E enjte, 24.07.2025, 09:58 PM (GMT+1)

Speciale

Marjan Sebaj-Sopi: Shkaktarët e zhvendosjës së bashkësive katolike Kroate nga vendbanimet e tyre në Kosovë!

E diele, 05.05.2013, 11:30 AM


Shkaktarët e zhvendosjës së bashkësive katolike Kroate nga vendbanimet e tyre në Kosovë!

Ekskluzive nga Marjan Sebaj-SOPI

Që nga lufta e fundit në Kosovë 1989/99, po edhe më herët, është dëgjuar nga individ të caktuar, nga shumë njerëz të përkatësisë kroate, po edhe jo kroate, se vendbanimet në Kosovë me përkatësi të shumicës apo edhe pakicës kroate si në vendbanimet Letnicë, Vërnakollë, Vërnez, Shashare, po edhe Janjevë etj… është përfolur, janë dëgjuar zëra qëllimkëqinjë, janë dëgjuar thashedhëme, se kinse shkaktarë të zhvendosjes së këtyre bashkësive kroate, apo shkaktarë të shpërnguljës së dhunëshme të tyre kanë qenë Shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e besimit katolik e musliman, shqiptarët fqinjë të këtyre bashkësive që me shekuj jetuan e punuan bashkë pa pasur asnjë herë ndonjë problem të madh apo ngatërresë në baza fetare apo nacionale.

Nga të dhëna të shumta historike, si dhe ato gojore etj…, banorët e Karadakut e dinë se me kroatët e këtyre anëve (të cilët pretendojnë se janë me prejardhje nga Dalmacia nga kohëra të lashta apo mesjeta e hershme) ku dëshmitarë janë edhe vet kroatët, që poulli shqiptarë i të dy konfesioneve si katolik e ai musliman i ka pranuar këta bashkëvendas në trojet e tyre që nga fillimi, me ta kanë bashkëjetuar e bashkëpunuar pa asnjë problem i cili mund të veçohet. Që nga kohërat më të lashta bashkësia fetare e nacionale kroate në këto troje gëzonte respekt dhe nderime nga ana e popullësisë shumicë, pra asaj Shqiptare. Dihet fare mirë, se në mes veti, mes shqiptarëve dhe kroatëve (gjatë historisë së gjatë edhe ajo mes Serbëve dhe Kroatëve) gjithmonë egzistonte mirëkuptimi, toleranca fetare në rend të parë dhe humanizmi.

Shqiptarët tradicionalisht të ngjeshur me virtyte të larta të bujarisë e mikëpritjes gjithnjë kanë patur kujdes të veçant që mos të trazojnë, mos lëndojnë apo nëpërkëmbin të dobtin, të pafuqishmin, apo pakicën fardo të jetë ajo fetare apo kombëtare. Përkundrazi, ata ndaj të dobëve, ndaj pakicave fardo qofshin ato, janë sjellur në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë historisë, ndaj atyre të gjithëve shqiptarët ishin të butë e të dashur, të përzemërt…., vetëm e vetëm që ata të mos e ndiejnë vetjen të huaj, të mos e ndiejnë vetjen më pak të vlefshëm, mos ta ndiejnë vetjen e tyre më të dobtë e të rrezikuar. Kështu pra,  Shqiptarët zemërgjerësisht kanë bashkëjetuar me shekuj me Kroatët e Kosovës të cilët kanë qenë të përqëndruar në Janjevë dhe në të shumtën në hapësirat e Karadakut të lashtë dhe lavdishëm.

Shqiptarët e Karadakut pa dallime njihen si njerëz të dashur, si mikëpritsa, të urtë por edhe si trima të mëdhenj e që burrëria e tyre tregohet, apo vie në shprehje pikërisht në nderim e përkujdesje të motrës e vëllaut njeri po edhe të jetë ai apo ajo i ndonjë përkatësie tjetër fetare apo kombëtare. Shembull konkret është vet mësimi i gjuhës së pakicës (Serbo-Kroate) nga ana e Shqiptarëve që e kundërta tregohet nga vet Kroatët edhe pse pakicë e jetonin në mesin e shumicës, mirëpo kjo nuk i ka panguar Shqiptarët që të mësojnë dhe komunikojnë në gjuhën e pakicës Serbo-Kroate. Apo shembuj tjerë që dimë ku shumë familje Shqiptare të konfesionit katolik si nga famullia e Binçës etj…zinin kumbari me familje Kroate vetëm e vetëm për t’iu treguar dhe shpreh respektin që kishin ndaj tyre si pakicë.

Shqiptarët jetuan e jetojnë me shekuj me fqinjëve të tyre Serb, Kroat etj. gjithnjë duke iu dalë në ndihmë në çdo hall e problem që kishin edhe vet këta komunitete mbrenda për mbreda komuniteteve të tyre. Shqiptarët gjithnjë u treguan paqëdashës. Shqiptarët si gjithnjë kanë qenë dhe janë të gatshëm të kuptojnë të tjetrin, ndoshta edhe kur vetëvetën nuk kanë dijtë ta kuptojnë apo ndihmojnë sa duhet, ata prapë, të tjerët i kanë kutuar dhe kuptojnë, respektojnë.

Është më se normale se gjatë gjithë historisë së jetës së përbashkët me komunitete tjera ka patur momente të moskuptimit, të ndonjë kacafytjeje apo ngatërrese të vogël, por në përgjithësi ato nuk kanë lënë fare ndonjë plagë apo ndjenë të pakëndshme të njëra apo tjetra bashkësi. Çkado që ka qenë (që nuk mbahet mend ndonjë gjë e madhe mes tyre) mes këtyre bashkësive Shqiptaro-Kroate, ato kanë përfunduar si raste të izuluara apo edhe incidente të padëshiruara, të cilat pa dyshim që i kanë dënuar të gjithë.

Shqitarët e Kroatët (po edhe Serbët një kohë) kanë ndarë fatin e njëjt (shembull pushtimi shumëshekullor Osman) kuptohet se si shumicë barrën më të madhe historike gjithnjë në këto raste dramatike, e kanë bartë vet shqiptarët mbi supet e tyre, por për të cilën gjë, duket se gjithnjë kanë qenë mirënjohës edhe vet Kroatët të këtyre anëve.

Nuk mund të ankohen as Shqiptarët që kanë patur ndonjë të keqe nga bashkësia Kroate në Kosovë. Edhe pse këta të fundit ndoshta më tepër i ka lidhë jeta e fati me Serbët e Kosovës, që do të thoja, një; për faktin se kanë gjuhë të përbashkët (apo ngjajshme) po edhe e kanë ndier më tepër përkatësinë e fesë së përbashkët, të krishterë. Kështuqë për një kohë të gjatë gjatë historisë thuajse ishin të vëllazëruar mes veti, Serbët dhe Kroatët.

Mirëpo, Shqiptarët askurrë (edhe kur ishin të okupuar kohë të gjatë nën shtetin serbo-sllav) nuk i shiquan Kroatët me sy të keq, shembull pse ata jetojnë mirë me Serbët, apo pse bashkëpunojnë (kur shqiptarët ndërpren thuajse çdo kontakt me autoritetet Serbe dhe me vet popullin serb) e jetojnë në paqe e harmoni mes veti edhe atëherë kur shumica shqiptare pësonte keq nga Serbët.

Shqiptarët i gëzohen të mirës së të gjithëve, të mirës së përbashkët, kështuqë edhe nëse vet vuajnë ata prapë nuk dëshirojnë t’i shkaktojnë vuejtje tjetër kujt, por nderojnë dhe respektojnë vellnetin e lirë dhe dëshirën e çdo njeriu, çdo bashkësie fetare e kombëtare.

Fajtorët dihen?!

Duke parë të gjitha këto gjëra që i theksova apo ceka shkurtimisht më lartë, i shtyer nga disa thashetheme që janë ndëgjuar rreth shkaktarëve të shpërnguljes së bashkësive apo përkatësisht fshatërave me popullatë Kroate nga Kosova, këto ditë hasa në një tekst (të plasuar nga z. Zef Gjergj në rrejtin social facebook të faqes së famullisë së Stubllës, por që teksti ishte në gjuhën kroate), apo temë shkencore punuar na z. GER DUIJZINGS pikërisht rreth këtij problemi apo kësaj çështje e cila shumë kohë më ka preokupuar edhe vet mua, me theks të vaçant se kush ishin shkaktarë të këtij tmerri, kësaj dhune të dëbimit “të vullnetshëm”, apo këtij Egzodi siç do e quaj në këtë punim z. Duijizing: „Egzidi i Letnicës…“, Pra, edhe unë i shtyer nga kurreshtja por më tepër edhe shkaku i atyre njerëzve të pafaj Shqiptarë  të cilët nuk e njohin gjuhën kroate, iu rraka kësaj pune për të përkthyer këtë shkrim, punim, dhe ofruar lexuesit shqiptarë të dhënat në të cilat ka has dhe ka zbuluar antropologu i madh dhe hulumtuesi i këtij problemi të shpërnguljes masive të Kroatëve nga Kosova, holandezi G. Duijzings.

Mua që të përkthej këtë temë, apo studim më shtyeri edhe një fakt tjetër; pse shqiptarët ta ndiejnë vetjen e tyre fajtor për diç që nuk ka pas lidhje të bëjë me ta, dhe e dyta pse të mos rrijnë dhe ndiejnë vetjen e tyre të qetë duke mos patur asnjë herë gisht në shkaktimin e vuajtjeve të shumë njerëzëve të shpërngulur nga trojet e tyre shekullore. Apo, pse të jemi neve të etiketuar apo shënuar në histori si dhuntarë, apo përndjekës të një komuniteti?!

Z. Ger Duijizins, është njeriu i cili përcolli në kontinuitet të gjitha ngjarjet që nga vitet e 90., në Letnicë e rrethinë, rreth shpërnguljes së popullatës Kroate nga Kosova. Ai gjendjen e tyre, rrethanat…, i përcolli dhe shënoi me vëmendje të madhe, me kujdes të veçant, ku ishte me këtë bashkësi në ditë të vështira e të rrezikshme. Edhe më pas ai përcolli këtë bashkësi etnike Kroate nga Kosova, gjatë vendosjes së saj në trojet apo në shtetin Kroat.

Unë këtë do ju sjellë juve, lexuesëve shqiptarë, vetëm pjesën e parë të punimit shkencor të G. Duijzings-ut ku ka të bëjë me shkaqet, arsyerat dhe rrethanat e shpërnguljës së Kroatëve nga Kosova, meqë këtë e pash të rrugës dhe të nevojshme. Kuptohet siç thot edhe vet autori, se ai mbanë përgjegjësi për gjithçka është thënë në punimin e tij. Gjersa në pjesën e dytë të këtij punimi shkencor; „Vendosja e refugjatëve Kroat nga Kosova në Sllavoninë Perëndimore (Sektori Perëndimor i UNPROFOR-së)…, ai flet e shkruan, hulumton e analizon jetën e Kroatëve pas vendosjes së tyre në Sllavoninë Perëndimore, në Kroaci.

Shkruan rreth vendosjes së tyre, rreth përshtypjeve të tyre në tokë të re, në rreth të ri, ambient të ri… Shkruan mbi raportet e Kroatëve të Kosovës tanimë të vendosur në Kroaci, për raportet mes veti, rreth përshtypjeve të tyre të para e të mëvonshme, pastaj në lidhje me raportet e bashkëjetesën mes bashkëkombasit vendas, mbi përshtypjet e tyre të anasjellta, mbi qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre, mbi kushtet e jetës së Kroatëve nga Kosova në Kroaci, si dhe qëndrimet e pohimet e tyre se kush qenë shkaktarë të zhvendosjes së tyre… dhe kush përgjegjës.

Ky hulumtues e studijues mirret me të gjitha sferat e jetës së këtyre Kroatëve tanimë sipas dëshmive të tyre të tradhtuar, të lënë pas dore, nën përkujdesjen e askujt, as Shtetit Kroat e as Kishës, të cilët sipas këtij hulumtimi e të dhënave të shumta, që do i shohim këtu më poshtë, ata (Shteti Kroat e Kisha Katolike Kroate) ishin poashtu bashkëfajtorë ndoshta hiq më pak se të barabartë me pushtetarët apo shtetin Serb, apo mos të themi edhe në bashkëpunim (siç del diku-diku) me ta për qëllime të caktuara politiko-shoqërore, të intereseve shtetërore Serbo-Kroate.

Mirëpo, unë nuk e pash të rrugës që të bëjë edhe përkthimin e pjesë së dytë por më tepër të pjesës së parë e cila ka të bëjë edhe me ne Shqiptarët dhe ambientin tonë. Kuptohet se në këtë punim apo studim të z. Duijizins ndoshta do të hasni në të dhëna edhe jo të sakta, siç janë shembull të dhënat mbi fshatin Kabash ku siç thuhet; është me shumicë kroate (që nuk ka qenë fare, apo edhe nuk ka patur asnjëherë kroat), apo të thënat tjera që paraqesin Stubllën me një kulturë ende turko-muslimane etj…, por që them ndoshta edhe duhet kuptuar këtë hulumtues të vyer, i cili ka punuar në kushte pa kushte, në rrethana të ndërlikuara e të tensionuara, ku edhe nuk ka mund të vij deri tek informacioni i sakt dhe aduekuat me dashje apo pa te. Sidoçoftë puna e këtij hulumuesi vlenë të lexohet e studijohet në lidhje me këtë çështje e shumë çështje tjera.

PS. Lexuesit i kërkoj falje që fusnotat i kam vendosur në fund të këtij teksti meqë isha në pamundësi të bëjë ashtu siç duhet e në mënyrë profesionale, por sadopak mendoj që kontributi im këtu (përkthimi) do gjejë mirëkuptim. Faleminderit!

Tani ju sjellim tekstin e pjesë së parë, të plotë, të punës apo studimit të G. Duijzings, Egzodi nga Letnice…të përkthyer nga gjuha Kroate në shqip nga artikull Marjan Sebaj-Sopi, Rostock; Maj’2013

Nar. umjet. 32/2, 1995, str. 129—152, G. Duijzings, Egzodi nga Letnice - kroacia..

Artikul profesional shkencor UDK 325.2:323.113](=862)   pranuar më: 7.11.1995.

EGZODI NGA LETNICA – REFUGJATË KROAT NGA KOSOVA NË SLLAVONINË PËRENDIMORE

Kronika1

GER DUIJZINGS

School for Social Science Research, Amsterdam

Fjala është për raportin etnografik mbi ngjarjet të cilat kanë shkaktuar thuajse në egzod të tërësishëm nga Letnica, një enklave të vogël kroate në Kosovë. Kronika e këtij egzodi përfshinë edhe historinë e shpërnguljes dhe vendosjës së banorëve kroat në Sllavoninë Perëndimore. Autori has në vështirësitë në të cilat kanë hasur edhe të shpërngulurit, në tentim për t’iu përshtatë gjendjës (situates) së re.

Hyrje

Autori i studimeve antopologjike mbi problemin e të përndjekurëve, Harrell-Bond dhe Voutira (1992) vërejnë se shpërnguljet e dëtyruara dhe çrrënosja e banorëve – si shkaktare lufta, shembull – si përvoja të rëndomta dhe rëndësishme njerëzore. Pranë kësaj, nuk i ipet asaj kujdesi akademik të cilin ky problem e meriton, kryesisht lidhje me urgjencën e kryerjës së problemeve tanimë këtyre të përndjekurëve si dhe vuajtjes njerëzore në masë të madhe nga të cilat ky problem është shkaktuar. Shkenca shoqërore kryesisht ka lënë anash hulumtimin e problemeve të të përndjekurëve, ndoshta për shkakun se kjo punë është e mundimshme, e pafalenderueshme, shpeshëherë edhe dëtyrë shumë e dhimbëshme të cilin është vështirë ta financojsh. Pranë kësaj, në vet mbrendinë e shkencave shoqërore egzistojnë poashtu paragjykime teorike të cilat shkaktojnë këtë neglizhencë. Hulumtuesit thejsht kanë lënë anash dhunën dhe vuajtjen njerëzore në shoqëritë në të cilat kanë punuar, dhe besojnë se këto dukuri janë vetëm distancime, shkëputje të përkohshme, momentale, nga normat kulturore e të cilat në kushte “noramle” do të vinin te pëlqimi, rregulli.

Edhe unë, si antropolog kutruror, nuk kam studijuar migrimet e dhunëshme krejt deri kur nuk jam takuar drejtpërdrejt me këtë problem gjatë hulumtimit tim në ish- Jugosllavi. Vitin 1992., kam filluar me punën në teren në Letnicë, fshat kroat në Kosovë, të vendosur afër kufirit të sotshëm të RSJ me Republikën e Maqedonisë. Duke përzgjedhur këtë rreth të largët dhe izuluar kroat, jo serb apo shqiptarë, kam menduar se mund t’i ik disa problemeve të cilat zakonisht rëndojnë punën antropologjike në teren, në Kosovë. Kam kërkuar vendin ku deri diku do i shmangëm tensionimeve dhe rreziqeve që janë këto pasoja të polarizimit të skajshëm etnik mes Serbëve dhe Shqipëtarëve e që i ndajnë këta dy popuj – e të cilat ndokush do i quante apartheid – si vulë shënuese e shoqërisë dominuese kosovare përgjatë dekatës së kaluar. Larg nga qendrat urbane, të qyteteve, , ku këto tensione etnike më të dukshme, pashme, kështuqë kam menduar se kam përzgjedhë një mesë relativisht të qetë dhe të patrozuar, ku problemet politike nuk vërehen ashtu drejtpërdrejt, si përshembull, në qendrat urbane. Pranë kësaj, ishte ky vend i mrekullueshëm për hulumtim: Letnica ishte një enklavë (bashkësi) kroate katolike, një bashkësi në mesin e pak bashkësive të tilla në këtë pjesë të Ballkanit, ndërsa ishte poashtu, vend shumë i popullarizuar “ekumenik”, qendër e shtegtarëve (pelegrinëve), jo e vetëm katolikëve, por edhe e grupimeve (bashkësive) tjera fetare dhe etnike të cilat jetojnë nën këtë pjesë. Vendi (rrethi) ishte çuditërisht interesant për shkak të banorëve të saj të përzier, të cilën e përbëjnë Shqiptarët të konfesionit katolik dhe të atyre të besimit islam, Shqiptarët kripto-katolik (katolik të fshehtë, të ashtuquajtur laraman), Serbët ortodox dhe Kroatët katolik. Në qendër të hulimtimit tim kanë qenë marrëdhëniet mes këtyre bashkësive. Siç vihet re vendimi im për të mësuar-hulumtuar një qendër shtegtare, në përgjithësi më ka interesuar në ç’masë religjioni dhe rituali bënë pjesë në ndërtimin dhe paraqitjen e etnicitetit, si dhe a mund të shtegtimin të vështrojmë si një lloj identiteti laboratorik. Pyetjet e mia kryesore kanë qenë: A mund të ndikoj keqësimi i tanishëm (sotshëm) në karakterin ekumenik të këtij shtegtimi në marrëdhënie në mes të ndonjërës nga këto bashkësi? A do të takoheshin paqësisht njerëzit me prejardhje të ndryshme fetare e etnike ende? Apo që Shejtërorja do të duhej të shndërrohej në arenë në të cilën kufijtë e grupeve kundërshtare do të etiketoheshin dhe dramatizoheshin? Duke pasur këto pyetje në kokë, si dhe i nxitur nga puna e Sallnowi-t (1981, Eadea-s si dhe Sallnovit (1991), si dhe Baxa-s (1987), kam filluar hulumtimin tim.

Për vetëm një vit zhvillimi të ngjarjeve në ish Jugosllavi është krijuar një situatë (gjendje) e vërtetë “eksperimentale”, me siguri jo edhe në përgjithësi e parrezikshme, të jemi në këtë të sigurt, e rrezikshme si për mua, poashtu edhe për informatorët e mi. Befasisht jam gjindë në mes të proceseve të papritura radikale të trazirave etnike, që në fund kjo solli deri tek zhdukja e bashkësisë të cilën e kam patur në mend ta studijoj. Edhepse në Kosovë nuk ishte luftë, përgjatë disa muajve (mes korrikut dhe dhjetorit 1992) pjesa më e madhe e popullatës së Letnicës si dhe fshatërave për rreth venosën të largohen, të ikin, duke lënë pas veti shtëpitë dhe token. Në Kroaci kanë ardhur si refugjatë, ku shumica janë vendosë në pjesën (hapësirën) e Sllavonisë perëndimore. Meqë këto ngjarje i kam përjetuar dhe parë nga dora e pare, e kam shkruar këtë kronikë të egzodit të Letnicës, ku jam mundur të përshkruaj dhe dokumentoj këto ngjarje të bujshme si dhe pasojat e saj në mënyrë sa më të vërtetë dhe besuar, me qëllim primar që ato ngjarje të shpëtohen nga harresa. Për këtë shkak kam vendosë që shumicën (jo të gjithë) intereset e mia antopologjike t’i lë anash, edhe pse dëshiroj të thekësoj që kronika, gjithësesi, prapë përmbanë shiqimin, pikëpamjen time. Në të vërtetë, në thelb, kjo është paraqitja e ime përsonale, dhe sinçerisht shpresoj që ka njerëz të cilët do të shprehin kuptimin për përvojat e tyre të pafat dhe prekshme.

Paraqitja etnografike e Letnicës para egzodit

Letnica është një fshat i vogël dhe i largët malor i fshehur thellë në Melet e Zeza të Maqedonisë, 2 në skaj të Jugosllavisë së mbetur, të tanishme. Kjo hapësirë (pjesë) malore njihet ende me emërin e vjetër turk Karadak. Letnica është vendosë në pjesën e naltë të një lugine të gjatë dhe të ngushtë, e rrethuar me verdhinë, gjelbrime të kodrave dhe maleve të larta me pamje të ngjajshme të cilat përbëjnë kufirin natyror të Maqedonisë. Kufiri i ri jugosllavo-maqedonas është shumë afër, që do të thot vetëm një orë e gjysmë ecje këmbë përgjatë kodrave, apo përgjatë përroit i cili rrjedhë përmes fshatit. Jo edhe fortë larg, kufiri nuk kishte këtë rëndësi e cila i ipet sot. Kur kam arritë për herë të parë atje në verë të vitit 1991., ka qenë ky kufi i paruajtur administrativ në mes Kosovës dhe Republikës Socialiste të Maqedonisë. Banorët e Letnicës kanë mund lirisht të kalojnë kufirin, shembull, si shtegtarë të cilët çdo herë në muaj qershor (lipnja) kanë shkuar këmbë deri në Shkup për të vizituar Kishën e atjeshme Katolike (vr. përkthyesit, ku festohet festa Zemra e Krishtit). Mirëpo, tanimë kufiri është ngritë në „shkallë të lartë“: është bërë kufi i ri mes republikës së Jugosllavisë dhe Maqedonisë.

Letnica është, vërtetë, duhet thuhet, ka qenë qendër e shumë fshatërave për rreth të cilët së bashku përbëjnë enklavën kroate katolike në pjesën, hapësirën, të cilën në përgjithësi e përbëjnë Shqiptarët e besimit islam. Letnica nuk ka qenë vendbanimi më i madh kroat në këtë pjesë, mirëpo duke iu falenderuar pozitës së saj gjeografike qëndrore (në fushë rrafshinë), rëndësisë në kuptimin ekonomik, administrativ, si dhe gjithashtu edhe atij fetar, tejkalon rëndësinë e fshatit të afërt të saj Shasharën, fshatin i cili ka dy herë më tepër banorë se sa Letnica. Kisha e Letnicës ka qenë për një kohë të gjatë Kisha e vetme katolike në këtë hapësirë, pjesë,, kurse të diellave – kur njerëzit zakonisht kanë shkuar në kishë – në rrafshin e fshatit ka qenë tregu (pazari). Letnica poashtu ka qenë qendër administrative drejtuese e kësaj enklave kroate, kështuqë ka pas zyrën e bashkësisë lokale ku si shembull, janë mbajtur librat e amëz. Mirëpo, mbi të gjitha Letnica ka pasur zë si vend shtegtim ku me mijëra njerëz shtegtarë të etniciteve dhe besimeve (religjioneve) të ndryshme e kanë vizituar çdo vit.3 Kisha e bardh madheshtore e Nënës Hyjnore (Zojës Cërnagore), e ndërtuar në kodër, dominon mbi tërë fshatin.4 Kisha është ndërtuar para gjeshtëdhjetë viteve në vend të kishës nga shekulli i 19.,e cila ka qenë e dëmtuar shkaku i rrqitjes së tokës (Turk 1973:18). Në mesin e dekatës së kaluar, në Vërnez dhe Vërnakollë – dy fshatërat e afërt fqinjë – është ndërtuar Kisha e dytë (tjetër) moderne, kushtuar shejtit kroat Leopold Mandiq-it ( të cilin Roma e kanunizoi vitin 1982.).

Pesë kilometra më tutje është fshati Stubëll, një ndër fshatërat e paktë Shqiptarë katolik në krahinë, fshat i cili ka një pozitë të mrekullueshëm në një mënyrë sikur një tarasë e lartë kodrinore, me shiqim, pamje, ka ultësirat kosovare. Stubëlla është fshat më i madh se cildo vendbanim kroat, kurse qysh me fillimin e këtij shekulli ka edhe Kishën e saj të vetën dhe kështu përbënë famullinë shqiptare në vete. Para kësaj, ajo ka qenë pjesë e famullisë së Letnicës sikur të gijthë vendbanimet tjera kroate në Karadak. Stublla ka një reputacion të veçant historik si vend i „martirëve shqiptarë“. Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë shumë familje shqiptare nga Stubëlla janë deportuar në Anadol pasi që u deklaruan publikisht si katolik e pas kësaj vazhduan të jetojnë botërisht si katolik. Deri atëherë, ata ishin laraman, vërtet, kripto-katolik (katolik të fshehtë), të cilët janë prezantuar se i takojnë besimit muhamedan, kryesisht në kontakte me Turqi dhe vëllezërit fqinjë të tyre Shqiptarë të besimit islam (Turk 1973:33, 47). Shumë katolik në Stubëll dëshmojnë se janë pasardhës të drejtpërdrejt të këtyre laramanëve, kurse disa ng ata ende vazhdojnë të mbajnë emëra padyshim me prejardhje muslimane. Ende ka familje kripto-katolike të cilat egzistojnë në disa vendbanime të largëta dhe thuajse të boshatisura e lëna pas, në prapashpinë të kodrave të Stubllës. Sipas tregimeve të disa informuesëve, ata kanë ruajtur shenjat e tyre muslimane shkaku i martesave tradicionale me familjet muslimane. Më sa kam informata unë, sa e di unë, laramanët kanë lejuar, së paku deri në vitin 1925., që fëmijtë tua pagëzojnë meshtarët katolik nga Letnica dhe Stubëlla e të cilët iu kanë vënë emëra katolik, për dallim nga emërat musliman të cilët i kanë shfrytëzuar në jetën publike.5 Mirëpo, shumica e familjeve laramane janë shpërngulur në rrafsh dhe kanë hudhë (mohuar, apo përjashtuar) identitetin e dyfisht fetar. Disa janë kthyer publikisht në katolicizëm, gjersa të tjerët janë bërë musliman të vërtet, varësisht nga ajo se cili besim ka mbizotëruar në rrethin e tyre të rij.

Stubëlla, Letnica dhe të gjitha vendbanimet tjera kroate janë pjesë e bashkisë (komunës) së Vitisë, ku plotësisht domonojnë Serbët, edhe pse pjesëmarrëja e tyre në përbërjen e popullatës së përgjithëshme nuk e tejkalon 17% -in. Qerdhja e tyre më e rëndësishmja është pikërisht Vitia, qytet i vendosur në rrafsh, diku rreth 12 km larg nga Letnica. Në këtë qytet, i cili ka disa mijëra qytetarë, Sërbët përbëjnë shumicën apsolute.6 Qysh nga viti 1990., ata kanë marrë kontrollin e plotë mbi institucionet e komunës, përndjekin dhe përjashtojnë Shqiptarët, në masë më të vogël edhe Kroatët -  nga të gjitha funksionet dhe pozitat e rëndësishme dhe më pak të rëndësishme. Përveq Vitisë, egzistojnë edhe dy vendbanime Serbe përgjatë rrugës deri në Letnicë – fshati Vërbovc dhe Gërnçar. Kur  që vera e vitit 1991., shkaku i luftës në Kroaci, tendosjet mes Serbëve local dhe Kroatëve janë rritur në masë, pozita strategjike e këtyre dy fshatërave serb – në vet hyrjen e rrafshëlartës e cila shpie deri në Letnicë – është duk si një rrezik i mundshëm potencial. Në rast të konfliktit, së cilës banorët e Letnicës gjithnjë e më shumë iu kanë pas drojë, frikë, Serbët do të kishin përparësi shumë të rëndësishme strategjike sepse do mund të ndërpritënin të gjitha komunikimet (lidhjet) kryesore. Për Kroatët në Letnicë, si dhe për Shqiptarët e Stubllës, rruga ishte lidhja e vetme me botën e jashtme.

Duke dëgjuar tregimet e rrëfimet e informatorëve, kam kuptuar se Kroatët dhe Serbët qysh deri në ditët e vonëshme kanë pasur marrëdhënie të mira miqësore mes veti. Serbët shpeshëherë do të iu ofronin bujti (konak) dhe ushqim atyre Kroatëve nga Letnica të cilët do të shkonin të punonin token apo velin frytat verorë në token e tyre të cilat i posedojnë krejt afër Vërbovcit dhe Gërnçarit. Për çdo vit në mesin e muajit gusht shumë Serb do vizitonin Letnicën gjatë kohës së shtegtimit me rastin e Ngritjes së Zojës. Disa do vinin para së gjithave shkaku i tregtimit (tregëtisë) apo të shesin atë nga teprica e prodhimtarisë së tyre bujqësore. Ndërsa të tjerët, kryesisht grate, do vinin në Letnicë shkaku i arsyes fetare. Bile edhe Serbët nga vendet më të largëta sikur që është Gjilani (large rreth 30 km), dëshironin dhe e vizitonin Letnicën; në veçanti të rinjët të cilët konsideronin këtë si rast e mundësi kryesore për argëtim dhe lajdhitje, gjetë ndonjë vajzë, në këtë pjesë të Kosovës. Një i ri politikan nga Gjilani, tani antarë i parties Socialiste të Milosheviqit, më rrëfeu, me zë nostalgjik, se si – gjatë një vizite të tij bërë Letnicës – është dashuruar në një Kroate katolike, vajzë të re. Mirëpo, tentimet e tija të zjarrta për tu martuar me te kanë mbetur pa rezultate, për shkak se prindërit e vajzës nuk kanë miratuar martesën me një jokatolik. Edhe pse lidhjet e tyre martesore, duket, se kanë qenë përjashtim, marrëdhëniet mes Kroatëve dhe Serbëve janë përbërë në lidhëshmërinë e besueshmërinë si dhe ndihmën reciproke të tyre (mes veti), për shkak se të dy popujt – si pakica etnike dhe fetare në mesin e shumicës dërmuese Shqiptare të besimit islam – ishin shumë të vetdijshëm pozitës së përkatësisë së tyre. Shumë Kroat nga Letnica më kanë dhënë se marrëdhëniet mes Serbëve janë keqësuar qyshmë dy apo tre vitet e fundit. Tradicionalisht, ashtu siç kujtojnë e rrëfejnë njerëzit më të moshuar, më tepër probleme kanë pas me Shqiptarët e fesë muslimane të cilët kanë dijtë të plaqkisin (vjedhin) shtëpitë, të plaqkisin kafshët si dhe të nxisin përleshje (konflikte) gjakësore.

Ajo që më ka rënë më së tepri në sy në këtë hapësirë ka qenë pakuptimëshmëria si dhe ndërrimi i identitetit. Shqiptarët e Stubllës tani janë katolik, që më pare ishin musliman, vërtetë, që të jemi më preciz, ishin njëkohësisht edhe katolik edhe musliman. Sipas kërkesës së gjendjës (situatës) do të mvarrej a do të vendosin për njërin apo tjetrin version. Katoliket (gratë) nga Stublla ende mbajnë, veshin, dimitë, pantaolone të haremit të cilat sot i bartin vetëm muslimanet, kurse poashtu edhe traditat tjera muslimane i kanë ruajtur deri më sot. Mirëpo, disa banorë të Letnicës vërtetojnë, deklarojnë, se Shqiptarët nga Stublla janë me prejardhje katolike Kroate e të cilët janë islamizuar gjatë kohës së Turqisë e që më vonë edhe janë shqiptarizuar.7

Gjatë punës sime në teren 1992., banorët e Vërnakollës, fshat fqinjë i Stubllës e i cili tanimë thuajse është i boshatisur, kanë qenë Kroat. Mirëpo, kamë vërejtë se si shumë nga ata përsosmërisht flasin gjuhën shqipe, për dallim nga Kroatët këtu (në Letnicë) të cilët nuk kanë dijtë, e që thejshtë as që kanë dashur të dijnë e mësojnë gjuhën shqipe. Kanë patur lidhjet e tyre tradicionale martesore me Stubëll, dhe gjithnjë kanë qenë më tepër të orientuar kah Shqiptarët e Stubllës, sesa ka famullia kroate në Letnicë e së cilës edhe formalisht i përkisnin. Edhe këtë (në këtë fshat) shumica e grave bartnin dimija, gjersa hiq më larg se vetëm dy shtëpi më larg – në fshatin fqinjë Vërnez – grate ishin të veshura në veshjen tipike kuq-bardh e cila konsiderohet veshje tradicionale kroate, veshje e kësaj pjese.8 Disa banorë të Letnicës i përqeshin me poshtrim banorët e Vërnakollës shkaku i jetesës së tyre të stërvjetëruar, jo moderne, dhe mënyrës së jetesës së tyre patriarkale, i cili kinse ka qenë shumë ngjajshëm me nënyrën e jetesës së Shqiptarëve. Kam filluar të pyes, a mos vallë Kroatët e Vërnakollës ndoshta më pare kanë qenë Shqiptarë e të cilët janë kroatizuar, që ka qenë shkaktare jurisdikcioni i kishës në Letnicë. Gjithësesi, ky ishte shiqimi  edhe i disa Shqiptarëve katolik nga Stubëlla.

Edhe vet identiteti “kroat” i banorëve të Letnicës dhe Shasharës nuk ishte në tërësi i liruar nga dyshimet. Edhe pse gojëdhëna vendore thot se fjala është për Kroatët të cilët para shumë shekujve janë shpërngulur nga Damacia, këta grupet tjera etnike më parë i quanin latin, në vend se “Kroat” (Urosheviq 1933). Kjo shprehje (term), e cila ende përdorët për (shqiptarët dhe kroatët) katolikët, është kryer më herët, ku tregohet se ata në rend të pare janë konsideruar përfqësues (antarë) të kishës katolike romane, e cila qyshmë deri në vitet e gjashtëdhjeta të këtij shekulli, këtu si dhe gjetiu, ka zbatuar litrgjinë latine.

Disa Kroat, kryesisht ata nga Shashare, më kanë folur mbi mundësinë e prejardhjës Sase të vendbanimit të tyre, gjersa Serbët gjithnjë kanë këmbëngulë dhe deklaru se Kroatët nga Letnica janë vërtetë Serb katolik të ciklët kanë harruar identitetin e tyre burimor serb.9 Ata tregojnë se Kroatët e Letnicës kanë patur disa tradita të lashta “serbe”, veçanarisht festat. Shkurt, këtu askush nuk ka qenë ashtu siç lë përshtypje e duket në shiqim të parë dhe se të gjithë, vërtet, kanë mohuar vërtetësinë, deklarimin, e identitetit të tjetrit.

Letnica 1992.

T’i kthehemi ngjarjeve të fundit. Lufta në Kroaci (nga vera e vit. 1991) si edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë (nga pranëvera e vit. 1992) padyshim kanë shtyrë të gjithë kompleksitetin dhe paqartësit në lidhje me identitetet lokale. Ngjarjet në vend dhe bashkësinë e gjerë ndërkombëtare kanë filluar të përcaktojnë përditshmërinë, gjersa ato veçuri lokale kanë humbur rëndësinë momentale. Kur kam vizituar Letnicën në prill të vitit 1992. (për herë të parë pas punës sime të shkurtër në teren gjatë muajit gusht të vitit 1991.), shumica e meshkujve në fshat pandërpre ndëgjonin tranzistorët e tyre, veçmas gjatë mbrëmjeve dhe natës kur edhe më së lehti mund të zënin valët e Radio Zagrebit. Përbinin lajme e raporte të panumërta nga fushë beteja në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, gjersa mua më habitnin (mrekullonin) njohuria e tyre luftarake në detalje, fushëbeteja dhe armatimi, si dhe personalitet udhëheqëse të cilat udhëheqnin dramën jugosllave. Këta njerëz ishin plotësisht të preokupuar me luftën mizore, ky preokupim që ishte edhe i arsyeshmëm. Çdo veprim i Tugjmanit, Milosheviqit, Izetbekoviqit apo cildo politikani e ndërmjetësuesi ndërkombëtarë, patjetër është dashur të reflektoj edhe në jetën e tyre. Poashtu qysh me ardhjen time, kam patur frikë se atje do ti gjejë njësitë e armatës Jugosllave të cilat qyshmë kishin filluar tërheqjen nga Republika e Maqedonisë (në pranverë të vit. 1992). Prezenca e tyre, do e vështirësonte, mos edhe bënte të pamundur, punën time në atë tanimë kufi shtetërorë shumë të ndijshëm. Përveq kësaj, armata Jugosllave nuk ka qenë – thënë më së buti e shkurt – në zë të mirë në hapësirat joserbe. Mirëpo, në prill të 1992. Letnicën ende nuk e ka shqetësuar prezenca e ushtrisë, ngjarjet janë zhvilluar furishëm bile edhe për APJ – ushtarët e parë nuk kanë arritur deri në gusht të 1992. Nga atëherë, e tutje, rënditën një pas një raportet mbi shkeljet që i bënin antarët e APJ, ku viktima ishin Kroatët nga Letnica (shih shembull: Nedeljkov 1995).

Shumë kroatë fuqishëm janë identifikuar me pavarësinë e Kroacisë së Franjo Tuxhmanit si dhe luftën e saj të rëndë për mbijetesë. Megjithatë, ka pasur edhe ndjenja të përziera ndaj Kroacisë. Në njërën anë njerëzit e konsideronin tokë të premtuar në të cilën rrjedhë mjeltë dhe qumshtë, ku është jeta më e lehtë dhe më e pasur. Nga ana tjetër, ai ishte vendi ku konfiskimi i pronës së kishës dhe influencat moderne nga Perëndimi, sidomos turizmi masiv, çuan (shpien) në siç thuhet, rrënimin dhe kalbjen apo minimin e vlerave tradicionale të familjes katolike. Mirëpo prapë, në këto kohë të vështira për Kroatët në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, kanë harruar këto paraagjykime të rëndomta, kështuqë janë solidarizuar me bashkëkombasit e tyre të cilët kanë bartë pasojat e luftës. Shumë nga ta u frikësonin se tragjedia e ngjajshme mund të ndodhë edhe në Kosovë, kështu që në këtë mënyrë edhe të fshijë Letnicën nga faqja e tokës.

Kroatët nga Letnica kishin arsye për frikë. Para luftës në Kroaci këta nuk fshihnin kënaqësinë e tyre, mburrjen, ndaj Franjo Tugjmanit. Fitorja e tij gjatë zgjedhjeve në prill të vitit 1990. solli gjerë tek reagimet e forta bile edhe euforike. Fotoja e Tugjmanit si dhe simbolet tjera nacionale kroate kanë mundur të shihen në shtëpi të shumta, në dyqane, si dhe rrugë e rrugica. Mirëpo, kur filloi lufta vitin 1991, simpatia e atyre që tanimë u bënë armiq, filloi t’iu krijoj probleme serioze. Kroatët nga Letnica papritmas u gjindën në “anën e gabuar”: Serbët në ta filluan të shohin si në kolaboracionist dhe si kolonë e pestë lokale ustashe, vërtetë fashistë. Policia Serbe filloi t’i largoi simbolet nacionale kroate, posterët (reklamat) e Tugjmanit është dashur të hiqën (largohen) nga muret, kurse disa njerëz filluan të fshehin bizhuteri dhe sende që mund të interpretoheshin si shprehje të simpatisë nacionaliste kroate.10 Policia bastisi disa shtëpi, që vallë mos do gjendëte armë dhe material propagandues. Disa Kroat “lojal” vazhduan të punojnë bashkë me Serbët, kështuqë ata gjithë e më tepër filluan të konsiderohen bashkëpuntorë të regjimit Milosheviqian.

Njëra ndër pasojat më të drejtpërdrejta të luftës ishte edhe ikja e shumë të rinjëve për në Kroaci, kryesisht të atyre të cilët ende nuk e kishin kryer shërbimin ushtarak në armatën Jugosllave, ndërsa pritnin thirrjën çdo moment. Me mbetjën në Letnicë, rezikonin që mund të dërgoheshin pikërisht në fushëbetejë në Sllavoni apo kudo tjetërkund. Nëse duhej të luftohej, atëherë më me dëshirë do të luftonin në anën e fushëbetejës së kroatëve. Momenti vendimtarë, siç më është thënë, ka qenë, ishte vdekja e një Kroati të ri nga rrethina e Vërnakollës, i cili shërbente në armatën Jugosllave, gjersa në shtëpi u soll në arkivol. Shkaktari i vdekjës sipas raportit zyrtar të ushtrisë ishte –vetvrasje, mirëpo shumica e njerëzëve besonin se atë e kanë vrarë ushtarët serb. Kur e vizitova Letnicën në gusht të vitit 1991., shumica e rinisë tashmë e kishte braktisë vendin. Më është thënë se kanë ikur nga Kosova menjëherë pas fillimit të luftës në Kroaci. Shumica kanë shkuar më parë në Shkup ku kanë gjetur strehim në parqet e qytetit duke pritur në mungësinë e transportit për Kroaci.

Gjatë kohës së vizitës sime të dytë në Letnicë në prill të 1992., i është shtuar elementi i ri edhe ashtu gjendjës tejet të tensionuar. Vetëm disa javë më parë, Vojisllav Sheshel – udhëheqës i partisë ultranacionale radikale Serbe – ka deklaruar se të gjithë Kroatët nga Serbia duhet deportuar në Kroacinë e “tyre”. Kanë qenë të paktë ata njerëz të cilët këtë kërcnim nuk e kanë marrë me seriozitet sepse Shesheli zakonisht zbaton atë që ka ndërmend (për këtë në atë kohë edhe botërisht, haptazisht, e pati lavdëruar Millosheviqi). Qysh nga prilli 1992., pakica kroate në Vojvodinë e din mirë se çka do të thot kjo. Radikalët Serb kanë shfrytëzuar shfajësimin të përndjekurve nga Kroacia, kështuqë së bashku me ta kanë filluar me i sulmuar shtëpitë e Kroatëve. Në shumë raste banorëve të atyre shtëpive, Kroatëve, iu “kanë ofruar” shtëpitë në Kroaci, që do të thot, ato shtëpi nga të cilat të përndjekurit serb kanë qenë të detyruar të dalin. Në kërcnimet anonime nga ata është kërkuar që të shkojnë sa më parë që është e mundur që në këtë mënyrë t’i shmangën masave më serioze. Në disa raste janë hudhë edhe bomba në oborret e atyre shtëpive. Meqë pushteti nuk kanë ndërmarrë asgjë për të ndaluar këto kërcnime dhe incidente, vërtetë për t’i ndjekë penalisht përmes gjyqeve këta keqëbërës të këtyre veprave, kështu shumë Kroat ishin të dëtyruar të ikin në Kroaci. Shembulli më famëkeq – që ka tërhjek vëmendjen – është rasti i vendit Hrtkovc në Srijem, ku gati se të gjithë Kroatët janë përzën. Të përndjekurit serb nga Kroacia dhe nacionalistët vendor, të cilët kanë marrë pushtetin në vend, i kanë vën fshatit Hrtkovc emërin e ri “serb”: Serbisllavc. Kur erdha në prill të vitit 1992 në Letnicë, kërcnimet e Sheshelit ndaj Kroatëve në Kosovë kanë qenë në buzët, gojën, e të gjithë njerëzëve, që shkaktonte edhe mjaft frikë dhe dëshprim. “Do t’na deportojnë, do na duhej të largohemi nga këtu”, ishte gjëja e parë çka më tha amvisja nikoqire e imja. Me shtatëmbëdhjetë maj Shesheli ka vizituar Vitinë për shkak të tubimit parazgjedhor, gjersa disa Kroat nga Letnica pretendojnë  se poashtu e kanë parë Sheshelin në fshatin e tyre, anonimisht, në auto me disa truproja të tij. Nga atëherë e tutje frika në Letnicë është rritur në shkallë të paparë.

Egzodi

Pas kërcnimeve të Sheshelit dhe vizitës së tij bërë Vitisë, mes banorëve të Letnicës ka filluar të përhapët frika. Menjëherë pas vizitës së Sheshelit persona të paidentifikuar (panjohur) dogjën disa shtëpi dhe hambaret. Mendimi i shumicës së njerëzëve është se kjo është vepër famëkeqe e ekstremistëve serb, të cilët në këtë i ka shtyer, inkurajuar, deklarata e Sheshelit. Ka pasur zëra se zjarrvënësi ishte një kroat i çmendur nga Letnica por që banorët janë të bindur se në këtë e kanë shtyer serbët. Mirëpo, siç kanë përmend disa banorë të Letnicës – ata pak që kanë mbetur në Letnicë – më kanë thënë në gusht të 1994., se kjo ka qenë e mundur të jetë edhe vepër e nacionalistëve fanatik Kroat, të cilët kanë dëshiruar të përhapin frikë në mesin e banorëve kroat që të nxisin në shpërngulje apo shkuarje në Kroaci. Për çdo rast, meshkujt nga fshati kanë filluar të organizojnë roje të armatosur e cila ka qëndruar natën dhe ka qenë e përgaditur (armatosur) me vetëm aty këtu disa pushkë sportive. Menjëherë pas, në fshat është krijuar panikë të cilën e kanë shkaktuar disa, një grusht i Serbëve të armatosur të cilët në mesnatë kanë arritur me auto dhe kanë hyrë në mal. Auton e kanë lënë më qendër të fshatit, ku kanë filluar të tubohen banorët e Letnicës e të diskutojnë rreth asaj se çka duhet ndërmarrë. Në mëngjes, kur janë kthyer serbët nga pikniku i tyre i natës në mal, masës së madhe të tubuar iu kanë thënë se natën e kaluar kanë pirë dhe me këtë kanë ndier nevoj të madhe për gjueti nate. Për ç’arsye edhe e kanë përzgjedhë Letnicën – teritorin kroat – kështu porosia e tyre nuk ka lënë vend për asnjë dyshim tjetër.

Poashtu është shprehë shqetësimi rreth mundësisë që Serbët nga fshati i afërt Vërbovci mund të bllokojnë apo izulojnë Letnicën nga bota. Qarkullonin të gjitha llojet e thashethemeve se këta serbë - me të cilët marrëdhëniet, në fakt, kanë qenë gjithmonë mjaft të përzemërta - ishin  të armatosur mirë, dhe se ekstremistët janë duke planifikuar të bëjnë masakër masive në mesin e kroatëve të Letnicës. Edhepse këto thashethëna nuk i kam konsideruar si serioze, prapë me veshë të hapur e kujdes të madh kam dëgjuar bisedatë e njerëzëve duke diskutuar mbi rrugën e ikjes përmes maleve të afërta për kah Maqedonia. Shkurtimisht, jeta në Letnicë ishte e thyer, u pengua nga frika dhe pasiguria, dhe shumë njerëz filluan të mendojnë mbi mundësinë (kanë marrë në konsideratë) për ta braktisë Kosovën e të shkojnë për në Kroaci. Natyrisht, tanimë qyshmë disa kishin marrë këtë vendim: dy ditë pas vizitës së Sheshelit bërë Vitisë kam parë një kamion të madh të parkuar në sheshin e fshatit (ku mbahej tregu) ku disa familje qysh vënin, ngarkonin, mobile dhe pasuri tjetër familiare.

Arsyet për shkuarje, ikje, janë bërë gjithë e më urgjente. Përveq ekceseve të përmenduara, të cilat kanë shkaktuar brengosje të thellë, të madhe, në mesin e banorëve, jeta u rëndua gjithnjë e më shumë shkaku i problemeve dhe “vështirësive” të cilat pjesërisht ishin edhe pasoj e sakncioneve që ia kishën vë Kombet e Bashkuara Serbisë. Shpërndarja e energjisë elektrike u ndërpre thuajse çdo ditë, zakonisht për disa orë, kurse shpeshherë edhe për disa ditë nuk kishte ujë. Autoritetet Serbe në Viti konsideroheshin përgjegjës për këtë, veçenarisht kur kjo ndodhte për gjatë festave katolike, shembull për Pashkë apo Krishtlindje. Kishte mungesë e thuajse të çdo gjëje: benzinës, sapunëve, miellit, vajit të gatimit dhe gjërave tjera ushqimore themelore për jetë. Ilaqet më themelore si dhe furnizimet tjera, siç janë injeksionet kundër tetanusit dhe antibiotikët, në tërësi mungonin, ishin humbë. Qysh në vitin 1991., ambulanta në Letnicë u ndal së punuari, kështuqë kjo do të thoshte se njerëzit edhe për ndonjë kontrollë më të vogël, ndonjë eksaminim mjekësorë apo ndonjë injeksion për fëmijë, është dashtë të shkojnë në Viti.

Kushtet ekonomike u bënë gjithnjë e më të rënda. Mundësia e ndonjë fitimi për jetë gjithnjë kanë qenë të kufizuara vetëm për Letnicë. Në të kaluarën, shumë meshkuj kanë kërkuar fatin e tyre diku tjetër, shpesh duke punuar si ndërtues në ndërtimtari në kryeqytetin e Maqedonisë, në Shkup, apo Beograd, mdje edhe më larg, në Zvicër dhe Gjermani. Jo shumë kohë më parë, disa meshkuj kanë shkuar medje edhe në SH.B.A, dhe nuk do të ktheheshin vite me radhë. Megjithë atë, ata do të vazhdonin të kultivojnë, mbajnë, lidhjet e tyre me Letnicë, zakonisht lënë gruan e fëmijtë e tyre aty, duke u kthyer në familje një apo dy herë në vit. Paratë që do i fitonin duke punuar jashtë vendit do i investonin në ndërtim të shtëpive të reja apo dyqaneve. Ata që punonin jashtë vendit nuk hetonin asfarë ndryshimi, sidomos apo të paktën në shiqimin ekonomik, mirëpo këtë ndryshime shumë mirë i kanë hetuar ata që kishin punë apo punonin në Shkup apo Beograd, sepse pagat e tyre u reduktuan në mënyrë drastike, u zvogëluan, kryesisht pas shpërthimit të luftës. Shumica e tyre mbetën duarthatë, duke fituar jo më tepër se 10 deri në 20 marka gjermane në muaj, gjersa çmimet çmendëshin shkaku i inflacionit të luftës. Për shumë meshujt të papunë shancet ishin edhe më të zymta në zonat ku jo-serbët mezi mund të merrnin, gjendnin, ndonjë punë. Pensionistët kanë kuptuar se burimet e tyre të të ardhurave më shumë ose më pak plotësisht shterreshin; pensionetnuk iu arritnin, dhe edhe në qoftë se vinin ato, vlera e tyre do të shembej, binte, për shkak të inflacionit.

Ikja, shkuarja e shumë të rinjëve - të cilët zakonisht i shoqëronin familjet e tyre - si dhe eksodi i popullsisë së Janjevës (qytezë kroate afër Prishtinës) ka përforcua është më tepër ethet e emigrimit. Më është thënë se qysh për Krishtlindje dhe vitin 1991 më tepër se gjysma e poullatës së Jenjevës kanë shkuar, janë shpërngulë, në Kroaci, ku shumica e tyre janë vendosë në lagjën e famshme të Zagrebit, Dubravë, e cila qyshmë me vite ishte kështjellë e Kroatëve nga Janjeva. Kjo ka pasur një ndikim të madh psikologjik në popullatën e Letnicës, meqë prezenca e Janjevasëve, të cilët ishin të angazhuar, merreshin, me me prodhimin dhe tregtimin e lëndëve plastike, 11 kjo shpërngulje e tyre në shumicën e njerëzve dukej inkurajuese. Edhe pse ka pasur një rivalitet të dukshëm në mes të këtyre dy komuniteteve kroatë – popullata e thjeshtë fshatare e Letnicës i konsideronte kroatët nga Janjeva arrogant, të ngutshëm dhe agresiv – kurse Janjevasit, gjithashtu konsideroheshin më të zgjuar, mençur, dhe më me përvojë, në një mënyrë kjo ishte një lloj garancie në rast se gjërat do të përkeqësoheshin.12 Eksodi i tyre masiv u konsiderua si një shenjë e keqe, kështuqë inkurajoj të tjerët të ndjekin shembullin e tyre. Disa individë bile kishin arsye urgjente për shkuarje, shpërngulje apo ikje, për shembull, bukëpjekësi i vetëm në Letnicë ka ikur shkaku i policisë serbe, pasi ata mësuan se ai kishte fshehur armë në shtëpi. Duke folur në përgjithësi, lufta i ka penguar njerëzit për të bërë plane të mëtejshme për të ardhmen. Ata vazhduan të punojnë dokën, të korrin dhe këtë do e mbollnin në pranverë, mirëpo shumë punë tjera që kërkoheshin, siç është ndërtimi i shtëpive të reja etj. ishin pezulluar, ndërprerë, tërësisht.

Thirrja për largimin masiv është bërë më e theksuar, sidomos gjatë korrikut dhe gushtit në vitin 1992. Për shumicën e njerëzve, situata u bë që moti tani shumë e pasigurt dhe nuk premtonte ndonjë të mirë, asgjë të mirë, në të ardhmen: "Nëse Kosova mbetet në duart të Serbëve, këtu nuk ka vend për ne, dhe kur shqiptarët të fitojnë, marrin, Republikën e tyre Kosovën, atëherë do të jetë edhe më keq për ne", kështu më thonin shpeshherë. Pavarësisht nga kjo, ndonjëherë janë theksuar dallimet - veçanërisht midis burrave dhe grave – në lidhje me pyetjen se a duhet të shkohet, largohen menjëherë apo të pritët e shkohet se si do të shkojnë, zhvillohen mëtutje. Në shumicën e rasteve, gratë më me dëshirë donin për të qëndruar: jeta e tyre ka qenë gjithmonë e lidhur në shtëpi – sepse ajo ishte krenarinë e tyre fillestare dhe një lloj simboli i arritjeve - dhe shumë rrallë ato dilnin jashtë fshatit. Ata ishin të tmerruar nga perspektiva e lënë shtëpitë e tyre për hir të shkuar në një vend të largët, ku ata kurrë nuk bile.13 Ato i frikësoheshin mundësisë së braktisjes, lënjes, së shtëpisë së tyre shkaku i shkuarjës në tokë të largët në të cilën nuk kishin qenë asnjëherë më parë. Ndësa shumica e meshkujve, megjithatë, do të preferonin të shkojnë: sepse ata ishin gjithmonë të përballen me botën e gjerë, dhe filluan të shiqojnë shpërnguljen si realizim të mundësive të reja. Mospajtimi në mes të burrave dhe grave kishte si rezultat diskutime të nxehta, dhe madje edhe përleshje fizike, ku meshkujt përpiqeshin t’i bindënin gratë - dhe fëmijët e tyre - për të shkuar në Kroaci. Ndonjëherë këto përpjekje për t’i bindur gratë e tyre nuk ipnin fryt menjëherë, ose aspak nuk jepnin fryt, nuk ishin të suksesshëm. Unë e di për një çifti martesorë të moshuar, ku burri (bashkëshorti) më në fund la gruan e tij në shtëpinë e tyre në Letnicë. Ajo dëshiroi të kujdeset për prindërit e saj të moshuar dhe të sëmurë, të cilët poashtu patën vendosur për të qëndruar aty.

Në fund, shumica e njerëzve zgjodhi të largohen nga Kosova "para se të jetë vonë." Shfrytëzuan mundësinë të cilën iu ofroi fondacioni katolik kroat, Fondi i shën Isidor-it, të evakuohen në Kroaci pa pasaportë apo dokumente tjera të udhëtimit. Shumica e njerëzve u transportuan me autobusë nga Shkupi përmes Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë, ndërsa disa të moshuar apo të sëmurë janë transportuar direkt në Zagreb përmes vijës ajrore, me aeroplanë.14 Pothuajse të gjithë këta – përveç më të pasurëvetë cilët kanë patur mundësi të marrjës së ndonjë kamioni – lanë të gjithat pas veti, shtëpitë e tyre dhe gati thuajse të gjitha pasuritë që kishin. Disa i’u kanë shitur mobiljet dhe kafshët e tyre Shqiptarëve, për një çmim të ulët. Njerëz të moshuar, të cilët mbetën në Kosovë, ishin të lutur nga vendasit e tyre, që të kujdesën ende për pronat e tyre, në qoftë se do iu ipte ndonjë mundësi teorike për t’u kthyer prapë. Që nga maji i vitit 1992. e tutje, priftërinjtë katolikë (vr.e përkth. Priftërinjë Kroat) në Letnicë kanë ndarë me qindra, madje mijëra të ashtu-quajtura dëshmi të pagëzimit nga zyra e tyre famullitare në Letnicë. Duke pasur parasysh se autoritetet kroate refuzonin të pranojnë shtetas jugosllav, kurse kjo dëshmi e identitetit kroat katolik ishte bileta e vetëm për Kroacinë. Në qershor të vitit 1992. autobusi i parë me refugjatë mbërritë në Kroaci kurse një vjet e gjysmë më vonë, shumica e popullsisë së Letnicë tanimë qe shpërngulur. Në mes të majit në vitin 1992. dhe maj 1993. qenë organizuar rreth 10 karvane që transportuan më shumë se 2.200 njerëz. Ata që patën mundësi të përballojë financiarisht morën, paguan, kamionë apo furgona për të sjellë familjet po edhe pasuritë e tyre në Kroaci.15

Fusnotat:

1 Ky tekst është version i rishikuar dhe zgjeruar i referatit, ligjeratës, të mbajtur në konferencën WAR, EXILE EVERYDAY LIFE (Zagreb, 30 mars - 2 prill, 1995). Unë do të doja të falënderoj banorët e Letnicës, sidomos nikoqirëve të mij Vinkut dhe Darojkut për mikpritjen e tyre të jashtëzakonshme dhe mirësinë edhe përkundër ngjarjeve të trazuara që kanë ndërprerë, trazuar, jetën e tyre. Gjithashtu dua të falënderoj Pavlë Matiqin dhe Sebë Anticq-in - ish-banorët e famullisë Letnicës - për sugjerimet dhe komentet e tyre në  version më të hershëm të këtij, teksti, punimi. Do të theksoj se të gjithë përgjegjësinë për përmbajtjen e këtij artikulli, punimi, do të mbajë vetë unë.

2 Mali i Zi i Shkupit në gjuhën shqipe.

3 Këtë vend të shenjtë nuk e vizitojnë vetëm  (kroatët dhe shqiptarët) katolikë, por ai  ishte, dhe ende është vend shumë popullor në mesin e Romëve, të cilët kryesisht i përkasin besimit musliman. Letnica gjithashtu - por në një masë më të vogël – e kanë vizituar serbët ortodoks dhe shqiptarët e besimit myslimanë.

4 Nëna e Hyjnore e Letnicës është e njohur nën emrin Zonja e Letnicës, siç e quajnë kroatët, apo siç e quajnë shqiptarët katolikë, pra Nëna e Letnicës. Gjithashtu, emrat e shpesh janë Nëna e Hyjit Malit të Zi (kroatët) dhe Zoja Cërnagore (për shqiptarët).

5 Gjatë qëndrimit tim në Letnicë në vitin 1992. kam hulumtuar librat e amzës të pagëzuarëve në Kishën Katolike. Kam zbuluar se Pagëzimi i laramanëve ka qenë i shumtë apo thuajse nga të gjithë meshtarët katolik në shërbim të famullisë në Letnicë e Stubëll. Gjatë gati pesëdhjetë vite (1893 deri 1940), priftërinjtë udhëhoqnin  libëra të veçantë për laramanë (përgjithësisht të quajtur occulte). Gjatë kësaj periudhe, kanë pagëzuar pothuajse 1.200 fëmijë me origjinën laramane. Megjithatë, shumica e këtyre pagëzimeve të laramanëve u zhvillua para 1925. Pothuajse gjysma e tyre përbëhej, vinin, nga martesa jo "legjitime" apo ishin fëmijë jashtëmartesorë, fëmijët që vijnë nga martesa pa bekimin e kishës. Përveç emrave të krishterë në pagëzim, priftërinjtë shpeshherë i kanë regjistruar pranë edhe emrat myslimanë që tashmë iu ishin  dhënë, vënë, fëmijëve.

Kështu, për shembull, për fëmijtë meshkuj kam gjetur, hasur, në dy palë emëra: Marko - Muharrem, Simon - Osman, David - Tefik. Vajzat zakonisht janë pagëzuar me emrin e Marisë, ndërsa emrat e tyre muslimanë ndryshonin, apo dalloheshin: Amide, Arifia amide, Kadisha, Zaide, Tahibe, etj

6 Sipas regjistrimit të popullsisë nga 1981, komuna e Vitisë kishte 47.839 banorë. Gati tre e  katërta përbëhej nga shqiptarë (35.105 persona), serbët përbënin 17% (8369), kurse kroatët 8% (3772) të popullsisë totale (Grabelj 1991:332). Regjistrimi i fundit i popullsisë  nga 1991, të cilin masivisht e bojkotuan shqiptarët nga Kosova, tregon rezultatet e mëposhtme. Atë vit, komuniteti kroat në Viti (duke përfshirë edhe vendbanimet Letnicë, Shashare, Vërnez, Vërnavokollë si dhe fshatin Kabash, në të cilat kryesisht janë kroatët) kishte 4.234 persona, nga numri i përgjithshëm dhe (vlerësuar) nga 57. 290 banorë (krhs. Regjistrimi 1993:118) Shashare ishin larg nga vendbanimet tjera më i madhi me popullatë kroate me 1606 banorë, ndërkohë që fshati Letnica (808), Vërnezi (835) dhe Vërnavokollë (885), që për kah madhësia ishin thuajse më shumë apo më pak të njejta. Pothuajse të gjithë banorët e këtyre vendbanimeve ishin kroatë. Fshati i përzierë kroato-shqiptarë Kabashi, pranë Vitisë, kishte 351 banorë, prej të cilëve shumicën e përbënin kroatët. Shumica e banorëve të Kabashit vetëm para pak kohëve qenë zhvendosë, kryesisht nga fshatrat shqiptare dhe kroate të Karadakut.

7 Ky pretendim është i paqëndrueshëm në dritën e dëshmive historike të cilin i paraqet Urosheviq-i. Bazuar në hetimin dhe hulumtimet e tij është arrit në përfundim se paraardhësit e banorëve të Stubllës ishin shqiptarë katolikë që vinin nga vendi Topojanë në veri të Shqipërisë në mesin e shek. 18 (Uroševi? 1933:165).

8 Kufirin në mes Vërnezit dhe Vërnakollës me një rast ma tregoi mua një banor I Vërnakollës, që tërhoqi një vijë imagjinare në mes të dy shtëpive të ndërtuara pranë njëra-tjetrës. Ky shembull më së miri, apo më kjart tregon se kufiri  kryesisht e në rend të parë krijohet apo është çështje në kokat e njerëzve.

9 Viteve të tridhjeta të këtij shekulli, për shembull, Athanasie Uroshqviq-i etnograf serbe thjesht shënojë këtë komunitet si katolikët serb, në përgjithësi nuk përmend mundësinë që ata të mund t’i konsiderojmë si kroatë. Vetëm një vend ai shkruan: "Ka edhe të tillë, që për shkak të përkatësisë së tyre të fesë katolike dëshirojnë ta quajnë veten kroatë". (Uroševi? 1933:144).

10 Një nga informatorët e mi më tha se shkaku i kujdesit ai shkatërroi një bankënotë të vjetrër kroate, "relike" që është ruajtur nga periudha e Shtetit të Pavarur Kroat (1941-1945).

11 Në Kosovë, do të quhet Ari i Janjevës (në gjuhën shqipe), që dmth, Janjeva si ari (në gjuhën kroate).

12 Kroatët nga Janjeva kanë dhënë, tradicionalisht priftërinjve të rinjë komunitetit katolik të vogël (Kroatë e Shqipëtarë) në Kosovë.

13 Ajo përkon me zbulimin e Peter Loizos, i cili, në librin e tij mbi refugjatët qipriote të luftës, vërejti se gratë veçanërisht kanë ndjenja të forta me rastin e humbjes së shtëpive, pothuajse disi si një lloj amputim personal. (Loizos 1891:176-177).

14 Fondi i shën Isidor-it u themelua si një organizatë bamirëse disa vite para shpërthimit të luftës në Kroaci (1986.) me synimin për t’iu ndihmuar kroatëve në Kosovë (në kuadër të Kishës Katolike shën Isidori është mbrojtës dhe pajtor i fshatarëve dhe fermerëve, bujqëve). Barrett-i (1993) shkruan se ky fond ka organizuar transportimin e popullësisë tërësisht i pavarur, pa miratimin paraprak të Kishës Katolike dhe autoriteteve shtetërore kroate. Gjithashtu, forca lëvizëse, nxitëse, kryeministëri dhe organizator i zhvendosjes masive, Eugen oo, në një intervistë në vitin 1993, tha se shteti i tij në të njëjtën kohë nuk e ka ndihmuar aspak këtë zhvendosje (Majeti 1993:9). Kjo më duket e pamundur: sepse si është e mundur që një organizatë private humanitare të mund të organizojë transportimin e qindra, madje mijëra refugjatëve (kryesisht pa pasaporta) për në Kroaci edhe atë për gjatë katër shteteve të tjera të Ballkanit, dhe më pas se si ata mund të ri-vendoseshin në zonat e shkatërruara por të një  rëndësiw strategjike, pa pëlqimin dhe bashkëpunim të disa institucioneve të rëndësishme,  të tilla siç janë qeveritë, kishat, autoritetet lokale në Gjulovac dhe Voqin, si dhe Kryqit të Kuq, kështuqë këtu I ceka vetëm ato më të dukshme. Kohën e fundit, ministri kroat Adalbert Rebiç me të vërtetë e pranoi se Zyra e tij për personat të zhvendosur dhe refugjatë i ka lejuar Fondit shën. Isidor që kroatët nga Kosova të vendosën dhe jetojnë në Gjulovac (Kovac 1995).

15 Përsëri kam vizituar Letnica në dhjetor të vitit 1992. Atëherë më shumë se gjysma e popullsisë kishin pas braktisur vendbanimet e tyre. .Herën e fundit shkova atje në gusht, të vitit 1994. gjatë kohës së shtegtimit. Në vetë Letnicë jetonin edne rreth 20 familje (numër i ngjashëm ishte edhe në vendbanimet, fshatërat, tjerë kroatë në afërsi) dhe shumë prej tyre përbëjnë bashkëshortët, çiftet e moshuara të cilët nuk paten dëshirë e nuk ishin të gatshëm të fillojë jetën e re si refugjatë. Përafërsisht kanë mbetur në total rreth 15% të banorëve  (800 persona).



(Vota: 24 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx