E diele, 28.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Lefter Duraj: Tri vjersha nga Tirana

E shtune, 18.05.2013, 11:26 AM


TRI VJERSHA NGA TIRANA

 

Nga Lefter Duraj

 

 

Kosova, ëndrra ime…!

 

Partizan i brigates V-të, vjerri im qëlloi,

Per nder e kasha te syte e tij e shikoi,

Enderr e kam,-thosh, per Kosoven malloi,

Ate qe s’mundem atehere, tani e realizoi.

 

Gezim i madh  qe, se Kosoven e fituam,

Po kush mund te shihte, aty dalluam,

Ate qe nje jete të tërë, ata enderruan,

Vite të shkuara, per atje ata marshuan.

 

Ja kete merak kasha,-tha, ndaj jetoj,

Aq e gjate jeta per Kosoven une malloj,

Erdhem o vellezer, jo vetem t’ju shikoj,

Nje division i tere, që Kosoven të çliroj.

 

E di qe qejfi u mbeti, qe une ju mungoi,

Dhe pse s’erdha dot, mosha më pengoi,

Femijet e mi do vijne, aty me ju te festojnë,

Endrren që kasha, me ne fund e realizoj.

 

 

NËNA IME

 

O nena ime e dashur, sa shume besoj,

Se nene me te mire, ate une dalloj,

Jo vetem pse mua,  ajo me ka rritur,

Por vec se dashuri, une aty shikoj.

 

Ashtu e urte dhe fjalë shumë pak,

Duheshin rritur, jo pak por shtatë,

Afer e afer dukeshin si  binjakë,

Sa edhe emrat i ngaterronte sakaq.

 

Ja qe tani nena i kaloj 80-te vjet,

Pak e nga pak semundja po i zbret,

Veten se jep, sa te vajzat dhe djemte,

Jam mire-thote, do kaloj dhe ky siklet.

 

As vet s’kuptoj, ku e ka pas kete fuqi,

Te mbash e rritesh, gjithe keta femije,

Me ushqim e te lare, e cdo here porosi,

Si kur ishim te vegjel, po ashtu dhe tani.

 

E vogel e imet, keshtu une e mbaj mend,

Te motrat e vellezerit, ajo nuk ze vend,

Me shoqet ne lagje shkon dhe ben kuvend,

Qe niperit dhe mbesave, t’mos hyj nje gjemb.

 

Leviz gjithandej, s’rri dot pa na pare,

A  jeni mire, si shendeti ju shkon valle?

Ashtu si gjithmone une do ju rri prane,

Sa kam jete e kembe do ju marre mbare.

 

Dhe vitet po shkojne, ashtu nje e nga nje,

Per ne njelloj je, Ti moj e embla nene,

Ashtu sidikur, gjithe kohen rri ne kembe,

Per ty te vegjel  jemi, cdo gje qe te bejme.

 

Nje dite u njoftova, se ishe shume rende,

Ne telefon me the,- O bir jam ne kembe,

Nga zeri kuptova, n’krevat kishe rene,

Nje “oh” te vogel veshi ma kish zene.

 

Zemra mu drodh, gjithcka do bejme O nene!

Ty perseri te duam, te te shohim ne kembe,

Pa shih se u shtuan,  stermbesat dhe mbreme,

E njembedhjeta eshte, emrin e saj te veme.

 

Ne dasmen e Kledit, Ti fjalen na e ke dhene,

Nje valle do marresh dhe per Lirin ke thene,

Te gjithe niper e mbesa, ne mes te ka vene,

Do t’u ha dasmen, keshtu me ne e ke lene.

 

Ndaj mos u dorezo, moj e embla Nene,

Ti je forca jone, je gjeja me e shtrenjte,

Merakun e dim, se c’eshte me e shenjte,

Do mbajme njeri tjetrin, para do bejme.

 

Kjo kohe e shkrete, zemren ta ka coptuar,

Tomorrin e vogel, nga duart ta ka larguar,

Dhe per ne ai, si trup do jete i munguar,

Por gjalle do e kemi, perhere te kujtuar.

 

Ndaj nena ime, merakun ke ne e shikojme,

Nje gjembe ne kembe, Kledit s’do lejojme,

Te gjithe ne femijet afer do i qendrojme,

Rreth teje, Tomorrin e babanë do i kujtojmë.

 

 

Koha  “e re”…!

 

E pe- me tha, ky eshte burre i mire,

Te zgjidh pune ai, si s’ka me mire,

Dhe ndonje gje e sakt, po nuk shkoi,

Di e rregullon dhe pune te mbaron.

 

E mbajne ne goje te gjithe kete njeri,

E therrasin perhere: Ku je, o flori ?!

Pa te pare njehere, shkon dita merzi,

Kemi probleme, per t’na i vesh n’terezi.

 

Dhe njerin sy shkel ky floriri yne,

Dy gishtat i leviz, ndryshe s’i hyn,

Problemin qe ke sakaq ta mbyll,

Ndryshe or mik, ne dere gjen dryn.

 

Reforma kudo, n’institucion e shkolle,

Heq ca nga puna me te tjere zevendeso,

I mire a i keq eshte, boll fytyra nderro,

Eshte urdher partie, as mos e diskuto.

 

Çdo sektor te jetes, sheh vec sakatim,

S’gjen ekspert qe punes ne koke t’i rrin,

Me militant partie, do kete nderim,

Ne djall te veje puna, qofte aferim.

 

Pa shiko gjetiu, se mos ishte rastesi,

Per halle te tjera, qe ti ke ne shtepi,

Me mesuesin e femijes ti ke takim,

Te shohesh si ecen, a ka perparim?

 

Te sjell verdalle me dy nota ke vitin,

Fajin ka femija, doren ai s’e ngriti,

Eh, c’te them une? Fjalen e vertiti,

Rrogen aq e kemi, qeveria s’e ngriti.

 

Thone se ne bashki ka rregull dhe pune,

Te presin dhe percjellin sic dua dhe une,

Zbukurohet qyteti, punet po vene lum,

Per konkurs isha, vendi zene 6 muaj.

 

Shko n’gjykate, kujto Hasan Zyko Kamber,

Te kujtosh vargjet e tij, i ben vetes nder,

Asgje nuk ndryshon, kur hyn ne kete dere,

S’ka shume rendesi se ç’ke ne ate deftere.

 

Te mbjellesh e korresh, token te punosh,

Te shkon i gjithe vitit, per pese kile grosh,

Pa menduar se pronen  me ç’ligj ta kerkosh,

Nje pronar tjeter del dhe del me duar bosh.

 

Nje dite u semura, ne spital urgjent shkoi,

S’di c’me gjeti, dhimbja sec me shterngoi,

Do besh analizat, -tha doktori qe vizitoi,

Jo ne spital,-tha, se reagentet mungojne.

 

Pergjigjen ta sjellesh, te kjo adrese s’gaboi,

Te nje klinike private, qe miku i tij e ndertoi,

Atje me gjen cdo dite, oren po ta saktesoi,

Vizita ben 2000 leke, faturen nuk ndryshoi.

 

Ja qe kjo e re, njerezve ca pune u hapi,

Te bredhim rrugeve, duke i dhene vrapit,

Vec leket qe duhen, te te mbaj dhe takati,

Per shendetin s’kursehet …as te sakati!



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora