Shtesë » Shoqëria
Eroll Velija: Fantazma “Zonja e bardhë”
E hene, 02.07.2012, 06:53 PM
FANTAZMA “ZONJA
E BARDHË”
JETA ME QENIE TË PADUKSHME
Takime të afërta me “qenie hije” ndodhin gjithkund në botë, por më së shpeshti në Britani. Këtë gjë e dëshmojnë edhe tregimet në vazhdim.
Fantazma “zonja e bardhë”
Është e
qartë se fantazma e një femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhë”, kohë të
gjatë ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit të një klubi të meshkujve në
Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapësira e madhe prej nja
Cila është
arsyeja që kjo fantazmë u shpall antialkooliste? Shkaku është i thjesht. Shumë herë
mysafirët e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, dëshmonte
se fantazma e gruas së panjohur e njihte mekanikën, pasi që me saktësi e dinte
se si ta bllokojë aparatin për shpërndarjen e birrës. Birra në moment zhdukej
dhe Harri, rubinetet në bodrum i gjente të mbyllura. Në atë rast i hapte, por
rubinetet pas pak kohe ktheheshin në pozicionin e përparshëm. Brenda një muaji
kjo gjë ka ndodhur 22 herë. Për në bodrum
ekziston vetëm një hyrje dhe nuk ka mundësi të hyj askush pa u vërejtur. Mbyllja e rubineteve ishte telashja më e
madhe që e bënte fantazma e gruas së bardhë. Vajza 18 vjeçare, e bija e
pronarit të klubit, tregon se çfarë ka vërejtur derisa qëndronte në krye të shkallëve
të bodrumit: “Unë pashë një grua, në dukje e përhimët, të ulur mbi një fuqi. Në
atë moment u shastisa. Më shpejtësi të madhe kaloi nëpër bodrum dhe u zhduk”.
Prej atëherë fantazma e gruas së bardhë nuk është parë asnjëherë...
Shtëpia e mallkuar
Meri Mek
Fadjen ishte një 27 vjeçare, e cila së bashku me djalin
Ankthet e
tyre në lidhje me fantazmat në atë shtëpi u bënë aq dramatike sa që ishin
shkaktari kryesor i humbjes së fëmijës së tyre të lindur para kohe, thonë Mek
Fedjanët.
Një ditë Meri
ishte duke pushuar në dhomë. “Në atë moment vërejta figurën (fantazmën) që shikonte
në drejtim timin nga xhamat e derës së kuzhinës”, - thotë zonja Meri dhe shton:
“Kurse një herë tjetër e pashë këtë fantazmë në dhomën e pritjes. Kishte dukjen
e një të riu me flokë ngjyrë kafeje dhe tesha të kafta. Kaloi nëpër dhomë dhe
doli drejt nga dritarja, kurse mua i tërë trupi më dridhej. Edhe të nesërmen në
mbrëmje ndjeva prezencën e çuditshme të tjetërkujt, por asgjë nuk vërejta. Në raste
tjera ka pasur trokitje dhe “rraptimë” në mbrëmje. Sendet binin nga tavolina pa
asnjë arsye ose shkak. Në një rast mbulesa e tavolinës ishte shprishur dhe
dukej sikur dikush ishte duke qëndruar mbi të...”
Edhe e ëma
e Merit Mek Fedjenit, për disa muaj sa kishte qëndruar në vizitë te vajza e saj
në këtë shtëpi, shumë herë ishte tronditur nga ngjarjet e pakuptueshme dhe
shqetësuese. Meri tregon edhe për ngjarje në lidhje me djalin e saj katërvjeçar,
i cili ishte shurdhmemec dhe i cili katër herë për një natë u zgjua nga gjumi
duke bërtitur. Në fytyrë ishte i zbehur dhe dridhej, duke ia shtrënguar fortë dorën
së ëmës. “Vetëm sikur të mund të fliste, sigurisht do të tregonte se në këtë shtëpi
ekziston diçka e çuditshme dhe e tmerrshme”, - thotë Meri Mek Fadjen. Bashkëshorti
i Merit, Benedikti, i cili punonte në një fabrikë të çelikut, ishte skeptik
ndaj këtyre ngjarjeve. Mirëpo edhe ai në një rast dëgjoi trokitje të cilat
dukej sikur vinin nga kamini (vendi i zjarrit).
Shtatë familje
e kishin braktisur dhe kishin ikur nga kjo shtëpi e mallkuar. Kurse vizitorët
nga ko shtëpi largoheshin të tronditur.
“Më kanë treguar për të riun i cili para ca vitesh ishte mbytur në këtë rrugicë dhe jam e sigurt që shpirti i tij qëndron në këtë shtëpi”, - konstaton Meri, duke e kujtuar figurën e të riut që e kishte parë në dhomën e saj të pritjes.
KONCERTI I MESNATËS
Xhin dhe
Bil Dankanin, një mbrëmje nga gjumi i qetë i zgjoi tingulli i një muzike të çuditshme.
Ashtu të përgjumur qëndruan mbi krevat, dhe të habitur e shikoni njëri-tjetrin.
E tërë kjo ngjarje zhvillohej në një shtëpi të vjetër, nga koha viktoriane në qytetin
Koventri, të cilin, këta dy, e kishin marr me qira. Tingujt vinin nga kati përdhes
dhe tingëllonin sikur dikush i binte instrumentit të stërvjetruar - lahutës. Kur
morën guxim dhe zbritën poshtë për të parë
se çfarë po ndodhte, më së pari shikuan se mos vallë dikush e kishte prekur
pianon që ishte aty, por mbulesa e pianos ishte e mbyllur, prandaj nuk kishte
mundësi për t’u prekur.
“Për një moment
më shkoi mendja se macja kishte mundur të hyjë në piano, por kur e hapëm atë,
pamë se në të asgjë nuk kishte. Që nga ajo kohë fantomi maestro “mbajti” rreth
njëqind koncerte në atë dhomë. Në moment tingëllonte sikur dikush kalonte me
gishta nëpër telat e harpës. Vetë muzika nuk e kishte tingullin e muzikës
moderne. Sapo hynim në atë dhomë muzika ndalej...
Përveç këtyre fantom koncerteve, dëgjohet edhe një e rrahur e fortë dhe gërvishtje në derë. Kurse në një shitore të vogël, që ndodhet afër, në mënyrë të pakuptueshme ndizen dhe fiken dritat. Se për çfarë është fjala, këtë nuk e di askush!
FANTAZMA “ALISA”
Sju
Grift, 21 vjeçare, fotomodele nga Kensingtoni (Angli), e cila ka pasur kontakt
me të “përtejshmit” tregon: “Në këtë shtëpi jetoj plot nëntë muaj. Në një rast
kam parë fantazmën e një vajze të veshur si Alisa nga bota e çudirave. Ishte
simpatike dhe kisha përshtypjen se edhe unë i pëlqeja asaj. Me mua
jeton edhe shoqja ime, 20 vjeçare, Megi Mensfild, gjithashtu fotomodele.
Kur bie
nata, shpirti i vashës së panjohur, të quajtur “Alisa”, shpesh bënë mahi të vogla
si me rastin e rrotullimit të lusterit ose sendeve në akuarium ua ndërron
vendin. Në shtëpi ka lodra për fëmijë, si ariu i madh i punuar nga plishi, të cilin
Alisa e do shumë dhe shpesh luan me të. Por me këto mahi të vogla ne jemi mësuar
dhe e duam fantazmën tonë të vogël” - shprehet Z. Grift.
Pergatiti: Eroll Velija