| E marte, 21.05.2013, 07:53 PM |
Vladimir
Muça
Netëve në
muzgje
(Cikël
poetik)
E
shkruara mbi plloça balte
Ujem
shpirti nga gjetjet arkeologjike;
Fjalë
ruajtur nga dherat
Shkruar
shekujve,thellësive.
X
Fjala
jote biri im
Shkruar
në portale moderrne,
Për një
gabim elektrik firoi
Si pjalmi
pishave prej stuhive;
Humbi
gjithçka
Si në
rërë një përbetim i rremë
Nga
dallgë e dashurive.
X
Shkruaj
në trungun e një peme
Në
shumëzim qelizash
Mbulohet
gjithçka me lëvore
Një
ëndërr që dikur e dijte.
X
Shkruaj
mbi kujtime
Në
rrudhat e trurit
Në humbje
kujtese do mbytet.
Në qënien
tënde s’do ketë më ëndërrime,
Veç
klithma si sfidë e qenies
Do
ulërijë në mërmërime.
X
Ti birë
më ndiq mua
“Të
prapambeturin„
Shkruaj
akoma në letër,
Ate do
shohë njerëzia
Mbas
mijëra vjetësh.
Shenjat e
fjalëve të tua
Do ngrihen
mbi hiçin,
E
shkruara ime
Si çdo
gjë e natyrëshme,
Shkruar
në burgun e shpirtit
Do
madhërohet
Aherë kur
portali yt
Ka
emigruar
Thellësive
MILINGONAT
E SHTEPISE
Sapo vjen
pranvera
Zgjohen
milingonat e shtëpisë;
Ngjiten
në tavolinën e drujtë,
Për
egërsinë time sduan të ja dinë.
Drekoj me
milingonat sfiduese
Ata me
nofullat thërimet i grinë,
Njesh,si
ushtar,në kollonë
Të pa
shqetësuar futen në një vrimë
Një
milingonë e vogël mbi shputë të këmbës
Me
thërrime mbi nofulla
Më sheh e
shoh,
Syve të
mi gjen veç zbrazëtirë
Në
dritare qielli qeshet me ne.
Tavolinës
ka nisur viti mbarë,
Milingonat
e shtëpisë
Mbledhin
zairenë në hambarë.
VOBEGESI
POETESH
(Në
kujtim të Pano Taçit)
Me bukë
vale e mbylli ditën poeti,
Vargjeve
rridhte dritë në mesnatë.
Figurat
shndroheshin në diej
Me
psherëtimë e rimë të zjarrtë.
X
Sa e
vobegtë jetë e poetit,
Mes
përplasjeve xixa zjarri;
Buzët
shkrumb,bark palosur
Mushkritë
me pështyma gjaku.
X
Dhe prap
poeti në vobegësi
Mbi copa
letre nuk pushon,
Me gjak
shkruan çi thotë shpirti.
Rrugëve
ngushtare,ku kalon.
SINORET
Rreth
vetes na mbinë sinoret,
Si
Laokonti na u thurën gërshet;
Sa
budallenj ishim dikur,
Dhe sot
jo me pak budallenj.
X
I
shkulëm,ku na urdhëruan i vendosëm,
I
shkelmuam si një torturë;
Ata me
cinizëm pas shpine
U shumuan
si një meduzë.
X
Dhe në
jetën e përtejme nuk do na ndahen,
Egër
sinorët do na sulen:
Varret me
hekura na i bënë
Vëllazërinë
ngado përçudnuan.
NETEVE NE
MUZGJVE
I dua
netët plot muzgje
Ku hëna
shenjtore më përgjon,
Tek shket
përvuajtur nëpër lugje
Ngazëllimin
në shpirt ma shton.
Ndoshta
pas meje do vinë të tjerë
Në buzë
do puthin,puthjen time;
Dhe aherë
kurrë nuk do i harroj
netët e
zjarrta,në përqafime.
Tash,i
vetëm eci hapsirave të pamatë,
Jam
kapiten i shpirtit tim,
Kupa
qiellore si bozhur në pragnatë
Fatin ma ndjek ngado me durim.