E enjte, 01.05.2025, 02:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Shpresa më zhgënjeu

E hene, 06.05.2013, 06:17 PM


Shahin Ibrahimi

 

Shpresa më zhgënjeu

 

Një thes me dhimbje përtypur

Ushqyer në skamje dhe zhgënjim

Duke shkelur mbi veten i mërzitur

Japë në sytë tuaj pak diell ngushëllim.

 

Ai shpirt me plagë lufton me vdekjen

Nën sytë e nënës dhe të atit

Përpara tij harroj vetveten

Dhe shfryj pa fund prej taksiratit.

 

Pritja është litar rreth gërmazit

Çfarë nuk do jepja për pak ngushëllim

Që zemrave të vrara tju hiqja marazin

Melhemin e shpirtit do ju`a ipja për qetësim.

 

Rend pena ime, kërkon mëshirimin tënd

Jepu durimin nga dhuntia jote e shenjtë

Të përgjërohem o zot, bekoje atë kënd

Që qetësinë prindërore ata të gjejnë.

 

Të kapur në rrjetën e dilemave presim

Zemrat bërë si lukura pemësh të reshkura

Në heshtje ngrihej tymi i miteve që buisnin

Në lëndina praruar të mendimeve të tretura.

 

E ardhmja si lule dele i mbeti në ëndërr

Dremitja indiferente me nur e mbuloi

Ai kishte ndrruar jetë, flinte si dhëndërr

Dhe gjethet filluan të binin me drojë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx