E diele, 28.04.2024, 07:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Mos ja pengo diellin

E diele, 19.05.2013, 07:16 PM


Shahin Ibrahimi

 

Fjalori i rrugëve.

 

Mendime shtrydhur ec ngadalë

Dëgjoj dikush që po më thërret,

Zemra hapet mbushet me mall

Të kaluarën tonë, goja prek.

 

Gurët e shëtitores po thithin

Pak ndjnjë dashurie nga ne,

Yjet nga zia në qiell nxinin

Nga qielli zbrazej shiu rrëke.

 

U trubullua gjaku im i kaltërt

Tek dëgjoj ca bastard,

Edhe pse fjalët shërojnë plagët

Ato shpesh dalin në ankand.

 

Pellgje ndërgjegjesh të vjetëruara

Veshur pa rroba drite në trup,

Hedhin shtat në rrugët e asfaltuara

Krenari, egoizëm veshur me turp.

 

Era që fryn jehonën tënde ngrin

Fjalori i jep hijeshi lumturisë,

Përpara ecet kur ka mirkuptim

Edukata i jep frymë lirisë.

 

 

Më dogji shpirtin

 

Tek të shoh o lypës i vogël

Buzëqeshja më ngrin buzëve

Për çdo lëmoshë,ti ul kokën

Për të ecën ditën rrugëve.

 

Venitet çdo gjë para teje

Kur,të shoh zbathur pa larë

Ata sy joshës afroi pranë meje

Të të ngroh se je duke u tharë.

 

Oh sa më dhimsesh kur të shikoj

Sa lot zemrash të shoqërojnë

Zjarr nga gjaku im do të afroj

Ngohtësi,të gjithë të afrojnë.

 

Bashkë me lëmoshën përtyp lotët

Je fëmi i çiltër,i bukur

O Zot pse si dhe fat si shokët

Që dhe ky të jetë i lumtur.

 

Jepi o Zot dhe,ju o njerëz pak Fat

Mbajeni pranë këtë fëmi në nevojë

Që në Zemrën e tij të lind Hakikat

Të shijoj jetën,i lumtur të rrojë.

 

 

Mos ja pengo diellin

 

Re!të lutem largohu të shoh diellin

Gjaknzehtësi!ftohu me ujin e burimit

Shoshë! sitise mendimin si miellin

ZOT! më jep kurajon më hiq nxitimin.

 

Dielli i pa fajshëm ngroh të gjithë

Dhe atë vogëlush që rri mbas perdeve

Fshehur, nikotinën e kanunit thithë

Ska ai ëndërra,ka mankthin e vdekjeve.

 

Gjakmarrje! më jep kurajo të Fal

Për jetë të qetë të brezave që vijnë

Psherëtimave të zemrave,tju them Ndal

Të ju jap të ngujuarëve pamvarësinë.

 

Ndër vite të thitha pluhurin o Kanun

Më dhurove vetëm rrudha dhe lotë

Më detyrove të laj sytë pa sapun

Po burgos veten,kur ka ligje mbi tokë.

 

Heshtja drithëruese sjellë errësirë

Kujtime me dhimje sjellin qirinjtë

Dhe Engjëjt e kanë zili urtësinë

Dua Liri,të qeshin bashkë të rinjtë.

 

Më ndihmoni që,Mos t`ja pengoj diellin

Shpirtit të urtë,dhimjet t`ja lehtësoj

Që Vogëlushi të shijojë pastër qiellin

Përkrahje,ngrohtësi nga shoqëria kërkoj.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora