Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Shelgu buzë lumi

| E premte, 10.05.2013, 06:46 PM |


Shelgu buzë lumi

(  poezi )

 

Nga Përparim Hysi

 

Shelgu buzë lumi

 

Ka qenë një shelg buzëlumi

Vite e vite më parë

Atje  me një vajzë nga katundi

Takoheshim e putheshim me mall.

 

Ka qenë një shelg buzë lumi

Ka qenë, po tani s'është më

Dhe  vajza nuk dihet nga "humbi?!"

Ku do jetë ?  Më thoni dot, ë ?!!!

 

Kam ardhur tani tek vëndi

Ndërmënd e sjell atë kohë

Dhe pak sikur më shpon gjëmbi

Nga malli për miken  bëj "oh !"

2  maj   2013

 

Pleqëria

 

Pleqëria shok m'u bë

Po akoma nuk mbaj stap

Më vjen prapa, nuk më 

Kot mundohem që ta zmbrap.

 

Dal nga shtëpia, shkoj  në kafe

Me mua gjerb në një filxhan

Zë me shokët shkëmbej llafe

Mezalla nga unë nuk luan.

 

Dhe kur kthehem në  shtëpi

Mu si hije më rri pas

Me mua ulet; ha e pi

Edhe "grindet" në s'i flas.

 

Dua me shkop që ta përzë

Po nuk mundem. As që pyet

Dua ta lë, po nuk më lë

Kohën ka: jam 70- vjeç !

 

70 - vjeç që në janar

Ç'vjen më pas, është qelepir !

Që jam plak, e kam pranuar

Dhe sado që s'më vjen mirë.

3   maj   2013

 

Pse shkruaj vargje

 

Unë kam kohë  që shkruaj vargje  *

Dua në jetë mos vegjetoj

Se me vargje  unë s'njoh plakje

Edhe hallet dua t'i zbojë.

 

Ndodh në jetë që të jem lodhur

Të shkruash vargje, s'është  aq lehtë

Përmjet vargjesh unë jam çlodhur

Edhe bëhem si me fletë.

 

Zë këndoj  për dashurinë

Sikur jam djalë  në vakt

Dhe e shoh pleqërinë

Tek ikën në theqaftë!

 

Thyej qafën ! - i bërtas

Mos më rri pas si rrodhe !

Edhe shkoj me gurelmaz

Apo shkoj  me një kaprolle.

 

Shkruaj kështu, se më pëlqen

Statu quo-ja është krejt ndryshe

( Kush s'më njeh,  është djalë  levend )

Po jam gjysh, pa si e qyshe ?!...

* kam filluar të shkruaj, kur erdh demokracia.

6 maj   2013