Kulturë
Gazmend Kryeziu: Xhavit Gasa - Trokëllima e poetit
E hene, 08.04.2013, 07:01 PM
TROKËLLIMA
E POETIT
NGA GAZMEND KRYEZIU
''Trokëllima
e poetit'' është libri i dytë me poezi i poetit matjan Xhavit Gasa.
Nuk është
e rastësishme që në poezinë e poetit Xhavit Gasa të befasohesh nga ngjyrat e
ndryshme të rimës, dhe vargut të lirë. Në brendësinë e tyre, do të gjesh filozofinë, e
ndërthyer me dhimbjen e kalvarit të tij të gjatë. Pranë lumit të Matit do të masësh me hapa, bukuritë
që vetë poeti Gasa i përshkruan me aq ndjenjë. Vargjet e tij kanë një frymë
popullore, ato kanë një zgjatje dhe kohzgjatje tjetër. Ato i ngjajnë ngjyrave
të ylberit, ku shpaloset aq bukur fantazia dhe forca. Atë donin ta rrënonin dhe shkatrronin
shpirtërisht, por ngritja dhe rënia e tij, nuk do të ndodhte aq lehtë. Ai qëndroj i fortë duke i resistuar presionit.
Kalvari i tij do ti ngjante atyre pikave
të ujit, që të bien në kokë ngadalë, dhe të marrin jetën pa kuptuar asgjë. ato shprehin dashuri, dhimbje,
përkushtim, dedikim dhe ndershmeri. Me
po aq finese, poeti bën krahasimin e asaj kohe me globalizmin e sotëm, duke
shprehur aq bukur madhështinë e fjalës. Gasa i këndon me shpirt vendlindjes, miqve, familjareve, fisit , zakoneve dhe padrejtësive,
që në vend ti bashkonin njerzit i perçanin ato. Në atë kohë të përbindshme, do të ndodhte
lufta me e tmerrshme e një shoqërie njerzore<lufta e klasave>ku vëllezrit
dhe motrat kishin frike nga hija e tyre. Krahina e Matit me bukuritë e sajë të rralla
është vendlindja e pishtarit të parë të letrave dhe letërsisë shqipe PJETËR
BUDI. Poeti Xhavit Gasa ndjehet krenar
që është matjan, nga Mati i Pjetër Budit.
Ndjehet krenar dhe flet me respekt për
kolegët e tij matjanë tashmë shkrimtar dhe artistë të njohur në gjithë
Shqipërinë, siç janë, Basir Bushkashi, Adivie Hoxha, Valentina Kurti, Fatmir Gjestila, Fatmir Neli, Qemal Cenaj Hamdi Hysuka, artisti i këngës matjane apo bilbil i Matit i
mirnjohuri Esat Ruka e shumë të tjerë. Gurgullima e lumit te Matit do te ishte nje
frymezim i pashtershem per poezite e Gasës. Mjeshtria e penes se tij, dashuria
per njerzit, dhe vargjet, janë si
meteore . Gasa adhuron shkrimet e Poradecit dhe Agollit, dhe muzat e tyre mund
te kenë te njejtën prejardhje. I uroj
Xhavit Gases krijimtari të mbarë dhe suksese të mëtejshme në rrugën e magjishme
të poezisë.