E shtune, 27.04.2024, 11:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Jetojmë me djallin...

E marte, 21.05.2013, 08:20 PM


Luan Kalana

 

JETOJME  ME   DJALLIN...

 

"Sa rron,  zbras Kupa dhe puth Çupa; Ke shekuj që të flesh në qetësi"... - Omer Khajam

 

Erdhi në dhomë pa torkitur serbes,  pa ftesë si nuse,

në terrin e natës m'u fut në robet, e ftohtë akullt pa naze,

lakuriq siç e kish bërë nëna,  e zhveshur,  e mermertë,  bebe,

qumësht e bardhë,  gjoksin tullumbac të fryrë nga dy gajde.

 

Më përqafonte, më ledhatonte pa pushim, puthje si tërmet,

më afronte,  më guduliste, me duar seç më ngacmonte,

ndjeva poshtë barkut një doçkë me lesh, një gjë si ornament,

frikur si kërcu në dyshek, mundohej më kot, sadoqë më trazonte.

 

U ktheva mënjanë në kuris, të shpëtoja nga ky murlan,

qortoja veten pa faj,  "po ti ç'bën or dertimen, je djalë i mbar', ,

mos prish djalerinë, prit të vije behari,  ti s' je një don zhuan .."

asaj i murmurisja me inat ca fjalë,  "lermë rehat,  largoju ti djall !".

 

Pa pritur më ngriti në ajër një dorë mu si qikllop,

më hipi përsipër si mundësit në tapet,  qeshte me inat,

më përplasi a lëshoi në dyshek si të më fuste në grop',

mi hapi krahët, mi lidhi me çarcaf,  si skllav në krevat.

 

Më rëndonte sa s'mbushesha me frymë, ma shtrydhte trupin tim,

granadat m'i ngjeshi pas trupit, gati sa s'pëlcisnin,  me thumbat si gishti,

me kamxhik më fishkullonte, si kalin në lëmë, që rend pa mbarim,

më mori shpirtin, iu dorzova, s'kisha takat, më kryqëzoi si Krishti.

 

Ajo qelibar, më kish hipur mbi vete si saç ngarkuar me prush,

u nxemë aq shumë si qrinj të pashuar,  u bëmë një trup flake,

rënkonimm, ...nga këmbet u derdh lëngu dehës që sjell çdo rrush,

tërë bota kish perënduar mbi mua,  trupat  buronin djersë si  dush.

 

Kur rrezet e diellit  në mëngjes trokitën me cicërima në dritare,

u ngrit nga robet, mbështjellë me çarçafë, rrëshqiti delfin i praruarë,

më dha një puthje vetëtime në buzë, sikur qielli të luante me zjarre,

pastaj më shtyu, m'i dha duartë, më la lamtumirën si të dashuruarë.

 

"Mjaftë fjete, zgjohu o ëngjëll, hapi sytë o qengj i urtë, ti s'je për mua

unë dua një përbindësh, ta gëlltis brënda në trup,  ta shqyej me thua.."

në deren e hapur, me sytë përgjumur pashë, një femër lakuriq si mërmeitë, ..

Miq më besoni! Çfar ju thashë s'ishte ëndërr. Unë fjeta me Djallin vetë!

 

(shkëputur nga Cikli i pabotuar, "Sekretet e  dashurisë")

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora