Speciale
Marjan Sebaj-Sopi: Eksodi nga Letnica (2)
E diele, 12.05.2013, 02:09 PM
Nar. umjet. 32/2, 1995,
str. 129—152, G. Duijzings, Egzodi nga Letnice - kroacia..
Artikul profesional shkencor UDK 325.2:323.113](=862) pranuar më: 7.11.1995.
EGZODI NGA LETNICA – REFUGJATË KROAT NGA KOSOVA NË SLLAVONINË PËRENDIMORE
Kronika1 (Pjesa e Dytë)
GER DUIJZINGS
School for Social Science
Research,
Vendosja e Kroatëve nga Kosova në Sllavoninë Perëndimore (Sektori Perëndimorë i UNPROFOR-së)
Pasi u ktheva në Holandë, nuk u pata dëgjuar me miqët e mi për gati një vit, derisa nuk vendosa të shkoj në Kroaci, për të parë e zbuluar se çka ndodhi vërtet tutje me ta. Disa më përmendën se janë duke planifikuar që banorët e Letnicës ti vendosin në disa fshatëra, vendbanime, në Sllavoninë Perëndimore, matje dëgjova edhe emërat e atyre disa vendbanimeve, e që ende nuk e dija se si qëndron gjendja në ato fshatëra. Kam dijtë vetëm këtë se madje disa njerëz qyshmë i kishin vizituar ato, duke nxitur imagjinatën e atyre që kishin menduar për braktisjen e Letnicës dhe jetën në këtë mjedis të ri. Megjithatë, unë dyshoj se njerëzit i kanë dijtë, apo patur të njohur të gjitha detajet e këtyre planeve të vendosjës së tyre. Gjatë punës sime në Letnicë në verën e vitit 1992, shumica e njerëzve vetëm paramendonin, apo siç themi supozonin e asgjë më tepër rreth kushteve të jetesës, me të cilat do të takohen (ballafaqohen) jashtë shtetit, jashtë Kosovës: ata ishin të sigurt vetëm në një gjë se ushqimi dhe strehimi, kulmi mbi kokë, to t’iu janë të siguruar, dhe se ndoshta do të duhet të shkonin në shkollat ??kroate për të mësuar gjuhën, për shkak se dialekti i tyre lokal, ishte përzierje e veçantë e gjuhës serbe, kroate dhe maqedonase, ishte gjithçka, por vetëm jo gjuhë standarde kroate.
Në dhjetor të vitit 1993., shkova në Kroaci që për herë të parë ta vizitoj Sllavoninë Perëndimore ku Letnicasit ishin vendosur. Pas shpërthimit të luftës në Kroaci në vitin 1991., nuk kam pasur ndonjë dëshirë të veçantë për të ditur se ku u luftua, ku u udhëhiqnin betejat, në fakt se kush mbanë cilin territor. Në këtë mënyrë, nuk e kam e dijtë faktin që kjo zonë (në mes Pakracit, Viroviticsë dhe Podravska Sllatinës), ishin skena të konflikteve (luftimeve) të fuqishme e vuajteve të mëdha midis Kroatëve dhe Serbëve. Para fillimit të luftës, Sllavonia Perëndimore kishte një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të pakicës serbe – kanë egzistuar fshatra ku Serbët e përbënin shumicën - dhe për këtë arsye, në gusht të vitit 1991., forcat paraushtarake Serbe e pushtuan këtë pjesë duke ia bashkuar atë të ashtuquajturës krajinës Serbe.16 Ajo përbënte një lloj pykë serbe në territorin Kroat, tentonin të shtriheshin pothuajse deri në kufirin hungarez afërt Viroviticës dhe Podravska Sllatinë, dhe kërcënojnë për të prerë, shkëputur, edhe Sllavoninë Lindore nga pjesa tjetër e Kroacisë. Sipas kauzës nacionaliste Serbe, ajo zonë do të duhej të bëhej kufiri i ri i Sërbisë së Madhe, e cila poashtu do të përfshinte pjesën tjetër të Sllavonisë.17 Në nëntor të të njëjtit vit, forcat kroate nisën ofanzivën, veprimet sulmuese që qëllimi ishte për të kthyer atë zonë të rëndësishme strategjike, kështuqë ia dolën, arritën prapë ta rikthejnë gjysmën e territorit, por që gjithësesi kjo iu kushtoi kroatëve me një numër të madh viktimash në anën e tyre. Kur paramilitarët serbë u detyruan të tërhiqen, ata vranë shumë civil kroatë - të cilët qyshmë jetuan pothuajse pesë muaj nën terrorin Serb – poashtu shkatërruan edhe një numër të madh të shtëpive dhe kishave. Kjo pjesë e Sllavonisë Perëndimore që nga atëherë është në duartë e Kroatëve, edhepse nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Sllavonia Perëndimore, në fakt, ishte zona e vetme e Mbrojtur nga Kombet e Bashkuara (UNPA, Sektori Perëndim), të cilat zonë pjesërisht e kontrollonin Kroatët. Zonat e tjera të UNPA-as - përfshinë këtu edhe të ashtuquajturën krahinë dhe Sllavoninë lindore - ishin në duar të Serbëve.18 Kombet e Bashkuar e lejuan hyrjen e policisë kroate në atë zonë, por jo edhe të ushtrisë kroate.
Kështu në dhjetor të vitit
1993., u drejtova me tren për në Viroviticë, ku përmes një treni të vjetër e
shkatërruar arrita në Sektorin e Perëndim. Treni më çoi në Gjulovac, fshat që
më parë u quante Miokovi?ev, ashtu siç edhe shkruante ende në biletat e trenit.
