E diele, 28.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Muça: Netëve në muzgje

E marte, 21.05.2013, 07:53 PM


Vladimir Muça

 

Netëve në muzgje

 

(Cikël poetik)

 

E SHKRUARA

 

E shkruara mbi plloça balte

Ujem shpirti nga gjetjet arkeologjike;

Fjalë ruajtur nga dherat

Shkruar shekujve,thellësive.

X

Fjala jote biri im

Shkruar në portale moderrne,

Për një gabim elektrik firoi

Si pjalmi pishave prej stuhive;

Humbi gjithçka

Si në rërë një përbetim i rremë

Nga dallgë e dashurive.

X

Shkruaj në trungun e një peme

Në shumëzim qelizash

Mbulohet gjithçka me lëvore

Një ëndërr që dikur e dijte.

X

Shkruaj mbi kujtime

Në rrudhat e trurit

Në humbje kujtese do mbytet.

Në qënien tënde s’do ketë më ëndërrime,

Veç klithma si sfidë e qenies

Do ulërijë në mërmërime.

X

Ti birë më ndiq mua

“Të prapambeturin„

Shkruaj akoma në letër,

Ate do shohë njerëzia

Mbas mijëra vjetësh.

Shenjat e fjalëve të tua

Do ngrihen mbi hiçin,

E shkruara ime

Si çdo gjë e natyrëshme,

Shkruar në burgun e shpirtit

Do madhërohet

Aherë kur portali yt

Ka emigruar

Thellësive

 

 

MILINGONAT E SHTEPISE

 

Sapo vjen pranvera

Zgjohen milingonat e shtëpisë;

Ngjiten në tavolinën e drujtë,

Për egërsinë time sduan të ja dinë.

Drekoj me milingonat sfiduese

Ata me nofullat thërimet i grinë,

Njesh,si ushtar,në kollonë

Të pa shqetësuar futen në një vrimë

Një milingonë e vogël mbi shputë të këmbës

Me thërrime mbi nofulla

Më sheh e shoh,

Syve të mi gjen veç zbrazëtirë

Në dritare qielli qeshet me ne.

Tavolinës ka nisur viti mbarë,

Milingonat e shtëpisë

Mbledhin zairenë në hambarë.

 

 

VOBEGESI POETESH

 

(Në kujtim të Pano Taçit)

 

Me bukë vale e mbylli ditën poeti,

Vargjeve rridhte dritë në mesnatë.

Figurat shndroheshin në diej

Me psherëtimë e rimë të zjarrtë.

X

Sa e vobegtë jetë e poetit,

Mes përplasjeve xixa zjarri;

Buzët shkrumb,bark palosur

Mushkritë me pështyma gjaku.

X

Dhe prap poeti në vobegësi

Mbi copa letre nuk pushon,

Me gjak shkruan çi thotë shpirti.

Rrugëve ngushtare,ku kalon.

 

 

SINORET

 

Rreth vetes na mbinë sinoret,

Si Laokonti na u thurën gërshet;

Sa budallenj ishim dikur,

Dhe sot jo me pak budallenj.

X

I shkulëm,ku na urdhëruan i vendosëm,

I shkelmuam si një torturë;

Ata me cinizëm pas shpine

U shumuan si një meduzë.

X

Dhe në jetën e përtejme nuk do na ndahen,

Egër sinorët do na sulen:

Varret me hekura na i bënë

Vëllazërinë ngado përçudnuan.

 

 

NETEVE NE MUZGJVE

 

I dua netët plot muzgje

Ku hëna shenjtore më përgjon,

Tek shket përvuajtur nëpër lugje

Ngazëllimin në shpirt ma shton.

 

Ndoshta pas meje do vinë të tjerë

Në buzë do puthin,puthjen time;

Dhe aherë kurrë nuk do i harroj

netët e zjarrta,në përqafime.

 

Tash,i vetëm eci hapsirave të pamatë,

Jam kapiten i shpirtit tim,

Kupa qiellore si bozhur në pragnatë

Fatin ma ndjek ngado me durim.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora