E diele, 27.07.2025, 12:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E hene, 08.04.2013, 06:22 PM


Shahin Ibrahimi

 

Emigrantëve

 

Çdo hap trishtim ju mbjell përmbrënda

Çdo rrahje zemre është një makth

Mbi shpinë të tyre vetëm hëna

Dhe një copëz bukë me pakë djath.

 

Po ikin larg në dhe të huaj

Në njëshkolonë,nga shtatë nga tetë

Supe krrusur si ca kuaj

Atdheu nga pas u shkri u tret

 

Për pakës shpresë ju pikon shpirti

Vendlindja e tyre tokë e djerrë

Si pullë mjerimi pas ju ngjiti

Por prapë për vëndin malli i merrë.oezi

 

Eksodi Kosovar

 

Koha,re mendimesh ju ka afruar

Zemra të vrara nga flakët e shtëpisë

Me turpin e botës mbi supe ngarkuar

Dhe tmerrin e vetë barbarisë.

 

Tmerret e ditëve po flejnë nëpër ëndërra

Gjarpërinjtë mëkatar po villnin në heshtje

Atdheut,lumë gjaku i rridhte zemra

Engjëjt hyjnorë ju largonin çdo ngërdheshje.

 

Rrugët e të panjohurës zemrat shijuan

Mbështjellë me heshtjen morën arratinë

Nga plagët e luftës sy e veshë shurdhuar

Kokë ulur si mëkatar kërkojnë dashurinë.

 

Shikime të ngrohta që ruanin krenarinë

Gjetën në çdo skutë të tokës NËNË

Zemra dhe sofra që blatojnë pavdekësinë

Me frymë i ngrohën nën diell e nën hënë.

 

Me lotë hidhërimi

 

Me hekur trishtimi e hekuros këtë bluzë

Me lotë dhe urime e ledhatoj ngadalë

Se koha,do më bëjë mallin tërkuzë

Se ikja dihet po,vallë kur ka me ardhë?.

 

Ndërsa ti po vishesh për të ikur

Unë mendoj heshtjen që do mbretëroj

Dallëndyshet kanë për t`a braktisur

Këtë shtëpi ku jeta na kaloj

 

Mbi gurët e oborrit do mbijë bari

Në verandë do ketë vetëm trishtim

Ti nuk je i fundit as i pari

Që i largohesh strehës në agim.

 

Me djersën tënde zbukuron pallatet

Përtej detit ku po lë rininë

Kjo shtëpi një ditë do të plaket

Malli do ta kthejë në një ngrehinë.

 

Mbrapa po lë një mall në heshtje

Nga mungesa jote pikëllimi mbytet

Me ardhjen tënde t`ju kthejsh buzëqeshjen

Këtu,djersës tënde t`i gëzojsh frytet.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx