Speciale
Bedri Blloshmi: Fjala e fundit - I thoni nënës, ku më çuat
E enjte, 13.09.2012, 06:30 PM
V.F.L.P në/1947
Fjala e fundit: I thoni nënës, ku më çuat.
Nga Bedri Blloshmi
Janari
-1944 ishte muaj dhe viti që filloi terrori i ligjëruar komunist. Për çdo ditë
kishte pushkatime kolektive, listat
bëheshin një ditë më përpara të formuluara nga kryetari i këshillit të lagjes apo fshatit. Kishte kaq shumë që
pushkatoheshin saqë përveçse i fusnin nëpër birucat e degëve të brënshme të çdo
rrethi por edhe në godinat e pronarëve apo në burgun e Burrelit, Gjirokstrës, Shkodrës, Korçës etj. Mbasi kishin bërë formalitetin, një gjyq që drejtoheshe nga barinj dhish apo
delesh apo mullixhinj, të cilët kishin
mësuar përmëndesh se për cilindo të arrestuar në fund të gjyqit thoshin-
''dënohen me vdekje në litarë ose pushkatim''. Barinjtë ishin të asaj kategorie
apo niveli sa që dhe dhitë apo dhënt kur i numëronin 1-2-3 me rradhë, nuk dinin por thoshin Beka, syka, larica me emra. Këta nallban që numronin me
gishta u bënë sekretarë Partie, antar të
komitetit qëndror, ministra e ku di unë se cfarë. -Polici (mbrojtja popullore) i thërriste
emrin nga sporteli i derës së dhomës dhe i syrgjynosnin. Ata që e kishin
dëgjuar emrin për të dalë ndaheshin me shokët, hallalloseshin njëri me tjetrin me fjalët ''të
rrojë shqipëria'', dilnin krenar nga
dhoma dhe fusnin duart në prangat që polici i mbate gati te dera. Kjo praktik
ndiqeshe në çdo degë të punëve të brendëshme të çdo rrethi. Për të shtuar
terrorin për ti tmerruar njërzit e familjes shkonin e ja vrisnin djalin ose
burrin apo vëllain përpara në oborrin e
shtëpisë. Në shumë raste i nxirrnin të dënuarit në mesin e fshatit lidhur me
pranga e me litar dhe i mbështesnin mbas ndonjë muri dhe zbraznin karikatore të
tëra mbi ta. Kishte ndonjë të dënuar që se kishte grirë kallashi, se të pushkatuarit binin njëri mbi tjetrin, ai i gjalli thërriste- hajdeni më vrisni se
jam gjallë- por barinjtë e dhive e mbulonin të gjallë me dhe, bashkë me të tjerët. Kjo ishte praktika
terroriste e barbarëve komunistë të cilët shkonin për tu specializur në Moskë e
dënuar që
dremiste nga mpirja apo kllapia do të përmendeshe patjetër. Një moment
qetësije- pas pak u dëgjua prap kërcitja e derës së madhe, por hapa nuk po dëgjoheshin- mu bë sikur
kërciti dera e birucës tonë- hedh sytë nga sporteli, nuk dukeshe askush. Seç ndjeva një frikë më
dukeshe si tërmet- pas pak qetësije- zhurmë këmbësh- më hipi një e dridhur, s'më kishte ndodhur asnjëherë mbas kaq ditësh në atë birucë. Tronditje kisha, keq më vinte kur shikoja Pëllumbin shtrirë të
lidhur kokë e këmbë. Shpesh thosha me vete, gjynah i ri fare -ishalla po ja falin jetën, le të bëjë ca vite burg si shumë të tjerë por
është gjallë, një ditë do dali nga
burgu ti shkoj nënës edhe mbase i thinjur por i gjallë. O zot bëj
derman këtij djaloshi. Isha krejt i përhumbur cfarë nuk mendoja, mëndja më ishte trubulluar fare. Pa pritur mu
bë një zë, ngrije atë që po fle, se për atë kam ardhur. Shtanga fare zemra
filloj të rrahi aq fart sa ishte gati të
më çante kraharorin. Fillova të dridhesha, njeri nuk shikoja, pyesja veten po kjo çështë,
çpo më ndodh, çështë
ky zë- a mos valle flet nga koridori mbrapa derës? Prapë zëri pyet, po atë tasin pse se ke ngrën? Ju përgjigja
zërit, unë e piva e thitha timen, këtë e ka ushtari. I drejtohem zërit kush je?
Nga flet, spo të shoh apo më bëhet se
dëgjoj zëra? Akoma se ke kuptuar se kush jam dhe pse kam ardhur? Ja për atë që
rri shtrirë e fle për shtat palë qefe, pa e menduar
se cfarë e pret. Jo- i them- nuk fle është i dërrmuar, i mpirë fare -trupin e ka plagë, oreks nuk ka fare megjithëse rripi i kokores
është i shtrënguar aq sa e pengon nofullën të lëvizë. Lëri llafet ktheje dhe
ushqeje, se skam kohë do ta marrë se kam
dhe shpirta të tjerë për të marrë. Sot kam shumë punë ndaj kam ardhur edhe
ditën, hajde mos na vono. Me veshtersi
mundohesha ta ktheja se kishte shumë dhimbje, afrova tasin me lëng, laga cepin e kemishës time dhe fillova ti
lagia buzët e zbardhura. Kur ja shtrydha lëngun me cepin e këmishës për të
dytën herë ushtari me shumë mundim mundi ti lëviz kapakët e syve, tani gjysem te hapur. Në këtë moment hapet
prap dera e madhe prej hekuri dhe e përplasën mbas murit e cila bëri një zhurmë
shumë më të madhe. Kuptoheshe që xhelatët kishin ardhur për të marrë të
dënuarin për ta pushkatuar. Kërciti dera e birucës, vetëtimthi u hap nga një dorë e stërvitur. Brenda u futë një dykëmbësh i
vrenjtur në fytyr me sy të zgurdulluar, më goditi me shqelma dorën që mbaja tasin e
lëngut. Lëngu u ngjit mbas murit të birucës duke rrëshqitur leht- leht. Unë u
shëmba nga ana tjetër, i friksuar po
dridhesha i tëri. Fytyra e vrejtur e nxirë urdhëroi civilët që ishin tek dera
në koridor- hajdeni, kapeni, tërhiqeni dhe nxirreni në koridor se u vonuam.
Kemi dhe shumë të tjerë si puna e këtij që duhen vrarë sot pastaj duhet bërë
dhe relacioni për shokun Enver, ai mezi
pret. U mbyll dera e birucës, në sekond
u dëgjuan disa motarra makinash që jepnin gaz si duket po largoheshin sepse nuk
po dëgjohej më uturima e tyre. Unë rrija shtrirë ku më plasi këmba e xhelatit
Faik Minarrolli, me sy të fiksuar
në faqen
e murit duke shikuar lengun qe rreshqiste për poshtë murit, pranë qendronte tasi i shtrëmbëruar nga
cizmet me gazhdë të prokurorit. Jashtë dëgjoheshe fërshëllima e erës e cila e bënte më të
ftohtë ajrin që mund të hynte në këto qeli varri të sistemit gjakatarë që e
mbuloj shqipërin me vello të zezë, me
lotë dhe lumenj gjaku. Këta ishin xhelatët ''fitimtarë''.
Sado që
koha të kaloj, sado që rrobat e zisë të
zbardhen nga larja, për një NëNë që ka
humbur fëmijën e saj është gjithmonë dita e parë e dhimbjes dhe zemra mbetet
gjithmon e zezë. - V. Hygo