Shtesë » Shoqëria
Agim Gashi: Fejohen te varri i Presidentit
E enjte, 21.02.2013, 08:57 PM
NDERRIM UNAZASH TE VARRI I PRESIDENTIT
(14 dhjetori të mbetet dita e të dashuruarve shqiptar dhe e bashkimit për jetë të re)
NGA AGIM GASHI
Ditët e
këtij dimri për dy të rinjët e mërgatës shqiptare, do të jenë kujtim jo vetëm i
jetës së tyre, por që synohet të hyn në historinë tone si të rinjët e pare që
kurorëzuan dashurinë e tyre duke ndërruar unazat dhe lidhë fejesen te varri i
Presidentit Historik dhe Arkitetktit të Pavarsisë Dr.Ibrahim Rugovës.
Këta janë
Dukagjinasja Valentina Tafilaj që jeton e punon në Zvicër, dhe Avni Syla nga
Kosova Lindore e që punon e jeton në Francë. Propozimi ishte i Valentinës e
cila dashurinë dhe simpatinë për rugovizmin e gatoi në familjen e saj e
pikrisht nga babai i saj Sali Tafilaj i cili njifet si një aktivist i
pandalshëm i qështjes kombëtare dhe i LDK-së.
Pasi që
kuptova se kjo kishte ndodhë më 14 dhjetor 2012 dhe se gëzimi im ishte me plot
emocione knaqësie, vendosa që të u bëj propozim të rinjëve shqiptar ma kudo që
ndodhen, që aktin e bashkimit dhe kurorëzimit të dashurisë së tyre ta bëjnë te
varri i Dr.Rugoves sepse ma merr mendja se askund në botë sdo të ketë vend më
ideal se të lidhet jeta e re, aty ku pushon njeriu i dashurisë dhe i lumturisë,
njeriu i cili i fali jetë një kombi.
Pra, të
dashur të rinjë shqiptar, Ju që lidheni me jetën e re, dashurinë e ardhmërisë,
Ju që vendosni ti ndërroni unazat e fejesës dhe jetës së re, bëjeni atje lart
në Velani ku puhizat e arbërit freskojnë varrin e njeriut që i dha jetë Kosovë,
që arkitektoi Pavarsinë tone, që ia rriti namin UÇK-së duke e mbrojtur edhe në
Hagë…që e bëri Dardaninë shtet.
Pra, 14
dhjetori të mbetet Dita e të dashuruarve shqiptar të cilët do të lidhin jetën,
dashurinë e lumturinë!
Pra,
gjestin e Valentinës dhe Avniut, ta bëjmë tradicionale e ku çdo vit më 14
dhjetor do të mblidheshin të rinjët nga atdheu e diaspora e do ti lidhin
martesat e fejesat e tyre, do ta lidhin jetën e re.
Shpresojmë
se këtë inisiativë e propozim timin dhe të dy të rinjëve që u lidhën te varri i
Dr.Rugovës, do ta përkrah edhe familja Rugova dhe miqët e rugovizmit si dhe LDK-ja,
LDD-ja dhe të rinjë e këtyre dy partrive që kemi shpresë se do të bashkohen sa
më shpejtë për hire të kombit e atdheut atdheut!
Të
rinjëve shqiptar udëshiroj fat në jetë e dashuri!
Këtë urim
ua përcjell edhe Valentinës dhe Avniut!