E enjte, 01.05.2025, 08:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Poeti mjeshtër Vangjush Ziko

E marte, 07.05.2013, 07:50 PM


Ngjyrosjes e mendimi dhe gdhendjes të fjalës shqipe, nga poeti mjeshtër përkthyes e modest, Prof. Vangjush Ziko...

"Bukuria e njeriut bëhet nga bukuria e fjalës qe flet e shkruan, nga mendimet e larta që gjinden në fjalët e bukura..." - Sami Frasheri

Nga Luan Kalana

"Profesor"  me këtë titull a ofiq  e nderi, thiren shumë emra  mesuesish  dhe pedagogë.. Sigurisht me kalimin e kohës e rivlerësimit të vlerave shumë tituj humbasin së bashku me emrat dhe “veprat”. Por ka vlerësime të tilla që tingëllojnë aq besueshëm sa shpejt bëhen pjesë e nderimit të merituar e të përhershëm nga një masë e madhe njerëzish.Ish nxënësit e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, dikur në të ashtuquajturën lagja e “Shën Triadhës”, në periferi të Korcës, nuk do te harrojne flokëthinjurin e pamplakur,  mësuesin e letërsisë, që kishte mbaruar studimet e larta jashte shtetit, nuk mund t’i thërrisnin ndryshe, veç "Profesor ".

Ai burrë i gjatë, i hijshëm, fytyrë hequr, me sy plot shkëlqim e dritë, veshur me kulturë, me një ecje elegante dhe një të folur plot edukatë e kulturë të impononte respekt të vetvetishëm." ... K.Duka.

Do të shtoja në këtë portret simbolik ,disa reshta vërtetësije ,megjithëse pak është shkruar për krijimtarinë  e tij,disa intervista të ralla si kjo e K.Dukës e ndonjë tjetër, profesori ka merituar denjësisht dhe një epitet profesioni ,nderi dhe pune me profesionalizem , titullin e lartë akademik PEDAGOG.

JO që nuk do ta harojnë ,por do ta kujtojnë e do të mburen me krenari të ligjshme, me ish Pedagogun e tyre të Letërsise Shqipe , Prof.Vangjush Zikon , ish studentët e grupit të degës Gjuhë e Letërsi, në vitet"70-'80 ,të filalit te Korçës,të Universitetit të Tiranës dhe të Institutit te Lartë pedaqgogjik "Aleksander Xhuvani " ,të  Elbasanit,veç të tjerash , dhe  me tej deri ne vitet dymije ata  t ëUniversitetit "Fan Noli "në Korçë, edhe si nje metodist e zanatëi  për ndihmesën  konkrete e frymëzimin  poetik   talentet e reja  krijuese për mjeshtërinë artistike letrare.

Ai mbetet nje artist  simbol i gdhendjes e i gjetjes të fjalës  të bukur, letrare artitike në krijimtari .Mbante gjithnjë lapsa me fshirse gome,më shumë fshinte fjalët në letër se sa shkruante,dhe shpesh i harxhoheshin fshirset maje lapsave, se sa buka  e lapsave,... Më vonë me  kujtohet kish gjetur ca fshirse të mëdhaja,dikush ia kishte dhuruar.

Shpesh herë na thoshte ne studentëve:

-"Kërkojeni fjalën e bukur si të "Bukurën e  dheut", ,kuptimin e saj te figurshem ,artistike,jo kuptimin e parë të rëndomtë të përditshëm, ...jemi me fat që gjuha shqipe një nga gjuhët më të bukura të botës i ka ato si margaritar,vriteni mendjen pastaj shkruajeni fjalën  si ta shoshisni mirë e mirë.."-

se kështu bënte për vete, dhe i konkretizonte ato me vargjet e poeteve të ndryshëm  ,....e  të tjera "sekrete" profesionale siç mund t'i quajmë , pasi në grup ishim disa krijues amatore,që na quanin e na inkuadronin në talentet e reja,pasi botonim dhe ndonjë poezi a prozë në shtypin e kohës, aq sa lejonte çenzura e propoganda  sistemit ne fuqi ,..

Hera herës në orët e seminareve për librat apo për autorë të ndyshëm në letersi,do te gjente kohë do të  diskutone për krijimet tone sporadike,ndonjë vjershë a skicë,se ku i kish gjetur e rëmuar nëpër gazetat,e  na inkurajonte,na sugjeronte me shembuj konkrtete në mjeshterinë artistike,në vargezimin e rrokjeve,e te tjera..

-"Vargu duhet të këndojë vetë si melodia e një kënge,mos e ngarkoni me figura artistike te teprta..ishin keto disa nga këshillat e "ustait",.. e të tjera.

Edhe një mbresë të thjeshtë.Ishim duke biseduar këtu në Amerikë me nje mik e koleg ,shkrimtar të afirmuar në diaspore për mjeshtërinë artistike të krijimeve letare..veç të tjerash u zu në fjalë një "sekret" i mjeshtërisë letrare..Shkëmbyem batuta miqësore,por në një moment kolegu më nderpret e më thotë,se ku e ke mësuar ,kush ta ka thënë këtë..

I them aty për aty,pedagogu im ,nga leksionet  e prof .Vangjushit ......( se në atë kohë  më shumë i besonim leksioneve që mernin me shpejtësi si stenografiste,se sa tekstet ishin të pakta , kishi mangësi  e ndryshonin herë pa here,pa le që disa dispenca të vjetra ishin  e që qarkullonin dorë me dorë. E për një arsye tjetër, se shpesh pedadogët e më shumë prof.Vangjushi , ne leksionet tij delte në hapësira drite jashtë teksteve , me kurajo nga politizimet dhe ideoligjizmat e asaj kohe,  ai ishte  dhe vetë i ndikuar nga letërsia perëndimore,pasi ksihte studjuar jashtë,se mos zgjatem..Këtë punë  e bënte me devotshmeri,me  ne studentet,shpesh edhe në lëndet speciale të mjeshtërisë artistike si ajo  e Metrikës e Estetikës,te cilat ia nguliste mirë në tru studentëve të tij..)...

....Ai,kolegu  mbeti si tulatur.Më la pershtypjen për momentin se nuk e kishte lexuar krijimtarinë e tij,megjithëse u shpreh instiktivisht : - "E njoh ,e kam dëgjuar,"..,nejse mos e zgjatim..Pas disa kohësh miku në fjalë( nuk po ja ze emrin në gojë se nuk jam i autorizuar) më dërgon një mesazh në e-mailin tim.Midis të tjerash më falenderonte që i fola   hapur duke i treguar per "sekretet" e mjeshtërise te krijimtarise (pasi ai kish studjuar në akademitë ushtarake,jo  për filozofi e për letërsi ),kështu i quajtëm,por mbi të gjitha më shkruane...

-"Lexova e u  befasova me krijimtarinë e Vangjush Zikos,disa poezi të tija të fundit e disa   përkthime...Me të vërtetë "Zanatçiu" ,profesori ,paska punuar pa hile me ju ,jua paska shitur të gjitha sekretet e profesionit,i lumtë,që rrallë e bëjnë ustallarët mjeshtra me çirakët e tyre..."... Besoj se nuk duan koment këto fjalë të tij..

"Zantiçiu" këtë punë e bën edhe  sot me pasion ,i pa përtuar, me komentet vlerësimet e sugjerimet tij letrare artistike,medimet tij te pjekura ia venë vulën,çdo krijmtarie qe ai s'e le pa e lexuar,duke sjellë risi e novacione te reja ne letersine tone kombëtare si pararendëse e asaj botërore...

Shpesh here na sugjeron ne komentet e tij,duke na thene se mendoj te hiqet ai  varg apo ajo strofe,kur e hidhin per botim a per postim, mbani te plota  vetem per librat tuaaj kur t'i botoni.E vazgdon me tej,edhe letersia eshte si nje bisnes sot,pranon edhe reklamen ,prandaj postoni "ajken" e krijimit tauaj ,mos rendin pas sasise...pas fabules apo subjektit prozatik , por pas vargezimit te fjales e figures artistike, qe ato ne kompleks te hedhin vallen si devolliçen apo kaçakeshen..

Lum ai krijues  që ka fatin të " atakohet " me mendimin e thekur  të mjeshtërise artistike të tij dhe me fjalët e arta, që sugjeron në komentet e vlerësimet e shkrimeve duke qenë gjithmon aktiv e i papërtuar rinovues në risitë e reja,veçanërisht në Klubin e në Grupin letrar"BOTAERE", në website në internet...

Thonë që nxënësi ia kalon mësuesit,kjo nuk ështe absolute,e për të gjith?7..Ja  e them me modesti ,e pa komplimente,se poeti Vangjush Ziko,është e mbetet një simbol model,i mjeshtërisë artistike ne krijimtari dhe në perkthimet e poezive,më origjinali deri me sot,në letërsin shqipe,...Mbase, nuk e di ,pse nga mediat letrare nuk është vlersuar  sa duhet ,ky gjeni i fjalës artistike shqipe,nuk do ta zmdhoja e as nuk  do shkruaja me pasion, ,ndoshta e për një arsye me shumë ,të tijen, se ai është një figurë e njeriut tipik modest, që nuk  e reklamon krijimtarinë tij, atë që duhet ta bëjnë bashkëkohësit, edhe pse është larg syve e mendjes të atdheut në mërgim...... e të tjera.

Duke biseduar kohët e fundit në telefon me të,për vlerësimin e figurave dhe personaliteteve letrare ,ma preu fjalën ,duke më thënë se i kishte zët këto gjëra aq më shumë për vlerësimin e krijimtarisë dhe figurës së tij letrare artistike e atdhetare.

A e dini çfarë më tha :-" Unë kam për t'i dhënë edhe më , letërsise tonë,krijimtaria ime s'ka mbaruar...." Nuk e zgjata, veç i urova shëndet të plotë,megjithëse ndihet i pamundur,dhe mosha e pjekurisë numëron vitet 82-të ..Ai në krijimtari është ende i freskët si dikur i ri,dhe nje administrator i urte e  i mençur eurudit   te grupit më të madh letrar ne diaspore,Bota e Re, nga Kanadja  bardhoshe ku jeton me familjen  larg atdheut i mallosur.

Krijmaria e tij është gatuar me mjaltin e dashurisë prë atdheun që në rininë tij studentore, kur ishte jashtë për studime dhe ja tani prap , në moshën e bardhë të fisnikrëisë, trupi dhe shpirti është i ndarë më dysh nje ne Toronta e nje ne Korçen e tij parisiane, prandaj poezija dhe proza  e tij mbajne ere , aromë Shqipërije dhe krenarije si një penë atdhetare, artist i përkushtuar,me taban të fortë kombëtar.

Për kënaqesi të lexuesit dashamires dhe atij që e takon për herë të parë duke lexuar,po përcjell këto poezi perla të tij,e pata  vështirë t'i zgjedh ,i cili po ta pyesja e t'ja merrja dorën do të thoshte  me  siguri e modesti, do ti quante ,personale ndjesore,..duke  plotësuar sado pak portretin e tij idhull artist  e simbolik,pishtar të frymëzimit poetik e atdhetar,për të gjithë krijuesit.

...UDHEN e QUMESHTIT desha ta mat..(nga V.Ziko)..

Përpiqem të mat perimetrin/e trekëndshave yjorë./Udhën e Qumështit desha ta mat./

Harusha e Madhe ma bën me dorë/të hip në qerren me yj të saj./I trembem harkut të Shigjetarit/

që më ka zënë pusi në hapësirë./Më mirë të hiqem zvarrë/mbi planetin tim të vështirë./

Këtu kam djepin tim/dhe një varr, të paktën./Shpirti im le ta matë/kur të marrë/fluturimin e mbramë.

LIBRI I GRABITUR

U ula në bibliotekën e Jetës./Skeda pa numër radhitur./Rëndojnë raftet nga pesha e diturive./

Kërkoj një libër të shenjtë:/Abetaren e Dashurive.../E paskan grabitur.

STUHIA MBI TOKË

Tërë natën/mullinjtë e reve/blojtën yjtë./Hëna si gur mulliri/i erdhi qiellit rrotull./

Unë Don Kishot/me penën time ushtë/mbrojta botën..

Bota u gdhi mbular me dëborë/si një plagë që garza mbështjell.

Televizorët/çelën kronikat me horrorë.../Stuhia paska qenë mbi tokë/jo në qiell...

VANGJUSH THOMA ZIKO ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1931,ku kreu dhe arsimin e tij të mesëm.Arsimin e lartë për letërsi ne Universitetin“M. Gorki” në Moskë.Punoi si mësues i letërsisë pranë gjimnazit “Raqi Qirinxhi” dhe si pedagog i letërsisë dhe i gjuhës ruse në Universitetin “Fan Noli” në Korçë.

Shkruan poezi,dramë dhe perkthen nga gjuha ruse.

Vëllimin e parë me poezi dhe dramën e parë i botoi në vitin 1959.

Është kryesisht një poet lirik.Poezia e tij dallohet për lirizmin meditativ me ngjyrime filozofike.Drama e tij ka natyrë psikologjike.

Ai i është përkushtuar gjithashtu përkthimit të poezisë lirike ruse.Ka botuar përmbledhje të veçanta të poezive të A.S. Pushkinit,S. Eseninit,E. Eftushenkos si dhe Antologjinë e Lirikës Ruse(katër vellime), ku ka përfshirë rreth peseqind poezi të më shumë se treqind poetëve rusë që nga fillimi i shekullit të tetëmbëdhjete gjer në fund të shekullit të njëzetë.

Është autor i një sërë studimesh,esesh dhe skicash letrare si dhe bashkautor tekstesh të letërsisë.

Ka marrë pjesë aktive në jetën kulturore dhe letrare të rrethit të Korçës dhe në ndihmë të talenteve të reja dhe ka qënë aktivizuar në botimin e disa revistave periodike kulturore.

I është dhënë Urdhëri “Naim Frasheri”i klasit të parë dhe “Kurora e Krijimtarisë 2006?nga Klubi Letrar “Bota e Re”për krijimtarine e tij letrare.

Që prej shtatorit të vitit 2004 jeton në Kanada pranë femijëve të tij.

Do te ishte ne Nderit te njersve te Letrave  e te Letersise tone Kombetare, per te vleresar kete figure letrare e atdhetare  te letesise tone mbare kombetrae,per t'i propozuar Bashkiese te qytetit te Korces,per t'i dhene titujt e merituar,

qe nga Qytetar Nderi i Korçës por edhe me shume ne shkalle kombetare nga Presidenca,...

Vetem me librin "KORCA,qyteti e kujtime" qe eshte nje dhurate historike-muzelae dhe kulturore,botim nga  vete Bashkia e Qytetit,ai mertiton te vlersohet dhe  si nje atdhetar i perkushtuar,qe na le thesaret e penes se tij si tarshegimi  e pasur kombetare e kulturore.

Mirenjohje ,nderim dhe respekt



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx