Kulturë
Vladimir Shyti: Patologjia e shpirtit
E merkure, 08.05.2013, 06:42 PM
TREGIM
PATOLOGJIA E SHPIRTIT
Nga Vladimir Shyti, Durrës
Kur u
kthye nga emigracioni,Nika mori vesh se ishte bërë trashgimtar dhe se zotëronte
pasuri.Frroku,gjyshi i tij,kishte vdekur dhe i kishte lënë tokën e kullën me dy
kate që kishte në Golem të Shkodrës.
Kur
dëgjoi për këto,Nika ndjeu t’i rëndonte mbi supe pesha e përgjegjësisë së
pronësisë.Përpara se të shkonte t’i hidhte një sy pronës së vet,vajti në një
pijetore në rrugën Arra e madhe dhe porositi aty verë të kuqe për të gjithë ata
që ndodheshin në lokal.Piu dhe vet derisa u bë xurxull,e më pas u clirua nga
pesha e të qënit pronar dhe u kthye sërishmi në natyrën e tij më të keqe.Doli
që andej e zuri të bërtiste rrugëve,duke harruar se gjakmarrsi mund të endej
aty rrotull dhe t’i merrte jetën.Theu ca karrike në kafenenë e vetme të
mëhallës,dhe bëri nja dy sherre të të shkurtëra,por mjaftë të lezetshme.Askush
nuk i kushtoi shumë vëmendje Nikës.Më në fund këmbët e tij të shtrembëra,që
mezi e mbanin,e çuan drejt molit,ku në atë orë të hershme të mëngjezit
peshkatarët italianë e vendas po vareshin poshtë për të dalë në liqen.
Urrejtja
rracore u zgjua tek Nika.U lëshoi ca kërcënime peshkatarëve Italian.Pastaj futi
gishtin në hundë dhe bëri ca gjeste me të ndyra me dorën poshtë,tek e çara e
pantallonave.Peshkatarët vetëm sa i kthyen një buzëqeshje të skërmitur dhe u
mushuan rremave.I mbetur vetëm u kujtua se kishte bërë sherr,dhe u ndje i
fyer.Ktheu dhe u ngjit sërisht përpjet Arrës së madhe,duke thyer ca xhama
dritaresh që ai mendonte se të zotrit e tyre i kishte pasur kundërshtarë në
sherre,por në fund të rrugës e kapën dy
xhandarë.Njërin e goditi fort me grusht në nofull,i cili u shëmb në rrugën e
kalldrëmt.Xhandari tjetër i drejtoj armën,dhe Nika u struk si pulë e lagur
rrëzë një muri gjysmë të rrëzuar.Nuk vonojë dhe u afruan të alarmuar disa
xhandarë që patrullonin në lagjen e përtejme.Dhe,duke e goditur me shkelme e
kondakët pushkëve e shpunë në burgun e qytetit.
Në dhomën
tërë lagështi të paraburgimit e rrahën përsëri me rripat e dyfeqëve sa që i ra
të fiktë.Pastaj e tërhoqën zvarrë në një koridor të errët,dhe e plasën gjysmë
të vdekur në mes të një qelie që mbante era burg.
Agimi i
ditës së re ishte aq i kthjellët,sa dukeshin edhe vijëzat e veshit të tij.Drita
kishte depërtuar nëpërmjet frengjisë
thellë në qeli dhe Nika dukej krejt i zbehtë e i ftohtë,si i ngjyer me bojë të
blertë.
Në një
skaj të birucës,që mbante një aromë mbytëse e të shpifur,qëndronte ende i
shtrirë një tjetër i burgosur.Ai ishte një i ri,i cili kishte vite që kishte
dalë nga adoleshenca me trup të gjatë e muskuloz vërsnik me Nikën.Hodhi
mbulojën në fund të rrogozit e u ngrit të ndihmonte të burgosurin e sapo
ardhur.Por shtangu duke mbajtur frymën pezull mbi trupin e lënduar të
Nikës.Fërkoj sytë dhe kqyri më vëmendje atë fytyrë me mollëza paksa të
dala,faqet e tjetrit ende s,e kishin humbur atë kuqëlimin e mëparshëm të
pijes..Në fashon e ditës së mëngjezit,lëkura delikate e mavijosur,vezullonte si
një guackë në fund të detit.I ngrirë nga befasija fillojë t’i rrahë zemra pa
ritëm,dhe t’i rizgjohet ndjenja e hakmarrjes.Patologjia
shpirtërore, papritur i shembet menjëherë,digjet krejsisht nga
brenda,dalngadalë forca demoniake po i gllabëron arsyen e kthjellët .Qëndroj si
asbest,vetëm ai qëndrim ishte hyjnore tek ai.Në çast mendojë zërin e së ëmës:
Zgjohu Martin,o bir! Hasmi ynë është kthyer nga emigrimi,dhe po kapardiset
kafeneve të qytetit.Kishte ditë që endej në kërkim të tij,dhe fati i’a solli si
me porosi aty në qeli.Vështroj duart,ato dridheshin nga emocione të
pakuptueshme.E kishte të lehtë t’a mbyste,po përse i dridheshin duart!?
“Ah,gjakmarre
e dremitur!-pëshpëriti me vete.-C’është burri që nuk di më të lartën në jetë
përveç gjumit e ngrënies.A nuk është vallë një kafshë? Ai që na krijoi me
mendje,që tërë gjithësinë sheh para edhe përpara s’na dha një zotësi të
perëndishme.Eh,botë e kalbur,që të gjithë i bëre kafshë të skurpullt prej
zuzari,që mat, mendon çdo punë tepër thellë e që nuk ka sjellje urtësie.C’faj
ka ky njeri që axha e tij më vrau babanë? Breh,po mendoj si frikacak! Unë e kam
një shkak,vullnet e fuqi për t’a vrarë.Atëhere qysh rri unë,që më vranë të
mjerin atë? Si s,turpërohem vallë që rri e vështroj,si para do t’u dalë
njerzëve të mi,e burrave të zakonit që për një fjalë dhe për një fantazi me
lodër fame kanunore,në varr kalojnë gjaksit e tyre si në shtrat.
Sakaq
Nika hapi me shumë mundim sytë,lëvizi,rënkoj nga dhimbjet dhe kërkojë ujë.
Gjakmarrsi
i përhumbur tërhiqet pas në vëndin e mëparshëm dhe qëndron si hu i ngulur në tokë në heshtje të plotë.Jo se
është dembel e frikacak,por ka një ndjesi të dyanshme çiltërsie e zymtësie të
pakapërcyeshme:vetëm heshtje,ka një heshtje të zhytur në mendime,shurdhe të
rëndë,vetëm krizat nervore i shpërthejnë e zotërojnë qenien e tij.
-Ujë-ë!-thyen
heshtjen zëri i mbytur e tepër therës i Nikës,që po duron burrërisht dhimbjet.
Martini
hedh vështrimin nga qoshja e murit,ku duket pagurja e ujit dhe diçka i kërcet
në gjoks.Trupi i dridhet e përcillet deri tek veshët,ankthi e ka pushtuar të
tërin,çdo gjë përreth e shurdhët,memece e paralizuese.Aty ishte uji,aty ishte
edhe ai njeri që borxh i kishte gjakun.Në qoftëse ai ujë vete tek ai njeri dhe
e mbyt,atëhere ai njeri shenjtërohet dhe mbi gjaksin do të binin furishëm
shigjetat e zjarrtë të ferrit.Po e do kështu kanuni?
-Ujë-ë!-përpëlitej
e vuante agoninë Nika pa menduar se vdekja ishte strukur në një skaj të qelisë
e bënte seir.
Tashmë
edhe djaloshi që kishte kërkuar vdekjen e tjetrit vuan peshën e pakuptueshme të
ndjesive që i shtyp pareshtur krahërorin.I lëkundet siguri aq e madhe e
misionit zakonor.”Përse nuk dime të falim,o Zot?! Përse na vret drita e
turpit?Në qoftëse drita e syrit është e pastër,atëhere edhe gjithë qenia e
njeriut duhet të jetë e ndriçuar” kujtojë një thënie të Mateut.”U bëftë ashtu
si dëshiron ti,o Zot. Dhe ai nuk dëshiron të përulet me zemërbutësi para fatit
të të trishtuar,ku demonët ushqehen me gjakun e tyre,të cilët e pregatitën të
parët e këtij vendi të nëmur. Ai nuk dëshiron të njoh format e heroizmit më të
lartë të gjakmarrjes,kërkon të ruaj të panjollosur nga gjaku,me qëndresë
heroike,pa egërsi dhe pa kushte;shpërblimin e shenjtë.
Martini
drejtoj trupin,kryqëzoj duart në gjoks,tha një lutje nën zë dhe shkojë nga
frëngjija.Mëngjezi me diell i ngjalli një ndjenjë të trazuar dhe mendime të
çuditshme.Vështroj jashtë nëpërmjet hekurave të kryqëzuar,ose bëri sikur pa
rruzujt e vesës që shndrisnin mbi majat e barerave,ku mbi secilën gjethe
vezullon një xhevair i bukur,ndonse pa asnjë vlerë.Duket sikur kërkon të fitojë
kohë për mëndyshjen e vet. I hedh një sy gjalmës së lirit që shtrëngon poturet
e shajakt në bel.Filli i perit të lirit thurur nën ndikimin e lagshtirës mund
të mbyste një dem. Në mëngjes mendimet janë më të avashta,të thella të
arta.Gjithashtu,është kohë jo për të nxituar në vendime,paçka se këto vendime
ishin marrë e nënëshkruar në kuvende midis malesh.
Nika
mundohet të ngrihet me forcat e fundit që i kanë mbetur,njerin sy e ka të fryrë
pothuajse të mbullur e të nxirë me shikim të turbulluar.Vështron si në mjegull
një hije njeriu,i kërkon ndihmë,por hija nuk lëviz.
-Vetëm
pak ujë dua o njeriu mirë!-foli Nika duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbjet që i
ndiznin trupin sikur e shponin qindra gjilpëra të skuqura në flakët e zjarrit.
Gjakmarrsi
u ndje keq,hasmi s’e kishte njohur,ndryshe nuk do të kërkonte ndihmë.Ai tashmë
udhëhiqet nga dy forca kundërshtare:njera, forca zakonore e thërret të
përmbyllë misionin kanunor me gjak.Dhe tjetra force e bën të mos kapërcejë
masën e natyrës njerzore;se cdo gjë e tepëruar largohet nga që vendos vet
njeriu.
Martini
studionte në mënyrë auditakte teologji,dhe krenohej para moshatarëve të tij për
dijet që kishte fituar.Në burg ndodhej për arsye,se kishte ofenduar në moment
nervozizmi në publik Naltmadhinë e tij mbretin Zog,dhe priste me padurim të
dilte nga ajo qeli e ndyrë.Ai tani jeton midis dy botëve,atë të amshimit dhe atë
të realitetit.Tek ai,e shtrenjta e gjërave arrin të ngjitet trpërisht e
mendërisht;ka një forcë të mjaftueshme për të nxjerrë dobi nga përvoja
jetsore,ai nuk është vrasës,në djall zakoni kanunor që vetëm merr jetë
njerzore! Ai tani është kthyer në një sanombul,ëndrrimtar,një njeri që ecën
përmbi re.Përfitimi dhe humbja nga ai akt zakonor nuk po mundin të cënojnë
aspak shpirtin e tij të ndricuar nga mësimet e Jezusit,pamvasisht ndjeshmërisë
së skajshme që rri fshehur në një skutë të qenies së tij.Martini,tashmë po
lufton i vetëm kundër të gjithëve,i vetëm kundër shekujve,i vetëm kundër maleve
nga ku doli ky zakon gjakatar.Madje, i penduar kishte vendosur të kërkonte
falje mbretit Zog sapo të dilte që andej.
Hedh
vështrimin tinës nga Nika,që është mbledhur kulaç i shtrirë mbi dyshemenë e
fëlliqur të galerës,flak tej me një krenari të vërtetë burrërore gjithë armët e
rezistencës,dhe i shkon gjakftohtë në ndihmë të burgosurit..Heq xhoken e vet
nga trupi dhe ia vendos shuk poshtë kokës,pastaj nxiton e mbërthen me duar që i
dridhen emocionalisht paguren e ujit e i jep të pijë.Një rreze drite verbuese
shpërtheu në atë çast përmbi ata dy njerëz që dergjeshin nën hijen e
vdekjes.Lum ata që përpiqen për paqen,sepse dritën e mirësisë dhe ndjenjën e
mëshirës do të gjejnë në jetë.