| E merkure, 08.05.2013, 06:44 PM |
EDHE KJO
ËSHTË LUX..
Kam zanë
hutin, në shtëpinë e axhit
luajt kam
me këlysh të qenit Sharrit,
muhabet
kam bërë me dashin,
pi e kam
tamblin e deles bardhokë,
ngarkua
sanë, e gra traktor
pre e kam
gucin, dhe ledhatuar brirët ogiçit,
gjuajt
kallash në maje bjeshke,
la e kam
plagën me raki t´rrushit,
gati kam
vdekur, mbyt e kam akrepin,
respektin
ja kam fituar kalit,
gishtin
ja kam treguar Dafina Zeqirit,
kallë e
kam me Unikatilin,
për
Elvanen kam ngritë një gotë,
por kur
ja nisi vallja shqipe,
kam ç´ky
këmishën dhe
e kam
bërë kuletën krejt të lirë.
Uji qe
buron ne tokën time ma ka kënaq shpirtin,
flladi
bjeshkëve mi ka krehur flokët.
Fjet kam
ne folenë e shqiponjave..
bashkë me
familjen time te fuqishme,
qe bile
edhe shtetin ta kthejnë ne monarki..
Drilon
Blakaj, Stockholm 8 maj 2013