Kulturë
Përparim Hysi: Shelgu buzë lumi
E premte, 10.05.2013, 05:46 PM
 Shelgu
buzë lumi
Shelgu
buzë lumi
(  poezi )
Nga
Përparim Hysi
Shelgu
buzë lumi
Ka qenë
një shelg buzëlumi
Vite e
vite më parë
Atje  me një vajzë nga katundi
Takoheshim
e putheshim me mall.
Ka qenë
një shelg buzë lumi
Ka qenë,
po tani s'është më
Dhe  vajza nuk dihet nga "humbi?!"
Ku do
jetë ?  Më thoni dot, ë ?!!!
Kam
ardhur tani tek vëndi
Ndërmënd
e sjell atë kohë
Dhe pak
sikur më shpon gjëmbi
Nga malli
për miken  bëj "oh !"
2  maj  
2013
Pleqëria
Pleqëria
shok m'u bë
Po akoma
nuk mbaj stap
Më vjen
prapa, nuk më  lë
Kot
mundohem që ta zmbrap.
Dal nga
shtëpia, shkoj  në kafe
Me mua
gjerb në një filxhan
Zë me
shokët shkëmbej llafe
Mezalla
nga unë nuk luan.
Dhe kur
kthehem në  shtëpi
Mu si
hije më rri pas
Me mua
ulet; ha e pi
Edhe
"grindet" në s'i flas.
Dua me
shkop që ta përzë
Po nuk
mundem. As që pyet
Dua ta
lë, po nuk më lë
Kohën ka:
jam 70- vjeç !
70 - vjeç
që në janar
Ç'vjen më
pas, është qelepir !
Që jam
plak, e kam pranuar
Dhe sado
që s'më vjen mirë.
3   maj  
2013
Pse
shkruaj vargje
Unë kam
kohë  që shkruaj vargje  *
Dua në
jetë mos vegjetoj
Se me
vargje  unë s'njoh plakje
Edhe
hallet dua t'i zbojë.
Ndodh në
jetë që të jem lodhur
Të
shkruash vargje, s'është  aq lehtë
Përmjet
vargjesh unë jam çlodhur
Edhe
bëhem si me fletë.
Zë
këndoj  për dashurinë
Sikur jam
djalë  në vakt
Dhe e
shoh pleqërinë
Tek ikën
në theqaftë!
Thyej
qafën ! - i bërtas
Mos më
rri pas si rrodhe !
Edhe
shkoj me gurelmaz
Apo
shkoj  me një kaprolle.
Shkruaj
kështu, se më pëlqen
Statu
quo-ja është krejt ndryshe
( Kush
s'më njeh,  është djalë  levend )
Po jam
gjysh, pa si e qyshe ?!...
* kam filluar të shkruaj, kur erdh demokracia.
6
maj   2013

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










