Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Mesnatë e thellë vetmie...
E hene, 06.05.2013, 07:22 PM
P o e z
i:
Sejdi
BERISHA:
NË KËTË
MESNATË TË THELLË VETMIE...
S’di pse
më rrjedhin lotët
Në këtë
mesnatë të thellë
Nga këta
sy që shumë kanë parë
E,
tregimet i kanë fshehur
Nga këta
sy që janë përcëlluar
E kanë
përcëlluar
Që në
gurrë dhembjeje
Shpeshherë
janë shndërruar...
S’di pse
ikin nga sytë e mi
Ani,
sonte
Në këtë
vetmi kaq të rëndë
Në këtë
heshtje kaq të thellë
S’di pse
ndodh kështu
Të ikën
diçka nga sytë e mi
Me çfarë
t’i njomi faqet e mia
Me çfarë
t’i lagë faqet e librit
Historinë
ninullës
Me çfarë
ta freskoj
Ku lotët
e nënës rrinë aty palë
Por nuk
besoj
Se loti
mund të rri pa mua
Por nëse
edhe ai është hidhëruar
Sytë e mi
i lus për qetësi...
Por nuk e
kam të qartë
Pse më
tradhton shoku im-loti
Unë kurrë
nuk e kam mashtruar
Deri sot
ecur kemi bashkërisht
Rrugëtuar
kemi
Mbi
prushin e tokës së djegur
Mbi lulet
e ndrydhura
Dhe
histori kemi bërë
O mik i
jetës
Ani...
Lamtumirë
Por tash
Unë tek
ti
Kudo do
më kesh
Loti im i
hidhëruar me mua
Vetëm një
lutje e kam
Kudo që
të shkosh
Trego e
rrëfe për mallin tim
Për
shkrumbin tim
Sepse
atëherë
Mbi zërin
e vargut tim
Mbi faqet
e librit tim
Do
shkruajnë përralla dashurie
Ani,
ani...
Loti im
Ti nuk po
e sheh
Se si
sonte shumë vonë
Në
jastëkun e gjumit tim...
(E diel, 05 maj 2013, ora 02:15)