E diele, 28.04.2024, 04:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Elidiana Saraçi: Kujtime

E diele, 19.05.2013, 07:59 PM


KUJTIME 

Nga Elidiana Saraçi

Thuhet se duhet ta hedhim pas te kaluaren e te shohim te ardhmen. Po a mund te jetojme te tashmen pa ndikimin e kujtimeve te se kaluares.

Kujtimet jane ato qe te ndjekin gjithmone, ndonjehere te duken si hije qe nuk te lene te vazhdosh…

Duhet ta pranojme qe kujtimet jane diku thelle Brenda nesh ne nje gjume letargjik e zgjohen pikerisht atehere kur ne nuk do ti donim aspak, po, zgjohen, zgjohen e duket sikur na thone:ejjjj shikoni ju nuk mund te jetoni kete te tashme, nuk mund te hidheni ne te ardhmen pa kujtimet e se shkuares…kudo na shfaqet e shkuara.

A eshte e drejt kjo valle?!! Pse ajo qe ka kaluar duhet te jete me domosdo gjithnje pas nesh?!! Mos ndoshta per vete faktin se dhe kjo e shkuar ka qene pjese e jetes sone, vete ne e kemi jetuar?!!

Dhe pikerisht ne kete moment ndjen nevojen e udhetimit nder vite, e udhetimit ne kohe, merr anijen tende e udhtimii fillon…

E cuditshme!Mundohesh te kujtosh hapat e pare qe ke hedhur por nuk mundesh, mundohesh te kujtosh fjalen e pare qe ke then por serish nuk mundesh.

Duke lundruar ne kujtime, para syve te shfaqen ato ngjarjet me te bukura, me te lumtura te jetes tende dhe nje buzqeshje mbizoteron ne mimiken tende, por sa keq qe gjerat e bukura zgjasin shuum pak dhe kjo buzqeshje zbehet shume shpejt kur disaa re te zeza mbulojne qiellin me diell. Valet e detit fillojne te levizin jo si zakonisht, nje shi i forte fillon te bjere, nje ere e forte fillon te fryje dhe anija fillon te lekundet e duket sikur e humbet kontrollin…

Ndodhesh ne mes te oqeanit i cili supozohet qe te fal qetesi, por ne ato momente oqeani eshte ai qe pervec frikes dhe vetmise nuk ka mirsine te te fale gje  tjeter.

Nen nje qiell te zi, nen nje shi rrebesh, ne mes te oqeanit me nje anije qe lekundet dhe mundohet te ruaje eekuilibrin ti fillon te reflektosh ndaj ktyre kujtimeve. Duke rremuar ne ato kujtime qe realisht jemi vete ne qe i varrosim diku Brenda nesh, fillojme te zgjojme dhimbje te medha qe na prekin, na lendojne, na bejne te reflektojme e te kuptojme se ne nje vend ku nuk duhet kemi gabuar…Ato kujtime zgjohen.

Te kesh nje familje por te jetosh larg saj, te percare per shkak te nje kohe eshte e dhimbshme … kur paprimtas sheh nje varke te vogel qe i afrohet anijes tende dhe ti qe vetem e sheh.

Te humbasesh njerin prind, te jetosh pa njerin prej tyre, pa dashurine e perkushtimin e nenes, pa mbeshtetjen e mirkuptimin e babait eshte gjithashtu nje plage tjeter dhe si per inatin tend sheh nje varke tjeter qe i afrohet anijes tende…dhe mbi kte varke qendron pikerisht ky kujtim qe te vret, te brengos dhe ti vetem e veshtron.

Dashuria e motres per vellane eshte dashuria qe pushton zemren e nje vajze. Te kesh vella eshte fat, ai kujdeset per ty, te mbron, te merr prane vetes kur frika dhe vetmia te pushtojne, te fshin lotet kur ti qan, te keshillon kur ti ke nevoje.

I vetmi person qe vertet e do dhe e vlerson nje vajze eshte vellai, dashuria e vertet per  nje vajze eshte dashuria qe buron nga zemra e vellait, eshte ajo dashuri qe ai e tregon cdo dite, sa here qe ti ke nevoje, vrapon, hap krahet, hidhesh e perqafon vellane e me lot ne sy kerkon ndihmen e tij, mbeshtetjen e tij, fjalet e embla, qetesuse qe embelsisht te ngrohin zemren, deshiron qe duart e tij butesosht te kalojne ne fytyren tende dhe te te fshijen lotet dhe duke te te larguar floket nga fytyra te te thote: C’ke ti qe merzitesh, ne jemi bashke, jemi te forte e do i kalojme te gjitha.

Por dhe kto jane gjera te cilat kane ndodhur dhe tashme kane mbetur thjesht kujtime, e vetmja gje qe ne…qe une kam ne dore te bej eshte te ngre kryet lart, te kundroj qiellin me yje  ne mbremje dhe ylli qe shkelqen me shume do te jete  ylli im, jeta ime, buzqeshja ime, do te jete ai yll qe atje nga lart kujdeset per mua, me mbron ashtu sic dhe ma kish premtuaar…

Ehhh…kujtimet, jane te shumta, te bukura por dhe te dhimbshme njekohesisht…pa to nuk mund te jetojme te tashmen, nuk mund te hidhemi ne te ardhmen…



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora