Kulturë
Rita Saliu: Dedë Gjo Lulit
E hene, 08.04.2013, 06:51 PM
Poezi nga
Rita Saliu
DEDË GJO
LULIT
ka
njëqind njëmijë vjet
që presim
kthimin e tij
lavdinë
për të mos e harruar
jemi
lodhur tashmë
duke u
fshehur tkurrjeve
të
atdheut të humbjes
edhe për
mungesën tënde
gjarpri
ende na e përthekon trupin
gjersa
kalojmë pranë hijes tënde
duke
pritur diellin dritëdhënës
të lindë
rrugën për të na e treguar
përtej
mbetjes peng të pritjes
nuk është
koha vetëm për histori
është
koha për burra për trima
që e
jetësojnë amanetin tuaj
në tokën
e mbuluar me zjarr të Arbrit
në tokën
e mbuluar me heshtjen akullt
të
Çamërisë, Dardanisë, Ilirisë
ku na
mbulon hije e rëndë e harrimit
të presim
të vishë një mëngjesi
me gjokun
e bardhë të ëndrrave tona
dhembjen
për të na e shpjeguar
që është
e madhe sa Malësia jote
heshtja jote
nuk na pëlqen
as
harrimi yt nuk na duhet
nën
qiellin blu po të presim
emër për
t’iu bërë shpresës
shpirt
për t’i bërë guximit
gjumit
tonë të lepurit
për t’i
dhënë fund
plagës
sonë të rëndë
i duhet
edhe dritë e diellit tuaj
eja para
se vdekja
të na sjellë te ti