E hene, 06.05.2024, 08:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E merkure, 08.05.2013, 06:39 PM


Xhavit Gasa

 

 

MADHËSHTORI

 

Trupgjatë,

Sa një lis,

Si bora

E bardhë,

Mbi mal,

Në kokë

Të bardhin plis,

Një kobure,

Dorzuar,

Sipas rregullores,

Së mbretërisë në derë,

Tjetrën,

Ngjeshur në brez.

 

Mos,

U tremb,

Mor zotni,

Nuk jam kriminel.

Por luftëtar për liri.

I tha lordit Anglez,

Në zyrën e tij....

Kanë kaluar,

Njëqind vjet,

Që nga ajo ditë,

Ne që jetojmë,

Në këtë mbretëri,

E krenohemi,

Stërnipa të tij,

As njëqin,

As një mijë,

Nuk e kemi,

Madhështinë e tij....

 

 

NË FAQET E LIBRIT

 

Unë,

Flas shpesh,

Me korifejetë,

E kohrave të hershme,

Me Homerin, Shekspirin,

Me Balzakun, Tolstoin,

Me Naimin, me Nolin,

Migjenin, Asdrenin, Poradecin,

E shumë e shumë,

Të tjerë korifej,

Të medhej....

 

Mos kujtoni,

Se jam i lajthitur,

Por unë flas me të gjithë,

Flas me ta, në faqet e librit,

Që e kam më të mirin mik....

 

 

AROMË BALTE

 

Balta e arave,

Më ndjek nga pas,

Kodo që shkoj,

Kjo nuk më besdis aspak,

As unë nuk e harroj,

Baltën e arave,

As aromën e saj...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora