Shtesë » Shoqëria
Enver Cakaj: Doni të jetoni, rreshtohuni pas meje
E marte, 31.07.2012, 07:55 PM
Refleksion
Doni të jetoni, rreshtohuni pas meje!...
Nga Enver Cakaj
Jeta është
si një rrugë që e ka një fund.Në doni të arrini në finish armatosuni
moralisht,se ajo ka malore,ka dishezë e baltë.Mos e kthe kokën prapa që të shpresosh
nga të tjerët,dhe mos thoni u lodha,se më shumë nga rruga të lodh shtrati.Llogariteni
ta përballoni vetë jetën tuaj!Atëherë do mësoni rrëzikun që vjen nga shtrati.Ai
të gllabëron e s’të lëshon kurrë!?Mos u mashtroni pas tij!Nuk e them ta
provoni,se e kam provuar unë 27 vjet me radhë!?Pa e kuptuar rash mbi të,dhe
mezi i shpëtova pas një lufte tepër të gjatë.Lëvizja është jetë!
Ju lutem
më lexoni e dëgjoni me kujdes!
Unë që shkruaj
këto rreshta,nuk jam më i mençur,por më i vuajturi i të vuajturëve!...Nëse nuk
vetëvdiqa,kanë dashur të më vdisnin ata që e kishin detyrë të mbrojnë jetën
njerëzore.Të mjekosh duke bërë prova,do të thotë të vdesësh.Mua më ka zënë breshëri
dhe nata në mes të rrugës,dhe nuk jam kthyer prapa,por më shumë më ka zënë pritë
një sëmundje që quhet Hodgkin,por emrin e vërtetë e ka vdekje.Ju ka rastisur të
luftoni me vdekjen i vetëm?Më mire mos e provoni,po luftoni kundër çdo kundërshtari
që u cënon shëndetin.Nuk dua të bëhem Belul,por as të abuzoj me një farë modestie
të tepruar që të bën të harrosh dhe veten.Fjala është për jetën.E mbrojmë apo e
shpërdorojmë atë?
Fatkeqësisht
në shumicën e rasteve,ne vetësëmuremi e vetëvdesim më shumë,se sa na vdesin të tjerët!?Të
këqijat i kemi brënda vetes,por ne bëjmë sikur nuk i shikojmë.Ke një siklet në trup
dhe nuk e përfill,porn ë të vërtet pot ë cënohet jeta.Presim sa të keqësohet
gjendja shëndetësore,saqë edhe mjeku nuk di si të veprojë kur paraqitemi aty?! E
di,që alkoli dhe duhani të rrezikon jetën,por pse nuk largohesh prej tij?Pse
kjo këmngulje për të vdekur?Pse nuk lufton për të zgjatur jetën!?
E kam
para syve një vajzë në moshën e saj,shtruar në klinikën ortopedike në Tiranë.Nga
pakujdesia e mësuesit dhe nga vetëvetja,u aksidentua duke kaluar kaluçin në orën
e fizkulturës në shkollë.Kishte thyerë kolonën vertebrale dhe ajo ishte e tëra
në allçi.Kishte muaj që luftonte me dhimbjet aty në shtrat ,e po vdiste çdo ditë
nga pak.Sa herë kaloja pranë dhomës të saj,e gjeja duke qarë.Nuk ishte e lehtë të
kaloje e të mbërtheheshe pas shtratit në atë mosh.Ajo gjeti vetë një zgjidhje:Edhe
atje në shtrat nisi të merrej me lexime librash dhe punë dore! Që atëherë nuk
pashë lot në sytë e saj. Një ditë,ajo doli nga spitali dhe kur e shikoja nëpër
rrugët e Tiranës;më dukej sikur nuk ecte,por fluturonte!
Në tërë ato
vite nëpër spitale kam parë tipa të çuditshëm të sëmurësh,që qepen pas shtratit
spitalor dhe bëhen sit ë vdekur.Mbase ,pa kuptuar ata i bëjnë shtrat sëmundjes
dhe vdekjes.Në onkologji,ku u bë shtëpia ime,kisha një shok që kishte të njëjtën
sëmundje me mua. Në dhomën time vinin shumë e pyesnin,se si jetoja kaq vite me
atë sëmundje në trup!?Më shumë vinte shoku im,thuajse çdo dy orë, i cilimë pyeste:’’Pa
na thuaj ndonjë fjalë,si do të bëjmë? …Dhe unë i përsërisja të njëjtën gjë:-‘’Jetën
e kemi në dorë ne,ajo s’duhet shpërdoruar se na ikën!....Mos e prano vdekjen….Ai
ikte duke qarë e vinte përsëri me lot në faqe…!
Më në fund
i them troç:
-Kështu
si qahesh ti dhe unë,do të vdesim,s’ka rrugë tjetër!Ai nisi ulërimën:’’Si o të vdesim?!Unë
atë djalë që kam….Që të mos u lodhim me atë thënie e stërthënje të njëri-tjetërit,ai
njeri,për të cilin kam edhe tani dhimbje,nuk diti ta mbronte jetën dhe vdiq
shpejt.Ai njeri nuk lëvizi nga shtrati,por unë jam kundra mbylljes të çdo
moshe,se ajo është një fare vetëburgimi.I sëmuri mund të pranojë mbyllje të përkohshme,por
jo përjetësinë e saj.
As
kapitullimi,që unë i kam provuar të gjitha,u këshilloj që të të mos bashkoheni
as me sëmundjen,por as dhe me shtratin.Por edhe me mjekun sharlatan.Se unë kam
vuajtur më shumë nga mjekë të tillë,sa sëmundja vdekjeprurëse.Në të gjithë kohën
e qëndrimit në spital më ka ndihmuar kjo këshillë e një mjeku të vjetër Arab:’’Ne
jemi tre,unë,ti dhe sëmundja.Nëse ti do të vish me mua,ne të dy do ta mposhtim
sëmundjenNëse ti nuk vjen me mua,unë nuk kam fuqi t’u mposht të dyve!’’ Këto
nuk i them për mburrje,por unë kam luftuar kundër të dyve dhev munda të jetoj.Se
sie kam bërë këtë luftë 27 vjeçare,e kam shprehur gjerësisht e imtësisht në librin
që kam shkruar për jetën time me titull:’’A vdes vdekja?’’. Nuk dua të bëj
reklamë,por këtë libër duhet ta ketë çdo familje në shtëpi.Nëse ndokush do të mëshirojë
të më sponsorizojë atë libër,e unë do ta dhuroj falas,fillimisht do tua dhuroj
të sëmurëve në onkologji dhe hematologji.Po shkurtimisht do t’u them,se kur
diktova që mjekët po bënin eksperimente me mua, i refuzova të gjitha analizat e
mjekimet.Kam patur caste që nuk ngrihesha dot nga shtrati,por kur shikoja nga
dritarja që lëviznin gjethet e pemëve,zogjtë,makinat,njerëzit…lëvizja dhe unë brenda
shtratit,paçka se ngela. Zvarritesha pas murit për të braktisur shtratin,bija e
ngrihesha sërisht duke mos pranuar njeri të më ngrinte.Shtrati është për të fjetur,jo
për të jetuar!I sëmuri është opozitar me sëmundjen,dhe bën aq sa mund të bëjë.Nëse
muk lëviz dot gjithë trupin,lëviz këmbët,duart,sytë,jo të jepesh komplet e të shtangesh.
Një ditë pas
shumë vitesh,u bëra pikë referimi për të gjithë të sëmurët kancerozë.Nuk e
kurseva shtëpinë dhe zyrën ku punoja për ta,po nuk e di sa përfituan nga këshillat
e dhëna.Në të vërtetë,kam marrë disa letra falënderim,po s’kam patur kontakte
me ta.Ime shoqe ka marrë letra ngushëllimi kur unë nuk u paraqita më në spital.Të
mos e teproj,fillimisht edhe unë qava e u mbylla brenda dhomës së spitalit të vdekjes
që emërtohej’’Onkollogji”.Isha vetëm.Pyeta infermieren për emrin e ilaçeve.Ajo
më drejtoi për tek mjeku,i cili më tha:’’Ç’të duhet ty,piji dhe rri rehat!’’.Atëherë
qava një ditë të tërë.Pas kësaj u mendova thellë në vetvete.U ngrita dhe ika pa
e ditur se ku vija.Kur kisha arritur tek spitali pediatrik,atje kishim kufirin
e fundit, më ndaloi roja i portës.U detyrova të kthehesha,por nuk shkova në dhomë.Në
spital më kishin kërkuar për terapi,po mua nuk më duhej kjo terapi që më mbërthente
për shtrati.Atë ditë u konfliktova me mjekun. Ju nuk e dini se ç’është cikli
dhe mos e provofshi kurrë.Që atë ditë nuk dëgjova njeri veç vetes.Zot i vetes
nuk është mjeku,por i sëmuri.Mjeku qënka bujtës në jetën e të sëmurit.
Mbajeni
Shokët e
dhomës sikur u zgjuan nga ajo apati,ku i kishin futur ajo sëmundje e tmerrshme
dhe m’u lutën ti thosha Petros të vinte përsëri.
Pasi isha
shëruar,një ditë u ndodha në klinikën hematalogjike,sepse unë I kam provuar të gjitha
spitalet.Dera e dhomës ku isha shtruar ishte hapur.Në shtrat qëndronte një burrë
i shtruar që i lutej e shoqja të hante ndonjë gjë,por ai nuk pranoi.Pashë lotët
e gruas që u derdhën nëpër faqet e mavijosura e m’u dhimb.Unë isha ngopur me
lotë e me rënkime,prandaj dhe hyra Brenda.As më njihnin,as i njihja.I thashë që ushqimet të mos i fuste
në komedinë,por në stomak,se mulliri nuk bluan pa drith e ujë!Të dy po më shikonin
me habi.E mora ushqimin nga komedina,ja dhashë në dorë duke i thënë:’’Në do të kesh
shëndet,ai është tek ushqimi,aty janë dhe ilaçet,haji shpejt,jo me naze,por me
babëzi.Edhe fytyra e gruas u çel si rrezet e diellit kur bien mbi vesën e
luleve.Në fund u tregova se edhe unë mezi haja kur isha shtruar në këtë shtrat.gruaja
u ngrit e më përqafoi.
Edhe pse
vdekja më ka ndjekur këmba-këmbës,gjithmonë e kam lënë pas dere. Unë nuk kam
qarë ,por më kanë qarë tër jetën,sepse nuk bëhej fjalë për t’u shëruar.Në bisedat
e fisit tim dhe shoqërisë,kishte zënë vend pyetja:’’Kur do të vdesë?’’Ata
kishin të drejtë,se disa herë vajta në buzën e varrit,por ajo u tregua e mëshirshëme e nuk më pranoi.Nuk
më pranoi apo nuk e pranova,gjykojeni vetë.Unë kam të drejtë t’u them:Doni të jetoni?Rreshtohuni
pas meje!...Jeta nuk drejtohet me komandë.Kurseni ,por mos shpërdoroni,të paktën
jetën! Mos harroni që jemi në rrugë e sipër.Ecni edhe kur u vënë pritë,edhe pse
ngadalë.Çdo gjë e kemi në dorë ne.Nuk më kujtohet ku e kam lexuar,po mençuria e
tij më ka udhëhequr:’’Bota është një errësirë ku çdo njeri i bën dritë vetes së
tij’’.
Mos lini
kurrë kohën bosh,edhe kur u ka mbërthyer shtrati.Nëse s’je i zoti të marrësh
kazmën,rrëmbe librat.Shkruaj edhe vetë.Nise me zhgarravina e përralla,dhe ec sa
të mundësh.Nëse shkruan kot ditën e pare,korigjoje ditën e dytë,në ditët që vijnë
pas,mjafton të jesh në aktivitet.Të paktën mos krijoni boshllëqe,se është krimbi
që bren jetën.Për jetën tënde vepro me kokën tënde,nëse je i bindur.Një nga
mjekët që më mjekoi me hamendje fillimisht të cilin e kundërshtova,më tha kur
mori vesh kundërshtitë e mija:’’Akoma me kokën tënde ti?’’Por unë me kokën time
munda të jetoja,dhe jetoj e sot!Mos kujtoni se kam kundërshtuar mjekët,s’kam qënë
dakort me eksperimentet e tyre.Më vjen keq për të tre mjekët që bënin
eksperimente mbi mua.Ata sot nuk jetojnë.
Jeta nuk është
as e vështirë,as e lehtë për ta jetuar.Në doni të mos dale në skenë vdekja,hidh
themele të forta e bëj mure të gurta,por më shumë lufto ndaj kujdesit tënd.Vdekja
nuk është ashtu si thonë rëndomë,’’kapak floriri!’’.Për të vdekur nuk është e vështirë,të
jetosh jetën lipset luftë pa rreshtur që të përballosh sëmundjet,sepse ajo kërkon
çdo ditë mure të çara që të depërtojë në trupin tonë.Të mos harrojmë,se trupi është
si vija kufitare,po s’vigjëloi ushtari,hyn i zi e i bardhë brenda.Na kanë caktuar
ne roje të trupit tonë,prandaj mos e kërkojmë këtë nga të tjerët.Kur isha
shtruar në Sanatarium,në dhomën time erdhi një i sëmurë tiranas.Më erdhi mire që
nuk pranoi të shkruaj në shtrat,por nuk isha në një mendje me të,kur iku e s’u
kthye më në kohën që e kërkoi mjeku për të bërë terapinë.Ishte teraqi alkooli
dhe duhani.të cilat I pinte ndyrazi. Një ditë i sugjerova t’i shtrohej mjekimit
se nuk ishte mire,por ai nuk e prishte dot atë rregull për të vdekur çdo ditë nga
pak.Temperatura i shënonte shifra të larta.Po kështu e sentimenti.Mjekët
diktuan se një pjesë e mushkërive nuk i fuksiononte.dhe duhesh ta hiqte,të cilën
ia kishte prishur duhani dhe rakia.Atëherë ai mori paketën nga xhepi dhe e
flaku nga dritarja.Mua m’u u duk e nevojshme dhe ndërhyra:’’-Tani mbaje paketën
se flake mushkërinë!’’.Askush nuk është i pa prekshëm nga sëmundjet,por jo t’i
shkaktojë vetë.Edhe një orë,apo një ditë më shumë,qelepir e kemi,se jemi
jabanxhi në këtë botë!I ndjeri baba e ndjeu thellë humbjen e bashkëshortes,dhe çdo
ditë i thërriste vdekjes,por kur e cënonte ndonjë epidemic,më telefononte të merrja
mjekun e të vija atje.Jeta nuk jepet kollaj.Babai arriti shekullin,pavarsisht
se ai i thërriste vdekjes,e donte jetën.
Me një vigjilencë të rreptë,të gjithë mund ta kalojmë shekullin.Në këtë pike,unë u ftoj të vini pas meje.Por, jeni të lumtur të mos kujtoheni që keni zemër vetëm atëherë kur u dhemb!