E shtune, 26.07.2025, 02:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Drilon Blakaj: Edhe kjo është lux...

E merkure, 08.05.2013, 06:44 PM


EDHE KJO ËSHTË LUX..

 

Kam zanë hutin, në shtëpinë e axhit

luajt kam me këlysh të qenit Sharrit,

muhabet kam bërë me dashin,

pi e kam tamblin e deles bardhokë,

ngarkua sanë, e gra traktor

pre e kam gucin, dhe ledhatuar brirët ogiçit,

gjuajt kallash në maje bjeshke,

la e kam plagën me raki t´rrushit,

gati kam vdekur, mbyt e kam akrepin,

respektin ja kam fituar kalit,

gishtin ja kam treguar Dafina Zeqirit,

kallë e kam me Unikatilin,

për Elvanen kam ngritë një gotë,

por kur ja nisi vallja shqipe,

kam ç´ky këmishën dhe

e kam bërë kuletën krejt të lirë.

Uji qe buron ne tokën time ma ka kënaq shpirtin,

flladi bjeshkëve mi ka krehur flokët.

Fjet kam ne folenë e shqiponjave..

bashkë me familjen time te fuqishme,

qe bile edhe shtetin ta kthejnë ne monarki..

 

Drilon Blakaj, Stockholm 8 maj 2013



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx