E shtune, 27.04.2024, 10:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Rita Saliu: Në dhomën e kujtimeve

E shtune, 18.05.2013, 11:43 AM


Rita Saliu

 

Sonte jam strukur në dhomën e kujtimeve

që edhe pas kaq vitesh më marrin me vete

 

qesh edhe pse më qahet për të kaluarën

një ylber drite më bënë dritë për te ti

dua të të takoj të të përqafoj fort si dikur

në dhomat e ngrohta në zemër të konvikteve

me shpirtin tim që sfidon çdo ditë

mallin mungesën tënde dhembjen

që ma falin largësitë midis nesh

 

derisa ditët ngroh dielli i kujtimeve

gjithçka më kthehet në varg në këngën

që ka emrin tënd dhe e këndoj vetëm për ty

çdo mëngjes në drekë në darkë

më lag shiu i dëshpërimit

pse s’arritëm të jemi gjithmonë në atdhe

të peshonim sa guri në vend të vet...

në këtë vorbull që vazhdimisht më sfidon

harroj të papriturat e jetës

dhembjen që mund të më falë harrimi

i gjithë asaj që mbeti vetëm ëndërr

 

zemra ngrin e shkrin nëpër mua

djersët si kokrra breshëri si rrufetë

qëllojnë shpresën që nuk dorëzohet

e më shoqëron fushave të nostalgjisë

dashuria, malli dhe ditët që s'harrohen kurrë

kanë fut në valle shpirtin tim dhe gjithçka timen

e gatshme për të t’i dhuruar ty ....



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora