Kulturë
Qazim Shehu: Marash Mëhilli, vetëdijësimi i një poeti
E hene, 08.04.2013, 07:02 PM
MARASH
MËHILLI, VETËDIJËSIMI KOHOR I NJË POETI
NGA QAZIM SHEHU
Duke
lexuar pesë libra të poetit Marash Mëhilli, përkatësisht”Spikamë”, publicistikë, 2008, ”Budallai
dhe era”, fabula të zgjedhura, 2009, ”Bilbilja
tropojane”, 2009, ”Fjala thërret fjalën”,
poezi, 2010, ”Vezullime festivalesh”, studim, 2012, mund të përcaktosh qartë portretin e një
krijuesi në kohë, më herët , po që nuk është ngutur të botojë, dhe kur i ka botuar ka ndodhur që brenda një
viti të botojë dy libra. Marash Mëhilli është një njeri i artit të skenës, i njohjeve dhe kontakteve miqësore që nga
korifejtë Agolli dhe Kadare, gjer tek
pasionantet e artit, artistët e niveleve
më të ulta, po njëkohësisht ai është
njohës i shkëlqyer i trevës së Tropojës, folklorit të saj, figurave të këtij folkori gjer tek artistët
virtuozë, siç është këngëtarja me zë të
ëmbël e të kulluar, Fatime Sokoli, të
cilës ai ia kushton librin “Bilbilja tropojane” duke dëshmuar kështu jo vetëm
homazhin për këtë artiste të shquar, po edhe mundësitë e veta për ta trajtuar
në një plan të mirëfilltë këtë figurë.Veçoria kryesore e këtij artisti është se
ai komunikon çiltër, shprehet, lexon dhe është i intonuar me realitetet
sociale, filozofike, një ndjekës me lexime i poezive dhe artit në
përgjithësi dhe në veçanti i saktë e kurajoz me atë që thotë, duke dëshmuar atë cilësi që duhet të jetë
primare për një poet, sinqeritetin dhe
kurajon për tu shprehur larg shtirjes dhe megallomanisë të shumë njerëzve të
cilët duke menduar se janë primarë, e ndjejnë si bezdi të shprehen për shokun, dhe të bëjnë vlerësime.Marash Mëhilli ka
luajtur një rol të mirëfilltë në trevëne Tropojës, duke qenë shpesh promotor i përkrahësve të
talenteve të rinj, duke organizuar
koncerte e manifestime kulturore në ato vite, ishte një kohë kur Fierza tërhiqte shumë
artiste, shkrimtarë, kompozitorë, dhe afërmendsh, kontaktet me artistët e rrethit ishin të
përditshme e miqësore. Të gjithë këta artistë u bënë miqtë e tij se ai u afroi
atyre bujari, përkrahje dhe vlera të
rralla të malësorit , të cilat gdhendin
shenja mirënjohjeje, sado që vitet të
bëjnë punën e tyre.Marash Mëhilli e ka kërkuar jetën, horizontet e saj dhe një dritare më vete
përbën edhe emigracioni për të.Këto të gjitha janë pasyruar në librin “Spikamë”,
një publicistikë e shqetësuar dhe
miqësore, me intervista me poetë dhe
krijues shqiptarë të Athinës , siç ishin dhe janë PiroLoli, Foto Malo, Primo
Shllaku, Miho Gjini, Mihallaq Qilleri, Hiqmet
Meçaj , etj, si dhe artikujt e tjerë të
botuara në Gazetën e Athinës.Vemë re se në këto shkrime, intervista, nervin e poetit dhe artistit, i cili ndonëse në dhe të huaj flet për problem
shqiptare, ai e merr atdheun me vete, dhe
s`ka sesi të ndodhë ndryshe, sepse fati
i emigrantit artist është fati i vështirë si fati i çdo emigrant, po më i
vështirë bëhet ai kur ky emigrant është poet, sepse poeti nuk mund ta pranojë braktisjen e
atdheut dhe kur është larg e strehon atdheun në poezinë dhe falën e vet.Në këto
intervista spikat një kulturë e gjërëdhe autori na sjellë një panoramë
gjithësesi të plotë të kulturës dhe letërsisë shqiptare në Greqi, në këto 20 vite të fundit.Në shkrimet e tij
bie në sy trajtesa atdhetare, shqetësimi
për Kosovën, sjellja në sofër të trajtimit
e figurave atdhetare, identiteti krahinor, Nikaj- Mërtur, po edhe kombëtar, rrënjët e palëkundura të etosit kombëtar, po njëkohësisht edhe kulturimi dhe manovrimi
me fjalën e mençur duke plotësuar harmonishëm tablonë e jë artisti në kërkim të
rritjes së shtatit të vet, po edhe të
etnisë dhe mençurimit e maturimit para fjalës.Si i tillë unë kam mësuar nga ky
libër, sepse autori ka sjellë përmes
pyetjeve”provokuese”, në intervistat e veta edhe mençurinë e mendimet e shumë
poetëve të tjerë, dhe fjala e çdo njeriu
të letrave që lexon, sadopak, është një mundësi më tepër për të hapur një
shteg për çdo lexues ose njeri që do
letërsinë.Në librat e tij ai i bën një kronikë artistike kohës dhe mbetet një
krijues me gjurmët e veta, po që gjurmët
e veta kërkon t`i ndriçojë jo vetëm me veten po edhe me dritën që hedh për të
tjerët dhe kështu ai fiton gjithnjë e më shumë , sepse nukmund të ketë krijues
të vërtetë të veçuar pa u integruar në
një domethënie më të gjërë sociokulturore sesa vetja e vet, ekëtë Marashi e ka ndjerë qoftë me intuitë, qoftë me forcë karakteri dhe pastërtinë e një
shpirti të hovshëm dhe të qëndrueshëm prej artisti të fjalës dhe të skenës.
Është e vështirë që brenda një shkrimi të bëhet një domethënie analitike për
katër libra, ndaj preferova që pas një
ekspozeje të ndalem në librin :”Një kupë Egjeu”, poezi, prozë, me një parathënie nga prof.dr.Anton
Papleka.Poeti pasi i ka parë kupat e kristalta të bjeshkëve, kupat e një jete rinore dhe të vrullshme me
trazimet e jetës dhe sistemit, tani
shkon të pijë një kupë në Egje.Kemi një bredhje të metaforës, një ngjizje të saj se këtë kupë ai duhet ta
pijë me filozofët, me poetët grekë, po edhe me brengat e mërgimit, mbushur plot. Dhe pasi ta ketë pirë kupën, tani i duhet ta derdhë në vargje të ngrohtë e
të thjeshtë përmes një poezie sa transparente dhe të ngrohtë në faqet e librit
të vet me poezi dhe prozë. Kështu metafora mbart trandeshencën e shpirtit dhe
shpirti mbartet perms saj duke krijuar një sintoni të plotë me vetveten dhe me
dimensionin e figurës që krijohet që në titull.Këtu poetin e tërheqin motivet
me sfond ose të konkretizuar përmes figurave të mitit, po njëkohësisht edhe kujtesa e Tropojës.Nuk
është një dyzim, një nevojë për të dalë
nga një shtrat për të hyrë në shtratin tjetër, përkundrazi është një nevojë për rritje dhe
zgjerim të mushkërive motivore që e bëjnë poetin të mos ndihet i qetë si dhe të
kërkojë, as të mos çuditet , sepse ai
vjen nga një vend i eposit, mbushur me
mite siç janë bjeshkët e Namuna, ose
treva e tij, Nikaj –Mërturi, atje ku e ka vendlindjen edhe Eposi ynë
Kombëtar.Siç thotë Anton Papleka:”Madhështia e kulturës helenike, asnjë rast nuk e bën të ndihet inferior për
preardhjen e tij , apo ca më keq ta fshehë atë”.”Tokën e Akejve e
përshkova/Ullinjores kodër më kodër/Zë i prajshëm nga Tropoja/Unë i lindur në
Vrajë të vogël/”.Në këtë vellim historia tradita bashkëkohësia, mërgimi, kultura, miti dhe urtesia e filozofisë shkrihen dhe
bëhen një me shpirtin e poetit, ato janë
një vetëdijësim kohor i një poeti , të
cilin ndërrimi i hapësirës nuk e bën të tëhuajzohet, përkundrazi të bën të kthjellohesh më tepër
dhe të sjellësh më shumë në dije se formatimi i vetvetes nuk mund të bëhet pa
parë prapa se nga vjen dhe cili je.Dhe këtu dalin mjaft poezi për figurat e
historisë emra njerëzish dhe peizazhe shpirtërorë që shkrihen dhe bëhen një, që kalojnë përmes shqetësimit poetik të poetit
jo nëpërmjet filtrit të meditacioneve të gjata mbi ekzistencën e qenies
njerëzore, po përmes konkretësisë së
detajit i cili stimulon natyrshëm krenarinë për paraardhësit dhe bashkëkohësit
duke sjell në vëmendje vlerat e larta të virtytit njerëzor.Dhe pjesa e parë e
librit mbyllet me poezinë :”Burrat e Nikajve”.Citojmë:”Aktorë dramash me
mbretër e krajla, /Te Qafa e Kolçit e te Rozafa.”, më tej:”Ata nuk kanë buste janë kryefjalë, /Ata
i ka lahuta, kujtesa e gjallë”/.Autori i
sjell si një evokim ne motivet, po edhe
si të tashme dhe në një shkrirje të tillë nuk ka ligështi, po krenri hov e përpjekje , as nevojë për
identifikim, sepse ai tashmë e ka
pasaportën evet identitare shqiptare, përkundrazi një timbër epik i shkrirë me
lirikën e dhimbjes dhe nevojës për të dalë nga harresa, përbën mundësinë që na sjell më tepër
melodicitet harmoni e përpikmëri fjale pa ngarkesa që nuk duhen në poezinë e
Marash Mëhillit.Kjo, natyrisht është
shenjë formimi personal, talenti, po edhe shenja e krijuesit të pastër e kurajoz
për ta thënë fjalën e për ta mbajtur për vete si shenjë identifikimi ndër të
tjerë. Këto tonalitete të poezisë së tij bëjnë që edhe figuracioni artistik të
priret nga një vendosje në vend të vet të metaforës, krahasimit , epitetit , simbolit, pa ndjerë sforco në vetvete dhe pa
luajtur nga vendi.Si e tillë në poezinë e tij sikur po pi vesë nga kupat e
luleve, apo pjalm nga to, duke ndjerë përreth zukatjen e bletëve në
çeltinat malore të bjeshkëve tona. Ajo është e rrjedhshme dhe e pastër si
gurgullima e përrenjve malorë që vërshojnë në krahinën e tij dhe derdhen në
Dri.Në pjesën e dytë të librit: proza, është përvijuar me portrete dhe histori të
ndryshme, të gjitha në këndshikime
personale që interferojnë fate njerëzish dhe vlera të njëkohshme dhetë
gjithëkohshme të tyre, Në prozën e tij autori sjell elemente jetësore, përdor emra realë, sjell përvoja dhe mbresa, stigmatizon, ironizon , sjell mesazhe dhe janë pikërisht këto mesazhe
që mbartin nevojën e shprehjes dhe kuptimit tëtyre përmes rrëfimit.Për
krijimtarinë e Marash Mëhillit janë shprehur Anton Papleka, Foto Malo, Iliaz Bobaj, Mëhill Ndrepepaj , Murat Gecaj, Robert
Goro, Spiro Xhavara, Thans Boçi, Zeqir Lushaj, etj.Në përfundim, krijimtaria e Marash Mëhillit përbën në
vetvete tharmin e një krijuesi tropojan, i cili asnjëherë nuk e fsheh burimin, as mundohet ta mistifikojë; e një krijuesi që
ka ecur nëpër një rrugë drejt kërkimit të fjalës dhe të së bukurës, që zotëron në vetvete një përvojë dhe dituri, që vargun dhe fjalën e gdhend me çiltërsi dhe
tenton nga qartësia përmes verbit të thjeshtë, një verb që ka të injektuar
natyrshëm muzikalitetin dhe embëlsinë e vargut popullor, po kurrë pa rënë në banalitete rapsodike, sepse Marash Mëhilli e ka të zhvillur shijen e
kultivimit prej artisti dhe shartesa e tij me folklorin dhe inspirimi prej
gurrës popullore nuk bëhet me sforco, po
në mënyrë të natyrshme.Duke lexuar katër librat e tij, unë pashë profilin e një krijuesi të spikatur,
i plotë në zërin e vet, pa bërë as përpjekjen më të vogël për t`i
ngjarë dikujt, dhe kjo vetëplotësi e
spikatur e bën atë të lexueshëm , të
dallueshëm, dhe njëkohësisht një artist
të spikatur me kultivimin e ndjesive të rrjedhshme , aspak të ndrydhura, ashtu siç ndjejmë ndjesinë e një qielli në një
mengjes vere në bjeshkë….