Kulturë
Xhevahir Cirongu: Botime të reja
E marte, 07.05.2013, 07:49 PM
Këndi
i librit
Xhevahir Cirongu
Atje
ku rrjedha e mendimit krijues merr
vlagun e kopshtit në libra
(..Nëpër gamën e botimeve adriatikase
durrsake, prill 2013)
Krijuesit Durrësakë çdo muaj të vitit pothuajse dalin
me botime të reja në kopshtin e gjelbër me botimet e tyre. Ata janë të
pranishëm në çdo kohë para lexuesve e shumtë të dashamirësve të librit.Me
botimet e reja të hedhura tashmë në tregun e librit, kanë rritur jo vetëm
shifrat numerike të librave, por edhe cilësinë, si vyrtyte e cilësi letrare sipas kërkesave të kohës e
të vetë lexuesit tonë. Si të tillë, edhe krijuesit nga qyteti bregdetar i Durrësit të të gjithave fushave krijuese kanë rritur
gamën e botimeve për muajtë e parë të vitit 2013. Në fondin e bibliotekës së
qytetit i gjen pa vështirësi edhe këto botime të reja të autorëve durrësakë e më gjerë. Në këtë ekspoze po
japim disa prej tyre në rubrikën tonë ‘’Këndi i librit’’ si më poshtë vijon:
@ Pjetër Ndue Cara : Bisedë me poezinë-
Studime letrare
Ky autor na sjell një analyze të hollësishme letrare të disa autorëve të ndryshëm rreth vlerave që kanë poezitë e tyre në edukimin ideoestetik e patriotik qytetar. Pjetër Cara me këtë studim të hollësishëm, na jep qartazi e hapur vlerat që shpalosen në vargun poetik të autorëve që përshkruan në këtë libër studimor letrar. Në reflekset letrare demokratike autori shkruan : ‘’Që njerëzit të njohin veten dhe komunitetin me tërë mjedisin rrethues e prespektivat e të ardhmes së tyre, është domosdoshmëri të kujdesen me përkushtim që të zhvillojmë të gjitha zhanret e artit, i cili është pjesë përbërse e vetëdijes së një populli’’. Pjetër Cara ka lindur në fshatin Perlat Epër të Mirditës. Ka mbaruar mësues gjuhë-letërsi dhe ka punuar si drejtues në shkollat e vendlindjes. Në vitin 1970 mbaron shkollën përkatëse të policies e emërohet oficer në kufi. Ka shkruar qysh herët, poezi, tregime, novella e romane,esse, e studime letrare. Në vtin 1976 pranohet në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë. Sot është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve Durrës.
@Mufit
Caush Tepelena
Tregime poetike- poezi
Të shkruash pak rreshta për poetin Mufit Caush Tepelena nga fshati Rabije është një kënaqësi e veçantë, sepse ku njeri i palodhur ka zgjedhur të shkruajë varg poetic historik me taban popullor. Kjo e ngacmon Mufitin në çasi në çast mendimin që të hedhi në letër vargun popullor e historic në copa letre e më vonë në përmbledhje librash. Ndonëse në mosh të thyerë, i cili po mbush të 90-tat, gjen kohë e shkruan poezi. Deri tani ka botuar 10 libra të tillë. Vargu poetik e rinon xha Mufitin.Kush I ka lexuar e s’u kënaq me vargun e poetit nga Rabija e Tepelenës! Më poshtë po paraqitim koprtinën e librit të tij më të fundit, autori është lidhur ngushtë me vendlindjen , nënën Shqipëri!
@
Xhaferr Teki Xhaferraj
Kujtime në vitet e jetës –autobiografi
Autori ka lindur në Matohasanaj të krahinës së Lopsit
të Tepelenës . Ku është libri i parë që ka botuar dhe autori është në pension.
Banon në Durrës. Arsimin fillor e kryen në vendlindje. Më pas vazhdon shkollën ‘’Hari Fullc’’ në Tiranë. Ka kryerë
shkollën e Bashkuar të Oficerëve në vitin 1957.
‘’Filozofia e të shkruarit kërkon kujtesë të forte,
sepse duhet bërë lidhje organike midis mendimit dhe kohës për të cilën shkruan.
Autori I librit e ka bërë një gjë të tllë.Mendimi dhe koha për të cilën shkruan
janë një fushë e hapur plotë lile shumëngjyrshe me aromë shpirti për
vendlindjen’’.
Xhevahir Cirongu- publicist, poet, shkrimtar.
@
Afroviti Ilo Miçalliu
Bota ime- poezi.
Eshtë më se e vërtet se ndjenja e dashurisë dhe fjala
të ngroh më shumë se prushi i druve të zjarrit. Autorja e vëllimit të poezive i
lutet Zotit atje në qiell së bashku me hënën të zbresin këngën e dashurisë në
zemrat e njerëzve që dashurojnë me të vërtetë…Dhe vargu I\i poezisë thotë:
‘’Natën von rrija
Me ëndrra rrethuar
Prisja ditën të vinte…!’’
Afroviti Miçalliu ka lindur në vitin 1982 në Durrës.
Ajo ka mbaruar arsimin e lertë Dega Stomatologji në Universitetin ‘’Nënë
Tereza’’ në Tiranë, viti 2007.
@Petraq
Proko
Kaludhi histori jete
Edhe autori Petraq Proko na ka sjellë një libër
interesant para lexuesve.Në gjithë linjat e librit tregon
histori jete nga fshat Kaludh të rrethi Përmet. Aty shpalosen bukuritë
natyrore të Përmetit, ngjarje të ndryshme
nëpër shekuj ,për njerëzit me famë që kanë kontribuar në dobi të
shoqërisë e të atdheut, për dietarët, muzikantët,patriotët,kultet e besimet
fetare etj në Kaludh që në Rrëzë të Përmetit. Aty
@ Daut
Hoxha
Një jetë me stuhi- tregime
Shkrimtari Daut Hoxha këtë radhë na paraqitet me tjetër botim me titull ‘’Një jetë me stuhi”, tregime. Ai ka udhëtuar nëpër vitet e shkuara të jetës duke treguar me fjalën artistike tregime të shkurtra me fines të asaj kohe me vuajtje e vështirësi, por kumbojnë fuqishëm ngjarje jetësore ku edhe vetë autori është pjesë e atyre viteve e ngjarjeve. Ato pas kaq shumë vitesh na jepen të gjalla sikur të kenë ndodhur sot e që autori na i përshkruan bukur me stilin letrar.
Ballinat e librit me tregime, D. Hoxha
Durrës, Maj 2013.