NJE LIBER
PER PERMETARET DHE PERMETIN
Roman nga
Thanas Todhe
NE NJE
SKAJ TE PERANDORISE (Fragment)
EPILOG
Kur
dielli u fsheh prapa Dhëmbelit, karvani kapërxeu urën e gurtë dhe qëndroi tek
hani i Zaimit. Një burrë plak, me veshje allafrënga, që më tepër dukej si një
shtetas perëdimor, zuri për disa ditë një dhomë dhe doli me një valice në dorë.
Kaloi ngadalë sheshin e pazarit e u nis nga kisha e Shën Kollit. Ecte si
i hutuar, i habitur duke parë me imtësi ato që për njeriun e zakomshëm janë
gjëra të rëndomta e nuk do t’u hidhte sytë kurrë. ’’Kjo nuk ka qënë’’fliste me
vehte. ’’Këtu ishte një bace e madhe, tani është bërë shtëpi. Vazhdoi më tej
deri tek rruga që lidhej me urën e Përroit të Bardhë. Ktheu pak djathtas e
ndaloi para një shtëpije të vjetër, rrëzuar nga koha. Oborrin e madh e kishin
mbuluar ferrat, shpënderat dhe catia diku në mes ishte thyer dhe rënë. Një degë
trendafili qe zgjatur e dilte mbi portë me një tufë gonxhesh të posa celura,
kurorë mbi traun e sipërm. U zgjat e këputi një. Era e fortë që lëshonte i
gudulisi hundët. Vazhdoi më tej rrugën nga varrezat e kishës dhe ndaloi para dy
varreve pranë e prane. Ishin dy varre të thjeshtë, lidhur me një pllake guri te
vetme tek kryet, ku ishin gdhëndur kryqe dhe emrat Llazar— Angjalina. U ul në
gjunjë. Dy pika lote rrodhën nëpër mollëzat e faqeve paksa të skuqura. Nxori
nga xhepi një sklupturë të vogël të një njeriu me violinë. Në gërma latine
shkruhej Paganin.. E vendosi pranë pllakës së gurit në krahun e majtë dhe në
krahun tjetër degën e freskët të trëndafilit gonxheplotë. Ndënjti pak ashtu e
pastaj u ngrit, puthi kryqin e varur në qafë e u nis qetë qetë në drejtim të pazarit.
Matanë lumit dielli ndriconte gjithë kodrat dhe malet përballë duke i dhënë më
shumë dritë qytetit që e kish pushtuar hieja e Dhëmbelit të
lartë. Mbi Bolëngë nuk dukeshin as sarajet dhe as garnizoni. Kishin mbetur
vetëm ca mure të shkatëruar, shënjë se dikur aty kishte pasur një kala. Duket
se me gurët e saj ishte ngritur gjithë mëhalla e sipërme që dallonte për shtëpi
të larta e të bukura, ndërtuar kohët e fundit. Garnizoni ushtarak ishte
vendosur në fushë, në krah të qytetit. Mori majtas për nga Guri. Kasollet e
dikurshme ishin zëvëndësuar me shtëpi te ulëta në të gjitha taracat e shpellave
buzë lumit. Dukej se atje kishte një gjallëri jo të zakontë. Fëmijë lakuriq dhe
gjysëm lakuriq grindeshin, ankoheshin e zbrisnin deri poshtë tek burimi t’u
qaheshin nënave të tyre që lanin rrobat në lumë. Guri, si gjithmone hijerëndë,
me mure gjysëm të rrëzuar e kullën të vogël në pjesën veriore. ‘’Mos harro këtë
qytet, këtë Gur e këtë lumë.., ata kanë nevojë për muzikë’’ kish thënë dikur usta Metja……Ata janë
vetë muzika. Mali, guri, lumi, e fusha përtej janë
simfoni, simfonia e jetës së këtij qyteti. Dhe ai…. ndonse von nuk i kish harruar. Ishte kthyer prapë pa
cka se Llazua e Metja nuk janë më;janë brezat e tjere, është muzika e tyre,
është flladi që fryn Vjosës,, fllad i ëmbël, fllad i lehte, fllad i dashur erë
trëndafili e borziloku.. Ashtu si pa kuptuar këmbët po e conin drejt mejhanes,
salla e parë ku talenti i tij ishte cfaqur e shijuar prej njerëzve. Qëndroi pak
tek pragu i avllisë. Ishte vjetëruar shumë. Shtyu derën e ajo kërciti. Pllakat
e gurit, dikur aq të bukura kishin filluar të lëviznin. Nga brënda vinte lehtë
lehtë një zë i pastër dhe melodia shoqëruese e llahutës. Breza llautarësh-
mendoi. E ëmbël por ndryshe nga ajo e Metes. Zëri dukej i bukur por i pa
përpunuar, ndërkohë që rritmi më i zvarritur. Pas derës së brëndëshme u gjënd
në një ambjent disi të errët. I u duk shumë më i ngushtë se atëhere kur
mejhanja sapo ishte ndërtuar. Prania e një të huaji me rroba alla frenga, pa
qylaf, mustaqe e mjekër ishte befasi për djalin e ri që luante në llahutë. Ai u
ngrit në cast, pastroi dhe rregulloi tavolinën në krye dhe shkoi të njoftoje të
atin. U ul dhe hodhi sytë rreth e qark. Tre katër veta që pinin raki diku në
qoshe u mblodhën kokë më kokë duke pëshpëritur me sytë nga ai. Tavani kishte
plasur vënde vënde dhe oxhaku ishte nxirë krejt. Koha kish bërë të vetën Diku në krah të
djathtë ishin varur një violinë e vjetër dhe një llahutë. U afrua pranë tyre me
hap të lehtë. Nuk mundi t’i durojë tundimit për t’a prekur. Pesedhjetë vite
janë shumë për të përmbajtur vehten. Zgjati dorën, ndërkohë që Mentori, pronari
i mejhanes hyri me vrull. —Jo…jo…jo.. te lutem mos e prek atë violi. Plaku u
kthye ngadalë dhe e pa në sy. Edhe Mentori po e shikonte. Se c’ i kujtonin ato
tipare…………. një moshatar te para shumë viteve. Pse nuk po i kujtohej
tani?...... — Mentor—pëshpëriti i ardhuri.
–Niko…Niko.. ti je vëlla.. Të dy pleqtë u hodhën në krahët e njeri tjetrit duke
u përqafuar e pëshpëritur mes ngashërimit fjalë që nuk kuptoheshin. U ulën dhe
ndejtën gjatë duke e parë sejcili me imtësi si për të dalluar gjurmët e
pesedhjetë viteve që i kishin kthyer nga djem në pleq.
–Po si kështu more Niko …., u ktheve?
—Von.. po
u ktheva.
—Babait
nuk i hiqej nga mëndja të shikonte si të kish ndryshuar perëndimi …sa lart të
kishte ngjitur….. E dinte se një ditë do të ktheheshe. Llazos i mbeti merak të
degjonte zërin dhe muzikën tënde.. ”Ti do t’a shikosh më thoshte…më ka thënë në
letra se do të kthehet “…dhe ti u ktheve…Këto vegla janë të tyre…Atë violi nuk
e ka prekur njeri tjetër …Tani është e jotja.. Mentori fliste e fliste…fliste
shumë si edhe në rininë e tij.., ndërkohë që Nikua fshinte lotët me cepin e
pecetës se bardhë nxjerrë përgjysëm nga xhepi i jelekut…Në dorë i dridhej lehtë
violina që e kish mësuar vite e vitemë parë. –Ky
është Metja –foli pas pak Mentori duke treguar djalin që po sillte dy gota me
raki—Metja i ri. Edhe ky e do shumë muzikën si ti e si gjyshi i tij. Nikua e pa
edhe njeherë djalin e shkathët. Ai e kish kuptuar që kur hyri se kishte
përpara një talent e ndoshta do të bëhej muzikanti i parë i qytetit si edhe
gjyshi………. Biseduan shumë, për të shkuarën e për të tashmen për miqtë që ishin
e nuk ishin më….
Haberi
mori dhenë se në mejhanen e Mentorit kishte ardhur një muzikant
perëndimor me
origjinë nga kjo kaza dhe mileti mbushi sallën. Si pa kuptuar, Nikua u gjend i
befasuar dhe i rrethuar nga dhjetra njerëz, që mundoheshin të gjenin të
përbashkëtën e tyre me atë burrë te vjetër e me famë të madhe. Duke mos i
rrezistuar dot tundimit të të ardhurve Nikua akordoi telat dhe i bëri shënjë
Mentorit. Ky hoqi llahutën e vjetër nga muri e u afrua. Erdhi pranë tyre edhe
Metja me një llahutë te re…. Tingujt e ëmbël përshkuan sallën e dolën jashtë ku
grumbulli i njerëzve sa vinte e shtohej. Meloditë e dashura të Llazarit dhe
Metes së parë filluan të ringjallen në kujtesën e më të moshuarve. Metja i ri
dukej shumë i gjallëruar. Shikonte ëndërën e tij, mjeshterinë, përsosmërinë
muzikore në harkun e të posardhurit dhe i kujtohej gjyshi dhe Llazari plak. Kjo
nuk i shpëtoi dot Nikos që e dinte se kjo familje muzikantësh kishte nxjerë
shumë instrumentistë e ahengxhinj te talentuar. Por kishte ca që qëndronin
përmbi… Ishte Mete plaku dhe ky… Metja i ri. Hapi valixhen e vogel e nxori që
andej një cylë të gjatë e të zezë me plot vrima dhe gishtëza të arta. Të gjithë
heshtën dhe u afruan për të parë më mirë. Nikua e vuri në buzë dhe në cast një
kumbim i fortë mbuloi sallën duke qëndruar mbi të gjithë zerat e habitur. Në
atë vegël ishte mpleksur cyla e ëmbël e cobanit me burinë e fortë të ushtarit.
Melodia herë ngrihej e herë ulej duke qëndruar pezull mbi dhomë, mbi qytet e
mbi lumë si nje tis i hollë mjegulle muzikore që mbulonte gjithcka. —Quhet klarinetë—foli
pas pak. Eshtë vegël e re dhe ndoshta e vetmja tani per tani në këto anë. E
solla për ju, …. për këtë qytet e këtë mejhane….. Ndaloi pak dhe u kthye nga
djali —E solla për ty Mete. Eshtë e vetmja gjë që plotëson dëshirën e të
ndjerit Mete plakut. ’’Ky qytet ka nevojë për muzikë si për të vetmen dashuri
që i gjëndet gjithmonë pranë’’ Djali po e vështronte me kujdes duke e prekur
gjithandej me duar e me gishta. Pastaj e vuri në buzë dhe mbushi bulcitë me
frymë…. Kumboi fort. —Më ëmbël, më ëmbël Mete. Ajo t’a jep mundësinë …Ajo t’a
jep mundësinë edhe të ëndërosh, edhe të qeshësh, edhe të qash, edhe të cmëndesh
nga gëzimi. Muzika e saj është e ngjeshur, e fortë por qëndron kaba…. kaba e
lehtë mbi të gjithë e kudo, duke n’a e mbushur shpirtin me ëmbëlsi…. Provoje
dhe një herë…. Ne do të të shoqërojmë me violi e llahutë. Metja vuri përsëri
klarinën në buzë………………… …… …
—Hej
milet…. Tellali pa i thënë njeri doli nëpër rrugë—…Hej milet.. Mblidhuni tek
mejhania e Mentorit… Mblidhuni të shihni një gërnetë që qesh e qan, një vegël
që nuk e kini parë kurrë…Dilni të shihni atë që do t’i japi qytetit tonë emër…
Dilni të dëgjoni atë muzikë që do të qëndrojë si vello, kaba-kaba mbi gjithë
trevat tona …Dilni të degjoni Kabanë Përmetare…..
FUND