Në gusht të vitit 1991., Gjulovac-i (dmth., Miokoviqevë në atë kohë), u bë pjesë e Sllavonisë nën kontrollin Serb. Ky ishte një bastion etnik, kurse në fshat patën ndërtuar burgun apo kampin e përqendrimit. Aty ishin të arrestuan disa Kroatë e në mesin e tyre edhe prifti katolik nga po ai fshat. Gjatë këtyre muajve të okupimit Serb qenë vra tridhjetë Kroatë (Barret 1993) .20 Në fund të 1991., ushtria kroate më në fund mori fshatin, kurse popullata serbe në masë të madhe mori arratinë, duke braktisur shtëpitë dhe të gjithë pasurinë e tyre. Gjatë luftimeve shtëpitë kroate qenë rrafshuar me tokë, kurse shumë nga to u dëmtuan rënd. Kur forcat Kroate filluan të përparojnë, Serbët poashtu hedhën në ajër edhe Kishën Katolike. Ata (serbët) atë e kishin përdorë, shëndrruar, në një depo armësh e të municionit, e cila shpërtheu vetëm një ose dy ditë më vonë (Kostoviq & Juda 1992:248 dhe Barrett 1993). Tanimë egziston vetëm kompanjeli i kishës, qëndrojnë edhe rrënojat e Kishës si dëshmi kryesore, përkujtuese e kësaj lufte.
Megjithatë, Gjulovaci nuk u shkatërrua gjatë luftës aq, për shembull sa ishte Voqin-i, që ndodhet rreth 20 kilometra në lindje. Atje, shumica e shtëpive dhe ndërtesave publike u rrafshuan me tokë ose qenë dëmtuar rëndë, përfshirë edhe Kishën monumentale Katolike, të cilën e gjeti i njëjti fat si Kishën në Gjulovac (Kustoviq dhe Juda 1992:68, Le Livre noir 1993:160). Nga kjo ndërtesë, e cila ishte një qendër popullore e pelegrinazhit, shenjtërore e Marisë, që nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të nëntëmbëdhjetë, e kushtuar Virgjërës së Lurdit (Lukinoviq 1986:80-99), nga ajo nuk mbeti asnjë gur.21 Përveç nivelit të madh të shkatërrimit material, Voqin ishte edhe arenë e papërmbajtur e masakrave civile. Kur u tërhoqën Serbët nga kjo zonë me trembëdhjetë dhjetor 1991., vranë 43 civilë Kroatë në Voqin si dhe në dy fshatra aty afërt (Kustoviq & Juda 1992:118-121). Më pas, forcat Kroate nga ana e tyre para sulmit dogjën shumë shtëpi të ish-banorëve Serb.22
Voqin dhe Gjulovac janë vetëm dy nga pesë fshatra tjerë ku Kroatët nga Letnica gjetën strehimin e tyre. Aty është edhe një fshat me emërin Çeralije afër Voqin-it dhe fshatrat Korenizhani dhe Bastaji pranë Gjulovca-it.23 Deri në vitin 1991., të gjitha këto vendbanime me sa duket ishin me shumicë serbe, kurse vetëm Gjulovac (ish Miokoviqevo) ishte përjashtim.24 Siç qëndrojnë gjërat tani, Kroatët nga Kosova kanë gjetur shtëpitë e tyre të re në ish-shtëpitë e serbëve, ato që nuk ishin dëmtuar në luftë. Zyrtarisht, qëndrimi i tyre në këto shtëpi është i përkohshëm, kurse këta janë të detyruar të largohen nga to menjëherë me kthimin e pronarit të vërtet. Edhe pse kjo nuk ka gjasa, megjithatë shumë njerëz llogarisin në këtë që kjo mund të ndodhë. Prandaj, ata janë pak të motivuar për mirëmbajtje të këtyre shtëpive, përveq që bëjnë riparime që janë të domosdoshme dhe urgjentepor (si është shembulli i vërjës së dritareve etj). Ata nuk kanë vullnet, as burime e mundësi financiare për të riparuar ose përmirësuar cilësinë e banimit në ato shtëpi. Shumë shtëpi nuk kanë ujë të rrjedhshëm, në disa prej tyre nuk ka kushte për ngrohje, kështu që shpesh luksuzi i vetëm mbetët vetëm energjia elektrike. Shumica e këtyre shtëpive janë në gjendje të keqe, të mjerueshme për shkak të dëmtimeve të luftës si dhe neglizhimit të mëvonshëm.
Edhe pse, fatmirësisht,
kroatët nga Letnicë nuk përfunduan në ndonjë nga kampet e refugjatëve, shumica
e tyre ndjehen shumë të pa kënaqur, ngushtë, që zënë shtëpitë, dhe përdorin
edhe mobilje të njerëzëve që lanë, braktisën, shtëpitë e tyre. Vetë fakti që
edhe ata vetë është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të lënë të
gjithë pasurinë, shumicës së Letnicasëve
kjo edhe nuk iu ofron ndonjë ngushllim të madh apo komoditet. Ata ndjehen si të
huaj, ulez, të beszdisshëm në pronat private të të tjerëve prania e të cilëve
ende mund të ndihet në çdo cep të shtëpisë, në gjërat dhe kopshtet të mëdha që
i patën lënë prapa. Fillimisht, siç më tha një grua, zakonisht në mesnatë do të
dëgjoj zëra apo trokitje në derë, me gjasë duke pritur banuesit e saj të
dikurshëm, të vjetër, të kthehen (flitet shumë për Serbët që kalojnë gjatë
natës vijën ndarëse serbo-kroate, për të parë se çfarë ka ndodhur në fshatrat
dhe shtëpitë e tyre).
Për disa ditë sa qëndrova
atje, askush nuk e ka pranuar publikisht se i vinte keq, nuk u pendonte, për
vendimin e braktisjës së Letnicës për të shkuar në Kroaci. Megjithatë, edhe
këtu, si dhe në Kosovë, kam dëgjuar kritika të heshtura mbi kishën katolike, e
cila gjoja kishte nxitur eksodin, ose të paktën nuk ka bërë asgjë për ta
parandaluar atë. Gjithashtu, e javorja e pavarur kroate "Feral Tribune"
- enfant terrible e shtypit kroat - publikoi dy artikuj shumë kritik në lidhje
me këtë politikë të tërë të shpernguljes së popullsisë dhe efektet e saj
negative. Teksti i parë është shkruar nga Drago Hedl (1993), dhe i dyti nga
Domagoj Horvat (1995). Së pari, do e shiqojmë këtë të dytin, i cili paraqet
imazhet e manipulimit politik dhe të instrumentalizimit të fatit të kroatëve të
Kosovës, si dhe shpreh disa të vërteta të dhimbshme dhe zhgënjimin në të cilin
kanë hasur refugjatët:
“"Historia e arritjës së Kroatëve nga Kosova është mbuluar me heshtjën e hipokrizisë patriotike: emigrantët (refugjatët) flasin se në Kosovë qysh kah fundi i viteve të tetëdhjeta i kanë vizituar shumë njerëz nga kroacia duke iu treguar përralla, tregime, mbi një jetë të mrekullueshme atje në tokën e tyre të lashtë, nga e cili ata diku në shekujt e mesjetës ikën nga Turqit. Në fillimet e nëntëdhjeta lufta serbe kundër kroatëve dhe represioni racist ndaj jo-serbëve në Kosovë kësaj ideje të dyshimtë të vonuar të riatdhesimit i ka shkuar veçenarisht për dore. Kroatët e varfër dhe të frikësuar nuk ka qenë vështirë t’i bindin që të "kthehen në shtëpitë e tyre." Aty, iu thonin ata, iu presin të gjithat, shtëpitë, puna, toka bujqësore, gope dhenësh (dele) qyshmë vetëm për ata janë duke u transportuar nga Australia ... Tre vjet më vonë, premtimet, natyrisht, kanë mbetur pas tyre. Ata tanimë jetojnë në shtëpitë të huaja, shtëpi të serbëve të cilat janë gjithçka tjetër e vetëm jo shtëpi të ngrohta; me vendasit kuptohen pak ose aspak, punë nuk kanë ose është i paguar padenjësisht (pak), dhe janë të bindur se ata janë duke iu vjedhur ndihmat humanitare, për rreth gjindën 3000 hektarë tokë e egër, e pakultivuar, kurse këta atë tokë nuk mund ta punojnë, ka me miliona probleme tjera, që ata nuk dijnë as ti formulojnë ato, as nuk dinë se kujt t’i drejtohen për t’ju ndihmuar. Kështu, ndërsa metropola rënkon (bubullon) në ripërtërirjën demografike, fëmijët e Gjulovacit, që janë lindje shumë më e madhe se në cilndo vend tjetër të shtetit, kollitën frikshëm nën fotografitë e fytyrës së butë të Papës. "
(Horvat 1995)
Hedl (1993) vë në pah
sfondin politik të këtij shkëmbimi të popullsisë. Në gjashtëmujorin e parë të
vitit 1992., siç pretendon Hedl, ky shkëmbim është rënë dakord ndërmjet
presidentit kroat, Franjo Tugjman, dhe atëherë kryetarit të Jugosllavisë,
Dobrica Qosiq. Ata pretendohet se kanë zhvilluar një takim në të cilën të dy
ranë dakord për të filluar me të ashtuquajturën shkëmbimin "human" të
popullsisë. Që nga atëherë, konsideron Hedl, udhëheqja kroate dhe serbe
bashkëpunojnë ngushtë në atë çfarë Hedl e quan praktikë e "konsulencës
demografike" (inzhinjering demografik)
Përveç kësaj për të rikthyer popullsinë në zonat që i braktisën, nga u larguan Serbët, Kroatët më shumë gjasa, kishin edhe një tjetër motiv të rëndësishëm për të sjellë kroatët nga Kosova në Kroaci. Në sytë e nacionalistëve konservatorë, një nga sëmundjet më të rënda, më serioze, e shoqërisë moderne kroate është e ashtuquajtura murtaja e bardhë, e cila i referohet familjeve të vogëla, vërtetë të familjeve pa fëmijë, apo mungesës së lindjës së fëmijëve. Kroacia ka një shkallë shumë të ulët të lindjes (natalitetit), gjersa në shumë zona, pjesë, kjo rritje demografike është në negativ. Kjo konsiderohet si një çështje e rëndësisë kombëtare që kërcënon ekzistencën e Kroacisë dhe popullin kroat pothuajse aq sa edhe vet lufta.27 Ndërsa konservatorët brenda Kishës Katolike dhe qeverisë janë duke u përpjekur për të luftuar këtë zhvillim të ngjarjeve, kështuqë në të gjitha drejtimet janë duke u përpjekur për të nxitur të ashtuquajturën "rinovimin demografik” të Kroacisë, natyrisht se vetvetiu kjo iu është dukur e qartë këtyre se populli kroatë do mund të përfitojnë nga përqindja e natalitetit të lartë në mesin e Kroatëve nga Kosovë, drejtpërdrejt si "stimul" demografik, dhe në mënyrë indirekte, si një nxitje për Kroatët e tjerë. Familjet me pesë, gjashtë apo më shumë fëmijë nuk janë asfarë përjashtimi në mesin e Kroatëve të Kosovës. Që kjo nuk është diç më tepër se thjesht spekulim, tregon edhe deklarata e kohëve të fundit të ministrit kroat për rindërtim dhe zhvillim Jure Radiç. Në një intervistë, ai vlerësoi dhe lavdëroi Kroatët nga Kosova për shkak të shkallës së lartë të tyre të lindjes (natalitetit) që sipas tij, është fat për Kroacinë. (Kovaçiç 1995)
E gjithë kjo është një temë shumë e ndjeshme. Për shkak të gjithë kësaj, më ka qenë jashtëzakonisht vështirë të hetohej, cilat ishin detajet dhe rrethanat e eksodit dhe zhvendosje masive në Sllavoninë Perëndimore, si dhe kush qenë organizatorët. Megjithatë, është e qartë se ajo nuk ishte proces plotësisht "spontan" që shkaktoi kërcënimin terrorist serb në Letnicë. Planet Serbiane që Serbia (vr. e përkth. Kosova) të pastrohet nga Kroatët dhe popullata joserbe, si dhe planet kroate për kolonizimin e Sllavonisë Perëndimore, kështuqë edhe Kroacisë për t’i dhënë një ''stimul'' të ri demografik, duket se i shkojnë për dore njëra-tjetrës. Inxhinieri Politika e inzhinjeringut politik ka pasoja të këqija, shkruan Hedl, veçanërisht në rastin e kroatëve nga Kosova, të cilët duket të jenë shumë të pakënaqur në këtë ambient, shumë të frikshëm e rrënoja të shtëpive të djegura. Ata kanë probleme të mëdha me përshtatjen ndaj mjedisit armiqësor ku as vendorët kroat autokton nuk i pranojnë si në shtëpi të tyre. Edhe pse ata kanë ndjenjë të fortë se kanë ruajtur identitetin e tyre fetarë e kombëtar kroatë, më shumë sesa shumë Kroatë në Kroaci, në një mënyrë tërthorazi këta kroat nga Kosova, kroatët vendorë autokton sillën me ta sikur ndaj shqiptarëve, madje edhe duke i quajtur “shiptari” (që kjo u bë sinonim urrejtës e poshtrues për shqiptarët). Këtu kroatët vendorë, sipas treguesëve, informatorëve, të mi i konsiderojnë këta njerëz primitiv e të papastër, të pist, arrogant dhe të pabesueshëm, njerëz që nuk janë e as që do të bëhen askurrë të botës njerëzore, të civilizuar. Këto dy kultura gjindën në konfrontim: vendasit që japin e gjithë nga vetje e tyre për të vazhduar me jetën e tyre, siç ishte ajo dikur - edhe pse përvoja traumatike dhe shkatërrimet e mëdha materiale e dëmet të luftës e kanë ndryshuan parevokueshëm gjendjen - dhe tanimë këta "ardhacak të mallkuar” cilët nuk i kanë përjetuar tmerret e luftës, dhe prapë në numër të madh janë strehuar në mes rrënojave që la pas kjo luftë.
Tensionet mes popullatës autoktone dhe ardhacakëve janë më serioze në fshatrat ku një pjesë e konsiderueshme e banorëve vendorë autokton mbeti në shtpitë e tyre, shembull si në Voqin dhe Gjulovac. Fluksi i madh i refugjatëve kroatë nga Kosova (dhe në disa vende në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Sllavoninë Lindore) në mënyrë drastike ka ndryshuar përbërjen demografike por që këtu nuk ka fshirë tërësisht popullësinë e e vendorëve autokton (indigjen).28 Rezultati i gjithë kësaj kanë qenë fërkimet serioze, shembull në Gjulovac mes refugjatëve dhe udhëheqësve vendorë autokton, të cilët akuzohen për mohimin, apo shkurtimin, e ndihmave humanitare dhe mallrave të tjera (për shembull, qelqi për dritare, soba për nxemje, traktorë dhe pajisje të tjera bujqësore), se ata këto gjëra i’u ndajnë njerëzëve të tyre, vërtetë i shesin. Duke pasur parasysh se këto deklarata ishin shpallur publikisht, dhe se kroatët nga Kosova në lidhje me këtë i kanë njohtuar instancat më të larta të pushtetit, marrëdhëniet midis vendasve autokton dhe të ardhurve janë përkeqësuar plotësisht. Sipas mendimit të refugjatëve, udhëheqësit e komunitetit – sidomos kryebashkiaku dhe prifti katolik - përdorën si justifikim sprovat e luftës, për të zotëruar, kështuqë kërkojnë privilegje të veçanta në lidhje me ndihmën humanitare dhe format e tjera të ndihmës. Nuk dëshirojnë të pranojnë faktin se situata në fshat (vend) ka ndryshuar, dhe kanë frikë se do të humbasin dominimin dhe pozicionin e tyre. Në një intervistë, kryebashkiaku i Gjulovac-it ka shpjeguar duke u ankuar se Kroatët nga Kosova duan të marrin pushtetin në Gjulovac Horvat (1995). Tensionet ngjashme janë raportuar edhe në Voqin, ku epërsia numerike e Kroatëve nga Kosova në krahasim me kroatët vendas autokton është edhe më e theksuar se në Gjulovac. Në Voqin vitin 1994. tashmë priftin katolik e ka zëvendësuar prifti kroat nga Kosova. Në Korenizhan, Bastaji dhe Çeralie – më parë pothuajse tërësisht fshatra serbe - këto probleme janë më pak të theksaur meqë kanë ngelur, mbetur, shumë pak banorë indigjen apo autokton. Këtu njerëzit nga Kosova i mbahen jetës së tyre tradicionale rurale në izolim, pothuajse pa ndonjë qëllim që t’i përshtaten situatës e re (Mustapic (1995).
Sipas informatave në dispozicion, gjendja është duke u përmirësuar. Statusi formal i refugjatëve kroatë nga Kosova është duke marrë fund. Gati pothuajse dy vjet ata ishin me status refugjatë, kjo do të thotë se ata nuk kanë mund të gjejnë një punë ose të konkurrojnë për të, dhe se ata në të shumtën e rasteve vareshin nga ndihmat humanitare. Duke pasur parasysh se ajo nuk ka mund të plotësojnë nevojat e tyre, ata vitet e fundit kanë filluar të punojnë parcelat të vogëla të tokës, vetëm aq për t’ju mjaftuar sa për të jetuar. Që nga fillimi i vitit 1995. shumica e tyre kanë fituar shtetësinë kroate, kjo do të thotë se ajo heq shumicën e pengesave për integrimin e tyre në shoqërinë kroate. Ata tani mund të gjejnë ndonjë punë, të kanë sigurim normal shëndetësor, si dhe të marrin pasaportë kroate. Megjithë këtij përmirësimi të dukshëm, shumicës së tyre do të vazhdojë t’ju jetë shumë vështirë ose edhe e pamundur të jetojnë në këtë pjesë, zonë, shkretërore të Kroacisë - ku asgjë nuk është duke funksionuar normalisht, dhe ku ekonominë duhet ndërtuar thuajse nga themelet.
Fusnotat
16 Në burimet historike, kjo zonë është quajtur gjithashtu edhe krahinë Pakraco-Voqin. Në shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe shtatëmbëdhjetë kur otomanët e pushtuan Sllavoninë, i vendosën serbët ortodoksë nga Bosnja (së bashku me shumë muslimanë) që këta të mbrojë kufirin e tyre nga Perandoria Habsburge. Kështu këtë zonë në tërësi e braktisën, lëshuan, popullësia burimore kroate katolike. Kurse katolikët tjerë që mbetën këtu u konvertuan në Islam (Çuvak 1994:13).
17 Sipas planeve të nacionalistëve serbë, si Shesheli, vijën kufitare të Serbisë Madhe do duhej tërhequr përafërsisht në drejtim të qyteteve Viroviticë – Karlovc – Karlobag.
18 Në pranverën e 1995. Kombet e Bashkuara kanë luftuar për mandat të ri në zonat e ish-UNPA, kurse misioni i tyre në Kroaci u quajt UNCRO. Si rezultat i kësaj, Kombet e Bashkuara tërhoqën një pjesë të konsiderueshme të forcave të saj në përputhje me kërkesat e kroatëve. Në fillim të majit 1995., gjatë luftës së rrufejshme dyditore, forcat e armatosura kroate morën pjesën tjetër të Sllavonisë Perëndimore e cila ende ishte në duar të serbëve.
19 Sipas Barreti-t, ka rreth 1.200 kroatët lokalë vendorë të cilët jetojnë në komunën e Gjulovac-it, ndërsa Kroatë të "importuar" (kryesisht nga Kosova) janë 1.652 (Baret 1993).
20 Në libërin e përbashkët të Kostoviqit dhe Judash-it është një kapitull mbi kampet serbe, ku përmendët edhe kampi i përqëndrimit në Miokoviqevë, kryesisht mbi dëshmitë e dhënë nga ish të burgosurit aty (1992:183-193 etj).
21 Kjo është hera e dytë
në këtë shekull që kjo Kishë u shkatërrua: në maj të vitit 1944., Gjermanët
shkatërruan Voqinin, dogjën Kishën katolike dhe atë ortodokse duke lënë të
shkretëruar pjesën tjetër të fshatit (Lukinoviq 1986:34-37). Zona e bjeshkëve
Papuk, së cilës i takon edhe Voqini, ishte bastion i fortë i partizanëve. Pas
luftës, nën sundimin komunist, u deshën rreth njëzet vjet - deri në 1963 – që
të ringjallët fshati. Voqin nuk kishte prift katolik. Gjithashtu u pezullua
shtegtimi në Voqin, për t’ia filluar përsëri gjatë viteve të gjashtëdhjeta.
Kisha u ri-ndërtua përsëri gjatë viteve të shtatëdhjeta, dhe përsëri
ripërkushtua apo rishugurua në vitin 1984. (Lukin 1986:41-47).
22 Incidentet të kryera nga forcat kroate gjatë operacioneve ushtarake në Sllavoninë Perëndimore 1991., nxitën protestë nga ana e organizatave të drejtave të njeriut - Helsinki Watch. Me trembëdhjetë shkurtit në vitin 1992. ato i dërgojnë letër presidentit Tugjman, në të cilën protestohet kundër incidenteve të tilla (Le Livre noir 1993:75-76, shënimi 2;. shih gjithashtu Kostoviq dhe Judac 1992:263). Në nëntor dhe dhjetor të vitit 1991., më shumë se 20,000 civilë serbë u larguan, ikën, në zonë ku u terhoq ushtria Jugosllave dhe forcat paraushtarake serbe (Le Livre noir 1993:159-160).
23 Sipas informacioneve që kam marrë në vendngjarje, ish-banorët e Vërnezit dhe Vërnakollës qenë vendosur kryesisht në Gjulovac dhe Çeralije, ndërsa ata nga Letnica në Voqin Ish-banorët e Shasherës u vendosën në Bastaji, Voqin dhe Korenisan.
24 Sipas regjistrimit të vitit 1981, kjo ishte përbërja etnike e këtyre fshatrave. Çeralije kishte 376 banorë, nga të cilat 325 ishin serbë, 41 Jugosllavët dhe 8 kroatë,. Voqin kishte 1558 banorë, nga të cilët 904 serbë, 404 kroatë dhe 226 Jugosllavë. Korenizani kishte 409 banorë, 304 serbë, 71 Jugosllovenë dhe 29 kroatë. Miokoviqeva kishte 541 banorë, 201 serbë, 200 kroatë dhe 118 Jugosllavë. Dhe, së fundi, Bastaji kishte 530 banorë, 375 serbë, 97 Jugosllovenë dhe 33 kroatë Grabeljçek (1991).
25 Tregimet e refugjatëve në Kroaci kanë arritur gjithësesi deri tek ata të cilët qëndruan në Letnicë. Gjatë vizitës sime të fundit në Letnica në gusht të vitit 1994, disa nga ata dënuan faktin që shumica e refugjatëve kanë hyrë në shtëpitë e huajve, të tjerëve. Unë e di një rast, ku të paktën dy njerëz refuzuan të shkojnë në Kroaci pikërisht për atë lloj të kundërshtimeve morale.
26 Ministri për rindërtim dhe zhvillim Jure Radiç kohët e fundit njoftoi se ndërtimi i vendbanimeve të reja nuk është opsion, dhe fare nuk vjen në shprehje, sepse " Kroacia sot ka më shumë shtëpi dhe banesa të lira, se sa që ka të interesuar për to". (Kovaçiq dhe 1995).
27 Një prej ithtarëve të "përtëritjes demografike" kroate është konservatori dhe nacionalisti kroat, prifti i kishës katolike Anto Bakoviq, i cili është edhe udhëheqës i lëvizjës populiste kroate.
28 Sipas Mustapi?it, Voqini ka 353 kroatë indigjen apo autokton dhe 1.247 ardhacak (Mustapiç (1995). Në komunën e Gjulovacit vitin 1993 qenë "importuar", 1652, Kroatë (sigurisht që tani ky numr është më i lartë), ndërsa numri i njerëzve indigjen apo eutokton sillët rreth 1.200 (Baret 1993).
Pasdhënie
Një nga problemet kryesore dhe urgjente me të cilat Kroacia aktualisht ka të bëjë është se duhet të mirrët me integrimin e një numri të madh të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda kufijve të saj. Kjo paraqitje e imja është një ilustrim i këtij problemi, edhe pse ndoshta nuk është i mjaftueshëm, prapë është mjaftë serioz. Për të shpjeguar dhe diagnostikuar problemet që kanë dalë, janë paraqitur, në Sllavoninë Perëndimore, dhe që të vlerësojë perspektivat për integrimin e ardhshëm të kroatëve nga Kosova, unë do të doja që shkurtimisht t'I referohem antropologut polak Macha (1993), i cili në esenë e tij "Migrimi, identiteti etnik dhe rëndësia e territorit" ofron disa ide shumë të dobishme të bazuara (themeluara) në përvojën Polake pas Luftës së Dytë Botërore.
Mach ofron një lloj të inventarit të kushteve dhe faktorëve që përcaktojnë nëse ndonjë migrim do të jetë i suksesshëm ose jo. Ai largohet nga të kuptuarit se territori - që është koncepti i atdheut - komponent kryesor i identitetit kulturor. Meqë grupet etnike dhe kombëtare organizojnë territorin e tyre sipas parimit kulturor (për shembull, në arkitekturë), atdheu është pjesë e modelit botëror të atillë siç e sheh grupi, si dhe i vetmi vend ku ky komunitet do të jetojë. Migrimi minon rrënjësimin territorial të identitetit, kurse emigrantët duhet të bëjë përpjekje të madhe për të pajtuar identitetin e vet dhe traditat kulturore me peisazh të ri kulturor. Sipas Machu, shumëçka varet nëse migracioni nëse është vullnetarë ose i dhunshëm. Nëse është vullnetarë, atëherë emigrantët do të jenë të gatshëm për të rindërtuar jetën e tyre në vend të ri, dhe ndërmirrën të gjitha përpjekjet për rindërtimin (rekonstruimin) e identitetit në atë mënyrë të tillë që vendi i ri të bëhet pjesë integrale, përbërëse, e tij. Nëse është migrim i padëshirueshëm apo dhunshëm, siç është rasti me shumicën e refugjatëve, ajo shpesh do të çojë në pasivitet dhe indiferencë (mos interesim) të përtërirë, si dhe refuzim që në ambient të ri të krijohet identiteti i ri. Refugjatët nuk do të pranojë shtetin e ri si të vetin, kështuqë për integrimin e tyre eventual apo përfundimtar mbetet pak shpresë.
Sipas mendimit Mach-ut,
perspektivat për integrimin e suksesshëm të migrantëve mëvarrën nga shumë
faktorë. Pakënaqësia me kushtet e jetesës së mëparshme si dhe mungesa e
lidhëshmërisë emocionale ndaj vendit nga i cili erdhën mund të ndihmojnë dhe
kjo të shpie apo qojë në integrimin e suksesshëm të tyre. Kur emigrantë janë në
një pozicion apo gjendje të zgjedhin vendin e tyre të ri, ata atëherë do të
jenë më të motivuar për tu integruar, sepse ata vetë kanë zgjedhur vendin e
tyre, në vend të zgjedhjës së imponuar nga lart. Procesi do të jetë edhe më i
lehtë në qoftë se ka ngjashmëri në mes të vendit të ri dhe atij të vjetër, të
mëparshëm. Kjo manifestohet në dimensionet kulturore dhe natyrore: terrenit
natyror është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë organizimi kulturorë i këtij
peisazhi natyror. Në rast se një komunitet vendosët në teritor të ri,
vendimtare është edhe gatishmëria e banorëve indogjen, banorëve autokton, për
t’i pranuar ardhacakët, kurse dallimet kulturore në mes të dy grupeve nuk do
duhej të ishin shumë të mëdha, sepse ajo do të pengojë integrimin e suksesshëm.
Kushti tjetër është ndjenja që toka e re është pronë e ligjëshme e ardhacakëve
të ri, si dhe që ky aranzhman, kjo marrëveshje të jetë e pandryshueshme dhe e
përhershme. Gjithashtu është e rëndësishme që kushtet ligjore, sociale dhe
politike të lejojnë forma të ndryshme të organizimeve të pavarura, spontane dhe
vetëqeverisjeje në mesin e emigrantëve. Dhe e fundit por jo më pak e
rëndësishme, ndoshta edhe e rëndësisë vendimtare është ekzistenca thelbësore e
fondeve të investimeve dhe mundësive tjera ekonomike.
Nëse shikojmë në gjendjen e kroatëve kosovarë në Sllavoninë Perëndimore, do të shohim se disa nga këto elemente të cekura janë të pranishme, kurse të tjerat nuk janë. Nga përshkrimi im është e qartë se hendeku kulturor ndërmjet kroatëve kosovarë dhe kroatëve lokal, si dhe ngurrimi i këtyre të fundit për t’i pranuar kroatët e Kosovës, janë pengesat kryesore për integrimin e mëtejshëm. Nga ana tjetër, fakti se komuniteti kroat nga Letnica dhe rrethinat e saj janë transplantuar në një zonë që është shumë e ngjashme me Letnicën, e që këto komunitete pak a shumë kanë mbetur të padobësuara kështuqë në mënyrë të konsiderueshme do të zbusinë, apo lehtësojnë, vështirësitë që lidhën me egzodin. Përveç ngjashmërive natyrore - zona a Papukut gjithashtu është kodrinore, por jo aq e shprehëshme dhe zhveshur siç janë malet e zeza të Shkupit - ka ngjashmëri të dukshme edhe në peisazhin kulturor, si një faktor i rëndësishëm të cilin nuk duhet nënvlerësuar. Duke pasur parasysh se kroatët nga Letnica janë njerëz jashtëzakonisht fetarë, të lidhur jashtëzakonisht shumë dhe të përkushtuar kishës dhe Zojës së Letnicës, është e rëndësisë së veçant dhe thelbësore që përsëri të shpresojnë në atë vend ku përkushtimi dhe lidhëshmëria ndaj kultit të Marisë është e gjallë dhe ku zë vend qendror.
Megjithatë, ka shumë pyetje dhe paqartësi që komplikojnë këtë rast. A janë këta njerëz refugjatë, apo thjeshtë emigrantë të cilët kudo përpiqën të gjejnë fatin e tyre, lumturinë? Nëse eksodi ishte vullnetarë apo jovullnetarë, i padëshiruar? çfarë do të thot këtyre "Kroatëve nga diaspora", termi apo të kuptuarit atdheu Kroaci, të cilët tani, gjoja, pas disa shekujsh janë "kthyer në shtëpitë e tyre"? Nëse ata me të vërtetë ndihen "në shtëpi", vërtetë, çfarë kuptimi ka atdheu i humbur në Kosovë? Çfarë duhet menduar mbi dallimet e mëdha dhe evidente të tyre në mes të meshkujve dhe femrave? Dhe çfarë është lidhja emocional me vendin nga erdhën ata? Apo ndoshta vet fakti se ky vend quhet Serbi (vr.e përkth. sot Kosovë) e dobëson (vr.përkth. apo e forcon sot) lidhjen emocionale? Unë në këto pyetje nuk di përgjigje, dhe në të njëjtën kohë unë pyes nëse vërtetë dikush nga vet kroatët e Letnicës i dinë këto përgjigje.
Referencat e cituara
Baret, Renato. 1993 "Kosovoski autobusi bez voznog reda". Nedjeljna Dalmacija, 1. rujan 1993. ("Autobusët Kosovar pa orar vozitjeje". Dalmacia javore, 1 shtator 1993).
Bax, Mart. 1987 "Religious Regimes and State-Formation: Toward a Research Perspective". Anthropological Quarterly ("Regjimet fetare dhe shtetërore-Formimi: në kërkim të një perspektive". Antropologji tremujore 60(1) 1-11)
Bax, Mart. 1995 Medjugorje: Religion, Politics, and Violence in Rural Bosnia. Amsterdam: VU University Press. (Medjugorje: Feja, Politika, dhe dhuna në Bosnjë rurale. Amsterdam: VU University Press).
Eade, John & Michael J. Sallnow, ed 1991. Contesting the sacred. The Anthropology of Christian Pilgrimage. London: Routledge. (Kontestimi i shenjtë. Antropologjia e e pelegrinazhit të krishterë. Londër: Routledge.)
Grabeljcek, Dragan (et al.). 1991. Nacionalni sastav stanovnistva SFR Jugoslavije. Knjiga 1: Podaci po naseljima i opstinama. Beograd: Savezni zavod za statistiku. (Përbërja etnike e RSF të Jugosllavisë. Libri 1: Të dhënat mbi vendbanimet dhe bashkitë. Beograd: Byroja Federale e Statistikave).
Harrell-Bond, B. E. & E. Voutiro. 1992. "Anthropology and the study of refugees". ("Antropologjia dhe studimi mbi refugjatët.")
Anthropology Today 8, br. 4:6—10. (Antropologjia Sot 8, nr. 4:6-10).
Hedl, Drago. 1993. "Prokleti dosljaci. Nakaze demografskog inzenjeringa". Feral Tribune, 17. studeni 1993:7. ( "Ardhacakët e mallkuar. Paraqitja e inzhenjeringut demografik." Feral Tribune, 17 nëntor 1993:7).
Horvat, Domagoj. 1995 "Vodite nas odavde. zrtve repatrijacije - kako su Hrvati s Kosova dovabljeni u zapadnoj Slavoniji, a potom izigrani". Feral Tribune, 13. veljaca. 1995. (" Na largoni nga këtu. Riatdhesimi i viktimave – si u sollën Kroatët nga Kosova në Sllavoninë Perëndimore, dhe pastaj u mashtruan." Feral Tribune, 13 shkurt 1995).
Kostovic, Hansel dhe Milos Juda, edituar 1992. Mass killing and genocide in Croatia 1991/92: A book of evidence (Based upon the evidence of the Division of Information, the Ministry of Health of the Republic of Croatia). Zagreb: Hrvatska sveucilisna naklada. (Vrasjet masive dhe gjenocidi në Kroaci 1991-1992: Një libër i provave (mbi bazën e provave të Divizionit të Informacionit, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kroacisë). Zagreb: Përmbledhja e Universiteti Kroat).
Kovaçiç, A. 1995. "Janjevci nasli novi dom. Kako su se u Daruvarskoj okolici snasli izbjegli Hrvati s Kosova." Vecernji list, 17. listopada 1995:10.("Janjevasit kanë gjetur shtëpinë e re. Si u gjindën në rrethinën e Daruvarit refugjatë kroatë nga Kosova.", 17 tetor 1995:10).
Le livre noir de l'ex-Yougoslavie. Purification ethnique et crimes de guerre. Documents rassemblés par Le Nouvel Observateur et Reporters sans frontières. 1993. Paris: Arléa.
Loizos, Peter. 1981. The heart grown bitter. A chronicle of Cypriot war refugees. Cambridge: Cambridge University Press. (Zemra të hidhura. Një kronikë e refugjatëve të luftës qipriote. Cambridge: Cambridge University Press).
Lukinovi?, Andrija. 1986. Nasa Gospa Vocinska. Zagreb - Vocin: Krscanska Sadasnjost i zupni ured Vocin. ( Zoja e jonë Voqinase. Zagreb – Voqin: Krscanska Sadasnjost dhe zyra famullitare e Voqinit).
Mach, Zdzislaw. 1993. "Migration, Ethnic Identity, and the Significance of Territory". In: Zdzislaw Mach, Symbols, Conflict, and Identity. Essays in Political Anthropology. Albany: State University of New York Press, 172—— 21 ( "Migrimi, identiteti etnik, dhe Rëndësia e Territorit". Në: Zdzislaw Mach, Simbolet, konflikti dhe identitet. Ese në antropologji politike. Albany: Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, Press, 172-210).
Majetic, Roman. 1993. "Crkveni fond svetog Izidora preselio je 4 000 Hrvata s Kosova u napustene srpske kuce u zapadnoj Slavoniji". Globus, 3. prosinca 1993:8—9 ("Fondi kishtarë i Shën Isidorit shpërnguli 4.000 Kroatë nga Kosova në shtëpitë e braktisura serbe në Sllavoninë Perëndimore." Globus, 3 dhjetor 1993:8-9.)
Mustapic, Ancelka. 1995. "Kosovski bum u zapadnoj Slavoniji. U posjetu Vocinu, mjestu naseljenom kosovoskim Hrvatima". Nedjeljna Dalmacija, 27. sijecanj 1995:2—3 ( "Bumi i refugjatëve të Kosovës në Sllavoninë Perëndimore. Në vizitë fshatit Voqin i banuar me Kroatët kosovarë", 27 janar 1995:2-3).
Nedeljkov, Milovan. 1995. "Hrvati nece nestati iz Beograda. Zvonimir Markovic , predstojnik ureda vlade Republike Hrvatske u Beogradu, o polozaju Hrvata u Srbiji i Crnoj Gori". Vecernji list, 25. ozujak 1995:10—11 ("Kroatët nuk do të zhduket nga Beogradi. Zvonimir Markoviç, kreu i Zyrës së Qeverisë kroate në Beograd, mbi pozitën e Kroatëve në Serbi dhe Mal të Zi." 25. mars 1995:10-11).
Popis '91 Stanovnistvo. Sv.1: Nacionalna pripadnost. Podaci po naseljima i opstinama. 1993. Beograd: Savezni zavod za statistiku. (Regjistrimi popullsisë '91. Lidh.1: Përkatësia etnike. Të dhënat mbi vendbanimeve dhe komunat. 1993 Beograd: Byroja Federale e Statistikave).
Sallnow, M. J. 1981. "Communitas Reconsidered: the Sociology of an Andean Pilgrimage". In: Man (N. S.) 16:163—182
Cuvak, Dragica. 1994. "Migracije stanovnistva na slatinskom podrucju". Zavicaj. Glasilo za kulturu, znanost i umjetnost. Matica Hrvatska Virovitica, ljeto 1994/IV, br. 5—6:4—5 ("Migrimi i popullsisë në zonën e Sllatinës." Atdheu. fletushkë e shkencës, kulturës dhe artit. Amëza e Kroacisë Viroviticë, verë 1994/IV, nr. 5-6:4-5).
Turk, Alois. 1973. Letnica. Marijansko hodocasnicko svetiste - Ekumenski centar na Kosovu. Majka Bozja Crnagorska. Letnicka Gospa - Zoja Cërnagore. Beograd: Blagovest. (Letnica. Shenjtërore Mariane – Qendër ekumenike në Kosovë. Nëna hyjnore e Malit të Zi – Zoja e Letnicës - Zoja Cërnagore. Beograd).
Uroševi?, Athanasie. 1933 "Katolicka zupa Crna Gora u Juznoj Srbiji (Letnicka zupa)". Glasnik skopskog naucnog drustva (Skoplje) XIII:159—170 (" Famullia katolike e maleve të zeza në Serbinë jugore (famullia e Letnicës)." Gazeta e Shoqërisë Shkencore të Shkupit (Skopje) XIII :159-170).
Uroševi?, Athanasi. 1993 (1935). Gornja Morava i Izmornik. Reprint izdanje. Pristina: Jedinstvo (izvorno objavljeno u ediciji: "Srpski etnografski zbornik", knjiga LI. Podserija: Naselja i poreklo stanovnistva, knjiga 28. Beograd: Srpska Kraljevska Akademija (Morava e Epërme. Ribotim. Prishtinë: (botuar fillimisht në serinë: "Përmbledhja etnografike Serbe” libër LI - Vendbanimet dhe origjina e popullsisë, libri 28 - Beograd: Akademia Mbreterore Serbe).
Përktheu; Marjan Sebaj-SOPI
Rostock’ 2013