Shtesë » Shoqëria
Xhovani Shyti: Duhani, vrasësi i madh i femrave
E enjte, 06.09.2012, 08:35 PM
Duhani, vrasësi i madh i femrave
Një femër që konsumon duhan është e rrezikuar nga menopauza e hershme, nga impotenca seksuale, nga kanceri i qafës së mitrës dhe ai i fshikzës urinare. Por edhe nga lindje para kohe e dëmtime fetale gjatë shtatzanisë, nga anomali të ndryshme gjenetike, nga aborti spontan, sindromi infatil i vdekjes së menjëhershme etj.
Nga Xhovani Shyti
Ulur
këmbë përmbi këmbë, midis një ambienti të mbyllur luksoz, ku tymosja e cigareve
është e ndaluar, pa përfillur shenjën e dukshme: “Ndalohet pirja e duhanit”, në
prezencë të grupit shoqërues, ndërsa ligjëron dhe gjerb, herë pas here, diçka
nga filxhanë që mban para, ajo vazhdon të thith e nxjerr ritmikisht tymin ngjyrë
gri. Duke mos e përfillur rrezikun që i vjen nga ai që përditë e më shumë po
besohet se e meriton cilësimin vrasësi i madh.
Duhani,
vrasës i madh. Femrat
më të rrezikuarat!
Nuk
është më obsesion, por një realitet. Shifrat e studimeve shkencore të fushës së
shëndetit publik e konfirmojnë këtë. 600 milionë njerëz që jetojnë sot e janë konsumatorë
të duhanit do të vdesin. Më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë. Më shumë se 20
përqind femra, organizmi riprodhues i të cilave përveçse veten rrezikon edhe
bebet. E bën më pak vital shëndetin e nënës duke ulur sistemin imun. Të ecim më
tej në shifra e fakte: Çdo vit nga sëmundjet që shkakton duhani vdesin mbi 5
milion njerëz. Nga viti 2030 parashikimi konstaton se numri i të vdekurve do të
ritet në 11 milion njerëz. Në vendin tonë shifra e vdekjeve shkon në rreth 3300
njerëz.
Janë
raportime të institucioneve shëndetësore serioze, të tilla si Organizata Botërore
e Shëndetit (OBSH), por edhe e institucioneve të vendit tonë. Shifra dhe fakte
vërtetë tronditëse, shpesh të ditshme edhe nga konsumatorët e duhanit që,
megjithatë nuk kanë vullnetin t’a ndërpresin konsumin e tij, duke u rreshtuar në
kontingjentin e atyre që për hatër të trillit pranojnë riskun.
Një
prej tyre është edhe femra e cituar mësipërmi, që e ulur këmbë përmbi këmbë në mjedisin
e barit luksoz, vazhdon të thith e nxjerrë ritmikisht tymin e cigareve. Duke ngritur zërin në ligjërimin e vet, rreket t’u
shpjegojë bashkëbiseduesve se është 28 vjeç, ndërkohë që gjykuar prej cilësisë së
lëkurës çmohet për më shumë. Rrudhat në fytyrë i japin disa vite më tepër nga
sa thotë. Në këtë shtim moshe ka vendin e tij edhe zakoni i duhanpirës. Madje
jo vetëm në plakjen e parakohshme, por edhe më shumë. Le të vazhdojmë me të dhënat
ndërbotërore që thonë se, gjysma e duhanpirësve të rregullt do të vdesin nga
duhani, duke humbur 16 vite jete. Duhanpirja shkakton 1/7 e sëmundjeve
kanceroze në të gjithë botën, është shkaktari më i madh i sëmundjeve të zemrës.
Burrat me moshë 30-40 vjeç, të cilët konsumojnë duhan, kanë ulje të potencës
seksuale deri në masën pesëdhjetë përqind. Femrat duhanpirëse rrezikojnë katër
herë më shumë në lindjen dhe zhvillimin e kancerit të gjirit, krahasuar me ato
jo duhanpirëse. Ky rrezik vazhdon të rritet edhe më tej me vazhdimin e kohës së
pirjes së cigares.