Shtesë » Shoqëria
Ajshe Leka: Diabeti po rritet edhe në Kosovë
E marte, 21.05.2013, 05:01 PM
Hulumtimet tregojnë se Diabeti po rritet edhe në Kosovë
Shkruan: Ajshe LEKA
Mijëra persona në botë vuajnë sot nga sëmundja e diabetit. Kjo sëmundje ndikon në cilësinë e jetës së pacientit. E njohur ndryshe si “sëmundja e sheqerit”, shkakton invaliditet të hershëm, sjell deri te verbimi, ndërsa mundësitë për amputimin e këmbës janë 15 herë më të shpeshta nga diabeti se sa nga shkaktarët tjerë. Organizata Botërore e Shëndetësisë parasheh një rritje globale të të sëmurëve nga diabeti. Kështu pritet që deri në vitin 2025, rritja të arrijë në 170% në vendet në zhvillim, për shkak të detektimit më të mirë, industrializimit dhe ndryshimeve të stilit të jetës. Kjo sëmundje sot po shënon rritje të vazhdueshme edhe në Kosovë. Në vende të zhvilluara, kjo rritje do të jetë më e vogël (141%), rritje kjo e tipit 2 të diabetit, për shkak të trashësisë, ushqyerjes jo të rregullt dhe ushtrimeve të pakta. Kështu mund të themi se diabeti shkakton probleme jo vetëm mjekësore, por edhe probleme shoqërore-ekonomike në çdo shtet.
Trajtimi i sëmundjes së diabetit
Qëllimi i mjekimit të sëmundjes së sheqerit, është mbajtja e nivelit në gjak në vlera sa më të përafërta me atë normale, sepse kjo është mënyra e vetme e cila mund të parandalojë komplikimet e hershme dhe të vonshme. Që të arrihet kjo duhet të vendoset baraspesha në mes të ushqyerjes normale, ushtrimeve trupore dhe marrjes së barërave. Te shumica e të sëmurëve duhet të ndryshohen shprehitë e jetës. Edukimi dhe këshillimi i personave të sëmurë nga Diabeti është pjesë e rëndësishme e mjekimit, sepse kjo sëmundje kronike zgjat tërë jetën dhe të cilën personi i sëmurë e përcjell dhe mjekon vetë, përmes këshillimeve të kohëpaskohshme me personelin mjekësor. I sëmuri ka të drejtë të dijë gjithçka lidhur me sëmundjen e tij, mënyrën e mjekimit dhe për komplikimet e saj. Edukimi nuk guxon të jetë vetëm dhënie e informatave me gojë ose në formë të shkruar. Me personin e sëmurë nga diabeti duhet të vendosim raporte si partnerë të barabartë, ku pacienti duhet të dëgjohet dhe jo vetëm t`i jepen këshilla. Duhet tentuar motivimi i tij për të qenë i pavarur në udhëheqjen e vetëkontrollit dhe aktiviteteve të ndryshme gjatë mjekimit (doza e insulinës, ushtrimet trupore dhe ushqimi). Duhet mësuar se vetëm me pjesëmarrjen individuale në mjekimin e sëmundjes, mund të pengohen komplikimet e hershme dhe të vonshme të sëmundjes. Një hulumtim mbi njohuritë e infermiereve për këtë sëmundje, i realizuar në kujdesin parësor shëndetësor në Gjilan, tregon se infermieret kanë nevojë për rifreskimin e njohurive ekzistuese dhe marrjen e njohurive të reja në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional. Në këtë mënyrë, ato mund të luajnë një rol me rëndësi edhe në ngritjen e vetëdijes së popullatës e posaçërisht të pacientëve me diabet.
Çka tregoi hulumtimi ?
Janë
anketuar gjithsej 80 pjesëmarrës, prej të cilëve 69 femra dhe 11 meshkuj. Në
qytet punojnë 48 prej tyre, ndërsa 32 të tjera në fshat. Në pyetjen ,,Sa lloje
kryesore ka sëmundja e sheqerit“, rezultate pozitive kanë dhënë 65 të anketuar
apo 73 % e tyre, kurse rezultate
negative kanë dhënë 27 % e të anketuarve. Në pyetjen ”Sëmundja e sheqerit është
pasojë e funksionimit të dobësuar të disa organeve”, rezultate pozitive kanë
dhënë 66 e të anketuarve apo 76% e tyre, kurse rezultate negative dhe të
pjesshme kanë dhëne 24%. Në pyetjen “Çfarë ndodh kur pankreasi prodhon më pak
insulinë”, përgjigje pozitive kanë dhënë 70
e të anketuarve apo 85%, kurse rezultate negative - 15 %. Në pyetjen “A
dhemb sheqeri i rritur në gjak“, përgjigje pozitive kanë dhënë 67 të anketuar
apo 83%, kurse rezultate negative kanë dhënë 17%. Në pyetjen “Si fillon
sëmundja e sheqerit e tipit
Infermieret kanë nevojë për rifreskim të njohurive
Bazuar në
rezultatet e këtij hulumtimi, del se infermieret kanë nevojë për rifreskimin e
njohurive ekzistuese dhe marrjen e njohurive të reja në kuadër të edukimit të
vazhdueshëm profesional. Duke marrë parasysh numrin gjithnjë në rritje të
pacienteve me diabet, në njërën anë dhe, nivelin e ultë të vetëdijes dhe
informatave të këtyre pacientëve lidhur me sëmundjen, në anën tjetër, është
paraqitur nevoja imediate për trajnimin dhe edukimin shtesë të të gjithë
infermiereve në QKMF në Gjilan. Duke marrë parasysh rezultatet e këtij
hulumtimi, mund të konstatohet se infermieret kanë nevojë për një rifreskim të
njohurive në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional. Me ngritjen e njohurive
të tyre profesionale, infermieret mund të luajnë një rol me rëndësi edhe në
ngritjen e vetëdijes së popullatës e posaçërisht të pacientëve me diabet, numri
i të cilëve është rritur edhe në Gjilan. Informimi dhe edukimi i pacientëve me
diabet nga ana e infermiereve do të ketë një rol më rëndësi në ngritjen e
vetëdijes dhe parandalimin e rrezikshmërisë te pacientet me diabet. Rol me
rëndësi do të luaj edhe informimi me anë të broshurave, fletëpalosjeve, me
qëllim të njoftimit të popullatës e
posaçërisht të pacientëve me diabet. Rol me rëndësi kanë edhe mediat
elektronike dhe të shkruara, në sensibilizimin dhe parandalimin e kësaj
sëmundje kronike. Është e nevojshme edhe përkrahja dhe koordinimi më i mirë i
tri niveleve shëndetësore në Kosovë, për këtë çështje.