E diele, 28.04.2024, 05:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Dibran Demaku

E merkure, 10.04.2013, 06:33 PM


Dibran Demaku

 

P O E Z I

 

DHE IKËN

 

Dhe ikën e ikën e ikën

në skutat e trurit ruanin kthimin

ëndrrat e gjumit me shpresë i vaditën

në rrudhat e ballit një tis kujtimi

 

Se ra borë e madhe

ujë i ftohtë rrodhi nëpër damar

lulet u venitën në livadhe

tash mbetja e kthimi varen në kandar

 

Mbase do të kthehen në një natë të errët

qoftë ajo e hënë e mërkurë apo e shtunë

me rininë e humur e të bjerrët

të bërë sa një grusht-në Urnë

 

 

NË PRAG TË STINËS

 

Në prag të stinës

një një cep të Prishtinës

ëndërr syri në ninëz

 

Rreze dielli vallë

seç e nxit një mall

shi i ndrydhur nën qepallë

 

Shpresa në teh thike

në vorbullën e një prite

nxito hapin mike

 

Nën lëkurë mërgimi

fjalë e dhënë trimi

llullë ndezur tymi

 

Oiii  TOKA IME

 

Kush e bëri nëmën

kush e nisi gjëmën

oiii...  ëndrra ime

 

Gërryen germat krimbi

nxinë fjalët tymi

oiii... gjuha ime

 

Larg e larg nga pragu

po na shprishet gjaku

oiii... nëna ime

 

Humbur kemi shpresën

copë e thërrimë besën

oiii... toka ime



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora