Shtesë » Shoqëria
Sadik Vrajolli: Mënyra për ta lënë duhanin
E diele, 17.02.2013, 10:51 PM
Motivimi dhe mënyra më e lehtë për ta lënë duhanin
Nga Dr. Sadik Vrajolli, mjek i distriktit në Suedi
Për ta
bërë një vepër të mirë duhet me pasë motiv të fortë, në rastin konret të
motivohemi nga arsyeja shëndetësore, ekonomike, sociale dhe nacionale...
Arsyeja
shëndetësore: Duhani shkakton simptoma
të kollitjes me kelbazë, kondicion të dobët fizik, impotencë/disfunksion
seksual/, prishje dhe ramje të dhëmbëve , higjienë të keqe të gojës, prishje të tenit të fytyrës në formë të
plakjes, fytyra merr pamje të kaltërt të zeshkët me rrudha të ashpra në fytyrë
sidomos rreth hundës, ballit, gojës dhe rreth syve saqë femrave ua shëmtojnë
pamjen, më ato nuk duken si dama /zonja te reja/ por më tepër marrin pamje të shëmtuar dhe duken së paku njëzetë
vjetë më të vjetra.
- Në
organet e frymëmarrjes/respiratore/ shkakton
bronkit kronik, bronkit kronik obstruktiv, dëmtim në enët e gjakut duke
ia filluar prej kapilarëve deri te enët
e mëdha /mikro dhe makrovaskulare/. Shkakton infarktin e zemrës, dekompenzimin
e zemrës, arterosklerozë / gëlqerosjen- cementimin e enëve të gjakut/ infarkt
në tru /cerebrovaskular insult/ dhe dobësim kujtese. Në fazën më të
avansume-terminale edhe kancer të mushkërive. Pra duhani është vrasës tinzak
ose i padukshëm.
Mesatarisht
jeta e duhanxhisë është dhjetë vjetë më e shkurtër se sa e jo duhanxhinjve,
kurse kualiteti i jetës është shumë herë
më e keq se sa i jo duhanxhinjeve në
bazë të këtyre shembujve të cekur më lartë.
Duhani
dhe rakia përveq që krijojnë mvarshmëri
të thellë të lënë një përshtrypje autodestruktive- vetëshkatërruese.
Duhanxhinjtë
pasiv mjerisht janë fëmijët dhe gratë te ne aty ku pihet duhan në një dhomë të
mbyllun disa duhanxhi faktikisht e bëjnë
si dhomë gasi dhe ata fëmijë që janë aty si duhanxhi pasiv
janë fëmijët më fatkeq, të pasojat e asaj do ti bartin gjatë tërëe jetës.
Arsyeja
ekonomike: Industria e duhanit dhe alkoholit është degë e fortë ekonomike për
shumë kompani botërore që nxjerrin
profit-fitim në fatkeqësi të shëndetit
të njeriut
Monopolin
e prodhimit dhe distribuimit të duhanit dhe rakisë në Ballkan e kanë serbët dhe
malazezët. Mjerisht këtë distribuim të duhanit dhe rakisë serbët dhe malazezët
arritën ta shpërndajnë në Itali dhe në Skandinavi kurse gjermanët mjaft mirë
janë mbrojtë ndaj tyre.
Kurse në
Kosovë për çdo vjet paguhen 180 milion euro vetëm doganë nga importimi i
duhanit, kur dihet se ate distribuim e bënë Serbia dhe fitimin kryesore e fiton
ajo. Në këtë mënyrë i bëjmë shërbim djallit duke shkatërrue shëndetin tonë.
Arsyeja
sociale: Çdo prind e ka obligim të kujdeset për shëndetin personal dhe të
fëmijëve të tij. E çfare përkujdesje mund të bëjë ai prind që merr infarkt nën
moshën 40 vjeçare, përkundrazi ai bëhet barrë edhe për fëmijët e vet dhe
shoqërinë dhe nuk arrin me i rritë dhe edukuar e zhvilluar familjen e vet.
Nëse ti
je mbi 40 vjeçar atëherë sëmuresh prej sëmurjeve të zemrës dhe të mushkërive
dhe nuk do të arritsh ta presish nipin
dhe mbesën sëpaku ta ndijnë kënaqësinë e gjyshit apo gjyshes dhe këshillat e
tyre atëherë do ti mbetesh borgj përgjithmonë këtyre pasardhësve tu dhe do të
vdesësh vetë i pangopur me kënaqësine e tyre. Shoqëria do të humb shumë mjete
në ilaqen për ato dhjetë vite sëmundje të tua.
Arsyeja
nacionale : Një komb që nuk është i shëndoshë nuk është as produktiv. Në rastin konkret ti harrgjojsh rreth 200
milionë euro në këtër vafëri të skajshme është gati sikur vetëvrasje kolektive.
Mendo se me 200 milionë euro do ta lulëzojsh cilëndo prej segmenteve arsimin
apo shëndetësinë e do të arrij që me ato mjete ta bëjsh në kulmin evropian.
Nëse e ndërpren duhanin një ditë e më parë e dëshmon një lojalitet ndaj vetes,
familjes kombit tënd dhe shtetit tënd.
Mënyra më
e lehtë e lënjes së duhanit
Bindje
psiqike se je duke bërë një punë të mirë e se je qindpërqind i aftë ta
realizojsh. Ekzistojnë shumë metoda për
lënjen e duhanit por dy janë që unë i kam
aplikue dhe kanë dhanë rezultat të mira.
1. Flastera me nikotin – nicotinell 7mg/24
orë, 14 mg/24 orë, 21mg/24 orë. Zgjedhja
e tyre bëhet sipas numrit të cigareve të pira. Ata që pijnë nën 10 cigare
mjafton 7 mg nicotinell. Ata që pijnë nën 20 cigare mjafton 14mg nicotinell,
ata që pijnë m bi 20 cigare duhet 21
mg/nicotinell.
Mënyra e
aplikimit:
a) Prej ditës 1-30 ngjitet një
flaster/shpatullës/ prej mëngjesit deri
sa të biesh në gjumë. Në këtë periudhë paraqiten disa simptome si për shembull
kollitje dhe ndjen jë ngulfatje, sepse rriten ciljet e bronkeve të cilat e
bajnë spastrimin e nikotinit. Në këtë rast ato nuk kanë nikotin për të
eliminuar prandaj rriten ma shumë se zakonisht dhe japin simptome kollitje dhe
ngulfatje. Duhet të përdorësh ilaqe që
bajnë tretjen e pështymës. Për shembull ilaqna Bisolvon 2 herë në ditë nga një
tabletë ose Acetylcystein dy herë në ditë nga një tabletë derisa ta keshë
simptome.
b) Prej ditës 31-60 e përdor gjysmën /1/2
e fllasterit/ prej mëngjesit deri sa të biesh përe të fjetur. Në këtë periudhë
mund të paraqitet thartinë në lukth dhe gogësim. Përdor jogurt. Ose tableta
Omeprazol 20 mg. një herë në ditë.
Mund të
paraqitet në këtë periudhë
abstinencë-nevojë për të pirë duhan. Përdor molla, 1/8 e mollës në vend të një
cigarje dmth., dy molla në ditë sepse molla është antidot i nikotinit.
c) Prej 61-90 ditë e pëdor ¼ e
nicotinellit. Në këtë periudhë paraqiten
dhimbje dhe shtangime të muskujve. Përdor Paracetamoll tab.500 mig. 3 herë në ditë nga një.
ç) Prej 91-160 ditë e përdor 1/8 e flasterit. Në këtë periudhë paraqitet parahati motorike. Njerëzit e prekun fytyrën, hundën, ballin i shtërngojnë gishtat, nyjet. Për ta qetësuar këtë motorikë është mirë ti bajsh një parë tespi ose sinxhir me çelësa që i lëviz tërë kohën në duar dhe ta qetësojsh motorikën e duarve e cila mund të zgjasë gati një vit.
Metoda
tjetër është pëdorimi i tabletave Zyban.
Mënyra e
përdorimit:
Përdoret
një tabletë një herë në ditë një javë apo shtatë ditë dhe njëkohësisht pihet
duhan si zakonisht. Prej ditës së tetë përdoret një tabletë në mëngjes dhe një në mbrëmje dhe ndërpritet
përnjëherë duhani. Përdorimi zgjat 7-9 javë. Nëse abstinenca është shumë e
fortë zgjat edhe 7-9 javë tjera.
OBS
/Kujdes/! Zybon nuk guxon të përdoret te ata që kanë epilepsi dhe sëmundej të rënda psiqike.
Një apel
apo thirrje humane për të gjithë duhanxhinjët: mendo për shëndetin t ënd, mendo
për pamjen tënde, mendo për higjienën
tënde të gojës, mendo për fëmijët e tu, mendo për nipat tu, mendo për ekonominë
tënde, mendo për shtetin tënd që ende se ka marrë veten me ndejtë në këmbët e
veta ekonomikisht. Mos lejo veten të bëhesh shërbëtor i djallit dhe t’ia
dorëzosh paren tënde vrasësve shekullor.
P.S.
Këtë
metodë e kam aplikue qe 15 vite dhe ka dhanë rezultatin maksimal bile një
fabrikë që quhet Hysqvarna në Brunflo në Suedi e kanë lënë pirjen e duhanit të
gjithë të punësuasrit në këtë me këtë metodë me nicotinell, pra e kanë lënë
duhanin qindpërqind të punëtorëve.
Metoda e dytë me Zyban poashtu është shumë ma e shpejtë dhe mjaft efikase prandaj zgjidhe vetë cilën metodë do ta aplikosh por jo të dyjat përnjëherë!