E shtune, 27.04.2024, 07:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Besar Shkëmbi

E diele, 19.05.2013, 06:14 PM


Besar Shkëmbi

 

MJEGULLNAJA DO TE PILLTE DICKA MBI TOKE

 

Rete e friguara nga bubullimat qiellit

lotonin mbi krijesen e re

shejtani po zbukuronte pemen e ndaluar

mjegullnaja do te pillte dicka mbi te

 

Shiun dhe balten duhej gatuar zoti

per ta krijuar njeriun e pare, Adamin

e i pari fale brinjen e tij per ta krijuar te dytin

gjoksfryeren flokegjaten e seksin tjeter, Even

nje here per ta mashtruar

e pastaj per ta futur nen zgjedhen e saj

Dy te paret lindi te tretin

vrasesin dhe te vrarin e pare mbi toke.

Kabilin dhe viktimen e tij

te vrarin e pare mbi Habilin

 

Mal shekujsh

Kabili sillet prap neper toke

merr mbi supet e veta

gjynahet e vrasesve te ri

shejtani rri e shikon anash

rezultatet e veseve te tij

 

Une bart koken time si kungullin nen sqetull

keshtu u vendos ne kuvendin e shejtaneve

ketu e me shume se nje shekull

 

 

ADEMI DO TE VIJE PRAP

 

O zoti im fuqiplote

o kurre o sot

mos me le t´harruar

akuzen qe ma bejne

se kam merituar

 

Zgjedha qe m´kane vu

shume po me rendon

gjunjet po mi then

shtatin ma lakon

 

Frymen po ma ze

me shtrengon ne fyt

gure pa luajt nuk le

pasurine ma shet

fare pa me pyet

 

Andaj o zoti im

te lutem dite e nate

ne kete toke

kam qene zot

e jo kurre argat

 

Akuzen e bazon

ne nje mit te vjeter

m´le zot n´token time

mos lejo nje tjeter

 

Kasapit te vjeter

qe m´preu e m´nxori syte

kuvendi i shejtaneve

vec po ia hap dyert

 

Shejtanet shejtanin

duan ta shpetojne

Adami do t´vije prape

Thaqi me shoke shkojne

lutja ime nuk shkon kot

zoti im nuk lejon.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora