Speciale » Alia
Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (4)
E diele, 28.04.2013, 12:16 PM
HIMARA NË DOKUMENTAT ARKIVORE (4)
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
At Nilo Borshi, duke i u referuar
dokumentave te Propogandes Fide per Imzot Simeone Laskaris, shkruan: “Per
fat te keq, personi qe e pasoj At Rodinò, nuk ishte ne lartesine e tij, nuk
shprehte shpirtin e abnegimit dhe as te sakrifices, por se paku per nje fare
kohe, ai garantoj vazhdimesine e misionit te basilianeve”.
Imzot Simeone eshte nje figure
misterioze dhe e dyshimte, pasi ka kryer veprime dhe ka mbajt qendrime, qe e
kane preokupuar Bashkesine e Shenjte te Propogandes Fide, ne menyre te veçante
i çuditi te gjithe kur u rikthye ne Rome, duke u prezentuar me veshjen dhe me
dinjitetin e Kryepeshkopit te Durresit. Kete emerim e mori nga Patriarku i
Ohrit, Atanasio, i cili e cileson Simeonen, orator i devotshem i kishes
katolike dhe besnik i Propogandes Fide. Per kete eveniment, Imzot Simeone i
dergon nje leter informative sekretarise te Propogandes Fide, ku shkruan:
“... Pasi u nisa nga Roma,
qendrova disa dite ne Mbreterine e Napolit e me pas nga Otranto zbarkova ne Himarë,
qytet i Albania, qe eshte ngritur kunder pushtetit Otoman. Ketu jeton nje
popull, qe dhe pse flasin ne emer te Zotit, jane te perfshire ne mbrapshtina
dhe nuk ka asnje qe t’i ndeshkoje.
Ata nen predikimet e Ungjillit te
Shenjte, bejne thirrje, qe krahina e tyre te marre formen e nje Republike, me
institucionet e magjistures dhe gjykatesit e vet, qe do te mbajne drejtesine.
Me pas kalova ne popullatat fqinje ku
me priten mire. Atyre u tregova gabimet qe kishin bere dhe i u mesove
prifterinjeve te padijtur, format themelore te konsakrimit, rrefimin dhe
menyrat e zgjidhjes te mekatit.
Nga ketu kalova ne Vunnè (Vunò),
Ciglia (?), Ites (?), Balassa (Palasa), Ducudes (Dukati), Randima (Radhima) e
se fundi arrijta ne qytetin Belgradi (Berat), qe eshte qendra e nje Dioqeze te
Patriarkanes shizmike te Acridonia (Ohri), ku predikova me shume lehtesi fjalen
e Zotit. Bujta te Patriarku per pak kohe. Atij i fola per Autoritetin Suprem te
Pontifikatit Roman, per unitetin e kishes, duke i treguar perzemersine, si
takohen e perqafohen ketu prelatet me prifterinjte Oriental (te lindjes)....”.
Ne kete intinerar udhetimesh, At
Simeone Laskaris dokumenton nje varg fshatrash te bregdetit me kisha katolike,
ku Ai predikoj ungjillin. Ndermjet tyre permend dhe Ciglia (Çilia), qe vite me
pas e kish vizituar dhe Puqueville (1820), te cilin e quan Chilio-Resti (Kilio
– Resti), si dhe fshatin tjeter Ites, qe aktualisht nuk ekzistojne. Ka shume
mundesi, te kene qene lagje te Vunoit, ku ishin dhe kishat, ku Ai kishte
predikuar, por me pas me zgjerimin e banesave, te jene perfshire e njesuar ne
urbanistiken e Vunoit.
Nga kjo leter, informohemi se
Atanasio, Patrarku i Ohrit, e emeroj At Simeone Laskaris, Arkipeshkop te
Durresit e per te konfirmuar kete vendim, i dorezoj Imzot Simeone Laskaris nje
“Commendatizie”, nje lloj diplome, qe e ngarkonte me autoritetin e Krye
Peshkopit te Durresit, sipas vendimit te perbashket dhe ne mirekuptim te plote
me bashkeministrat e tij (comministris), nder te cilet rendit Peshkopin e
Struges, Peshkopin e Kosturit e me rradhe peshkopet e Bilishtit, Korçes, Gora
dhe Michae, Bodonorum (?), Beratit, Krujes, Elbasanit, Skraparit, Vlores e
Cassoni (Kasoni ?).
Nje rrethane interesante e kesaj
letre te Laskaris, eshte se per here te pare e quan shizmike Patriarkanen e
Ohrit, e cila ne kete kohe rezultonte katolike, si deshmohet nga dokumentat e
shumta te arkivit te Vatikanit.
(shih: Archivio di Propoganda. Vol 26
(1657). Ad Congregationem X decembris 1657, Num.24, Fol. 469).
Ne kete leter, per te justifikuar
veprimet e tij dhe marrjen e diplomes te leshuar nga Patriarku i Ohrit, Simeone
shkruan: “... Deshironte te vinte Patriarku personalisht ad limina
Apostolorum, per te deshmuar bashkimin me Kishen Romane, por per arsye te impenjimeve,
u mjaftua te dergoj nje leter dhe na dha 30 fisnike te ketyre tokave, qe na
shoqeruan deri ne Leçe te Provinces se Otrantos, ku na priten me dashamiresi na
uruan mireseardhjen Mekembesi i Mbretit dhe Peshkopi, te cilet me pas, na
shoqeruan ne shtepite e tyre”.
Lidhur me keto te dhena, At Nilo
Borshi sqaron se me ad limina Apostolorum, do te thote, si Patriarku do
te vinte qe te prezantonte vendimin e shkruar te shpalljes Krye Peshkop i
Durresit, por ne vazhdim ne kete leter gabon duke e quajtur Patriarkana e
Ohrit, pasi ne fakt vazhdonte te ishte Peshkopate, madje qe ne kohen e
Perandorit Justiniani, i cili me qe kishte lindur ne Oher, e quajti Peshkopata Iustiniana
prima, per çka dhe e deklaroj Patriarkati, çka do te thote se i bindeshin
Serbia, Bullgaria, Maqedonia e dyte, Albania dhe Porta Dyttico (vendet e dy
detrave).
Ne perfundim te letres, Imzot
Laskaris i prezanton sekretarit te Propoganes Fide nje kerkese te veçante,
dergimin e mesuesve per shkollat: “... ne keto ane eshte e nevojshme te
vijne mjeshtrat e shkences, sidomos ne Provincen e Himares, qe t’i
mesojne femijeve Doktrinen e Krishtene, e t’i u ndriçoje te verteten. Mbi te
gjitha ata kerkojne te pranoni ne ndonje kolegj kater djema (ndermjet te cileve
dhe nipin e Patriarkut), qe te edukohen e te mesojne shkencen...”. (shih:
Archivio di Propoganda. Vol 28 (1659). Ad Congregationem del 30 giugno, Num.
30, Fol. 108).
Ne fund te vitit 1660, Imzot Laskaris
u rikthye ne Albania dhe mori shume materiale liturgjike dhe paisje te
argjendeta, te cilat Propoganda Fide i a dergonte si dhurate Hiresise se tij
Atanasio, Patriarkut te Ohrit.
Deri ne kete kohe, duket se ngjarjet
zhvilloheshin normalisht, por me pas dalin dokumenta te tjera, qe e nderlikojne
poziten e Arkipeshkopit Laskaris, madje ngjallin shume dyshime per figuren e
tij.
Ndonese ishte i shpallur Krye Peshkop i Durresit, kolegji i Kardinaleve, vendosi ta dergoj si misionar ne Himare, per te predikuar Ungjillin ne popullin e martirizuar te kesaj Province. Per kete vendim, duket se ndikoj letra e himarjoteve, qe i derguan kolegjit te Kardinaleve, te cilen po e prezantojme ne vazhdim:
Shume te Lartit Kardinala dhe Zoterit
tane,
me perrgjerim i u lutemi ne
kristianet e Himares.
Ne u gezuam kur u nis per ne Rome
Imzot Metropoliti Simeone i Durresit, duke shpresuar se kesisoj do te ndreqni
shume gjera per ne, qe jemi sherbetor te Lartesive tuaja. Por jemi shume te pikelluar, pasi qe kur
Imzot Simeone u nis me barke per ne Pulia, Lartesite tuaja vazhdoni ta mbani ne
Rome.
Per kete arsye, ne te gjithe
bashke-kryetaret e kesaj toke, me zemer ju pergjerohemi, qe te mos e lejoni te
rrije me gjate e mos na lini pa udheheqesin shpirteror, pasi shume te keqia na
kane ndodhur ne vendet tona dhe rrezikohet qe populli te humbi rrugen e drejte
te Zotit, qe ka ndjekur deri tani, nen doktrinen e shenjte dhe nga shembujt e
mire......
Ne sherbetoret tuaj i jemi lutur
Imzot Metropolitit tone, qe t’i u prezantoje nevojat qe kemi dhe t’i u tregoje
se prej shume vitesh nuk i bindemi turkut te pabese dhe se kemi shume nevoja e
shpresojme te marrim ndihma nga Kisha e Shenjte, qe eshte Nena e Jone.
Perseri i i vejme ne dijeni Lartesite
tuaja, se ne i bindemi Imzot Simeone i Durresit, pasi ndodhemi te shkisheruar,
ndersa prifterinjt tane nuk ushtrojne sherbimet e shenjta. Nga kjo gjendje dhe mos funksionimit te kishave, ne
presim te arrije Peshkopi yne Simeone e te na zgjidhi mekatet.
Rreth krismes se shenjte, i kemi thene Imzot Simeone, se femijet tane nuk kane bere krizmen qe prej 20 vitesh dhe se prifterinjt tane nuk kane libra te lutjeve e as materiale per katekizmen. Ne kemi shume gjera per ti u thene, por e dime se Imzot Simeone i Durresit, si At i tokave tona dhe i kishave tona, i zgjedhur nga ne populli i Krishtit, do t’i u informoje per te gjitha.
Ne guvernatoret e Himares dhe i
gjithe populli i Krishtit, ju puthim duart tuaja te shenjta.
Nga Himara, 4 Janar 1660
Lartesive Tuaja nga sherbetoret tuaj
te pervuajur:
Guvernatoret e Himares: GICONTE, STRANGIOCA, DUNA GOUTIS,
NICOLA ZACHNA,
STRANGIOCA – PLAKU, BARFI, CONGIONI,
DIMASTIRI, CHILI, MICHELE DEMA.
Une, Eustachio (Eustakio) prift dhe
protonotario i HIMARES, i kam shkruar keto te thena me siper, ne prani te
gjithe popullit dhe i kam vulosur me vulen e komunitetit.
Ne buzen e djathte te letres eshte
shkruar 6 Mars 1660, qe eshte data e dorezimit ne Propoganda Fide.
Nga kjo leter, kuptohet se populli i
Provinces se Himares kerkonte, qe Imzot Simeoni te ishte i pranishem ne jeten
shpirterore te besimtareve. Mungesa e tij kishte veshtiresuar zhvillimin e
krismes (bagemi), sepse sipas rregullave te kishes katolike, krisma bekohej se
pari nga Krye Peshkopi e me pas i shperndahej Peshkopeve e keta i a kalonin
prifterinjeve, qe e administronin se bashku me pagezimin. Nga sa shkruhet ne
leter, kuptohet se kjo proçedure nuk funksiononte rregullisht prej 20 vitesh
dhe sigurisht ne krijimin e ketyre veshtiresive
kishte ndikuar mungesa e Krye Peshkopit Simeone.
Guvernatoret e Provinces se Himares
ishin preokupuar per keto mungesa dhe kerkonin me insistim nga Propoganda Fide,
te ndihmonte per te ruajtur besimin katolik e te mos braktisej populli, te mos
i mohohej prania e udheheqesit shpirteror.
Nga ana tjeter, nga kjo leter dalin
shume pikepyetje per Imzot Laskaris. Çfare roli ka luajtur Ai ne traktativat me
Vatikanin? Ishte me te vertete personi i duhur? A ndihmoj per dergimin e
ndihmave dhe te armatimeve himarjoteve? Si ishin informuar himarjotet per
largimin e tij ne Rome?
Pavaresisht nga keto paqartesi e
dyshime, me se fundi Selia e Shenjte vendosi ta dergoj Imzot Simeone misionar
ne Himare, si dokumentohet ne letren e vitit 1660, e firmosur nga Papa
Aleksandri VII (Kardinali Chigi). Letra ndodhet ne Arkivin Sekret te Vatikanit
(Arch. Vat. Vescovi 45, 1660, Fol 188-313).
Megjithese ishte urdheruar te nisej
per ne Himaren Albaneze, Imzot Simeone, vazhdoj te qendroje ne Napoli deri ne
fund te shtatorit 1660, si deshmohet nga dy letar, qe Ai i dergon Sekretarit te
Shtetit te Vatikanit me 11 shtator 1660.
Ne letren qe i dergon sekretarit te
Propogandes Fide, Simeone, per te justifikuar mungesen e tij shkruan:
“... nga Provinca e Himares te
Albanise, kane ardhur dy te derguarit e popullit, per te treguar devotshmerine
dhe bindjen ndaj Selise se Shenjte ... ndersa une me devocion dhe i
bindur ndaj Selise se Shenjte Apostolike Romane, ju tregoj se prej
dy vjetesh, ky popull ka ndjekur predikimet e Mekembesit tim... e pasi nuk
priten kthimin tim, erdhen te Lartesia e Juaj, per te prezantuar letren me
kerkesen, qe te rikthehem ....”. Pra si kuptohet, rezulton se letren e me
siperme, e kishin dorezuar ne sekretarine e Propogandes Fide, dy te deleguarit
e popullit te Himares.
Pergjigjia e Kardinalit ishte e
shpejte e ndonese nuk eshte gjetur letra origjinale, kjo kuptohet nga
kunder-pergjigjia e Imzot Simeone, i cili me 26 shtator 1660, nder te tjera
shkruan: “... me lutje Zotit dhe Lartesise tuaj, per sa do te jetoj, do te
jem sherbetori i Selise se Shenjte Apostolike dhe do te zbatoj çdo detyre, pa
perfillur asnje rrezik ne sherbim te Zotit. Imzot Nuncio Apostolik me komunikoj
urdherin e Zoterise Tuaj dhe se së shpejti do te nisen dhe ata te dy te
paresise te Himares, prandaj po dergoj nje nga njerezit e mi t’i shoqeroj,
sepse ata nuk e kuptojne mire italishten. Per nisjen time, po pres urdherin e
Zoterise Tuaj e pasi te mbledh dhe gjerat e tjera, qe me duhen....
Ju lutem Lartesise Tuaj, keta persona
te nisen sa me pare, pasi me kane thene se do te me presin e do te me
shoqerojne sipas rregullave te ketij populli...”
Te dy keto letra jane nenshkruar:
“Lartesise tuaj te nderuar, i
devotshmi dhe sherbetori i juaj Simeone Laskari, Arkipeshkopi i Durresit”.
At Nilo Borshi shkruan se pergjigjiet
e letrave nga Selia e Shenjte nuk jane
gjetur, por ka mundesi qe ato t’i jene dorezuar dy prifterinjeve albaneze, qe
do ta shoqeronin Imzot Simeone ne Himare. Nderkohe, Imzot Simeone vazhdonte te
qendronte ne Napoli dhe ne fund te vitit, u detyrua te nisej per ne Himare, i
shoqeruar nga dy misionar te tjere, Dom Onofrio Kostandini dhe Dom Andrea
Stanila.
Lajmin e nisjes per ne Himare e
konfirmon bashkudhetari dhe bashkemisionari i tij, Dom Andrea Arkadio Stanila,
i cili keto rrethana i permbledh shkurtimisht ne kujtimet e tij: “... Imzot
Arkipeshkopi i Durresit, pasi u rikthye nga Patriarkana e Ohrit, kaloj neper
Himarë dhe me predikimet dhe ushtrimet e tij shpirterore, filloj te fitoj
zemrat e ketij populli. Ne kohen kur ishte ne Rome, shkuan tre te deleguar te
Himares, qe i u luten Shenjterise se tij Papa Aleksanderi i VII, qe te denjonte
me mireadashje te dergonte Arkipeshkopin e Durresit, si Prefekt te Provinces se
Himares, per te drejtuar keta shpirtera te mjere. Dhe ne letrat e me pareshme
te derguara me misionaret e tjere direkt atij ne ne Napoli, kishin kerkuar
atij, qe te vinte ne Himare” (Arkiv. Vatikanit. Korolevski. Fasc.II, Pag
58).
Nga keto dokumenta kuptohet qendrimi
jo i qarte e teper misterjoz i Imzot Simeone. Ne letrat e tij ai flet per dy te
deleguarit e Provinces se Himares, ndersa Dom Andrea Arkadio Stanila, qe eshte
me i sakte, flet per tre te deleguar te parise himarjote. Gjitheshtu, ne
korespondencen me Romen, Simeone shkruan per viziten e Patrarkut te Ohrit ne
Himare, qe sipas tij u prit me nderime. Rreth kesaj ngjarje, eshte shume
kuptimplote dhe sjellja mosperfillese e misionarit Dom Onofrio Kostandini, per
te cilin Simeone eshte i pakenaqur dhe ne nje leter derguar Selise se Shenjte,
ankohet se “Ai nuk denjoj te shkoj ta takoj Patriarkun”.
Sipas At Nilo Borshi, eshte pak e
besueshme, qe per moshen dhe shendetin, Patriarku te kete kryer kete vizite,
çka te ben te mendosh, se keto ishin trillime te Simeonit, te ketij dhelperaku
aventurier, qe kerkonte te fitonte simpatine e Vatikanit, duke u prezantuar si
nje misionar, qe po mbronte fene katolike ne keto rajone.
Aktiviteteve te dyshimta dhe
mashtrimeve te Simeone Laskaris, i u erdhi fundi. Kongregacioni i Shenjte i
Propoganda Fide, ne vitin 1636, e shkarkoj dhe e largoj nga misioni (Arkiv.
Propag. Fide. Atti 1663, Vol 32). Pasi u strehua per pak kohe ne Korfuz, me pas
shkoj ne Spanje, ku vdiq ne vitin 1689.
Ne Provincen e Himares mbeten dy misionar: Dom Onofrio Kostandini dhe Dom Andre Arkadio Stanila.
-...Cikli vazhdon në numerat e ardhshem-
- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në
Centro Prevenzione Oncologica të qytetit Siena–Itali-
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-