| E merkure, 08.05.2013, 06:39 PM |
Xhavit
Gasa
MADHËSHTORI
Trupgjatë,
Sa një
lis,
Si bora
E bardhë,
Mbi mal,
Në kokë
Të
bardhin plis,
Një
kobure,
Dorzuar,
Sipas
rregullores,
Së
mbretërisë në derë,
Tjetrën,
Ngjeshur
në brez.
Mos,
U tremb,
Mor zotni,
Nuk jam
kriminel.
Por
luftëtar për liri.
I tha
lordit Anglez,
Në zyrën
e tij....
Kanë
kaluar,
Njëqind
vjet,
Që nga
ajo ditë,
Ne që
jetojmë,
Në këtë
mbretëri,
E
krenohemi,
Stërnipa
të tij,
As
njëqin,
As një
mijë,
Nuk e
kemi,
Madhështinë
e tij....
NË FAQET
E LIBRIT
Unë,
Flas
shpesh,
Me
korifejetë,
E kohrave
të hershme,
Me
Homerin, Shekspirin,
Me
Balzakun, Tolstoin,
Me
Naimin, me Nolin,
Migjenin,
Asdrenin, Poradecin,
E shumë e
shumë,
Të tjerë
korifej,
Të
medhej....
Mos
kujtoni,
Se jam i
lajthitur,
Por unë
flas me të gjithë,
Flas me
ta, në faqet e librit,
Që e kam
më të mirin mik....
AROMË
BALTE
Balta e
arave,
Më ndjek
nga pas,
Kodo që
shkoj,
Kjo nuk
më besdis aspak,
As unë
nuk e harroj,
Baltën e
arave,
As aromën
e saj...