Speciale
Piro Tase: S. Arthur Baldwin - Pamje mbi Shqipërinë
E diele, 12.05.2013, 10:00 AM
Ekskluzive:
PAMJE MBI
SHQIPËRINË
S. ARTHUR BALDWIN
Përgatiti në Shqip: Piro P. Tase
“Bijtë e
Shqipeve”, siç e quajnë veten e tyre
Shqiptarët që jetojnë në vendbanimet e tyre të lashta të Gadishullit
të Ballkanit, përgjatë
brigjeve të Adriatikut, duan të dinë
se çfarë kërkon Evropa
nga shteti i tyre ri, i sapo krijuar dhe, bota Kristiane, sugjeron atë ç’ka ajo pret
nga gjigandi i ri, pavarësia e të cilit
u njoh si një domosdoshmëri për të siguruar paqen në Evropë.
Që në atë kohë kur Apostulli Paul, udhëtoi duke i rënë mespërmes Shqipërisë, e cila në atë kohë
quhej Iliri, udhëtarët e huaj kanë qënë thellësisht të interesuar
për të njohur nga afër këtë
popull të veçantë.
Si Lord
Broughton, ashtu dhe Lord Bajron i përshkruan në vargje virtytet e tyre të shquara.
Pikërisht, këtu e gjen frymëzimin Bajroni për të kompozuar Këngën e II të poemës së tij të
famshme “Çajld Harold”
Miqtë e vërtetë
të shqiptarëve kanë parë tek ata një
popull me të vërtetë paqedashës dhe të
gatshëm për të luftuar sa herë që e kërkon çështja e Atdheut, burra të urtë
e të zgjuar dhe trima të rrallë. Me të drejtë ata janë
quajtur edhe “ Yankees of Southern
Europe” falë aftësisë dhe mjeshtërisë së
tyre për të bërë punime nga më delikatet me dru edhe me
metal si dhe për prodhimet e tyre tekstile. Nga ky popull, kanë dale figura të shquara politike dhe udhëheqës
të mëdhenj që janë edhe sot në postet
drejtuese të shtetit Turk.
Pyetën
dikë që i njihte shumë mirë Shqiptarët,
për të mësuar se cili do të ishte raporti mes katër burrash të zakonshem në se ata do të liheshin të lirë, për të jetuar vetëm për një
periudhë të caktuar kohe në një vend. Përgjigja
e tij e menjëhershmë ishte se seicili prej tyre do të kërkonte që të bëhej prijës.
Ndoshta është pikërisht kjo cilësi që ndeshet edhe tek Keltët, gjë që i bën shumë studiues të arijnë në konkluzionin se Shqiptarët
kanë të njëjtin gjak Arjan sikurse edhe irlandezet.
Armiqtë e
tyre duan të thonë se Shqiptarët janë të përçarë, por kush e njeh mirë këtë popull trim, do të gjejë tek ata nje
solidaritet të fuqishëm që e ka burimin tek patriotizmi i tyre, tek vendosmëria
e jashtëzakonshme dhe shpirti i
madh, tek sinqeriteti i tyre, tek kthjelltësia e forca e të menduarit. Të qënit
të shpërndarë si komb e ka bërë atë një
popull të veçantë dhe të ngjashëm në një farë mënyre me hebrejtë
Popullsia
shqiptare është e përbërë nga Gegët, që janë të vendosur në pjesën veriore të
vendit dhe që shumica e të cilëve i përket besimit mysliman,
si dhe nga Toskët, në Shqipërinë e Jugut, të cilët në pjesën më të madhë i përkasin besimit orthodox. Ishte pikërisht
kjo ndasi fetare që u shfrytëzua nga shtetet fqinjë duke bërë të mundur ta ndajne dhe të ushtrojnë kontrollin e
tyre mbi këtë vend. Abdul Hamidi, Sulltani i rrëzuar Turk, për
shumë vjet luajti kartën e ndasisë fetare për ta mbajtur nën sundim këtë popull, por, jo shumë kohë më
parë, kam lexuar ç’ka është shkruar nga një mysliman i mirë
shqiptar, i cili thotë se shqiptarët, ka kohë që kanë gjetur një gjuhë të përbashkët mes tyre,
“a modus vivendi’ mes të dy besimeve. Ata e dine mirë se “ … është
e pamundur që të duash Shqipërinë duke predikuar, në të njëjtën kohë mësimet e kishës orthodokse Greke dhe fene
Myslimane. Që të dyja këto besime kanë një
karakter politik dhe aq të çuditshëm sa do të ishte e pamundur që të
mos humbje atdhetarinë, po t’i ndiqje
pas ato. Tani është e qartë për cilindo se cili është misioni i krerëvë drejtues
të dy besimeve, si atij mysliman ashtu edhe orthodoks”
Zonja
Edith Durham, autore e “Burden of Balkans”
pas një studimi të gjatë që ajo ndërmori për të njohur nga afër viset e banuara
nga Shqiptarët, thotë qartë se: “Shqiptari
mbi të gjitha është shqiptar. Ndryshon puna me
myslimanin serbin dhe ate bullgarin. Pushteti i fesë islame ka fshirë
nga ndërgjegja e tyre ndjenjat nacionale. Me Shqiptarët ndodh e kundërta. “ ai, para së gjithash, është Shqiptar…”
Pavarësia e këtij vendi po konsolidohet fuqishëm nën
drejtimin e një qeverie te re autonome. Bile edhe bishopin grek ortodoks të Korçës e kanë burgosur për veprime
mashtruese kundër qeverisë së re të sapoformuar dhe ka filluar të projektohet edhe pavarësia e kishës ortodokse shqiptare
nga ajo e patriarkanës greke. Myslimanët
shqiptarë pothuajse të gjithë i përkasin
sektit Bektashian dhe normat e besimit janë larg nga ato që predikon
Muhameti. Për shëmbull, gratë myslimane shqiptare, janë tej mase të
respektuara dhe kanë shumë influence tek
burrat. Nuk njihet poligamia. Shumë nga figurat më të shquara të këtij populli i përkasin besimit
mysliman.”
Me tej, Zonja Durham, pohon se “… një numër
i madh i këtyre “bijve
të shqipes” jane gjithmonë të vendosur në atë që kërkojnë. Një zyrtar i pakënaqur
Grek, më tha një ditë i dëshpëruar: “Unë nuk e di përse rri këtu! Nuk bëj asgjë! Këta njërëz nuk i tremb
asgjë! Unë nuk kam se si të mos e pranoj që ata janë shumë të sjellshëm më mua…
Unë ju siguroj se ata që të gjithë janë
Bismarkë-Bismarkë të vërtetë. Një ditë ata do të kërkojnë ç’ka duan dhe Evropa do të detyrohet t’ua japë
atë…”
Sot, kërkesa e tyre është plotësuar. Fuqitë e mëdha të
Evropës kanë njohur jo vetëm kërkësën për krijimin e nje shteti të pavarur në brigjet e
Adriatikut, por të pranojnë edhe vlerat
si një nga kombet më të lashta duke u
siguruar atyre edhe një sundimtar të ri dhe të fuqishëm. Amerikanët, të cilët e kanë intervistuar më von Lartësinë e Tij, Princin dhe Princeshë Vidin,
pohojnë: “Ne u impresionuam nga mendimi se Princi
e ndjente veten si udheheqës
fisnik dhe i nderuar, i sjellë nga Zoti, për popullin e shumë vuajtur shqiptar…” Princ Vidi dhe zyrtarët Hollandezë që e
rrethonin kishin bërë shumë për një periudhë kohe shumë të shkurtër. Populli
ishte i ndërgjegjëzuar për ta pranuar
dhe për të punuar për të ndihmuar Mbretin e tyre siç e quanin ata me
insistim Princin. Ky qëndrim ishte si nga ana e shiptarëve myslimanë të Gegërisë
në Veri të Shqipërisë ashtu edhe nga ata
Orthodoksë, Toskë në Jug të vendit.
Ata kanë një antipati të veçantë për Serbinë,
Bullgarinë dhe Greqinë dhe vazhdojnë të
ndjejnë pasojat e një lufte të frikshme
vdekjeprurëse që shkaktohej nga masakrat
e tmerrshme, shkatërrimtare që vinin nga
këto vende fqinjë. Fuqitë e Evropës kanë
lëshuar tani urdhërin “larg duart ” dhe
si Greqia ashtu edhe Sërbia, armiqtë më të këqij, padishrë, i
janë bindur këtij vendimi edhe pse Greqia ende vazhdon ta mbajë të
ndezur tensionin përmes luftës guerrile. Në se Europa nuk do të
tregohet e dobët dhe nuk do të heqë dorë nga vendimi i saj për të mbajtur “larg
duart” nga Shqiperia, ashtu siç bëri edhe me Svicrën, ky vend, me siguri që do të forcohet shumë
shpejt duke krijuar një sitem qeverisje
të përshtashëm për të plotësuar nevojat
e popullit me një sistem publik
shkollash dhe me nje liri besimi dhe të
drejta civile për të gjithë. Shqiptarët që iu dha rasti për të studiuar nëpër vende të zhvilluara,
kanë filluar të rikthehen në atdheun e tyre me shpresën për t’i shërbyer
bashkëkombasve të vet, pavarësisht në se janë myslimanë, grek orthodoksë, apo grekë katolikë dhe ku, që nga i pari deri
tek i fundit kanë një simpati të veçantë edhe për protestanët. Të gjithë e
ndjejnë se Shqipëria është nbajtur, për pesë shekuj, në errësirë dhe injorancë, nga hoxhallarët dhe
nga kisha Greke apo ajo katolike. Këtë e trogon edhe përzgjedhja që ata i bënë
sundimtarit të ri të tyrë protestan. Kjo ishte një kërkesë nga të gjitha
klasat. Agimi po lind për Shqipërinë
dhe për popullin e vet të inspiruar për liri dhe mërmërima e masës
një milion e gjysëm, me siguri që do të dëgjohet fuqishëm pavarësisht nga mungesa
forcës së tingullit.
Referencë: The Chautauquan; a Weekly News magazine(1880-1914) May 23, 1914; 72, 38; American Periodicals.