsinë e gjymtyrës së parë ose të dytë, mbi bazë të treguesit të gjinisë përkatëse, shembujt i ndajmë në dy grupe:

 

1) Shembuj të gjinisë femërore

 

a. Kur të dyja gjymtyrët dalin në trajtën e shquar (emër+emër në gjinore), si:

Afrika e Jugut, Afrika e Veriut, Ana e Malit, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Kashta e Kumtrit, Gropa e Shkodrës, Gjallica e Lumës, Italia e Veriut, Italia e Jugut, Irlanda e Veriut, Malësia e Mbishkodrës, Qafa e Beçit, Qafa e Buallit, Qafa e Gjarprit, Qafa e Malit, Qafa e Martës, Qafa e Thanës, Shqipëria e Jugut, Shqipëria e Veriut, Tenda e Qypit, Toka e Franc Jozefit, Shkalla e Tujanit etj.

 

b. kur gjymtyra e parë del në trajtën e shquar, ndërsa e dyta në të pashquarën (emër+mbiemër), si:

 Amerika Jugore, Amerika  Veriore,  Lindja e Afërt, Lindja e Mesme, Lindja e Largme, Ura Vajgurore, Myzeqeja e Vogël. Amerika Latine Amerika e Veriut, Europa Perëndimore,  Kosova Veriore etj. Shqipëria e Mesme, Italia Veriore, Shtëpia e Pleqve, Mongolia e Brendshshme etj.

 

2) Shembuj të gjinisë mashkujllore

 

Edhe  emërtimet  togfjalësha dygjymtyrësh të gjinisë mashkullore sipas shquarsisë së gjymtyrës së dytë shembujt i ndajmë në dy grupe

 

 

a. Shembujt togfjalësha dygjymtyrësh që të dy dalin në trajtën e shquar (emërore + gjinore), si,

Bregu i Drinit,  Bregu i Bunës,  Bregu i Detit, Bregu i Matës, Ishulli i Lezhës,  Kepi i Gjuhëzës, Kepi i Shpresës së Mirë, Mali i Kaptinës, Mali i Lopës, Mali i Skënderbeut, Rrafshi i Dukagjini, Gadishulli i Arabisë  etj. dhe

b. Shembuj togfjalësha dygjymtyrësha (emërore + mbiemër) gjymtyra e parë del në trajtën e shquar, ndërsa e dyta, zakonisht mbiemri në trajtën e pashquar, si:

Fani i Madh, Fani i Vogël, Liqeni i Sipërm, Nili i Bardhë, Nili i Kaltër, Gadishulli Arabik, Gadishulli Ballkanik, Gadishulli Iberik, Gadishulli Kalkidik, Kanali i Madh etj.

 

Këtu patëm për qëllim të tregojmë ose të tërheqim vëmendjen në tri çështje:

 

E para, në tofjalëshat e tillë gjithherë fjala (ose gjymtyra) e parë del në trajtën e shquar, pra jo: 

Afrikë e Jugut, Amerikë Jugore, po Afrika e Jugut, Amerika Jugore, përkatësisht Breg i Drinit, Fan i Vogl, po Bregu i Drinit, Fani i Madh e kështu me radhë.

 Tërheqim vërejtjen për një lajthitje të tillë që e ndeshim, pothuase masivisht në FSEK 2006.

E dyta, theksojmë veçorinë e shquarsisë së gjymtyrës së dytë të togfjalëshave të dy varianteve të dy gjinive Afrika e Jugur, ndaj Afrika Jugore, Gadishulli i Arabisë ndaj Gadishulli Arabik, që në të vërtetë dalin  si sinonime të plota për nga kuptimi.

 

      E treta,  ndërkaq,  kur është fjala te drejtshkrimi i tyre, siç e pamë gjymtyra e parë sipas rregullit përdoret përherë vetëm në trajtën e shquar, po ashtu edhe shumësi i emrave të tillë bëhet mbi bazë të gjymtyrës së parë dhe varësisht nga  tipi i emrit,  temë kjo e sapotrajtuar, ku u pa zgjidhja që jepet veç e veç sipas fundoreve përkatëse që ka emri përkatës. Megjithatë, sa për ilustrim po improvizojmë ndonjë kontekst të mundshëm:

1)      Ne e kemi vetëm një Shqipëri anëtare të OKB-së dhe, dhëntë Zoti, për çka po

përpiqemi, që sa më shpejt edhe Shqipëria tjetër, Kosova, të bëhet anëtare e OKB-së dhe kështu të dyja Shqipëritë (Shqipnitë) (!) ta japin kontributin për të mirën e gjithë Shqiptarisë.

2)      Që të tri Amerikat (Amerika e Veiut, Amerika e Mesme dhe Amerika e Jugut e formojnë Kontnnentin e Amerikës.

3)      Njihen tri fusha të Myzeqesë: Myzeqeja e Madhe, Muzeqeja e Vogël dhe Myzeqeja e Lushnjës dhe që të tria Myzeqetë kanë tokë pjellore, bukanike.

4)      Dihet se Lumin Drin e formojnë dy Drinat e njohur: Drini i Zi dhe Drini i Bardhë.

5)      Toka shqiptare nuk i ka dy Prizrena, por vetëm një, aty Ymer Prizreni drejtoi Lidhjen Shqiptare, ai vdiq në mërgim, por Ymerprizrenët nga mbarë trojet shqiptare, asnjëherë nuk i kanë munguar Atdheut tonë.

 

Të vihet re se në shembullin e fundit shumësi i emrit të gjinisë mashkullore Prizren-i si toponim mori nyjëmbaresën –A Prizrena/t ndërsa si antroponim mori nyjë-mbaresën –Ë Prizrenët.  Krahaso raportin toponim/antroponim: PrizrenAt/PrizrenËT. Këtë dukuri do ta kemi edhe më të qartë pasi t’i trajtojmë edhe emrat e përveçëm të njerëzve në krerët vijues përkatës të këtij punimi.

 

 

                 P Ë R F U N D I M

                             ose

  konstatime përmbyllëse me theks të veçantat

 

Siç u pa tema Shumësi dhe shquarsia e emrave të përveçëm gjeografikë sipas burimeve normative të shqipes këtu është trajtuar në mënyrë mjaft të hollësishme, dhe tashti, duke filluar nga nëntitujt e parë e në vijimsi, do të përpiqemi të rrumbullakësojmë në pika të shkurta së paku disa nga rezultatet ose të veçantat që dolën nga ky shtjellim. Sidoqoftë, meqë ky punim, sipas nesh, rrah temën nga një këndvështrim i veçantë, d.m.th. trajton shumësin dhe shquarsinë, vetvetiu mund të konsiderohet se një vështrim i tillë përfshin një sërë të veçantash, por ne, brenda atyre të veçantave merenduam në disa pika, vetëm disa prej tyre që sipas nesh ia vlejnë të theksohen..

 

E para, nga Pasqyra  e numrit të tërësishëm të emrave të përveçën gjeografikë dolën të dhëna edhe me interes tipologjik, ngase me sa dimë për të parën herë konstatohet  prodhimtaria e emrave të tillë sipas shkronjave nistore të alfabetit.

 

 E  dyta, u përpoqëm të shpjegojmë pse fillimisht filluan së trajtuari shquarsinë jo nga njëjësi po nga shumësi i emrave të tillë, madje sipas dy burimeve, me burim të huaj dhe atij vendës dhe konstatuam se:

a) shembujt me burim të huaj të numrit shumës i janë imponuar shqipes me –E fundore, pa pasur temë motivuese dhe pastaj edhe shumësi i shembujve të tillë del me –E/T fundore të shqipes, përkatësisht, në anën tjetër edhe shumësi i shembujve me burim vendës del i konvertuar në femërore nga njëjësi i emrave të gjinisë mashkullore gramatikore, por ka edhe pluraliatantume që dalin pa pasur fare njëjësin motivues, prej nga me komponentet përkatëse motivohet shumësi.

b) Është e vërtetë se disa shembuj me burim vendës si emra shumës të këtij profili (emra të përveçëm gjeografikë) dilnin të trashëguar jo me mbaresën –E, por me nyjë-mbaresat përkatëse:  –A  dhe –Ë, të motivuara nga njëjësi i gjinisë së caktuar, por  këto dy mbaresa nuk dalin të parapëlqyera për këtë tip emërtimesh, ngase formanti –A del i prirur për shumësin e emrave të gjinisë femërore, por edhe të ndonjë tipi të gjinisë mashkullore, zakonisht për të mbuluar koncepte të gjësendeve konkrete, ndërsa mbresa –Ë del e specializuar  përkushtimisht për emërtimin e shumësit të frymorëve.

E treta,  pas trajtimit të shumësit u  bë fjalë  rreth shquarsisë së njëjësit të emrave të gjinisë femërore dhe shumësi i tyre dhe nga një trajtim i tillë dalin disa të veçanta: si p.sh.:

a) Nga katër variantet  e trajtuara  me fundoren –Ë në trajtën e pashquar: -Ë, -ËR, -ËRR, ËN dhe –ËZ vetëm te varianti fundit me rastin e shquarsisë dhe formimit të shumësit nuk elidohet Ë-ja nga tog-fundorja përkatëse. Krahaso: Prishtin/ë-a Prishtina-t, Shkod/ër-ra Shkodra-t, Qidh/ën-na Qidhna-t, por Arrëz-a Arrëza-t.

Tek të gjitha variantet e mësipërme shumësi bëhet me nyjë-mbaresën -A ose mbi trajtën e njëjësit të shquar në trajtën e pashquar, ndërsa shquhet me mbaresën –T.

b) Nga grupi i foljeve me I- fundore në njëjësin e pashquar që në të shquarën merr nyjëmbaresën –A shumësi bëhet me mbaresë zero ose mbi trajtën e njëjësit të pashquar, tipi: Shqipëri-të, Indi-të etj..

c)  Te grupi i emrave të gjinisë femërore me fundoren –E në trajtën e shquar çështja e shquarsisë dhe e shumësit del paksa më e ndërlikuar. Katër variante me –e të patheksuar dalin me E të paqëndrueshme me rastin e shquarsisë, por në shumësin e tyre –E-ja i kthehet temës kështu shumësi bëhet me mbaresë zero ose mbi bazë të trajtës së pashquar, si p.sh.: 

a. Atixh/e-ja , Han/e- ia , shumësi: Atixhe-t, Hane-t;

b. Krutj/e-a,  shumësi Krutje-t;

c. Nahij/e-a , shumësi: Nahije-t;

ç. Dreni/e-a, shumësi Drenie-t , por ka mendime që shumësi mund të bëhet edhe mbi bazë të trajtës së pashquar, por pa –E-në e paqëndrueshme Drenitë,. Për mendimin tonë më e drejtë është mbështetja në  trajtën e  pashqua me -IE fundore. Dreniet .

Ndërkaq edhe varianti i emrave me –E  të theksuar fundore, i cili nuk e elidon E-në në trajtën e njëjësit të shquar dhe shumësin e bën po me mbaresë zero ose mbi bazë të trajtës së njëjësit të pashquar, shumësin e shquar e bën  me –TË, si p.sh.: Edrene- ja,  shumësi Edrene-të.

ç) Të gjithë shembujt me –o të patheksuar njëjësin e shquar e bëjnë me –JA, ashtu edhe shumësin ma mbaresë zero ose mbi bazë të njëjësit të pashquar dhe në shumësin e shquar marrin mbaresën –t , p.sh.: Çikago-ja Çikago-t.

d) Shembujt me –u dhe ata me a të theksuar shquarsinë e njëjësit e bëjnë me –JA, ndërsa shumësin po me mbaresë zero, përkatësisht mbi trajtën e njëjësit të pashquar, por meqë janë zanore të theksuara shquarsinë e shumësit e bëjnë me -TË, p.sh. 

Baku-ja Baku-të,  Ankara-ja Ankara-të etj..

           

E katërta,  edhe shquarsia e njëjësit të emrave të gjinisë mashkullore paraqitet mjaft komplekse, por jo gjithherë aq e ndërlikuar. Diçka nga të veçantat rreth shquarsisë së njëjësit  të emrava të gjinisë mashkullorë dhe shumësit të tyre, po i paraqitim më poshtë: 

           

1)  Te shembujt me zanore fundore te grupet me fundoret: -i/u tipi Dhermi-u, -e/u Egje-u, -o/i Vergo-i, -a/i Shata-i dhe -a/u  Miliska-u, shumësi formohet me mbaresë zero dhe shquhet me –TË, për shkak të zanores së theksuar Dhermi-të, Egje-të, Vargo-të, Shata-të, Miliska të.

            2) Shembujt me bashkëtingëllore fundore në temë, varësisht nga konsonanti  fundor shquarsinë e bëjnë me -i, përkatësisht –u, shumësi i tyre del natyrshëm me nyjëmbaresën –A, p.sh. Prizren –i Prizrena-t, Koplik-u Koplika-t.

            3) Te shembujt me tog-fundoret: -ËS, -AS, -AJ, –EJ dhe -OJ ndeshim paksa ndërlikime. P.sh. shembujt me fundoren -ËS, ku Ë-ja del e qëndrueshme shquarsia njëjës del me –i, ndërsa shumësi me mbaresën –A-T: Durrës-i Durrësa-t,  Po ashtu ngjan edhe me  grupin me –AS fundore Drenas –i Drenasa-t. Ndërkaq shembuj me –AJ paraqiten pa shquarsi njëjësi, por edhe këta në shumës marrin –A-t, p.sh.:

Nuk i kemi dy Ferizaja as dy Luarasa, andaj Fezajat e Luarasat e tillë (si vendbanime) nuk ekzistojnë  as në imagjinatë (!) etj.

Gjithashtu edhe rastet me –EJ  dhe –OJ priren me kalue si shembujt pa shquarsi në njëjës, ndërsa në shumës edhe këta në shenjë dallimi me emrat e njerëzve marrin –A, p.sh

            Nuk i kemi, apo jo, shumë venbanime me emrat: Syneja, Beçeja, Skënderbeja ose  Surroja?

            4)  Të gjithë shembujt me fundore-prapashtesat në –ËR, -ËRR, -ËL, -ËN dhe –ËM  me  rastin e shquarsisë në njëjës marrin  –i, Ë- ja u elidohet, e cila nuk shfaqet as në shumës, kur emri përkatës merr nyjë-fundoren e shumësit –A/T:

Prog/ër, Progri Progra-t,  Kot/ërr Kotrri Kotrra-t, Shop/ël Shopli Shopla-t, Lus/ën Lusni, Lusna-t, Ish/ëm Ishmi Ishma-t.

Kjo është edhe e veçanta e  emrave të përveçëm gjeografikë të kësaj pike.

 

E pesta,  rreth shembujve pa shquarsi dhe shumësi i tyre

            1) Të gjithë shembujt e regjistruar të gjinisë femërore në 7 pikat që u ndanë, shembujt sipas karakteristikave të fundoreve me –E, një rast dhe me  -A  gjashtë raste, zanorja përkatëse fundore, qoftë e vetme, qoftë si pjesë diftongu është e qëndrueshme, shumësin e bëjnë me mbaresë zero, d.m.th. mbi bazë të trajtës së ngurrosur, e cila shquhet me nyjëmbresën –T.

Mund të vërehet se të gjithë shembujt e regjistruar në të shtatë pikat janë fjalë me burim të huaj

 

            2)  Edhe shembujt pa shquarsi të gjinisë mashkullore, janë fjalë me prejardhje të huaj. Katër variante kanë  fundoren –I, ndërsa tri variante fundoren  –U. Kjo –I ose –U fundore llogaritet si zanore e vetme ose në përbërje të diftongut (togzanorshit) që tregon gjininë gramatikore të emrit. Të gjithë shembujt shumësin e bëjnë me mbaresë zero dhe marrin –T në trajtën e shquar. Kësaj gjinie i shtuam edhe dy pika të diskutueshme shembullin me –O fundore si dhe disa raste që mbase rastësisht janë shënuar me konsonant fundor por pa shquarsi.

 

E gjashta, si nëntitull i veçantë u trajtuan  edhe dy çështje shquarsie të emrave të përveçëm gjeografikë 1) emërtimet njëfjalësha me vizë në mes, përkatësisht disa trajta mosnjëfjalëzimi të këtij tipi dhe 2) çështje shquarsie te tipit të emrave të tillë togfjalësha a) emër në emërore + emri në gjinore dhe b) emër në emërore + mbiemër.

Konstatohet  se në këto raste përherë gjymtyra e parë e togfjalësht del në trajtën e shquar, po kjo gjymtyrë në rast nevoje i nënshtrohet edhe numrit shumës.

 

Si përfundim, mendojmë se është mirë që emërtimet gjeografike në shkallë kombëtare (ndërshtetërore) të rishqyrtohen, të krahasohen jo vetëm me variantet që ekzistojnë në qarqe të caktuara shqipfolëse, por edhe në raport me gjuhë të huaja në kontakt, pa përjashtuar gjuhët fqinje si dhe gjuhët e zhvilluara dhe pastaj të botohen veçan duke shfrytëzuar metodat më të avancuara që përdoren sot në botë, natyrisht duke respektuar veçoritë e gjuhës shqipe, natyrën e saj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora