| E marte, 21.05.2013, 08:20 PM |
Luan
Kalana
JETOJME ME
DJALLIN...
"Sa
rron, zbras Kupa dhe puth Çupa; Ke
shekuj që të flesh në qetësi"... - Omer Khajam
Erdhi në
dhomë pa torkitur serbes, pa ftesë si
nuse,
në terrin
e natës m'u fut në robet, e ftohtë akullt pa naze,
lakuriq
siç e
qumësht e
bardhë, gjoksin tullumbac të fryrë nga
dy gajde.
Më
përqafonte, më ledhatonte pa pushim, puthje si tërmet,
më
afronte, më guduliste, me duar seç më
ngacmonte,
ndjeva
poshtë barkut një doçkë me lesh, një gjë si ornament,
frikur si
kërcu në dyshek, mundohej më kot, sadoqë më trazonte.
U ktheva
mënjanë në kuris, të shpëtoja nga ky murlan,
qortoja
veten pa faj, "po ti ç'bën or
dertimen, je djalë i mbar', ,
mos prish
djalerinë, prit të vije behari, ti s' je
një don zhuan .."
asaj i
murmurisja me inat ca fjalë, "lermë
rehat, largoju ti djall !".
Pa pritur
më ngriti në ajër një dorë mu si qikllop,
më hipi
përsipër si mundësit në tapet, qeshte me
inat,
më
përplasi a lëshoi në dyshek si të më fuste në grop',
mi hapi
krahët, mi lidhi me çarcaf, si skllav në
krevat.
Më
rëndonte sa s'mbushesha me frymë, ma shtrydhte trupin tim,
granadat
m'i ngjeshi pas trupit, gati sa s'pëlcisnin, me thumbat si gishti,
me
kamxhik më fishkullonte, si kalin në lëmë, që rend pa mbarim,
më mori
shpirtin, iu dorzova, s'kisha takat, më kryqëzoi si Krishti.
Ajo
qelibar, më kish hipur mbi vete si saç ngarkuar me prush,
u nxemë
aq shumë si qrinj të pashuar, u bëmë një
trup flake,
rënkonimm,
...nga këmbet u derdh lëngu dehës që sjell çdo rrush,
tërë bota
kish perënduar mbi mua, trupat buronin djersë si dush.
Kur
rrezet e diellit në mëngjes trokitën me
cicërima në dritare,
u ngrit
nga robet, mbështjellë me çarçafë, rrëshqiti delfin i praruarë,
më dha
një puthje vetëtime në buzë, sikur qielli të luante me zjarre,
pastaj më
shtyu, m'i dha duartë, më la lamtumirën si të dashuruarë.
"Mjaftë
fjete, zgjohu o ëngjëll, hapi sytë o qengj i urtë, ti s'je për mua
unë dua
një përbindësh, ta gëlltis brënda në trup, ta shqyej me thua.."
në deren
e hapur, me sytë përgjumur pashë, një femër lakuriq si mërmeitë, ..
Miq më
besoni! Çfar ju thashë s'ishte ëndërr. Unë fjeta me Djallin vetë!
(shkëputur
nga Cikli i pabotuar, "Sekretet e
dashurisë")