E hene, 07.10.2024, 06:04 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Ja arsyet e vërteta që i shtyjnë femrat drejt seksit

E diele, 12.06.2011, 07:44 PM


Leo DiCaprio me Kate Winslet në Titanic
Leo DiCaprio me Kate Winslet në Titanic
Për të humbur peshë, për t‘u hakmarrë, apo thjesht për të kuruar dhimbjen e kokës... Arsyet e vërteta që i shtyjnë femrat drejt seksit janë më të çuditshme se sa i kishit imagjinuar...

 

Aktiviteti seksual nuk është vetëm një kënaqësi, por mund të na ndihmojë për një jetë më të gjatë dhe sigurisht edhe më të lumtur. Mbi të gjitha, seksi është një analgjezik shumë i mirë. Kjo për meritë të plotë të hormonit ositoksinë, i cili prodhohet nga trupi ynë sa herë që ne kryejmë marrëdhënie seksuale dhe është përgjegjës për arritjen sa më të mirë të një orgazme. Falë ositoksinës arrihet realizimi i endorfinës, që në nivel trupor provokon ndjenjën e kënaqësisë dhe kërkon t‘u japë më shumë frymëmarrje të mundshme edhe dhimbjeve artikulare e muskulore, ose ndoshta të zgjidhë dhe dhimbjen e kokës.

 

Më i mirë se ibuprofeni

 

Të gjithëve na ka ndodhur që të paktën një herë partneri apo partnerja që kemi në krah të na jetë përgjigjur: "Jo sot, sepse kam dhimbje koke". Është e vërtetë se te persona të ndryshëm seksi mund ta përkeqësojë më tepër dhimbjen e kokës. Muskujt e kokës dhe të qafës pësojnë sforcim gjatë një aktiviteti seksual dhe presioni i gjakut mund të rritet më shumë gjatë kohës së orgazmës, duke bërë që enët e gjakut në tru të zgjerohen dhe të shkaktojnë një gjendje që mjekët e klasifikojnë te dhimbjet e kokës. Megjithatë, nga studimet e fundit është zbuluar se disa gra e "përdorin" seksin me qëllimin për të larguar dhimbjen e kokës. "Vuaj nga migrena dhe kam zbuluar se kur bëj seks, sidomos nëse arrij në orgazëm, ajo më largohet", tregon një grua 62-vjeçare. Një tjetër tregon se doktori ia kishte këshilluar asaj aktivitetin seksual si "ilaç" për t‘u qetësuar nga krizat e migrenës. Por si mundet seksi të shërbejë si kurë për dhimbjen e kokës? Gjatë aktivitetit seksual, trupi prodhon hormonin endorfinë, që shërben si qetësues i dhimbjeve, i krahasuar edhe me efektet e morfinës. Sipas studiuesve të Universitetit të Illinoisit, pikërisht endorfina mund ta qetësojë dhimbjen e kokës. Në studimin e tyre, nga 58 gra që vuanin prej migrenës, të cilat kryenin marrëdhënie kur kishin kriza, më shumë se gjysma raportuan se pasi arrinin në orgazëm, dhimbja largohej menjëherë. Vetëm tre prej tyre treguan se orgazma e kishte përkeqësuar dhimbjen. Disa shkencëtarë besojnë se në një zonë specifike të trurit ndodhet një "gjenerator" që shkakton dhimbjet e kokës, e që ndonjëherë orgazma arrin ta "stakojë" së punuari.

 

Sepse ai puth shumë mirë

 

Një tjetër arsye që i shtyn femrat të kryejnë seks me një mashkull është fare e thjeshtë: sepse mashkulli puth shumë mirë. Puthjet ndërmjet partnerëve para se të kryejnë marrëdhënie ndodhin në 90 për qind të kulturave në botë. Buzët e njeriut kanë sensorë shumë të ndjeshëm, më shumë se pjesët e tjera të trupit, por edhe qafa, gjuha dhe hunda luajnë një rol të madh. Një studim ka treguar se puthja ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit dhe shoqërohet me një reduktim të ankthit. Puthja për femrat konsiderohet si një test i rëndësishëm për vazhdimin e mëtejshëm të një lidhjeje. Për këtë arsye, ajo është më e rëndësishme për gratë se për burrat. Ndërsa 53 për qind e burrave në një studim treguan se mund të kryenin seks pa e puthur partneren, vetëm 15 për qind e femrave pranonin të kryenin seks me dikë pa e puthur. Por një puthje e keqe është alarmi për dështimin e një marrëdhënieje seksuale. 66 për qind e grave pranonin se pas një puthjeje të keqe u ikte dëshira për të bërë seks.

 

Për hakmarrje

 

Shumë gra pranojnë se e kanë përdorur seksin edhe si hakmarrje ndaj partnerëve të tyre jo besnikë. "Im shoq më tradhtoi disa vjet më parë. Pasi linda vajzën, shtova në peshë dhe u ndjeva krejtësisht e pavlefshme. Vetëm gjashtë muaj pasi zbulova për lidhjen e tij, rashë nga pesha dhe pata një flirt me shokun e tij të ngushtë. U ndjeva për mrekulli", tregon një grua. Kryesisht te seksi për hakmarrje përfshihet fjetja me mikun ose mikeshën e ngushtë të partneres/it, çka ia shton më shumë gëzimin personit që vendos "të lajë" hesapet.

 

Për të rënë nga pesha..

 

Po, është e vërtetë se seksi mund t‘ju ndihmojë të bini nga pesha dhe ka shumë femra që pranojnë se e përdorin aktivitetin e rregullt seksual pikërisht për këtë qëllim. Zakonisht gjatë një marrëdhënieje është vërtetuar se trupi djeg nga 100 deri në 250 kalori. Sipas një vëzhgimi, më shumë se 1400 gra me moshë nga 18 deri në 59 vjeçe bëjnë seks 6.3 herë në muaj. Kjo përqindje është pak më e lartë për grupmoshën 20-30 vjeç, që bëjnë seks

 

7.5 herë në muaj dhe më e ulët për 50-60 vjeçarët (katër herë në muaj). Është parë se ndalimi i aktivitetit seksual i bën gratë të shtojnë në peshë, ndërsa shpeshtimi i tij, nga dy herë në katër herë në javë, të bien nga pesha.

 

Detyrim bashkëshortor

 

Shumë gra, kryesisht ato të martuarat, tregojnë se kryejnë marrëdhënie me bashkëshortin edhe kur nuk duan, sepse e ndiejnë si një detyrim bashkëshortor. "Kam 32 vjet që jam martuar. Më duket shumë e natyrshme që pas një kohe kaq të gjatë, ndonjëherë të bësh seks me bashkëshortin sepse ti e ndjen si detyrim", tregon një grua 53-vjeçare. Për disa, besimi se seksi është një detyrim bashkëshortor lidhet me bindjet fetare, ndërsa për disa të tjera rrjedh nga pritshmëria kulturore e brezave se burri konsiderohet si shtylla e familjes. Në të kaluarën ishte përgjegjësia e grave të rritnin fëmijët, të kujdeseshin për shtëpinë dhe të kënaqnin burrin.

 

Për mëshirë

 

Ka edhe nga ato femra që pranojnë se e kanë përdorur seksin si një mënyrë për t‘i bërë më mirë partnerët që ndihen keq me veten, për arsye nga më të ndryshmet. Disa pranojnë se kanë kryer marrëdhënie sepse u ka ardhur keq për meshkujt që nuk ishin shumë të zotë me femrat. Po ashtu, disa pranojnë se kryenin marrëdhënie edhe kur nuk e ndjenin, sepse donin që partneri i tyre të ndihej i dashuruar dhe i sigurt.

 

Që ai të mos largohet

 

Në çiftet e dashuruara dhe ato të martuara studiuesit kanë gjetur se gratë shpesh e përdorin seksin si një mjet për të mbrojtur lidhjen e tyre. Shpesh ato pranojnë kërkesat seksuale të partnerëve të tyre, që ata të jenë të lumtur dhe të mos e kenë ndërmend të largohen. "Burri im duket më i lumtur me mua pasi bëjmë seks. Ai kalon shumë kohë me mua, gjë që i largon nga mendja mendimet për të shkuar me një grua tjetër", tregon një 30-vjeçare. Kjo mund të përdoret nga gratë edhe si një strategji për ta bërë partnerin të mendojë se është i kënaqur nga jeta e tij seksuale.

 

Për praktikë

 

Shumë gra të përfshira në studim, sidomos vajza të reja, pranuan se i praktikonin njohuritë e tyre erotike si një motiv për të fituar eksperiencë. Disa thanë se dëshironin të kishin eksperiencë me qëllimin e vetëm që të mos ndiheshin inferiore dhe "të pamësuara": "Herën e parë që shkova me një mashkull isha 19 vjeçe dhe mendova se ishte koha e duhur për të mësuar rreth seksit. Kjo do më ndihmonte se si të veproja herës tjetër", tregon një vajzë. Studimet në këtë fushë kanë treguar dhe dokumentuar se sa më shumë eksperiencë të ketë një grua, aq më e predispozuar është për të arritur një orgazëm. Arsyeja është e thjeshtë: sa më shumë eksperiencë seksuale të ketë pasur një femër, aq më shumë mundësi ka për të gjetur rrugët që e bëjnë atë të ndihet mirë e të arrijë në orgazëm.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora